Një përgjigje e shkurtër e REVISTËS DRINI për shfrimin racist të portalit nga Novi Pazari, Sandžak Danas ndaj Ema Xhuxhës e Amina Nurajt, që u deklaruan botërisht se janë Shqiptare.
Çka paska zbuluar Sandžak Danas i Novi Pazarit përmes shfrimit racist për aktin tejet normal njerëzor të studentes Ema Xhuxha ? Të asaj vajzës së re që pardje e tha botërisht se është Shqiptare. Kaq. Asgjë më shumë e as më pak. Çka ka këtu të keqe, nëse dikush e thotë publikisht se është Shqiptare, Serbe apo Boshnjake? Çka ka këtu për t’u shqetësuar e për të “hulumtuar”? Pse akti i saj i natyrshëm qenka shokues për dikë? Të lexosh artikuj të tillë në shekullin njëzet e një, duhet të habitesh pa masë nga përmasa e marrëzisë dhe urrejtjes së papërmbajtshme, që përhapet ndaj një përkatësie tjetër nacionale, nga ana e atyre që bëjnë shkrime të këtilla me qëllime propagandistike e pikësynim përhapjen e urrejtjes ndaj Shqiptarëve, propagandë që pikësëpari ushqehen nga fërkimet ndërpartiake në Sanxhak, apo siç quhet vendi nga ana e banorëve të Republikës së Kosovës, shtetit tonë të pavarur, Masbjeshkë. Masbjeshka në kuptimin popullor, do të thotë: banorët që jetojnë afër nesh, por që me ta na ndajnë Bjeshkët e Nemuna dhe Bjeshkët e Thata.
Akti i Amina Nurajt (Nurovic) më herët, si dhe ky i fundit i studentës Ema Xhuxha, në botën demokratike vlerësohet si akt normal i njeriut për vetën e vet. Të jesh serb, boshnjak, shqiptar, kroat, rom, vlleh, arumun apo çkadoqoftë tjetër, është çështje e përkatësisë kombëtare, e ndjeshmërisë së personit për të. Amina Nuraj dhe Ema Xhuxha nuk kanë bërë asgjë jonormale, për të cilën u dashka të befasohet Sandžak Danas që, madje, për këtë ta alarmoj Serbinë, siç vepron dikush nga ky portal i Novi Pazarit. Sandžak Danas (Sanxhaku Sot), sikurse çdo portal tjetër në rajonin e Sanxhakut, në Serbi, apo në shtetin e Kosovës, është i obliguar që t’i respektojë të drejtat dhe liritë njerëzore të secilit dhe kodin etik në gazetari. Ata ma shumë duhet të shqetësohen dhe të mendojnë rreth asaj se përse në Sanxhak njerëzit e kanë fshehur identitetin e tyre nacional, duke kaluar “lirshëm” në një identitet tjetër kombëtar, gjithsesi të imponuar e të porositur politikisht! Prandaj, sanxhakasit, duhet t’i përkrahin më shumë se të tjerët në botë në Gadishullin Ilirik, liritë dhe të drejtat e njeriut, lirinë për t’i takuar besimit të caktuar religjioz apo për të mos i takuar fare asnjë besimi të tillë e, gjithashtu, lirisë së përcaktimit të lirë e pa qenë i dhunuar të përkatësisë nacionale.
E reja Ema Xhuxha e ka bërë gjënë më normale të mundshme me aktin e saj ndaj ajo duhet përkrahur nga të gjithë në Sanxhak, apo gjetiu. Ka thënë që është Shqiptare me rrënjët e saja familjare dhe historike. Asgjë tjetër. Pra ajo nuk ka shpifur asgjë, siç po shpifin e gënjejnë shumë të tjerë, që u vetshpallen “boshnjakë” si me dekret, pa qenë të tillë kurrë, vetëm se për shkak të fatit të keq historik e humbën gjuhën e të parëve, Gjuhën Shqipe. Sandžak Danas dhe politika e Serbisë në përgjithësi, janë të obliguara edhe në bazë të konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave e lirive njerëzore, që t’i respektojnë veprimet e lira të secilit. Eshtë presion dhe dhunë publike ndaj studentës Ema Xhuxha, që të shkruhet një artikull i tillë i frymës primitive policore ballkanase, gjithsesi i frymës raciste serbe, siç është ky i Sandžak Danas. Kjo është ligjërisht e dënueshme. Nëse këtë shkrim e ka shkruar ndonjë prej boshnjakëve të vërtetë, që e ka përjetuar gjenocidin në Bosnjë e Hercegovinë, aq më keq për të, pasi viktima e djeshme tashmë nuk do t’ia njoh të drejtën e shprehjes dhe të përcaktimit të lirë tjetrit, shqiptarit e shqiptares gjuhësisht të asimiluar në Sanxhak. Në këtë vështrim akuzat ndaj Sulejman Uglaninit janë akuza të verbërish, pasi nuk ka këtu asgjë rreth shtytjeve e përkrahjes së partisë së Uglaninit.
