Tregim nga libri “Mëkatarët e mizorizmit“.
Për dijeni z. Edi Rama dashamirësi i betuar i shkrimtarëve të burgosur të përsekutuar për drejtësi dhe demokraci.
Neve që jetojmë me shumë nderim për Edi Ramën fisniku humanist jetik dhe guximtar eposik për të drejtën dhe të vërtetën.
E drejta e vërteta janë hyjnore dhe duhen thithur si lule qumështore.
SALI LEKA
Shkrimtari i tregimeve të vërteta faktike dhe i poezive lirike eposike
Kundërshtari dhe opozitari i komunizmit dhe i mizorizmit
PROMEMORIA E KASEM TREBESHINËS
MODELI I SHKRIMTARISË QË KËRKONTE ÇLIRIMIN E SHPIRTRAVE TË MOLEPSUR NË SKËTERRIN KOMUNIST DHE BETERRIN MIZORIST.
Promemoria dërguar Enver Hoxhës me 5 tetor 1953.
Me kujtim të paharruar për shkrimtarin Kasem Trebeshina guximtari eposik antikomunist dhe antimizoristi i betuar.
Me shumë admirim për Edi Ramën dashamirësi iradin, ilmin veratisin i shkrimtarëve dhe intelektualëve liberalistë modernistë të kulturuar, por të burgosur të përsektuar, të internuar, të diskriminuar.
Edi Rama i ka përkrahur dhe i ka ndihmuar, i pafrikësuar nga lubizmi i egërsuar i rezidentëve dhe survejuesve intransigjentë të shtrembëruar të sigurimit komunist, projektuesit e pamëshiruar të përsekutimit mizorist.
Edi Rama kreshniku besnik viganik i dy shekujve XX dhe XXI. Shekulli i epokës fitimtare, triumfatore i drejtësisë dhe demokracisë shembullore.
Ah sikur të ishin 750(shtatëqind e pesëdhjetë) shkrimtarë dhe gazetarë si Edi Rama antimizoristi dhe antivampiristi i përkushtuar, antianarshisti dhe antikaotisti i nderuar.
Anarshizmi dhe kaotizmi janë shumë më keq sesa vampirizmi, mizorizmi, sharlatanizmi, megalomanizmi, obskurantizmi dhe monstruozizmi.
Ah sikur të ishin 550(pesëqind e pesëdhjetë) hetues gjygjtarë dhe prokurorë juridik ligjorë si Edi Rama shembull dhe model jetik i lartë njerëzorë.
Rrëzimin e komunizmit e kam parashikuar që në vitin 1978, por nuk e kisha menduar se mbas vitit 1993, do tu ngrente në piedestal anarshizmi kaotik i mënxyrës katrahurës me britma dhe ulurima antikomuniste, duke mbuluar me ombrellën e skurrikizmit dhe sharlatanizmit monstruozist gënjështarët, mëkatarët, fajtorët, shtrembalarët, fallsifikatorët, zuzarët, langarët dhe censorët reziluck, gelbock të veprave letrare artistike, shembullore eposike të dobishme jetësore me vlerë shekullore kombëtare historike.
Veprat letrare dhe dramat teatrale të 125(njëqind e njezët e pesë) shkrimtarëve dhe dramaturgëve liberalistë modernistë të mbyllura të fshehura në redaksitë e gazetave “Bashkimi”, “Drita”, “Zëri i Rinisë” dhe revista “Nëntori”.
Këto gazeta antihumaniste të sunduar dhe të komanduar nga survejuesit zgërdhec të sigurimit gozhduan dhe censuruan dymijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë tregime dhe poezi të shkrimtarit Sali Leka dhe të shokëve të mi.
Mbas vitit 1993 këto gazeta e ndërprenë funksionimin e tyre dhe Tirana u mbush me gazeta të vetëshpallura djathtiste por asnjëra nuk u vetëshpall antikomuniste as antimizoriste e betuar, e përkushtuar.
E Pse? Sepse akoma edhe sot sundohen dhe komandohen nga rezidentët dhe survejuesit e sigurimit projektuesit e pamëshirshëm të përsekucionit të skëterrimit antidemokratik, antihumanist, antiliberalist, antimodernist, antivizionist, antiditurist, antikulturist dhe antifisnikërist.
E kanë urrye dhe e urrejnë tmerrësisht diturinë, kulturën, vizionin humanist ilminist dhe etikën eposike shembullore, fisnikërinë teuratike njerëzore.
Është mëkat makabër që strukturat dhe organet artistike mediatike televizive urrejnë me ligësi dhe egërsi njerëzit fisnikë vizionarë shkrimtarë dhe intelektualë të kulturuar të drejtë, të sinqertë eposikë dhe kreshnikë viganikë të admiruar.
