Shkëlzen Berisha – replikë nga Xhabir Zejnuni

1
1634

Nuk është kurrë vonë që të hysh në rrugën e Allahut.
Komplimenti.
Meqë e paskan të ndaluar muslimanët që të betohen PARA statujave, atëherë do thotë që ata nuk e kanë problem që të falen PAS statujave.
Kush i ndaloi ata që të faleshin atëherë PAS statujës së Heroit tonë Kombëtar GJERGJ KASTRIOTIT?
Ka boll sheshe Tirana, ku nuk ka statuja. Le te falen atje muslimanët praktikantë. Bashkë me ty në ballë.
Në lidhje me mbulimin e statujës, duhet theksuar se filmi apo koncerti bëhet për tërë publikun, pa asnjë dallim fetar apo politik.
Kurse mbulimi i statujës, për të mundësuar faljen, i shërben vetëm një pjese të publikut për të ushtruar një rit fetar privatisht.
Dallimi është shumë i madh këtu.
Pastaj, meqë në Tiranë ka vetëm një statujë të Heroit tonë Kombëtar, atëherë koncertet mund të bëhen edhe në sheshe të tjera.
E thjeshtë besoj.
Edhe diçka tjetër. Pse kur erdhi Erdogani në Tirane, u hoq busti i Heroit tonë Kombëtar në Presidencë?
Besoj se ti mund të na japësh një SQARIM për këtë fakt.
Uroj të mos më thuash se Erdogani u fal në Presidencë dhe si rrjedhojë e hoqën bustin përkohësisht (…)!


Mesazhi i Shkelzen Berisha:

Jo ne emer te Skenderbeut

Myslimanet e kane te ndaluar te falen para statujave (pa dallim nese eshte e Gjergjit apo e sulltanit). Per te respektuar rregullat e besimit dhe mos u lene shteg interpretimeve, mbase here tjeter mund te evitojne sheshin dhe ti rikthehen bulevardit ose xhamise se madhe qe po ndertohet. Por kam nje pyetje per te gjithe ata qe kane reaguar. A do reagonin njelloj sikur fjala vjen statuja te mbulohej per te xhiruar nje film apo per te mbajtur nje koncert te madh? Nese do aplikonin te njejtin standart edhe per vellezerit e tyre nje dite ne vit, mbase gjithe ky debat do ishte pa vlere. Ne fund trashegimia e vertete e Skenderbeut eshte bashkimi, jo percarja dhe toleranca eshte kusht themelor per kete.

1 KOMENT

Komentet janë mbyllur.