Shkrimtarët Prend Buzhala e Mikel Gojani botojnë librin monografik, “FRYMA DHE REZISTENCA TEREZIANE E HUMANIZMIT”

1
1433
Prend Buzhala - Mikel Gojani - Fryma dhe rezistenca

( Libër i dhuruar nga miku im i çmuar, prof. Mikel Gojani )

Shkruan Lekë MRIJAJ

Shkrimtarët e mirënjohur, Prend Buzhala e Mikel Gojani, në vitin e kaluar (2016) apo në Vitin e Shenjtërimit të Shën Terezës, nën përkujdesjen e Ramadan Mehmetit, kanë nxjerrë në dritë nga Shtëpia Botuese “ROZAFA”, në Prishtinë, librin e titulluar, “FRYMA DHE REZISTENCA TEREZIANE E HUMANIZMIT” (Nga veprimtaria e SHHBK “Nëna Tereze” në Klinë 1990-2000 ).

Është një libër i konceptuar mirë në disa segmente tematike e që krijon një koncept unikat të strukturimit të librit. Në të përfshihen lidhjet e pa ndara të shoqatës “Nënë Tereza” me Kosovën, e aktiviteti i përgjithshëm i SHHBK “Nënë Tereza”, dega në Klinë, që nga viti 1990-2000, degë, e cila drejtohej nga kryetari i saj shumëvjeçar dr. Ukë Berisha. Në këtë libër monografik përshkruhet dhe spikatet e tërë puna e palodhshme dhe e patjetërsuar e SHHBK “Nënë Tereza” në Klinë.

Dante Alighieri ka thënë: “Në ndërgjegjen e njeriut, e para është dashuria, ndërsa të tjerat vijnë tutje”, pra kjo është edhe vepra e shquar e Nënë Terezës, pikërisht është primati apo akti i parë i saj, që është dashuria, mirësia, ndërsa të tjerat vijnë tutje. Nënë Tereza apo tashmë Shën Tereza gjithmonë ishte në kundrim e veprim, ungjillëzim e përparim njerëzor e cila përmes misionit të saj e kumtoi interpretoj lajmin me jetën e saj të cilën ua dhuroi plotësisht të sëmurave, pleqve, të varfërve, gjithmonë e mbështjellë me lutje e dashuri, me mesazhin e Jezusit “Kush dëshiron të jetë i madh ndërmjet jush, duhet të bëhet shërbëtori juaj”(sipas Mk 10, 43- citat biblik).

Pikërisht, është edhe SHHBK “Nënë Tereza” dhe aktivistet e saj që ndoqën pothuajse një pjesë të misionit e shëmbëlltyrës së Nënë Tereze, ndaj edhe me krenari mund të konstatojmë se gjatë atyre viteve, SHHBK “Nënë Tereza”, bëri punë të mëdha dhe shumë të dobishme. E tërë ajo që është bërë ndër ato vite është në rend të parë vepër e Provanisë së Zotit, e cila besnikërisht na ka ndjekë në ato periudha tejet të rrezikshme.

Libri monografik në fjalë, i botuar nga bashkautorët Buzhala e Gojani është një përkujtues për ata që ndihmuan dhe përjetuan katrahurat e asaj periudhe të ithte, por edhe për gjeneratat e reja për të mos e harruar të kaluarën, e kaluar, e cila është model shumë i mirë për të mësuar se si duhet sjellë dhe vepruar në situatat e rrjedhave dhe të caktuara me njerëzit që kanë nevojë.