Ingranazhet e kësaj ligësie dhe egërsie antihumaniste, mizore zuzariste i ka rrënjët që nga koha e diktaturës antidemokratike marksiste komuniste me vitet e muzgut dhe skëterrit enverist ramizist.
Duke urryer 45 vjet me ligësi dhe egërsi për ibret dhe mysibet.
Duke zhgërryer diskriminuar anatemuar dhe përsekutuar tmerrësisht njerëzit me vullnet dhe vitalitet me kontribut të çmuar me karakter dhe dinjitet, por i spostuan, i damkosën si armiq dhe tradhtarë të partisë dhe të komunizmit madhështorë dhe të marksizimit fitimtarë.
Në fakt këta djem dhe burra modernistë intelektualë progresistë liberalistë të kulturuar dhe specialistë të aftësuar ishin dashamirës humanistë të kombit, të Atdheut me punë të madhe të shkëlqyer për zhvillimin dhe progresin e Shqipërisë në ato vite socialiste.
Ashtu si unë bashkë me shoëkt e mi dhe shoqet e mia të palodhur, të papërtuar me kontribut të çmuar, por të survejuar, të përndjekur, të diskriminuar me ligësi dhe egërsi obskurantiste nga rezidentët survejuesit arrogantët dhe propotentët e sigurimit komunist, projektuesit e zellshëm të përsekucionit mizorist.
Përsekucion i survejuesve të skëterrimit të sigurimit komunist që ishin strehuar në redaksitë e gazetave “Bashkimi”, “Drita”, “Zëri i Rinisë” dhe revista “Nëntori” dhe në shtëpinë botuese Naim Frashëri. Tiranë qëndra e obskurantizmit të sigurimit.
Nga puna e madhe për letërsinë, artin dhe kulturën unë kam shumë tregime, shumë ngjarje, shumë data të shënuara që nuk harrohen, që nga mosha e adoleshencës rinore, por kam edhe ngjarje dhe data të shkrimtarëve të tjerë të njohur dhe shokë të mi Fadil Paçrami, Hasan Petrela, Kasem Trebeshina, Kujtim Spahivogli, Dhimitër Xhuvani, Perikli Jorgoni, Fatbardha Spahiu, Jakov Xoxa, Piro Kuqi, Minush Jero, Kapllan Resuli, por ashtu si unë dhe bashkë me mua na burgosën, na internuan, na diskriminuan, na përsekutuan egërsisht dhe na keqtrajtuan tmerrësisht përpara, por edhe mbas vitit 1991.
Viti i pluralizmit partiak politik, por neve shkrimtarët dhe intelektualët e burgosur, të torturuar, të martirizuar, disa prej nesh që nga viti 1946, kishim dëshirë të madhe për vite moderniste demokratike, por ndodhi e kundërta, vazhdoi e keqja e liga, dhe padrejtësia e llahtarshme makabre.
Neve shkrimtarët e burgosur ishim të drobitur, të stërmunduar, të rraskapitur, dhe ishim për trajtim humanist, për ngrohtësi, dashamirësi dhe harmoni, por gjatë viteve 1992 1996 në çdo dikaster shteti që kemi vajtur, nuk na atribuan asnjë lloj ndihme që na takonte, për kontributin që kishim dhënë, gjatë viteve të diktaturës mizoriste, antihumaniste, kontribut i madh i çmuar me vite dhe dekada, në mjerim, diskriminim dhe përsekutim i tmerrshëm.
Në kryeministrinë e Aleksander Meksit dhe në presidencën e Sali Berishës u takova me dy funskionarë zyrtarë të njohur në vitet e diktaturës dhe u fola: Ma tregoni dhe mua, si jeni ngjitur në këto zyra dhe podiume të larta ju të dy, që gjatë viteve 1973-1983, katër shkrimtarë dhe gjashtë intelektualë, i keni burgosur dhe masakruar. Kurse ata të dy më thanë: “Po i kemi burgosur se ishte koha jonë.
Edhe tani është koha jonë, e tranzicionit pluralist, koha e juve të burgosurve të Enver Hoxhës akoma nuk ka ardhur. Prisni, prisni kur të vij. Shkoni, shkoni se do të vij”. Unë nuk i takova më këta dy funksionarë mizorë dhe zuzarë, por shkrova një tregim të gjatë, i demaskova dhe e dërgova për botim në redaksinë e gazetës RD, dhe në dy gazeta të tjera por nuk e botuan, por për këtë ngjarje do të shkruaj një ditë tjetër, edhe për ngjarje të tjera.
