SHKRIMTARË TË NDERUAR, POETË DHE GAZETARË VLERESOJNË: MISTERET E PARISIT TË VOGËL

0
600
Kristaq Turtulli - Misteret e Parisit të vogël

ALEKO LIKAJ

“Misteret e Parisit të vogël” është dhe mbetet një vepër e frymëzuar dhe thellësisht me taban kombëtar.
E përjetova si një ngjarje të zëshme artistike në këtë periudhë të fundit botimin e romanit “Misteret e Parisit të vogël” të shkrimtarit Kristaq Turtulli. Pa dyshim që ky përbën fakt jo vetëm për autorin, por edhe për ne miqtë e tij, e në veçanti për gjithë krijuesit korçarë brenda dhe jashtë vendi.

Kishim folur disa herë në këto tre a katër vitet e fundit me Kristaqin. Unë këndej nga franca e ai nga Torontua e kanadasë, në anën e kundër të “telit”, por edhe internetikisht. Nuk e di pse ajo pjesë e historisë që ka të bëj me korçën, edhe pse nuk jam “pe korçe”, siç thonë korçarët, me kishte bërë përshtypje që kur isha në bangat e shtatëvjeçares, atje në cërrikun tim. Ndofta edhe nga mënyra se si na e spjegonte dhe e përcillte tek ne, duke na ngjallur pasionin, ish mesuesi im i historisë, studjuesi dhe historiani Bardhul Graceni. Sidomos figura e Themistokliut, sjelljet e tij prej politikani e mëmëdhetari, dhe pastaj egzekutimi për hesape të politikës së momentit.

Ndryshe, në historinë tonë kombëtare në periudhën e luftës së parë botërore, korça shpalli republikën e vet për të mbrojtur trojet nga shovinizmi e vëndet lakmitare që i kishte në kufijë. Nga fundi i viteve 90 të të shekullit të kaluar më ra në dore një libër me refleksione politike të një deputetit të asaj zone që sistemi komunist e denigroi dhe e masakroi si personalitet i periudhës së viteve 20-30-të, Sejfi Vllamasi. Edhe pse jemi miq të mirë virtuale, me Kristaq Turtullin nuk jemi takuar asnjëherë deri më sot. Por njohja jonë ishte e kahershme edhe pse përsëri në distancë që nga vitet 70-80 të, si krijues të rrinj, që botonim në atë kohë libra, unë për fëmijë dhe ai tregime.

Në emigracion na kishte lidhur interneti dhe blloqet internetike, mbi baza klubesh e shoqatash shkrimtarësh e gazetarësh, ku vazhdimisht kemi shkruar dhe prezantuar krijimet tona të fundit, por edhe e kemi njohur më mirë njëri tjetrin duke u lexuar e diskutuar vazhdimisht. Pastaj në duart e mija ranë edhe disa romane si “Treni i linjës 16 “”Dëgjo floriri im” “Trëndafili i koresë”…e ndonjë tjetër. Krijova idenë e bindjen më vonë, që Kristaqi e kishte dimensionin dhe bonsesusin për ta përshkruar këtë moment historik, jo vetëm se ai është nga ajo treve por edhe se konstatova se ishte një njohës i mirë dhe pasionant i historisë ashtu si edhe unë.

– Kam materiale, me tha, kur nisa ti bëj propozimin për temën në fjalë, – Një pjesë e së cilave i kam perfshirë në një roman që kam botuar dikur nga mezi i dhjetëvjeçarit të parë të viteve dymijë, për periudhën para luftës se dytë botërore, ku përfshihen aty edhe lëvizjet komuniste në qytet, liceu dhe njeriun që rrëmbeu dhe futi në dorë idealet e saj dhe fatet e shqipërisë…

Por gjërat nganjëhere duhet që të shkojnë në kohë e në rrjedhën e vet. Kështu ndodhi edhe me ne. Kristaqi me sa duket përgatitej dhe i hyri punës krijuese me pasionin që e karakterizon. Eshte i heshtur, korrekt dhe nuk i pëlqen që për çdo gjë të flasë para kohe. Udhëtoi dy a tre herë drejt vëndlindjes së tij atje në korçën e largët, mblodhi material historik dhe u konsultua edhe me arkivat, por pa na rënë ne në sy. Gati një vit më parë më njoftoi se kishte filluar që të punonte për romanin e ri dhe se ishte entuziast. Jo për kortezi, por as për ti bërë qejfin, i thashë se isha besimplotë për prurjen e tij më të re dhe se mezi pres që ta lexoj.

Natyrisht që këto ditë kam ndjekur reagimet për “Misteret e Parisit të vogël”, dhe në fakt jam ndjerë mirë që e vlersojnë jo vetëm romanin por edhe autorin për çka ka palosur në faqet e librit të tij me të ri, por edhe për qasjen në atë temë, ku përveç tablosë dhe jetës së qytetit, gëlojnë e veprojnë personazhe historikë si Misto Korçari ( Themistokli Gërmenji), Fan Noli… e figura të tjerë të korçës së asaj periudhe.
Ndaj të njëjtin mendim dhe emocion me ata.