Sipas prof. Buzhalës e prof. Gojanit, libri i tyre monografik, “FRYMA DHE REZISTENCA TEREZIANE E HUMANIZMIT”, është një libër ku prezantohen rrugëtime, ngjarje dhe shumë raporte faktike, e dokumentare, foto me kronika të ndryshme gjithëpërfshirëse të shoqatës humanitare bamirëse, që në vërtetë kjo shoqatë, ishte frymë e solidaritetit tradicional, nga koha kur popullit shqiptar në përgjithësi iu ngritën virtytet në mbijetesë dhe në mos nënshtrimin e regjimit totalitar okupues serb. Pikërisht është një libër simbolik dedikuar shoqatës “Nenë Tereza”, në Klinë dhe plejadës së aktivistëve shembullor të cilët edhe përkundër rreziqeve jetësore: burgosjeve, torturave, vrasjeve të tyre që u vinin nga regjimi okupues policor serbian, aktivistet e shoqatës “Nënë Tereza”, apo misionarët vullnetar të shoqatës ne fjalë asnjëherë nuk u gjunjëzuan edhe përkundër saj, ata bënë punë të lavdishme dhe të rëndësishme dhe me nder, në zbutjen e varfërisë tek populli ynë shqiptar, popull i cili pa dashjen e tij ishte vënë në gjendje të vështirë shtetrrethimi e sundimi deri në ekstremitetin e skamjes dhe varfërisë, e që nuk u lëkundë për asnjëherë.

Njëkohësisht, aktivistët e kësaj dege edhe me fuqishëm u gjenden në organizim dhe në mbështetje të të varfërve pa dallim. Siç thonë bashkautorët e këtij libri, në librin e tyre monografik, të gjitha ata që kontribuan gjatë atyre kohërave vërtetë meritojnë mirënjohje, nder, respekt dhe konsideratë, mbështetur në thënien latine: “Verba Volant, scripta manent” (fjala fluturon, e shkruara mbetet), ndaj të lejon për të kuptuar momentin tepër të rëndësishëm të figurës së Nënë Terezës me rastin e shenjtërimit të saj.

Në pjesën e parë të këtij libri mongrafik, shkrimtari Prend Buzhala, në vend të hyrjes: Nënë Tereza Kosova dhe Klina, përshkruan lidhjet e ngushta të Nënë Terezës me Kosovën e Shqipërinë, lidhje që kanë qenë të pandashme dhe se regjimet komuniste të asaj kohe në Shqipëri e deri diku edhe në ish-Jugosllavi, kanë bërë përpjekje që emrin e saj ta mbajnë të mbyllur dhe sa më larg shqiptarëve, edhe pse ishte një nobeliste e përmasave botërore. Simbol i ynë dhe i tryezës sonë që ishte gjatë mbarështimit të dramës, edhe pse mori forma të ndryshme, shëmbëllen bujarinë me të cilën në familjen e saj u brumos Nëna Terezë.

Pikërisht, në këtë pjesë prof. Gojani përshkruan dhe prezanton foto faktike në ardhjen e Nënë Terezës në Kosovë në vitet ’70 e ’80, në Letnicë, Prishtinë, e cila u prit nga Pajazit Nushi, intelektual e shkencëtar i dalluar, njëkohësisht Nënë Tereza vizitoi edhe Zllakuqanin e Lugut të Drinit – Klinës, ku u prit në Kishën e “Sh’ Gjon Pagëzuesi” në Zllakuqan nga mons. Mark Sopi (ish-famullitar i kësaj Kishe), e don Fran Sopi (ndihmës famullitar ) ajo foli nga ballkoni i zyrës famullitare duke ju drejtuar masës së madhe të besimtarëve në gjuhën tonë amtare. Në këtë pjesë përfshihen në disa pjesë, vlerat shpirtërore të humanistes sonë Nënës Terezë që janë sintezë e vlerave më të mira të civilizimit shqiptar, dhe shpjegues esencial i frymës tolerante dhe kulturës së unitetit tonë kombëtar, edhe pse popull me përkatësi të ndryshme fetare.

Në pjesën e dytë:”S imboli dritëshpërndarës i humanizmit dhe bamirësisë”, autori prof. Mikel Gojani përfshin intervistën me dr. Ukë Berishën, kryetar shumëvjeçar i SHHBK “Nënë Tereza” – dega në Klinë, mjek e specialist i admiruar e ish- drejtor për një mandatë në QKMF. “Nënë Tereza” në Klinë, pikërisht njëri ndër themeluesit e parë edhe të SHHBK “Nënë Tereza” – dega në Klinë, e kryetar i saj gjatë viteve1990-2000.