Sot në këtë shkrim do të tregoj si guxoi shkrimtari Kasem Trebeshina me 5 tetor 1953 i dërgoi Enver Hoxhës promemorien speciale, për letërsinë, artin dhe kulturën, me kërkesa të domosdoshme, të dobishme kombëtare historike dhe letrare mediatike artistike.
Kasem Trebeshina e njhite personalisht Enver Hoxhën ishte takuar dhe kishte biseduar me Enverin gjatë luftës në vitet 1943-1944, dhe e quante shok besnik, si komandant ushtarak dhe politik por, Enver Hoxha i doli pseudoshok intrigant skurrik dhe spekullant.
Kasem Trebeshina i shkroi Enver Hoxhës me shumë gëzim se e quante trim dhe me shumë guxim, ashtu si ishte edhe vetë Kasem Trebeshina, trim besnik dhe mendimtarë guximtarë. Çdo fjali e promemories, meriton shpërblim por Enver Hoxha, angazhoi urithkit e tij zuzaristë injorantistë, të hidheshin në sulm kundër shkrimtarit progresist Kasem Trebeshina.
Midis këtyre urithkëve, zuzarëve dhe injorantëve Enveristë përballoi kalvarin e tmerrit 17 vite ditë dhe natë, burgosje, diskriminim dhe përsekutim i tmerrshëm shkrimtari i kulturuar Kasem Trebeshina, por Enver Hoxha dhe injorantët e tij e urrenin kulturën njerëzore shembullore. Në promemorie Kasem Trebeshina i tregonte Enver Hoxhës se me direktivat dhe me politikat kulturore artistike, që kishte partia mbas luftës do ta çonin vendin në greminën e shkatërrimit.
E kam obligim të citoj në këtë tregim disa fragmente të rëndësishme të dobishme nga promemoria e mrekullueshme e shkruar me 5 tetor 1953 nga shkrimtari shumë i nderuar Kasem Trebeshina dërguar Enver Hoxhës.
Shumë i nderuar shoku Enver. Le të hedhim një vështrim të kujdesshëm në përmbajtjen e letërsisë së realizmit socialist. Lidhja e shkrimtarëve është ndërtuar si një urdhër murgjish mesjetarë. Në krye të urdhërit është mjeshtri i madh dhe çdo kush është i detyruar të dëgjojë gjithë veshë, përsa kohë që kryen funksionin e mjeshtrit të madh. A se kuptoni shoku Enver se shpëndarja e funksioneve dhe privilegjeve në këtë mënyrë është mesjetare.
Le ta shqyrtojmë në Komitetin Qëndror të partisë, që Kolë Jakova të ishte shkrimtarë i madh dhe secili poshtë jush e miratoi vendimin tuaj. Mandej u ra në sy Dhimitër Shuteriqi dhe e bëtë kryetarë të lidhjes shkrimtarëve por le ta tejkalojmë këtë pikë. Shkrimtarët janë qytetarë me të njëjtat të drejta si çdokush tjetër dhe nuk është e drejtë ti nënshtrohen një çensure të tillë shtrënguese.
Ju shoku Enver nuk duhet ta trajtoni lidhjen e shkrimtarëve të Shqipërisë sikur të ishte zgjatim i zinxhirit të organizatave të partisë. Lidhja e shkrimtarëve është një organizatë individësh të lirë dhe jo pjesë e një shoqërie feudale në të cilën të drejtat dhe detyrimet bëjnë ligjin.
Sa i përket të drejtave dhe detyrimeve do të doja t`ju kujtoja, të jepja një shembull të diçkaje që nuk duhet të ketë vend në shoqërinë tonë. Dihet mirë se romani im “Rënia e kohës sonë” u shkrua në 1948. Romani tjetër i Sterjo Spases “Harbutët“ u shkrua në 1946. Atëherë pse u ndaluan këto vepra të hershme dhe u botua romani i Dhimitër Shuteriqit “Çlirimtarët“ i shkruar në 1952. Roman pavlerë por u botua me zhurmë dhe propagandë të madhe.
Pse i mobilizoi partia krejt kalorësit e saj feudalë të kriticizmit për ta shpallur si roman të parë në gjuhën shqipe.
Dhe jo vetëm romani i parë, por edhe romani i madh i letërsisë shqipe, megjithëse dihet mirë se romane në gjuhën shqipe janë shkruar shumë më herët. A është me dinjitet për një parti me tërë zyrtarët e lartë të përfshihen në veprimtari të tilla.