Megjithëse edhe ajo parti, si çdo parti tjetër atje, do të duhej t’i përkrahnin e mbështesnin të gjithë ata që konsiderojnë vetën se janë shqiptarë në bazë të rrënjës historike familjare. Që t’i përkrahnin të gjithë ata, të parët e të cilëve e kanë folur Gjuhën Shqipe. Por, edhe po ta përkrahte SDA e Uglaninit këtë vajzë në vendimin e saj të lirë e sovran, nuk do të kishte asgjë të keqe këtu, kur dihet mirë se në Sanxhak përpos boshnjakëve, serbëve, njëherit ka edhe shumë shqiptarë të “fshehur” prej dhunës shekullore që është ushtruar ndaj tyre brez pas brezi, e të cilët fatkeqësisht nuk guxojnë për shkak të presionit të madh publik që të tregojnë e flasin hapur për përkatësinë e vet nacionale. Ata, thjeshtë, duhet të deklarohen me detyrim: Boshnjak! Natyrisht që Boshnjakët meritojnë respekt për vuajtjet e tyre në të kaluarën, por ata, kushdo që të jenë, bëjnë krim ndaj lirisë njerëzore, nëse e dhunojnë publikisht veprimin e lirë të një vajze Shqiptare atje në Novi Pazar, së cilës nuk duhet t’i bëhet asnjë presion.
“Albanizacija Sandzaka“, prandaj, jo vetëm që është rrenë e madhe, por ajo është gënjeshtër e vërtetë, shpifje serbomadhe. Edhe rasti i shpifjes dhe trysnisë publike ndaj veprimeve të Amina Nurajt e Ema Xhuxhës, tregon për mungesën e tolerancës dhe respektit ndaj ndjenjave të tjetrit, sikurse është edhe vetëdija e përkatësisë nacionale shqiptare në këtë rast, dhe në raste të tjera të mundshme që mund të bëhen publike në të ardhmen. Të drejtat dhe liritë njerëzore, ku hyjnë edhe ato të drejta që u takojnë pakicave kombëtare, janë pjesë integrale që parashihen edhe me Kushtetutën e Republikës së Serbisë. Ajo i mbron dhe garanton ato të drejta, por jo edhe Ivica Daçiq, apo të tjerë nga shkolla shoveniste e raciste e Slobodan Milosheviqi-it.
Apo nga boshnjakët apo “boshnjakët e trembur?!
Boshnjakë apo “boshnjakë”…, ju keni vuajtur shumë, prandaj mos iu servilosni politikës shoveniste serbe, se shumë shpejt do të bindeni se në fund të fundit serviloseni krejt kot dhe pa asnjë dobi. Njëjtë si në të kaluarën.
* * *
Një sqarim në fund të këtij shkrimi për shpifjet e qëllimshme të Sandžak Danas për heroin e kombit Gjergj Kastriotin dhe për Malsorët;
- Gjergj Kastrioti Skenderbeu është Hero Kombëtar Shqiptar, pra edhe i Shqiptarëve të asimiluar gjuhësisht të Sanxhakut, që për 25 vjet rresht ka udhëhequr luftëra çlirimtare të shqiptarëve kundër pushtimit nga Perandoria Osmane.
- Malësor/ët quhen banorët e malësive, qofshin ata shqiptarë, malazezë apo boshnjakë etj., dhe nuk ka të bëjë ky emërtim asgjë me etiketën “katolikët”, siç mundohet ta tremb dikë Sandžak Danas, për qëllimet dhe motivet që ata i dijnë mjaft mirë.