Në pjesën e tretë: “Themelimi dhe veprimtaria”, e SHHBK “Nënë Tereza” – dega në Klinë, pikërisht spikatet nisma e këshillit iniciues për themelimin që ishte në përbërje të dr. Ukë Berishës-kryetar, e anëtarët të tjerë të këshillit drejtues: Hil Dushi, dr. Anton Shllaku, dhe Merita Berisha të cilët me 20 Dhjetor 1990 në lokalët e Kishës Katolike të “Sh. Gjon Përgëzuesit” në Zllakuqan, për herë të parë mbajtën dhe themeluan degën e SHHBK “Nënë Tereza” dega në Klinë me këtë kryesi: dr. Ukë Berisha- kryetar, dr. Xhafer Morina- n/kryetar, Merita Berisha- n/kryetare, Xhemail Raci-sekretar, don Pashk Dani-anëtar kryesie ( ish famullitar i Kishës së Sh’ Gjergjit” në Budislac ), Hil Dushi-anëtar kryesie, Enver Sejdiu-anëtar kryesie, dr. Gjok Prenaj-anëtar kryesie, dr. Anton Shllaku- anëtar kryesie, Florije Asllani-Raci- anëtar kryesie, Avdyl Kelemndi- anëtar kryesie, Gani Bajraktari- anëtar kryesie, Pjetër Kola anëtar kryesie.

Ndërsa, anëtar nderi u zgjodhën; ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, mons. Mark Sopi, mulla Brahim Bajraktari, prof. Gjergj Rrapi, e Herbert Hoffman, pikërisht nën udhëheqjen e këtyre misionarëve vullnetarë u themeluan edhe nën degët e SHHBK “Nënë Tereza” dega në Klinë. Klinë, mbi stacion: Matosh T. Berisha( i vrarë nga policia serbe ), nën stacion: Agim Duraku( i vrarë nga policia serbe ), Qënda e Klinës: Prenkë Gjidoda, Tikvesh: Augustin Berisha, Perlina: Nikollë Prenaj, Deiq: Tomë Marku, Zajm: Elmi Krasniqi, Dollc: Lekë Frroku, Ujmirë: Idriz Berisha, Gllarevë: Xhem Manaj, Shtupel: Lekë Grabanica, Zllakuqan: don Lush Sopi ( famullitar i Kishës së Sh’ Gjon Pagëzuesit në Zllakuqan ), pastaj Lorenc Kolaj, Budislac: Tomë Quni, Jagodë:Kolë Thaqi, Drenoc: Lekë Daka, Grabanicë: Enver Sejdiu pastaj Naim Buqani, Sverkë: Asllan Morina pasatj Beslim Gashi, Perqevë: Dylber Gashi, Jashanicë: Mujë Marmullaku pastaj Kajtaz Raci dhe Cerovik: Avdi Mehmetaj. Kjo struktur misionarike vullnetare ishte në kuadër të degës SHHBK “Nënë Tereza” – dega në Klinë, edhe pse shumë prej tyre ishin të rrahur e të vrarë nga ana e ushtrisë e policisë serbe gjatë tërë periudhës së para e gjatë luftës, ata e kryen me ndershmëri të plotë detyrat e veta në grumbullimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare gjithëpërfshirëse për skamnorët e komunës së Klinës.

Në pjesën e katërt: “Rrugëtime të SHHBK “Nënë Tereza” dega në Klinë nëpër vite (1990-2000) në zbutjen e varfërisë në Kosovë pikërisht në këtë pjesë shfaqet një testament kryesor i themelimit të SHHBK “Nënë Tereza” dhe takimi i ipeshkvit të Ipeshkvi së Kosovës imzot Nikë Prela e dr. don Lush Gjergji me Nënë Terezën në Bukuresht, e cila me dorën e saj e kishte shënuar: Dëshiroj që dashnijën në vepër të kallzoni për njeriun nevojtar (NënëTereza) etj.

