Shkruan: Florim Zeqa, 13.07.2019
Intervista e shkrimtarit Jusuf Buxhovi në “Rubikon” u bë “hit” në të gjitha debatet televizive, në mediat e shkruara dhe ato elektronike, e të mos flasim për rrjetet sociale, ku fotoja e Buxhovit ka pushtuar të gjitha dritaret e librit të madh e të pa fund të Facebook-ut.
Nga debatet e shumta përshtypje më bëri paraqitja e ish mikut tim të mirë dhe ish kryeredaktorit të gazetës “Bota Sot”, Bajrush Morina, publicist dhe analist i shquar në emisionin “Info Magazine” në “KLAN KOSOVA” të Baton Haxhiut.
Në lidhjen direkte nga New Yorku, Bajrush Morina në “Info Magazine”, nuk e tha asnjë fjalë për Jusuf Buxhovin, por tha se: “Komunikimi i të parit të LDK-së me anëtarësinë e pakënaqur nuk përkon fare me ‘rugovizmin’,…“Edhe në kohën e Ibrahim Rugovës ka pasë njerëz të pakënaqur, por mënyra se si i ka heshtur ose injoruar ata Ibrahim Rugova është në kundërshtim me këtë që po bën Isa Mustafa”.
Ishte kjo befasia më e këndshme përgjatë këtyre tre viteve të fundit, për shkak se isha mësuar ta shihja gjithnjë Bajrush Morinën më shumë si zëdhënës dhe mbrojtës të Isa Mustafës, sesa një gazetar të mirë.
Ju dashtë Bajrushit të largohet nga “tabela e shahut” (zhvillimet politike në vend) që të kuptojë më drejtë e më mirë realitetin në LDK, pra ju dasht që të shkojë shumë largë për ta kuptuar se, Isa Mustafa dhe klani i tij , jo vetëm që nuk përkojnë fare me frymën rugoviane, janë armiqt më përfid të liderit historik Ibrahim Rugova dhe të LDK-së.
Ju dashtë Bajrushit të shkoi n’Amerikë, që t’i thotë Mustafës ik, dhe jo vetëm, tani po kërkon të largohen të gjithë pleqt, siq i quan ai gardën e vjetër në LDK.
Madje, Bajrushi ka shkuar aq largë duke thënë se “ata që po e “godasin” LDK-në janë askushi”,…“janë individë që edhe në kohën e Ibrahim Rugovës e kanë braktisur LDK-në, janë shëtitur përreth globit të partive tjera, nuk kanë zënë vend askund dhe tani rikthehen për të qenë guardian të “rugovizmit” për interesa të tyre dhe të porositësve”.
Në është ky një dëshprim i çastit apo këndellje e Bajrush Morinës mbetët të shihet gjatë ditëve dhe muajëve në vazhdim. Për shkak se jemi mësuar ta shohim Morinën në situatata të tilla edhe më parë, siq ishte rasti me zgjedhjet e 8 Qershorit 2014, ku nga zhgënjimi që nuk i mori votat e majftueshme për t’u bërë deputet, i akuzoi bashkëpartiakët, gjegjësisht strukturat e larta të LDK-së për vjedhje të votave të tij,…por jo shumë largë, pas një darke të shijshme me strukturat e larta të LDK-së, e tërhoqi deklaratën kontraverse.
Duke qenë se jam ndër të parët në Kosovë, mbase edhe i vetmi deri më sot që e ka quajtur liderin diktatorial të LDK-së, Isa Mustafën, monstrum të politikës kosovare, në të njëjtin mendim mbetem edhe sot, edhe përkundër kërcënimeve e shantazheve nga ish-bashkëpartiakët, nga ish miqt e mirë si Bajrush Morina e të tjerë që më “penalizuan” me mosbotim të shkrimeve dhe mbyllje të portaleve për shkak të pikëpamjeve të mia rreth LDK-së, e në veqanti ndaj liderit aktual, që tashmë ka kaluar përmasat e monstrumit politikë, duke u shndërruar në përbindësh të rugovizmit në LDK.
Më vie mirë, që më në fund edhe Bajrush Morina u bind se Isa Mustafa nuk paraqet frymë rugoviane në LDK. Uroj që kësaj radhe Morina t’i shkojë deri në fund betejesë së filluar kundër klanit të Isa Mustafës.
Bajrush dëshmohu se je me ujkun e jo me arushën!