SHKSHZ PROMOVONË KOLONËN PUBLICISTIKE TË SHEFQET DIBRANI

0
521

FTESË PUBLIKE

Shoqata e Krijuesve Shqiptar në Zvicër (SHKSHZ), të dielën më 18 Nëntor 2018, duke filluar nga ora 14:00, në Sirnach, Kantoni Thurgau në Zvicër, do të bëjë prezantimin e Kolonës prej 6 vëllimesh me autor Shefqet Dibranit.

Skema programore:
– Fjalë rasti – Kryetari i SHKSHZ, Gani Bytyçi, piktor dhe autor librash.
– Udhëheqëse e programit: Fatmire Zenelaj – Sopaj, autore dhe anëtare e Kryesisë së SHKSHZ.
– Debatin me autorin e udhëheq Shemsi Makolli, nënkryetar i SHKSHZ dhe autor librash.

Për librin do të flasin:
Prof. Demë Jashari, redaktor i librave
Ing. Nazmi Peci, recensent i kolonës
Dr. Shaqir Shala, recensent i kolonës

Programi artistik:
Në mbyllje të këtij evenimenti Grupi Muzikor nga Diskoteka RELAX, do t’i argëtoj të pranishmit!

*

Më 18 Nëntor 2018 në ora 14:00
Adresa: Fabrikstrasse 8, 8370 Sirnach (TG) / Zvicër

*

Kjo Trilogji publicistike kaq voluminoze kap një volum prej gjithsejtë 2892 faqe, pasqyron realitetin e zhvillimeve politike në nivel kombëtar, me theks të veçantë zhvillimet politike në Kosovë, kundruar nga prizmi politik i LDK-së. Kjo trilogji tematike pasqyron edhe fatin e intelektualit të angazhuar në politikë, veçmas fatin e kryetarit dhe të Kryesisë së Degës në Zvicër e cila u ndëshkua nga Kryesia Qendrore e kësaj partie në Prishtinë.

Analizat dhe shënimet tjera pasqyrojnë një luftë të ndyrë e cila është bërë kundër intelektualëve, kundër forcave progresiste të cilat mbulohen e anatemohen nga ky kjo kastë e nga ky pisllëku mediatik. Përmes kësaj kolone publicistike, dalin në pah ndyrësi e çaraveshje të cilat qenkan zhvilluar kundër individit, kundër një procesi zgjedhor, i cili siç potencohet, ishte korrekt e demokratik.

Autori i trajton klanet dhe grupet e Isa Mustafës, të cilët pasi eliminuan Elitën Intelektuale në Kosovë, luftën e tyre speciale e kanë drejtuar kundër Elitës Intelektuale edhe në Degën e LDK-së në Zvicër, të cilët kryesisht ishin themeluesit e kësaj Dege, bartësit kryesorë të të gjitha proceseve nëpër të cilat kaloi Kosova që nga viti 1990 e gjerë më sot.

Epilogu i këtij kontestimi bëhet edhe më tragjik kur të kuptojmë se as kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër, shkrimtari Shefqet Dibrani, por as strukturat drejtuese të kësaj Dege, nuk kishin rrogë, nuk kishin përftime, nuk kishin tenderë dhe as nuk gjeneronin vende pune për vete, për familjaret e tyre as për shoqërinë. Veprimtaria e tyre ishte voluntare, d.m.th. krejt falas dhe vetëm në shërbim të Kosovës.

Duhet theksuar se nga mbarimi i luftës në Kosovë, Dega e LDK-së në Zvicër, asnjëherë nuk ka pasur rastin më të mirë për t`u konsoliduar dhe për t’i dhënë epitet intelektual e kulturor proceseve nëpër të cilat po kalonte LDK-ja, Kosova dhe sidomos komuniteti shqiptar në Zvicër. Asnjëherë LDK-ja nuk ka pasur rast më të mirë se sa tash për të lidhur rreth vetes, ekspertë dhe struktura të arsimuara në Zvicër, gatishmërinë e të cilëve e vrau veprimi ogurzi e teknokrat i Isa Mustafës dhe strukturave politike të koncentruar në Kryesinë e LDK-së në Prishtinë.

Gjithçka që është prezantuar në këta libra ka për qëllim të shpjegoj fërkimet me përmasa shqetësuese që janë zhvilluar në Degën e LDK-së në Zvicër, e cila si luftë ishte drejtuar kundër gjeneratave dhe themeluesve të LDK-së, kurse epiqendrën e krimit, siç shprehet autori e ka në Kryesinë e LDK-së në Prishtinë, që dirigjohet nga teknokrati komunist Isa Mustafa.
Prandaj pjesëmarrja sa ma masive e nderon autorin e veprave të shumta dhe vet strukturat e LDK-së!

Shënime për librat:
1. DEMOKRACIA E IMITUAR 1 / Formati B5 / 430 faqe / Lidhja e fortë
2. DEMOKRACIA E IMITUAR 2 / Formati B5 / 358 faqe / Lidhja e fortë
3. DEMOKRACIA DIKTATORIALE 1 / Formati B5 / 328 faqe / Lidhja e fortë,
4. DEMOKRACIA DIKTATORIALE 2 / Formati B5 / 396 faqe / Lidhja e fortë
5. DEMOKRACIA E KONTESTUAR 1 / Formati B5 / 692 faqe / Lidhja e fortë
6. DEMOKRACIA E KONTESTUAR 2 / Formati B5 / 688 faqe / Lidhja e fortë