Pjesa e pestë: Portrete veprimtarësh të SHHBK“Nënë Tereza” – dega në Klinë që nis me shpalljen e anëtarëve të nderit të SHHBK “Nënë Tereza” dega në Klinë: Prof. dr. Gjergj Rrapi ( 1937-2004 ) një jetë në shërbim të arsimit, shkencës dhe humanizmit; Herbert Hoffman – sinonim i humanizmit dhe bamirësisë anëtar nderi i SHHBK “Nënë Tereza” – dega në Klinë (shkruan: Pjetër Coli mërgimtar, humanist e deputet i asamblesë komunale në Klinë ); Matosh Berisha, humanist i martirizuar; Agim Duraku, nga valltari te bamirësi e luftëtar e dëshmor; Krushkapar i pajtimeve: Vesel Krasniqi 1928-1993; Hil Dushi, dekada në shërbim të shëndetit të popullit; Një jetë në shërbim të humanizmit dhe atdhetarizmës – Avdyl Kelmendi 1935-2009 (shkruan: Resmije Kelmendi-Hajzeraj ); Gjokë ( Nikë ) Prenaj, njeriu i emancipimit, vendosmërisë dhe urtisë; Don Fran Sopi, betejat e fituara nëpër shtigje misionare e humaniste; Enver Brahim Sejdiu ndër veprimtarët më aktiv të SHHBK “Nënë Tereza” dega në Klinë; Zef Grabanica-njeriu i virtyteve atdhetare dhe humaniste; Xhemajl Raci, veprimtar i SHHBK “Nënë Tereza” dega në Klinë, që s’u ndal së vepruari; Tush Dedaj, veprimtar i shquar në shumë fusha të rëndësishme; Hud Gashi, veprimtar i palodhur atdhetarie e humanizmi; Mark Z. Dakën e karakterizojnë virtytet e larta të urtësisë, humanizmit, dhe të atdhetarizmës.

Në pjesën e gjashtë: ”Dokumente dhe dëshmi”, prezantohet vendimi, statuti mbi themelimin e degës së SHHBK “Nënë Tereza” – dega në Klinë dhe projekti i sistematizimit dhe përshkrimit të punëve dhe detyrave të punës të punëtorëve të shoqatës.
Në Pjesën e shtatë: ”Kronika dhe shkrime të ndryshme” nga Zef Grabanica, dr. Palush Prenaj, Miftar Dragidella gazetar, ing. Marjan Ndrecaj, Lale Grabanica, Prend Buzhala e ngjarje të tjera nga intelektual të tjerëtë SHHBK “Nënë Tereza”- dega në Klinë në shpërndarjen e vaksinave dhe ndihmave humanitare të edituara edhe në gazetën “Fjala e lire”.
Në pjesën e tetë: “Dokumente të prezantuara nga SHHBK “Nënë Tereza” – dega në Klinë, biografia dhe shënimet e bashkautorëve të këtij libri monografik, prof. Prend Buzhala e prof. Mikel Gojani.


TË DHËNA BIOGRAFIKE TË BASHKAUTORËVE TË LIBRIT

PREND BUZHALA

Prend Buzhala u lind më 1 nëntor 1951 në fshatin Çabiq të Klinës. Tetëvjeçaren e ka kryer në shkollën fillore “Zenel Hajdini” të Ujëmirit (komuna e Klinës), shkollën e mesme, gjimnazin e përgjithshëm, e ka kryer në shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi” të Klinës, më 1972. Në Universitetin e Kosovës në Prishtinë i ka kryer studimet në Fakultetin Filozofik- dega e gjuhës dhe e letërsisë shqipe. Është punësuar në cilësinë e profesorit të gjuhës e të letërsisë shqipe në shtator 1976 në shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi” të Klinës, përkatësisht në paralelet e ndara në Kijevë, ku ka punuar deri më 25 mars 1982. Pra, më 26 mars 1982 u burgos nga organet e sigurimit shtetëror jugosllav, me pretekstin se nuk ka dashur t`i dënojë nxënësit e demonstratat e vitit 1981, Organet e atëhershme zyrtare nuk e lejojnë më të punojë në procesin mësimor dhe ia ndalojnë të drejtën e punës e të punojë çfarëdo pune tjetër, atij, si dhe anëtarëve tjerë të familjes.

Gjatë viteve 1990-1998, kur u krijua rezistenca dhe lëvizja politike e atyre viteve, u kyç në të; ishte kryetar i Forumit të Intelektualëve Shqiptarë Të Klinës prej 1990 e deri më vitet e para të pasluftës, anëtar e kryeredaktor i klubit letrar “Vorea Ujko” të Klinës, e në vitet 1995-1999ishte edhe kryetar i Këshillit Komunal për Arsim. Ndërkaq prej vitit 1995 e këndej ka punuar edhe korrespondent i gazetave “Bujku”/”Rilindja” të Prishtinës, edhe gjatë kohës së luftës. Për shkak të ve[perimtarisë së tillë në disa fusha, policia serbe e ka arrestuar e ndaluar dhjetëra herë gjatë viteve `90.

