SHKODRA DHE ARTI I SAJ I PERJETSHEM

0
1636

Ndoc Selimi

( Mbeshtetun te libri “Maska Shkodrane” te te madhit Lec Shllaku) Shkodra – nje emer i lidhur me artin, letersine, muziken, sportin. I lidhur perjetesisht me Zotin, ku kemi deshmi qindra kishe e objekte kulti. Djepi ku lindi te shkruemit e pare shqip, ku u lidhen gjashte “B” te medha te gjuhes shqipe; Buzuku, Barleti, Biçikemi, Budi, Bardhi, Bogdani e te tjere qe erdhen mbrapa te gjithe meshtare katolike qe i dhane emrin dhe gjuhen Shqiperise e qe duhet te vihen ne sofren e pare te Atdheut. Shi aty lindi humori shkodrane aq i permendur nder kohe, per te cilin kemi si teme per nje panorame te shkurter nder shekuj te kesaj gjinie.

Asnjehere nuk e nderpreu kangen dhe humorin shkodrani. Edhe ne kohna me te zeza te luftes e roberise, Shkodra dhe shkodranet gjeten forca dhe buzeqeshje per ti fale qytetareve te vet, per ti sheruar sado pak plaget.
Para qe te kalohej te shfaqja e drames se pare rreth vitit 1876 ne Shkoder, kishin marre jete shume qendra lojnash te ndryshme defrimi. Ne keto grumbullime muzikore e ritme vallesh kalonin qytetaret ore te tana defrimi e kenaqesie.

I pari aktivitet i hershem jane shtregullat. Ndoshta edhe para pushtimit turk, ku kemi nje te dhene nga Dom Ndre Zadeja te melodrami “Rrethimi i Shkodres” botim i “Kumona e se Dielles” nr 11., ku thote se “kendohej e kercehej ne kala edhe gjate rrethimit”. Shtregullat ishin nje aktivitet me kenge e levizje (tip a cappella kendohej edhe pa muzike). Vendoseshin litare ne nje peme te larte ne oborrin e avullive me permasa te medha dhe kengetari hypte ne shtregull dhe kendonte duke u luhatur e shtyre nga dikush, por edhe duke u pergjigjur nga kori. Me qellim te nje larmie, ne mesin e ketij aktiviteti nderhynin bejtexhinjte, hokataret, por edhe imituesit duke krijuar nje ambjent teper gazmor, sa spektatoret e shumte qe mbushnin avulline shperthenin ne duartrokitje e te qeshura.

Te permendura deri vone kane qene shtregullat e Lan Kalase ne lagjen Qafe (Shkodra e dyte). Koha e pranveres ishte me e begatshmja ne kete aktivitet sedomos midis “Dy Shengjergjave”. Komiket dhe imituesit ne fillim benin gjera per te qeshur, por me vone e gjithe aktiviteti humoristik mori karakterin politik ku viheshin ne loje oborrtaret osmane dhe ligjet e tyre. Me kohe shtregullat u pasuruan me elemete te ri artistike , sa moren plotesisht natyren e nje shfaqje, ku lindi nevoja e nje qendre te specializume artistike dhe si e tille sherbeu avullia e vllaznise Fishtoreve ne Arren e Madhe qe mori edhe emnin “Oborri i Fishtoreve”.

Ky oborr u ba qendra kryesore e grumbullimeve artistike ku gjeten vend kanget, vallet, lojnat popullore, humoret etj. Jane keto vite qe shtyne talentet te krijonin kange e muzike te re, numra te rinje, personazhe te reja qe shtoheshin çdo vit. Ketu luanin edhe femijet, por dy pasdite ne jave ishin te caktuara per vajzat me lojnat e tyne si “Lufte” “Litar”, “Top e rreke” etj. Tre burra te shtepise fishtoreve u binin veglaveve muzikore, ndersa me i vogli Jaku kendonte shume bukur. Me vone ky aktivitet mori permasa shume te medha. Filluan te vinin nga lagjet tjera dhe nga gjithe Shkodra talentet me te spikatur te kanges e humorit. Folkloristi, kengtari, encikolpedisti Kol Gurashi (Nika) permend nje pantomimist me emen qe quhej Gjoni i Mark Mullisit, por edhe nje Çakulini , si edhe nje grue me emnin Mrike Çotja.

Me 1876 jepet shfaqja e pare e organizume duke nxjerre prej Bibles nje pjese me titull “Zefi i humbun”. Ishin vitet e Lidhjes se Prizrenit. Kjo ngjarje i dha shkas zgjimit te ndergjegjes kombtare. Me 24 dhetor 1880 organizohet nje shfaqje me titull “Nata e Keshnellave” me tekst te arbereshit Leonardo de Martino, shfaqje ishte nje melodrame qe pati nje sukses te jashtezakonshem. Duke ndryshuar personazhet ne femnore, melodrama vihet ne skene nga shkolla e Murgeshave Stigmatine te Gjuhadolit. Jane keto vite qe i dhane shtyse temave patriotike si nje pjese per Skenderbeun dhe Mbrojtja e Ulqinit, por deri tani kane mbete anonime. Djepi gazmor i Shkodres asnjehere nuk mbeti bosh.

Ne kete zhander jane prezent banaket e robaqepseve, kepucareve, marangozeve, zejtareve etj. duke kriju nje tradite gazmore tipit shkodrane qe nuk do t’i ikte kurre nga dera. Keshtu mbeten nder brezni emna si Oso i Falltores, Kol Tivari, Zef Hilgeges, Filip Daise per te arrite ma vone te brezi qe tashma njihet mire . Ne kete kohe qarkullonte nje shprehje “Qesh, te pakten mes desim tuj kja”. Tregohen shume anektota per Kol Tivarin, nje personazh mjaft i spikatun i kohes. Kur e thrret Musa Juka per perqeshjet e barcaletat qe nxirte edhe per personin e tij, Kola iu pergjigj: “Ne qeshim prej hallit, se jena burra e nuk na shkon vaji. Mjaft kemi ne shpi vajin e grave e femijeve tane”.

Siç e thame me lart nder me te spikatunit deri ne vitin 1900 ishte bejtaxhiu Osja i Falltores, ndryshe Oso Mani. Nder grumbullime e deri ne funerale, Osja gjente bejte, si mjeti me i fuqishem per te kthyer situaten. Nje dite i thote e ama se nuk kishin as buke as para. Osja mendon te shkoje te kryetari i bashkise dhe i drejtohet:

“Kalit t’turpit i kam hype
e me vedi baj davà
nji maxhide kam ardhe me t’lype
ndaç ma fal, daç ma jep uhà.”

Keshtu vine me radhe humoriste, bejtexhi e aktor kalibri si Gasper Leci, Zef Hilgega, Gjon Kol Daja, Gjon Krajani, Ndoc Temali, Matish Prendushi etj. Jane pikerisht keta talente qe do te krijonin me vone berthamen e teatrit te ardhem.
Le te radhisim edhe nje strofe bejte nga Ndoc Temali, strofe e improvizume ne nje takim shokesh kur e thirren per nje gote raki e ai nuk paranoi.

“Lodhe prej hallesh e prej mundi
del nje za si prej te deknit:
Krishti e mbajti kryqin drunit
i martumi e paska hekurit”.

Historia e ketyne heronjeve te artit vazhdon edhe sot ne themelet e teatrit, estrades, kanges popullore, barcaletave aq te shumta , ku shkodrani iu pergjigj flake per flake situatave te kohes. Buzeqesh e kendo Shkoder e shkodrane! Mos e leni buzen qe te thahet!!

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar