SHKRIMET E PARA TË GJUHËS SHQIPE DHE AUTORËT E PARË SHQIPTARË

0
6586
Zymer Mehani, portret

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

Gjuha shqipe është e vjetër sa edhe vetë populli shqiptar.

Mirëpo, me shkrimet e para të gjuhës sonë, deri sot, janë marrë shumë studiues shqiptarë dhe të huaj, të cilët nuk kanë mundur ta japin fjalën e tyre të fundit. Shkenca e gjuhësisë, deri sot ka zbuluar dokumentet e para të gjuhës sonë të cilat janë shkruar në shekullin XIV përkatësisht në kohën e Skënderbeut.

Këto janë vetëm tri copëza dokumentesh të cilat shënojnë fillet e letërsisë sonë:

1. « Formula e pagëzimit », e shkruar në vitin 1462, të cilën e kishte shkruar kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli ( i lindur më 1417, vdekur më 1469), i cili kishte qenë këshilltar i Skënderbeut. Teksti : « …Unë të pagëzoj për emër të atit e të birit e të shpirtit të shenjt ! …» Teksti origjinal : (Unte paghesont peremenit Atit et birit et spertit senit) Autori porosiste të gjithë shqiptarët, që në raste të pamundësisë për të shkuar në kishë, ata t’i pagëzonin vet fëmijët e tyre në shtëpi duke e thënë shqip këtë fjali.

2. « Perikopeja e ungjillit të pashkës » (Perikopeja është pjesë e zgjedhur e ungjillit, që përdorej në kishë për ceremoni dhe rite fetare) është një tjetër shkrim në gjuhën tonë që është gjetur si dorëshkrim i shkruar në alfabetin grek në shek.
XIV. Është shkruar në dialektin e jugut. Edhe kjo shkresë është e karakterit fetar.

3. « Fjalori » i Arnold fon Harfit, është një dokument, ku udhëtari gjerman Arnold Fon Harfi, ( udhëtar gjerman) duke udhëtuar nëpër Evropë, ndalet në Durrës më vitin 1497, ku shënoi pak fjalë dhe fraza shqipe.

Këto pra janë tri dokumentet e para të shqipes së shkruar, por libri i parë i gjuhës shqipe është « Meshari » i Gjon Buzukut e shkruar në vitin 1555.

Ekzistojnë disa dëshmi që, gjuha jonë duhej të jetë shkruar shumë më herët. Një arqipeshkvit francez në Tivar i quajtur Brokard në vitin 1332 shkruante : « Sado që shqiptarët kanë një gjuhë të ndryshme nga gjuha latine, ata në librat e tyre përdorin shkronjat latine »

Ka edhe dëshmi tjera shkencore që dëshmojnë se gjuha shqipe është shkruar në shekullin XIII, por luftërat dhe rrënimet i zhdukën ato!