Po cilat janë “Misteret e Parisit të vogël” që vijnë e na shpërfaqen në fletët e romanit me të njëjtin titull të shkrimtarit Kristaq Turtulli?
Edhe pse autori në fakt është shmangur për të na dhenë një roman thriller me plot enigma të karakterit policesk, “misteret ‘’ në një qytet si korça, që banorët e saj e krahasojnë me kryeqendrën e francës, Parisin, kjo edhe për shkak të ngjashmërisë në arkitekturë sipas konstruksioneve urbane që i u bënë në ato vite, dhe që u reflektuar pastaj deri në një farë mase kultura a atij vendi që zeë një hapsirë të konsiderueshme në perëndim të europës, nga vetë prezenca e francezëve në atë treve që nga lufta e parë botërore me emra rrugësh, objektesh, të cial i gjen edhe sot. Teatri i saj final është luajtur sigurisht jo vetëm në ballkan por edhe në jetën e ngjarjet e vetë qytetit me zhvillime dramatike, por edhe ato në planin social, arsimor e kulturor…

Pikërisht në këtë shtrat zë fill e shtjellohet pastaj historia e republikës me gjithë elementet e personazhet historike të saj, si Themistokli Gërmenji, intelektualë korçarë tregtarë të ndershëm, politikanë që dominonin duke drejtuar fatet e qytetit që nuk ishin më pak dramatike me atë të krejt shqipërisë së asaj kohe. Turtulli me një mjeshtëri të admirueshme artistike na jep gjithë kulisat politike të kohës, ku shtysën u a japin atyre pa dyshim edhe fqinjët që e çuan këtë hero drejt egzekutimit për të realizuar pastaj ekspansionin….ëndërën e tyre shekullore të vdekur pa u lindur.

Natyrisht që shkrimtari nuk mund që të jetë historian, dhe as që bëhet fjalë që në një vepër të mirfilltë letrare të marrë përsipër këte mision. Diferenca midis krijuesit dhe studjuesit të asaj fushe ështê evidente dhe koherente. Asnjëherë letërsia nuk është histori. Kristaq Turtulli ka ditur ti shpëtoj këtij lloj kurthi e qerthulli ku herë pas here bien dhe mbyten plot krijues të tjerë, madje edhe nga ata më me përvojë në krijimtari. Në roman ndjehet ftohtësia dhe raporti që mban autori ku na zhyt dhe jep atmosferën e atyre ngjarjeve me sfond lufte që në fakt përjetohen si dramë por që janë një tragjedi e mirfilltë e një pjesë të mirë të popullatës së trevave korçare midis grekofilëve e patriotëve të thjeshtë që u rreh zemra për mëmëdhe..
Mirësia, solidariteti, dashuria e respekti për njeri tjetrin, filantropia si një element, serenatat, liceu si dhe emrat e rrugëve , objekteve e shesheve, mënyra e të sjellurit…. dhe raportet gjithë dritë njerêzore, të gjitha këto në ansambël japin dhe krijojnë kulturën si parizienë të vërtetë. Virtytet. Traditat. Të mos harojmë këtu njê fakt tepër domethënës ; Aleksandër Duma, një nga shkrimtarët më të mëdhenj francezë, vetëm për “një për të gjithë të gjithë për një “, shprehje sintezë e solidaritetit njerëzor, shkroi një prej kryeveprave të letërsisë botërore ; “Tre muskotierët”

Turtulli pasi i ka vizatuar mjaft mirë ambjentet e jetën në qytet si korça. Ka mundur që të krijojë edhe karaktere me shumë dashuri e me një dimension të fuqishëm kombëtarë, të mëshiruar në të gjithë skakierën ku gjallojnë dhe lëvizin ato në romanin e tij. I gjen tê mëshiruar tek Dhoksana, Mistua, familjet e mëdha të korçës së atyre viteve, filantropët dhe Nolin si personazh historik. Ndjehet e fuqishme metafora, simbolika dhe armosfera, historitë e vogla, mardhënia dhe respekti njerêzor, të cilat e bëjnë dhe i japin romanit një vlerë të pa diskutueshme që e nderon veçanërisht autorin. Një risi në krijimtarinë e tij. si romancier.

Ajo që bie në sy në këtê krijim e botim të fundit të Kristaqit, në dallim nga gjithê krijimtaria e bollshme e autorit, kryesisht në romane , novela e tregime, ka të bëj me frazën e tij të punuar dhe të gdhendur mjeshtërisht. Reflekset e të cilit u ndjenë edhe tek libri tjetër “Ati dhe Fati” i botuar një vit më parë, por edhe tek ndërtimi dhe kompozimi, jashtë skemave të stisura pa dramacitet, naive, të dobëta dhe krejtësisht të pabesueshme që ndjehen në fakt që zenë hapsirë në shume botime të fundit të krijuesve të tjerë, me përvojë e pa përvojë… Autori i romanit “Misteri i Parisit të vogël” duket i një “race tjetër”. I kujdesshëm, llogjik e me një bagazh të admirueshëm si krijues dhe në teknikat e të shkruajturit, që nga stili e kërkesa e tij e brendëshme për të dhënë një vepër cilësore. Tek ai ndjehet respekti për lexuesin.

Për mua personalisht, pa dyshim që Kristaq Turtulli në këto momente ka arritur dhe prekur pjekurinë e plotë artistike të një krijuesi serioz e me talent që premton shumë për të ardhmen e që prej të cilit ne presim natyrisht vepra të tjera cilësore.

Perfitoj nga rasti që ta uroj përzëmërsisht për kënaqsinë që më dha duke përligjur kështu me romanin e tij të fundit “Misteret e Parisit të vogël” që është dhe mbetet një vepër e frymëzuar dhe thellësisht me taban kombëtar.

Aleko Likaj
Gazetar, shkrimtar.
Francë