Gjatë dy dekadave të fundit të shekullit XX ka qenë vazhdimisht pjesëtar i Lëvizjeve atdhetare për çlirim kombëtar. Ndërkaq, me shkrime letrare e publicistike merret që nga viti 1967 e deri më sot. Ka botuar nëpër të gjitha revistat e gazetat që dalin në gjuhën shqipe, kurse gjatë viteve `80 iu ndalua botimi i shkrimeve. Zyrtar i arsimit në Zyrën për Zhvillimin e Arsimit në Klinë ishte prej 15 qershorit të vitit 2001 e deri më 2002. Punoi në gazetat “Epoka e Re, “Express”, “Focus” etj. Punoi drejtor i bibliotekës Publike “Kongresi i Manastirit” në Klinë. Ishte asamblist në Asamblenë komunale në Klinë e deri në pension edhe drejtor shkolle në Çabiq të Klinës. Tash është në pension.

VEPRAT E AUTORIT

Poezi:
O Amë, o Amë, 1995;
Për kë bie kambanë e re, 1998;
Shtatë seanca pranë Apokalipsit, 1998;
Këpucët e rënda të lirisë, 2010, botimi II, 2012;
Çaste lirike (1-90), vëllimi i parë, 2014;
Çaste lirike II (91-181);

Kritika, studime,studime monografike, vështrime:
Metafora e vendlindjes, 1999. Botimi II 2012;
Përqasje estetike, 2000;
Ex libris – I, 2003;
Odeoni i fjalës, 2003;
Shkrimtari pranë buzëqeshjes. Studim për letërsinë për fëmijë
të Ali Huruglicës, 2005. Bot. II 2012;
Muza e zemrës, 2006. Botimi II 2012;
Temë dhe tekst, 2006
Muza e Kujtesës, 2007. Botimi II 2012;
Aty ku krizat i besohen engjëllit, (Ndërkomunikime estetike:
arti – literatura –lufta), 2008. Botimi II 2012;
Res Publica e shkrimtarit, (Ese, trajtesa), 2008;
Botimi II 2012;
Kode poetike të mbijetesës shpirtërore/ Mbi romanet për të
rritur të Anton N. Berishës, Argeta LMG, Tiranë, 2009;
Gjenitivi i lirikës (Poezia e Mirko Gashit), studim
monografik, 2009;
Të folurit e kryqëzimit shqip/ poezia e sotme
shqipe, 2011;
Amëza e rrëfimit – Shkrime kritiko-letrare /
proza e sotme shqipe, “Rozafa”, Prishtinë 2012;
Dëshmia për plagën e ftohtë, /libri dokumentar,
shkrime metakritike, ese, 2012;
Klasiku modern i tekstit –Letërsia e Ramiz
Kelmendit (studim monografik), 2013. Botimi II, 2014;
Në mbrojtje të imagjinatës (Nga letërsia shqipe
për fëmijë), 2014;
Gjakimi i bukurisë/Letërsia e Ramadan Mehmetit, 2014;
Me sibilën e esesë (ese letrare), 2015;
Muza e dhjetë, ese, 2015;
Triumfi në anën e shkrimtarit (Ismail Kadare në një triptik:
letrarësia, dskursivja, receptimi), 2016;
Harpa e Eolit (Gjon Gjergjaj: letërsia, arti, kultura), 2016;
Shtegtime me magjinë e së bukurës (Ismet Krasniqi: kultura,
teatri, librat);
Në aktin e leximit I (Nga poezia e sotme shqipe: vepra dhe
autorë), 2016;
Në aktin e leximit II (Nga proza e sotme shqipe: vepra dhe
autorë), 2016;
Në aktin e leximit III (Nga libri i sotëm shqip: autorë dhe
vepra), 2016;
Në aktin e leximit IV (Nga libri i sotëm shqip: autorë dhe
vepra), 2016;
Në aktin e leximit V, (Nga libri i sotëm shqip: poezia, drama,
proza, libri diskurziv), 2016

