Shkun’u

0
1677

Isa Bytyqi’17

Shkun’u
* * *
I përulun
kryet kurr pa e que,
shikimin kurr pa e drejtue
as kurrizin
as me ndejt sy m’sy e gû en gue
veç qafen tue shtrue,
tu ka shtremue
N’pasqyre me u pâ,
ke harrue
m’e p’vete ve´ten
Ku,
kah je tu shkue?
Ti qe ishe njeri
Njeri i mire,
që s’ ishe i tillë!
Tani ti,
qe nuk deshiron jetë t’vshtirë
qe don jetë të mirë
pa msue
pa punue
qafen tue shtri
me shkelë mbi ty
t’flliçtë m’e përbi
mos me qenë mâ njeri
mos m’e njoftë vllaun,
as mikun
Për lekun me i mbyll sytë
me i marre n’qafë femijtë
qe nesër kan m’e ulë kryet
nga turpi yt
qe s’ishe i denje
qe jetove veq për fyt
turpnohet prindi e neser femiu yt!
Indinjohu o njeri
e hapi syt
se lakmia ka me t ngulfate ne fyt
se gjum t mirë neser s’ke me bâ
se mbas veti sen’ t mirë s’ke lanë
Zgjohu
Indinjohu
shkun’i qelizat në trû
se pluhni ti ka m’lu
me sy t’hapun je verbu’
mjaft mâ, qortoe veten
pranoe t’verteten,
Kush isha,
n’çka jam shnd’rrue
ky nuk jam une,
kshtu prindi s m ka msue
Shkun’u
Zgjohu
Indinjohu
nesër mos me u turpnue
Thuej vetit n’pasqyrë
s’due t’jam njeri pa fije yndyrë
Per femijë,familje e për tan’in vend
nderit e ftyrës bani vend…
Zgjohu o njeri
Indinjohu
hapi vesht, hapi sytë
mos lejo përulja për s’gjalli me t’mbytë
zanin qoe nalt, merr frymë
ç’vishe trunin nga kjo brymë,
Per ty, per mue, per ne
per femijë, nanë, babë e per ketë dhé
për grue, burrë, moter e për vlla
nuk asht vonë,
O njeri,
dritë për me pâ
gjumin si f’miu, nëse don,
sante me e bâ
Zgjohu,
Indinjohu!
shkunde pluhnin,
nga truni
pra!
Thuej:
MJAFT mâ!


Loading…