Unë besoj që shkatërrimi më i madh që do të ndodhë do të jetë në jetën intelektuale shqiptare. Njerëzit do të humbasin besimin te shteti dhe drejtimi i tij dhe do të mbyllen në vetvete. Dhe me qëllim të mbajtjes së tyre nën kontroll, juve do të krijoni dhe do të angazhoni policinë shtetërore të egër.
Nëse gjërat do të shkojnë aq larg, do të ketë varfëri të tmerrshme dhe mbretërimi i terrorit të pashembullt do t`ju mundësojë të rrini në pushtet dhe të qëndroni mbi kupolën e Byrosë politike të Komitetit Qëndror.
Në fund të proçesit historik do të detyrohemi të vrisni njëri-tjetrin dhe njerëzit do të njollosen në gjak.
Unë besoj se ende ka mjaft kohë për të shmang një gjëmë të tillë dhe për këtë kuturisa t`ju dërgoj këtë përkujtesë.
Me respekt dhe konsideratë shkrimtari Kasem Trebeshina
Tiranë 5 tetor 1953
Promemoria e Kasem Trebeshinës më ka frymëzuar vitalizuar dhe kam shkruar me betim dhe guxim për të drejtën, të vërtetën.
Sali Leka cel: 068 38 55 304
E tërë mënxyra dhe katastrofa tragjike që paralajmëroi Kasem Trebeshina në promemorien e tij monumentale ndodhi në Shqipëri, por Kasem Trebeshinën kurrë nuk e liruan nga burgu, as nuk e shpërblyen për kontributin e madh historik. E pse?
Sepse mizorizmi Enverist-Ramizist ishte i egër dhe vampirist dhe nuk u ngopte me krime anti-humaniste, më të liga, me masakra makabre kundër njerëzve të mirë, të drejtë, të sinqertë, të nderuar, fisnikë dhe besnikë të betuar, guximtarë dhe mendimtarë të kulturuar të admiruar.
Promemoria speciale e mendimtarit të admiruar Kasem Trebeshina ishte parashikim i dituruar filozofik apostolik që paralajmëroi natën e gjatë që do të kaplonte, do të mjegullonte dhe do të shkretonte Shqipërinë Socialiste e zhytur në muzg dhe skëterr deri në vitin 1991 dhe akoma nuk është pastruar nga llumzhumi i qelbëzuar Enverist-Ramizist. Muzgun dhe skëterrin e ka larguar Dielli dhe epoka e bardhë e demokracisë, por llumin e pistë, të ndyrë, të ngjitur 45 vjet në trupin dhe mendjen e njerëzve nuk mund ta pastrojë, as Dielli, as Hëna, as Qielli, as Yjet. Jemi në muajin gusht 2018. E kemi muajin e shënuar të shkrimtarit të admiruar Kasem Trebeshina. Me 8 gusht Kasem Trebeshina po të jetonte do të festonte 92 vjetorin e lindjes.
Neve të tjerët, të njohurit e tij, shokët dhe dashamirësit e tij lexuesit e apasionuar të librave të tij duhet të festojmë akoma me gëzim dhe admirim se Kasem Trebeshina i nderuar jeton mes mesh. E kemi obligim për kontributin e tij jetik sublim. Të festojmë, të këndojmë me shumë vullnet, harmoni dhe admirim pa ndalim.
Me shumë nderim dhe kujtim për Kasem Trebeshinën jetik sublim
Shkrimtari Sali Leka
Poeti dhe letrari lirik, erotik dhe eposik i betuar për drejtësi dhe demokraci. Në shekullin XX i burgosuri i përsekutuar egërsisht dhe tmerrësisht si shkrimtarë dekadent, mikroborgjez reaksionarë kundër partisë, marksizmit dhe komunizmit.
Me këto akuza të llahtarshme, monstruoze u përballa fort 25 vjet rresht.
Në fakt isha dhe jam shkrimtar dhe intelektual mendimtar dhe besimtar Apostolik i Kristianizimit të shenjtëruar, Biblik, Zeburik dhe Teuratik, me vullnet, ilmin, ibadin dhe vitalitet jetik sublim, iradin, por as jam paguar, as shpërblyer.
Në çdo rrethanë dhe moment kritik në mjerim dhe përsekutim nuk jam kursyer për letërsinë, artin, kulturën, drejtësinë dhe demokracinë, progresin dhe zhvillimin e Shqipërisë.
Asnjë minutë nuk kam përtuar, as nuk kam ndaluar, por kam shkruar ditën nën shkëlqimin e rrezeve të diellit, por edhe natën në vezullimin e yjeve të qiellit. I padëshpëruar nga burgosjet dhe përndjekjet sistematike të mizorizmit vandalist dhe brutalist i egër.