Roman, prozë:
Moisiu fluturonte me Qerren e Zjarrtë, roman,2003;
Tregime të shenjta, Shkup, 2014, Botimi II, Prishtinë 2014;
Sinapsa e heshtjes (Tregime me pak fjalë, Çaste shkrimi V), 2016;

Publicistikë historike dhe kulturore:
Lartësimi i lirisë. Monografi për mësuesin dëshmor Ismet
Rrahmani, 2002;
Dita e plisit vëllimi I (bashkautor Ismet Krasniqi), – Kumtesa,
kronika, reportazhe, poezi, komente, 2014;
Ata hynë vetë në këngë (vëllimi i parë), kushtuar
Dëshmorët Mujë Krasniqi, Beqir Gashi e Ali Krasniqi në
festivalin “I këndojmë lirisë”, 2015;
Dita e plisit, vëllimi II (bashkautor Ismet
Krasniqi), – Kumtesa, kronika, reportazhe, poezi, komente, 2015;

Përgatiti për shtyp:
Tekstament letrar, Mendimi kritik për veprën e
Ramadan Mehmetit, me komente, Prishtinë
2008;
Të kuvendosh nën shenjën e Euterpës, Intervista
të Akil Mark Kocit dhënë medieve 1976-2008
Prishtinë 2009;
Kurorë lirie, përzgjedhje nga poezia e poetëve të
komunës së Deçanit, FOCUS, Prishtinë 2012.

MIKEL GOJANI

U lind më 1956 në fshatin Dugajevë të Klinës. Shkollën fillore e kreu në Drenoc (fshat afër vendlindjes), ndërkaq Fakultetin Filologjik – Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Një kohë të gjatë (1980-2001), ka punuar mësues i gjuhës shqipe, po ashtu, edhe bibliotekar në shkollën fillore “Atë Shtjefën Gjeçovi” në Zllakuqan të Klinës. Gjatë viteve të ’90-ta ishte i angazhuar në asociacione që funksionin në atë kohë. Ishte anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë (LASH) “Naim Frashëri” – dega në Klinë dhe në Këshillin Qendror të këtij asociacioni në Prishtinë. Ka dhënë një kontribut të madh në shumë aktivitete kulturore që janë zhvilluar në komunën e Klinës dhe nëpër qendra të ndryshme shqiptare.

Pjesë e veprimtarisë së tij profesionale janë edhe shkrimet dhe hulumtimet e natyrës dhe problematikës pedagogjike, të cilat i ka botuar në revistën pedagogjike “Shkëndija” në Prishtinë, e cila revistë tashmë ka shuar botimin e saj, për shkak të mungesës së mjeteve financiare. Pas përfundimit të luftës, ka kryer disa punë. Për një kohë të caktuar punoi si koordinator në bibliotekën e qytetit “Kongresi i Manastirit” në Klinë, dhe pas luftës e riaktivizoi këtë bibliotekë, e cila ishte shkatërruar nga regjimi i atëhershëm serb. Një kohë ka kryer detyrën e zyrtarit për informim publik pranë Kuvendit komunal të Klinës, ndërkaq tash kryen punën e lektorit në Kuvendin e Komunës në Klinë. Ka punuar edhe gazetar në të përditshmen kombëtare “Bota sot”.

Me krijimtari letrare merret qysh herët. Poezinë e parë e ka botuar më 1968 në revistën për fëmijë “Pionieri” në Prishtinë dhe “Jehona e Dukagjinit” në Klinë. Ka bashkëpunuar me shumë revista në gjuhën shqipe në Kosovë, Shqipëri, Amerikë, Maqedoni, Mal të Zi, dhe Lubjanë, si “Zëri i rinisë”, “Bota e re”, Jeta e re”, “Fjala”, “Nëntori”, “Drita”, “Koha”, Alternativa”, “Republika” “Illyria”, “Dielli”, “Flaka e vëllazërimit” etj. Me kumtesa nga fusha të ndryshme ka marrë pjesë në disa sesione e simpoziume shkencore në Kosovë dhe jashtë. Paraqitjet e tij janë pritur mirë nga auditoriumi prezent.

