Nga Binak MAXHARRAJ
Shkatërrimi i shtetit nga vetë pushtetarët nuk është ndonjë paradoks, por një e vërtëtë e dhembshme. Ta shkatërrosh shtetin tend në lule të rinisë, i cili hala është duke leshu shtat është e pa pranueshme dhe shumë e tmerrshme. Nuk ka segment dhe institucion te shtetit, ku nuk veprojnë rremihësit e shtetit bash si bishat kur e sulmojn viktimën. Sheti për këta pushtetarë nuk është shtet, por viktimë, të cilën duhet sulmu nga te gjitha anët.
Që njëzetë vite këta pushtetarë të pagdhendur, me shpirt katili, në mënyrë të paskrupullt e vjedhin, e plaçkisin, e dhunojnë shtetin sikur te ishte pronë e tyre, bile edhe me shumë së pronë e tyre. Janë këta njerëz te pagdhendur, të pa dije për shtet ndertim, te pa shkollë, që e pushtuan shtetin dhunshëm dhe dhunshëm po e shkatërrojnë.
Shkatërruesit e shtetit të Kosovës për këto njëzetë vite nuk lanë birë të shtetit pa e futë kokën, për te pa së nese diçka është në rregull, duhet shkaterrue sa më pare, sepse gjërat e mira qe e çojnë shtetin përpara këtyre mjeranëve, nuk u pelqejnë dhe duhet shkaterru sa më parë. Kështu për këta bizona te shtetit nepotizmi në rend te pare, askush nuk punesohet me meritë, por sipas ilakave, hallave dhe tezeve.
Këta bizona ndërhyjnë edhe në punët e arësimit, shendetesisë, te cilat i shkaterruan deri ne mjerim, por edhe ne sektorët e drejtesisë, të prokurorisë nuk lejojnë qe te luftohet korrupcioni nga kupola e krimit, sepse vetë janë të korruptuar. E, këta e dijnë mirë së luftimi i korrupcionit është kushti kryesor për liberalizimin e vizave, por ne këtë kazan nuk mund te hyejnë, sepse jane edhe vetë në te. Digjen bile edhe përvlohën për se gjalli.
Se sa te pamëshirshëm janë këta shkaterrues te shtetit fletë edhe rasti më i ri i Raportit të Këshillit Shteteror të Cilësisë, i cili dha vlëresime negative ne cilësine e procesit mesimor ne Universitetet publike ne Pejë, Mitrovicë dhe Prizren, sa qe edhe nuk duhet te akreditohën. Këto nuk ishin Universitete faktike, qe i duheshin Kosovës, por ishin Universitete politike te Hashim Thaçit, që i duheshin për votë, e jo për dije dhe cilësi.
Në këto Universitete punonin te paaftë, sepse edhe vete ata tituj i kishin marre shkel e shko. Në këto Universitete janë ba edhe keqpërdorime të medha ne leshuarjën falso te diplomave për pushtetarët dhe te afirme te tyre. Më se miri fletë Universiteti i Pejes, kur para disa viteve, prokuroria nxorri se janë lëshu mbi 500 diploma te dyshimta. Procesi u ndal sepse prekeshin pushtetarët.
Në Kosovë kemi shumë Universitete, qe edhe sikur mos te ishin as gjysma Kosova do te kishte boll kuadro. Kuadrot e diplomuar nuk kanë punë, po ikun jashtë. Kjo i bie se na po shkollojmë kuadro për vendet tjera, te cilat po i pranojnë kuadrot e gatshme pa kurrfarë investimi.
KSHC bani punë të mirë, jo për hater te hallave dhe tezeve, por për hatër te cilësisë dhe përformancës së dobët te këtyre Universiteteve dhe së nuk duhet te akreditohën. Po pse te mbahen me paratë tona këto Universitete të padijes e të cilësisë së ulët, a veç me dhanë diploma pa meritë, apo për çka tjetër. Lidhur, me Raportin e KSHC pati shumë reagime të një anshme, te pamatura, reagime qe nuk e kanë për bazë shkencën por politikën. Ashpër reagoi edhe PANI në pushtet, sepse pikerishte ky i kishte te vjelat më te mira ne këto Universitete.
Por, ajo së çka është e çuditëshme ishte reagimi i pamatur i Kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili Anetarët e KSHC i quajti pa fije turpi kriminelë. I quajti kriminelë zyrtarët qe punojnë ndershëm dhe sipas ligjit ne Qeverinë e tij. Kryeministrit i reagoj ashpër edhe BE, nepërmjet zyrës se saj në Prishtinë Natalya Apostollova, e cila haptas e kritikoi Kryeministrin për këtë ndërhyje te politikës ne institucionet shkencore.
Edhe ky rast është eklentant se si shkatërruesit e shtetit, njerëzit e politikës, qe nuk dijnë se çka është shkenca e mirëfilltë përzihen turpshëm në shkaterrimin dhe jo ne mbrojtjën e cilësisë. Deri kur ma, boll ma, nuk është mirë t’i rrasni hundët atje ku nuk e keni vendin.