- Revista Drini do të dëshironte që dikush nga Sandžak Danas ta përkthente komentin tonë rreth veprimit të tyre njerëzisht të pahijshëm e të papranueshëm, në mënyrë që opinioni publik në Sanxhak ta kuptojë të vërtetën ashtu siç është ajo, dhe jo të shtrembëruar siç duan ta paraqesin në këtë portal, duke bërë shkelje të rëndë të drejtave dhe të lirive njerëzore dhe aq ma keq duke nxitur urrejtje publike ndaj veprimeve të ligjshme të Ema Xhuxhës, Amina Nurajt apo të kujtdo tjetër, që dëshiron t’i kthehet identitetit kombëtar Shqiptar të mohuar.
- Shqiptarët historikisht sa herë u është dhënë mundësia i kanë dalur zot Sanxhakut, duke i konsideruar gjithnjë kushërinj e vëllezër të një gjaku, gjuhe, shprese e ardhmërie. I kanë përkrahur edhe pasi janë asimiluar gjuhësisht pa fajin e tyre. Dhe do t’i përkrahin gjithmonë. Sepse i konsiderojnë vëllezër e motra. Shqiptarët, madje, janë solidarizuar dhe i kanë përmbajtur në vazhdimësi edhe boshnjakët e Bosnjës, ata Ilirë të vërtetë, sikurse në luftën e fundit.
Revista Drini
OTKRIVAMO ŠOKANTAN INTERVJU: Ugljaninova albanizacija uzima DANAK
OTKRIVAMO ŠOKANTAN INTERVJU: UGLJANINOVA ALBANIZACIJA UZIMA DANAK
Albanizacija koju sprovodi Stranka demokratske akcije na čelu sa Sulejmanom Ugljaninom polako uzima svoj danak, a dokaz tome je intervju koji je načinila Amina Nurović sa Emom Džudžević. Kompletan intervju nalazi se na ovom linku: LINK, koji vam prenosimo u cjelosti na bosanskom jeziku:
“Amina Nurović (Amina Nurović) iz Novog Pazara, koja je prije mnogo godina sprovela pravi ustanak kako bi razotkrila Albancima i svijetu vjekovno nasilje i asimilaciju sandžačkih (Masljisorskih) Albanaca od strane Srbije, obratila se Albancima širom Ilirskog poluostrva i širom svijeta, – koji su već zaboravili Sandžak, taj ugnjetavani dio nacije, iz različitih historijskih razloga.
Amina Nurović je intervjuisala drugog potlačenog tamošnjeg Albanaca, studenticu Emu Džudžević, koja studira na Državnom univerzitetu u Novom Pazaru i živi u Tutinu.
Ema Xhuxha (Ema Džudžević) je ćerka istaknutog pisca Maljisorije (iz Sandžaka): činjenica koja svjedoči o veličini ugnjetavanja i asimilacije tamošnjih Albanaca, koji nisu imali drugog izbora osim da se nasilno asimiliraju u bošnjaštvo ili da postepeno napuštaju zemlju u nedostatku perspektive da žive onako kako je narod želio, a da na njoj ne budu tlačeni.
Zbog nezainteresovanosti većih masa u Sandžaku za kosovsko-albansku diplomatiju, a posebno za Albaniju, za prava i slobode sandžačkih Albanaca, oklevala sam, kaže Amina Nuraj, da li da zaustavim sve svoje aktivnosti zbog uskraćivanja prava naših ljudi u Sandžaku, ali to nije ostavilo moju svijest da ćuti zbog uvjerenja i zakletve koju sam dala našoj albanskoj djeci u Sandžaku i mojoj domovini – u Albaniji. Danas iz ovog intervjua možete shvatiti situaciju onako kako želite, kada se govori o Bošnjacima i Albancima, priznala je drugoj albanskoj djevojci, sjajnoj studentkinji iz Tutina, koja studira u Novom Pazaru.
Emma je iz Tutina. Ona je student na Državnom univerzitetu u Novom Pazaru. Djevojka koja je poslije Amine Nuraj ponosno prihvatila svoje albansko porijeklo.