Deri me tash ka botuar këta libra: Poezi për të rritur: Zëri i largët (poezi) – “Rilindja” – Prishtinë 1990; Udhëtimi pas kaluarit të vdekjes (poezi),”Fjala”, Prishtinë 1994; Në profil kah Jugu (poezi) – Prishtinë 1996; Diell dhe reshje mbi Morenë (poezi) – Prishtinë 2005; Fund i pritur (poezi), “arsEST”, Prishtinë 2010;
Poezi për fëmijë dhe poema: – Shëti nëpër atdhe (poezi për fëmijë), “Pena” – Prishtinë 1995, – Kroi që rrjedh rrëzë bjeshkës (poezi për fëmijë), Prishtinë 1996; Udha e shkronjave (poemë) “Mëngjesi”, Zllakuqan 1997;
Romane: Ai vjen me shirat e pranverës (roman), “Forumi i Krijuesve të Artit” – Prishtinë 1996; – Rrugëtim nën zë, (roman) ”Zef Serembe”, Prishtinë 2014;

Libra studimorë: Tradita dhe bashkëkohësia, (studime, vështrime letrare, intervista), botoi “arsEST” – Prishtinë 2007; Mendësi krijuese (vështrime letrare dhe intervista), Prishtinë 2008; Bota e mendimit (shënime letrare dhe intervista), KSH “Vorea Ujko”, Klinë 2012; Libra nga sirtari (studime, recensione, intervista dhe shkrime te tjera), botoi “arsEST”, Prishtinë 2015; Individualitete dhe ligjërime artistike, botoi “Rozafa”, Prishtinë 2016; – Reflektim mesazhesh, botoi “arsEST”, Prishtinë 2015; Letërsi dokumentare: Nju Jorku, botë në miniaturë, “arsEST”, New York – Prishtinë 2010;

Libra publicistikë: Llesh Gjon Lleshaj (monografi-bashkautor me Pal Canajn), “Forumi i Krijuesve të Artit” – Prishtinë 1995; Mësonjëtorja e Zllakuqanit (monografi-bashkautor me Pal Canajn) – Klinë 1997; Kolë Ndrecë Mirdita (monografi), SHB “Anton Pashku”- Prishtinë 2003; Mësuesi në kujtesë (monografi), “Drita”, Prizren 2009; Dedë Daka – në kujtesën historike (monografi), Klubi Shkrimtarëve “Vorea Ujko”, Klinë 2009; Anton Frrokaj – në piedestalin e përjetësisë, (bashkautor me Rrok Berishën), SHBG “Fishta”, Prishtinë 2010; Marjan Cubi – Njeri urëlidhës mes Kosovës dhe Amerikës, “Drita”, New York – Prishtinë 2010; Emra që lanë gjurmë (monografi), Prishtinë 2011; Prekë Brahimi – shembulli i veprimtarit dhe atdhetarit në diasporë (monografi), “Fishta”, Prishtinë 2013; Mhill Gjuraj: Vlera e humanizmit dhe atdhetarizmës në Amerikë (monografi), “Fishta”, Prishtinë 2013; Kolë Mirdita edhe diellit i jep dritë” (monografi), “Zef Serembe”, Prishtinë 2013; Vesel Zeka – gjurmë arti dhe edukimi, (monografi), 31. Mesazhe nga podiumi, botoi “arsEST”, Prishtinë 2015,“Konica”, Prishtinë 2014; Fryma dhe rezistenca tereziane e humanizmit – bashkautorë me Prend Buzhalën, “Rozafa”, Prishtinë 2016. Në dorëshkrim ka edhe disa libra të tjerë të zhanreve të ndryshme.

Është laureat i disa çmimeve letrare.

1 KOMENT

  1. NENA TEREZE

    Nga gjiri i popullit tim
    Lindi nëna e madhe
    NëNA E MBARë BOTëS
    KRENARIA JONë SHQIPTARE

    E brengosur për të varfërit
    Hyjnesha e paqës
    Nëna jonë e madhe
    Dhe e mbarë botës.

    ————————————-

    NëNA TEREZE

    Vetëm ti
    E kush pos teje
    Na ndihmon
    Nënë e shenjët
    Ike
    Gjithmonë na mëkon.

    Nga Halil Preniqi.

Komentet janë mbyllur.