Shkrime të dërguara nga Skënder Karaçica

0
341
Akademia e Shkences dhe Arteve në Kosovë

Fill e për pe

ASHAK zgjedh 10 anëtarë të rregullt dhe me korrespodencë

ASHAK në Prishtinë, në fundin e këtij motmoti ka zgjedh 10 anëtarë të rregullt dhe me korrespodencë. Shumë janë bërë me këtë titull të lartë shkencor të dijes (Akademikë) në Kosovë.

Nëpër botë në këtë institucion të lartë të dijes kanë krejt tjera kritere për anëtarë të rinj.

Në ASHA të Francës, sipas kritereve dhe të Statutit të institucionit francez, ata për çdo 10 vjetë përzgjedhin nga një ose dy anëtarë të rinj nga fushat e ndryshme të dijes shkencore.

Në Kosovë jemi krejt të veçantë, përmes shijeve politike, për çdo vit pranojmë herë 10 e herë më shumë anëtarë të ASHAK-së sa për të realzuar dëshirën, që, ata kanditatë me tituj të ndryshëm shkencorë të nderohen me këtë titull të lartë akademikë!

Në Kosovë jemi të veçantë prej të tjerëve…!

Çikago, dhjetor të motit 2020


Korniza e dialogut Beograd-Prishtinë

Projekti Lajçak dhe Mitrovica e Veriut(?)

Miroslav Lajçak po projekton Mitrovicën e Veriut si njësi administrative të nivelit të lartë (lexo: term i gjuhës sllovake kraje,-vj. ime), që do të ketë një lloj autonomie të vetëqeverisjes (lexo: samostravny) ose njësi territoriale(sic!).

Ketë model e ka marrë nga shteti i Sllovakisë që sipas Kushtetutës së këtij vendi ka 8 njësi administrative të nivelit të lartë me ligjet kushtetuese të këtij vendi, ato kanë një lloj autonomie të vetëqeverisjes ose njësi territoriale.

Po e themi këtë ngaqë në të gjitha takimet në dritën e dialogut Beograd-Prishtinë, diplomati sllovak dhe emisari special i këtij dialogu të BE-së, po insiston përherë që, bashkësia e komunave me “shumicë” serbe në Mitrovicën e Veriut, të ketë po këto kompetenca ekzekutive dhe një model i 8 njësive të shtetit të tij të Sllovakisë.

Republika e Kosovës sipas ligjeve të Kushtetutës është një dhe vetëm një njësi territoriale dhe në dialogun Beograd-Prishtinë, ku ndërmjetësues i BE-së është diplomati Miroslav Lajçak, zyrtarët e shtetit të Kosovës nuk duhet të lejojnë në asnjë mënyrë që bashkësia e komunave me “shumicë” serbe në Mitrovicën e Veriut të marrë ndonjë (model) të shtetit të Sllovakisë me ato 8 njësitë e vetëqeverisjes deri në shkallë të njësisë territoriale me kompetenca ekzekutive, ndonëse kështu do të shembej shtetndërtimi i Republikës së Kosovës me modele të huaja dhe, gati-gati me pretendime antishqiptare të njohura në historinë tonë e të projektuara tash e dy shekuj nga regjimet fashiste dhe grabitqare të Serbisë.

Çikago, dhjetor të motit 2020


Si shihet atdheu nga larg

Përmes “Minishengenit” Serbia do ta pushtojë Shqipërinë

(Qasje rreth debatit me ish presidentin Bujar Nishani)

Tirana zyrtare duhet të mbajë qendrim konstant karshi Kosovës dhe ndaj politikës hegjemoniste e nacionaliste të politikës së (dhelprës,-nënvizimi im) të Serbisë fashiste…!

Tirana nuk duhet të bëjë politikë dhe “diplomaci” (sic!) me Beogradin pas shpinës së Kosovës, ndonëse dihet se tash e dy shekuj (1844-1999) regjimet e Serbisë ishin grabitqare të tokave shqiptare, përmes boshtit pansllavist me Moskën si “vëlla” dhe të shfarosjes deri në substancë të projekteve ushtarako-policore të gjenocidit (lufta e Kosovës për liri dhe pavarësi 1998-1999).

E shihni z. Bujar Nishani se çfarë qendrimi po mban Zagrebi zyrtar dhe tërë mekanizmat e shtetit të Kroacisë karshi Serbisë dhe ndaj regjimit të Aleksandër Vuçiç, dikur pioner i kryekriminelit Sllobodan Millosheviq(sic!). Ka vdekur koha kur komunistët serbë vinin në Shqipëri për të formuar orën ugurzezë të PKSH-së (1940-1945) dhe, së kendejmi nuk na duhet projekti i ashtuquajtur “Minishengen“, që përmes këtij mekanizimi ekonomik të tregëtisë së lirë(?), Serbia po orvatët me të gjitha forcat e veta, që të bëhet faktor kyresor në Ballkan, për ta pushtuar Shqipërinë dhe për ta shkelë me të dyja këmbet shtetin e Kosovës(!).

Raportet e bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë duhet rregulluar në rrafshin e vediktit kushtetues të dyja vendeve dhe guxojmë, që ky bashkëpunim të marrë modelin e dy Koreve (sic!). Kjo po me nxit të shprehëm në këtë mënyrë për shkakun në krye të herës, ndonëse vizita e ud të presidentës së Kosovës Vjosa Osmani dhe takimi i ftohtë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, sikur rrëshqiti në udhën e përqarjeve politike si dhe në relacionet e hidhërimit të “vëllait të madh” me “motrën e vogël” nga Kosova…!

Në këto përkime të kohës dhe dabati me ish presidentin Bujar Nishani, duhet të kujtojmë sot e këtu, se politika është art i mashtrimit…!

Çikago, dhjetor të motit 2020


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]