Naša voljena Emma, moja sestra, moja krv; povratak u pravu albansku nacionalnost povratak je sebi, možda mali dar vama, ali dar ispunjen ljubavlju i poštovanjem. Povratak na Bijelom ćulahu, u šeširu naših djedova i prađedova, odjeće nekada naših majki i nana, naša je zastava, jedina sandžačka zastava, dvoglavi orao. Sigurno je da su stari sačuvali albanski jezik, zastavu i bijelu ploču kao svjedočanstvo o drevnom životu u našoj zemlji, kako bi naučili svoju djecu o našoj historiji, kulturi i tradicijama koje se negiraju.
Ako ne zadržimo svoju zastavu i naciju danas, neprijatelj će nas uništiti. Dakle, draga Emma, otvoreno i bez straha izbacite svoju bezgraničnu ljubav prema našoj otadžbini Albaniji i opravdan ponos Đerđa Kastriotija (Albanac koji je sam prešao iz islama na katoličanstvo, i zagovarao šire albanske narodne mase da pređu u vjeru prađedova) Aćifa Blita, Ahmeta Dacija, Šabana Poluže, Noren e Kelemenda i Adema Jašharija.
Ono što muškarci ne rade za kulturu i nacionalnost koje je zatajila srpska okupacija, izjavljuju dvije inteligentne djevojke iz Maljisorije.
Poštovani čitaoci,
Poštovani Predsjedniče Ilir Meta,
Draga Otadžbino,
Ovo je jedna od djevojaka koja se ponosi svojom domovinom i nacionalnošću. To je jedno od naše djece od koje Kosovo i Albanija imaju očekivanja.
Amina: Emma, da li ste asimilirani bosanski Albanac?
Emma: Albanka sam iz Sandžaka, Tutin.
Amina: Šta vas je privuklo istraživanju vaših albanskih korijena?
Emma: U osnovi, na mene su uticale mnoge stvari, od kojih jednu cijenim kao pokretačku snagu, priče koje sam čula kao dijete od nekih članova moje porodice koji više nisu u našoj sredini. One su imale dugotrajan efekat, imala sam ih u podsvijesti, mada nisam mnogo o njima razmišljala sve dok nisam počela da osjećam intenzivan pritisak nekih preteranih školskih profesora, i bilo je jasno da nas pokušavaju uvijeriti u bošnjaštvo, nasilno u nekim stvarima. Stoga sam odlučila pokrenuti svoje istraživanje.
Amina: Vrlo dobro ste naučili jezik naših nana, albanski … Gdje ste naučili albanski, naših nana jezik?
Emma: Naravno, veoma sam se interesovala za svoj jezik. Ja učim to više od godinu dana. Uz pomoć pjesama, filmova, interneta, ali i mnogih prijatelja koji su uvijek tu da mi pomognu. Kad postoji želja, postoji način.
Amina: Da li želite da živite i radite u Albaniji ili ostanete u Sandžaku da pomognete našoj djeci ovdje?
Emma: To je teško pitanje. Zato što mi mladi znamo da ovdje nemamo budućnosti. S druge strane, želimo i zaslužujemo bolji život, ali nažalost, moramo ga potražiti negdje drugdje, za sada u Albaniji ili negdje drugdje.
Amina: Da li ste naučili pravu priču o Sandžaku sami ili od drugih?
Emma: Da, naravno. Polovina moje porodice danas poznaje naše korijene, a drugi ne znaju ili ne žele da znaju. Ali često im dam do znanja da sam svjesna svog porijekla. I naravno, nikoga ničemu ne mogu naučiti, mogu ih samo natjerati da razmišljaju.
Amina: Da li želite da posjetite Republiku Kosovo i našu Majku Albaniju?
Emma: Da, naravno. Ali sada ne mogu, jer učim, previše sam zauzeta. Ali jednog dana ću naći vremena za svoju domovinu.
Amina: Na kraju, da li ste ponosni na našu naciju?
Emma: Ponosna sam na svoju historiju, svoju domovinu, svoj narod i svoje korijene. Svako ima pravo da zna porijeklo, Veliki Bog nas je stvorio drugačijim.”
MALJISOR JE ALBANAC KATOLIK
MALJISORIJA JE ZEMLJA ALBANACA KATOLIKA
https://www.sandzakdanas.rs/otkrivamo-sokantan-intervju-ugljaninova-albanizacija-uzima-danak/