Shkodër/ Plagoset shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe

0
615
Policia Bashkiake

KronikëOpinion.al11/10/20

Dy persona dyshohet të jenë plagosur me armë zjarri në Dobraç të Shkodrës.

Abc News raporton se të shtëna armësh janë regjistruar pranë stacionit të pompave në zonën e Dobraçit.
Nga të shtënat janë plagosur babë e bir, të cilët janë transportuar në spital, ndërkohë që njëri prej tyre raportohet në gjendje të rëndë.
Mësohet se në makinë kanë qenë Mentor Hasanaj 39-vjeç dhe Xhelal Hasanaj 74-vjeç. Nuk dihet se cili prej tyre ka qenë shënjestra.

Mentor Hasanaj është shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe.
Ai është qëlluar teksa qarkullonte me makinën e policisë bashkiake.
Dyshohet se dy persona me motor kanë qëlluar në drejtim të tyre për motive ende të paditura. /Opinion.al


Kronikë

Malësi e Madhe/ Plagosja e shefit të Policisë, gjendet motori i autorëve

Opinion.al11/10/20

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me atentatin e bërë ditën e sotme ndaj shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj. Në këtë atentat mbetën të plagosur shefi i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, dhe i ati i tij, Xhelali.

Mësohet se Policia e Shkodrës ka shoqëruar 3 persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen. Ndërkohë, policia ka arritur të gjejë edhe motorin me të cilin mendohet se ka lëvizur autori që kreu atentatin. Ai është gjetur rreth 500 metra larg vendit të ngjarjes pasditen e sotme.

Së bashku me Hasanajn, në makinë ndodheshin edhe babai i tij, Xhelal Hasanaj dhe bashkëshortja Vjollca. Kjo e fundit i ka shpëtuar për mrekulli breshërisë së plumbave. Bëhet me dije, se shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj është transportuar drejt spitalit të Tiranës, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. /Opinion.al


Kronikë

Atentati ndaj Drejtorit të Policisë, dorëzohet i riu bashkë me kushëririn

Opinion.al15/10/20

19-vjeçari që qëlloi me armë katër ditë më parë në drejtim të makinës ku udhëtonte Mentor Hasanaj, Drejtori i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe është vetëdorëzuar.

Ilirjan Hasanaj prej disa ditësh ishte në kërkim nga policia, por ai u vetëdorëzua pas negociatave të bëra me babain e tij.

Mësohet se 19-vjeçari ka shkuar në polici i shoqëruar bashkë me një kushëririn e tij, Verzan Bajrakurtaj, i cili dyshohet se e ka ndihmuar për të kryer atentatin.

Drejtori i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj mbeti i plagosur sëbashku me të atin teksa udhëtonte me makinën e tij. Bashkë me dy të plagosurit, udhëtonte edhe bashkëshortja e Hasanajt, e cila nuk pësoi dëmtime.

Ngjarja ndodhi rreth mesditës së 11 tetorit, teksa shefi i policisë po drejtonte automjetin tip “Skoda”, në pronësi të policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.

19-vjeçari është djali i Arben Hasanaj, ish-polic i Kufirit në Shkodër. Pas ngjarjes mësohet se babai është angazhuar për të gjetur të birin, ndërsa i ka bërë thirrje të dorëzohet në polici.

Ish-polici Arben Hasanaj jeton prej vitesh si emigrant në Britaninë e Madhe. Ndonëse ka të njëjtin mbiemër me shënjestrën (Mentor Hasanaj) mësohet se ata nuk kanë lidhje farefisnore me njëri-tjetrin. Nuk dihet ende shkaku që e ka shtyrë të riun të qëllojë me armë drejt shefit të bluve.