SHKUP I DARDANISË – Poezi nga libri, “Kanuni poetik” i riu

0
205
Atdhe Geci

SHKUP I DARDANISË – Poezi nga libri, “Kanuni poetik” i riu

O, flake frikën Mollë e Shkupit
flake frikën Mollë e Bardharit*
shqipja ty kurrë s ́ të lë vetëm
nëse erërat gjëmshëm tërbohen.

Lule e mollës, Mollë e Shkupit,
të pashë tek qaje anës Bardharit,
stuhi të egra po të kërcënojnë
me thyrje degësh e me tharje.

Mollë e Shkupit, shqipe e dheut
flakëz e vetëlindur e Manastirit,
flakëz e vetëlindurës së Tetovës,
je motra më e vogël e Dardanisë

-Shkup jam prej mijëra vjetësh,
lindur jam si krejt shqiptarët,
rritur jam si krejt shqiptarët,
me gjakun kuq e zi të betejave.

Në këtë tokë të gjithmonëshme
Shkup, jam prej 15 mijë vjetësh,
gjysh-stërgjysh i kam pellazgët
Atdheu na thërret të bashkohemi!…

2
————————————-
Mollë e kuqe,-Mollë e Bardharit,
një vaj tëndin tek lumi e dëgjoj,
një vaj fëmiu tash të rrahur, dhe
zhurmë armiqësh me arkmort.

Shkup jam prej 15 mijë vjetësh,
jam Shkup shqiptar i Alfabetit,
Jam Shkup i lashtë i shqiptarisë,
jam Shkup shqiptar i Dardanisë.

Mollë e mërzitur, Anës Bardharit,
i qahem trungut, i qahem degës,
që bora në male të mos plaket,
stuhitë degët të mos m´i thyejnë!

Zgjohu o Shkup, qytet i beharit,
Shkup i Ilirisë, Shkup i flamurit,
Shkup i gjuhës, Shkup i luftës
Shkup i pamposhur i historisë!

Flake mërzinë Mollë e Shkupit,
zgjohu populli im në 5 shtete,
hapeni udhën në gjuhë të nënës
që lulja në pemë të mos thahet!
*Lexim i drejt i lumit Vardar është,
Bardhar.

Atdhe Geci – Poezi nga libri, “Kanuni poetik” i riu