Këto vite që jetoj tani në dekadën e dytë të shekullit XXI-të i kam dhuratë të bekuar Hyjnore, se në shekullin e XX-të ingranazhet e shtrembëra të klikës gjakatare uzurpatore Enveriste-Ramiziste më dënuan me pushkatim, por këto tregime ata që i duan do ti lexojnë në librin e 108-të që jam duke shkruar.
Deri tani kam shkruar 107 libra, 85 libra të mrekullueshme, të dobishme i kam shkruar përpara vitit 1991, por nuk i botuan asnjë tregim, por i mbyllën, i censuruan, ashtu si librat e Kasem Trebeshinë, Sejfulla Malëshoves, Trifon Xhagjikës, që edhe e pushkatuan në dhjetor të 1963-it. Edhe librat e shokëve të mi Fadil Paçrami, Todi Lubonja, Kujtim Spahivolgi, Piro Kuqi, Minush Jero, Hasan Petrela, Kapllan Resuli, por edhe Jakov Xoxa që i doli shpirti i dëshpëruar, i depresionuar shumë i ri, se romanet e ti nuk i vlerësuan, i shkurtuan, i masakruan, ashtu si tregimet e mia i censuruan.
Me shumë admirim kujtojmë ata djem dhe burra, vajza dhe gra që u masakruan, u martirizuan dhe sot nuk jetojnë.
Në librin e titulluar “SEKRETE QË NUK I MBAJ PËR VETE“ kam rrëfyer episode sesi Kasem Trebeshina nuk u tremb nga Musolini as nga Stalini, nuk u frikësua nga Hitleri, as nga Enveri. Atdhetari besnik Kasem Trebeshina u vërsul në luftë me guxim në vitin 1943, në sulm frontal kundër divizioneve fashiste dhe regjimenteve naziste. Mbas luftës me vullnet e nisi letërsinë e dobishme shëmbullore me kontribut për demokracinë dhe drejtësinë humaniste moderniste për të cilat luftoi trimërisht dhe besnikërisht. Kasem Trebeshina guximtari fisnik doli në skalionin e luftës i ri adoleshent me vullnet eposik dhe u quajt debatik.
Kurse unë kam lindur në zjarrin e luftës dhe u rrita luftarak i betuar për drejtësi dhe demokraci, për zhvillim dhe progres modernist ekonomik, kulturor dhe artistik kombëtar historik. Me vullnet vital sublim jetik e nisa letërsinë, artin dhe kulturën.
Vullnetin dhe vitalitetin e besnikëve dhe kreshnikëve nuk mund ta komandojë asnjë lloj mizorizmi vandalist skurrik enverist monstruozist, por edhe të prangosur në biruckat e skëterrit enverist kemi qëndruar të betuar për drejtësi dhe demokraci, për letërsi të dobishme shembullore dhe për kulturë të harmonishme njerëzore.
Mjeku i bugut dhe shefi i hetimit ishin trima dhe kreshnikë strategë. Në rast rreziku Zoti i bashkon, i aderon besnikët dhe kreshnikët viganikë të admiruar, të betuar.
Ashtu si më bashkoi mua në kohën e muzgut enverist, ramizist, paganist gëlbock dhe zgërdheck i rëndomtë zuzarist. Më bashkoi me doktorin e burgut që ishte shoku im fisnik besnik dhe kreshnik viganik ashtu si isha dhe jam edhe unë.
Me shumë admirim për ata djem dhe burra guximtarë kreshnikë të betuar që u burgosën, u torturuan egërsisht dhe sot jetojnë të përkushtuar për të bërë mirësi dhe mrekulli për brezin e sotëm të ri.
Muaj gusht ishte muaj i shënuar dhe është i paharruar edhe i shkrimtarëve Musine Kokalari dhe Kujtim Spahivogli. Të dy vdiqën të mjeruar, të diskriminuar në skëterrin e internimit me trembëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë gusht 1983. Për këta korifej të admiruar kemi takime të përzemërta, dashamirëse me ngjarje reale në lokalin “Flladi klimatik“ deri me 18 shtator paradite dhe mbasdite.
Jemi të obliguar të takohemi të bisedojmë dhe të kujtojmë 8 gushtin e Kasem Trebeshinës, ditëlindjen e përjetësuar.
Kurse 13 dhe 18 gushtin e Musine Kokalarit dhe Kujtim Spahivoglit, duhet me i kujtuar 30 ditë deri me 18 shtator.
Për nderimin e përsekucionit të tmerrshëm që i ka shkaktuar mizorizmi diktatorial vandal brutal, më i egri më i pamëshirshmi në çdo planet universal.
Tiranë, gusht 2018