GAZETA RILINDJA
Letër ambasadorëve (7)
Problemet e brendshme në Kosovës janë të zgjidhshme, vetëm se duhet vullneti i Amerikës dhe aleatëve të saj nga vendet e BE-së!…
Shkruan: Shefqet DIBRANI
Të nderuar Ambasadorë dhe përfaqësues të Misioneve Ndërkombëtare në Kosovë, kriza në Kosovë është një veprim proporcional i juaji me vendorët, dhe nëse kjo nuk pranohet, zgjidhje nuk do të ketë kurrë. Ky vend i dal nga lufta dhe kriza të mëdha, që nga sundimi otoman e deri te sundimi serb, kap një periudhë mbase 600 vjeçare, prandaj përkrahja për një të ardhme më të ndritur është dashur të shoqërohet mbi një studimi shkencor që do të kishte qasje tjetër.
Megjithatë Kosova meriton një trajtim më dinjitoz, në asnjë mënyrë nuk duhet të shndërrohet, në mostër për eksperimente me pasoja tragjike. Populli i Kosovës është fisnik e bujar, por me fisnikërinë tij po tallen një kastë proletare e socializmit rozë jugosllav dhe ideologji të majta që po bie ndesh me interesat e popullit shqiptarë, me kulturën demokratike të Evropës Perëndimore dhe sidomos po bie ndesh me doktrinën amerikane për shoqërinë.
Kjo që po them do të del më në pah nëse bëhen hulumtime për të parë ku është shkaku i këtij ngërçi, ku janë gabimet sepse pasojat po shihen. Pse të mos nisen analizat, për të parë ku janë sistemuar struktura e vjetër e LKJ-së, në cilat institucione kombëtare e ndërkombëtare dhe cili ka qenë roli i tyre real për gjendjen e krijuar. Pastaj le të shikohen me cilat pasuri dolën nga ai sistem dhe si janë pasuruar në këto 20 vjetët e fundit, pasi disa sish janë bërë milioner. Në këtë plan, pse të mos shihen edhe gradat akademike të pamerituara që i kanë përftuar dhe dikasteret edukativo-arsimore po drejtohen nga struktura proletaresh.
Tashmë nuk mund të fshihet se për gjendjen reale në Kosovë, kanë reaguar vendet mike të Kosovës, dhe shumë institucione përkatëse të cilat monitorojnë situata dhe vende me kriza të mëdha, në rastin konkret edhe me Kosovën. Por në Kosovë ekziston një diskrapancë e madhe në mes deklarimit populist të cilin e bëjnë kryesisht politikanët shqiptar dhe deklaratave mbështetëse mjaftë patetike nga përfaqësuesit diplomatik ndërkombëtar, të cilët është mirë për ta ndryshuar kursin e tyre në raport me politikanët që vet po i kritikojnë, nëse dëshirojnë për të ndryshuar realitetin që ekziston.
Në kohën kur Kosova ishte në luftë dhe ndodhnin arrestime e vrasje të mëdha, në gazetën “RILINDJA”, 24 prill 1999, është botuar një analizë e imja në të cilën janë prognozuar veprimet të sakta të cilat e kanë sjell Kosovën në këtë gjendje. Aty kam theksuar se “Serbia, në këtë humbje të sigurt, ka tendencë ti bëjë përpjekjet e fundit maksimale të saj që orientimi i ardhshëm politik i shqiptarëve të Kosovës, (të kontrollohet nga ajo), ku përmes kanaleve të saja, të sforcohet vija e përafërt me bindjet politike që ka dhe synon në të ardhmen të ndjek ajo”, kuptohet në raport me Kosovën dhe Bashkësinë Ndërkombëtare që do të vendosej në Kosovë, duke theksuar se “Lufta psikologjike e serbëve ka marrë dimensione tronditëse edhe me listat e rrejshme për të likuiduarit, informacione të cilat lënë nën margjina mjaftë veprime të tjera makabre.
Koha do ta dëshmon… se kanë pësuar sidomos funksionarë politikë të LDK-së, duke mos përjashtuar as personalitetet e partive politike shqiptare që sadopak kanë pasur dhe kanë orientim demokratik properëndimor… Eliminimi i liderëve dhe intelektualëve të këtij krah politik do të shkallmohet qëllimisht… për ta dobësuar dhe shkatërruar krahun politik të cilët vizion themelor kanë dhe kanë pasur orientimin e shqiptarëve pro perëndimit, pro demokracisë evro-amerikane”[1].
Të nderuar Ambasadorë dhe përfaqësues të Misioneve Ndërkombëtare në Kosovë, duke i parë se si janë zhvilluar ngjarjet në këto dy dekada, qofshin vrasjet me motive politike, eliminimi i intelektualëve strukturat udhëheqëse, po sidomos kaosi në konceptin orientues, na jep të drejtë për të thënë se gjykimi i atëhershëm paska qenë shumë i saktë. Nuk dua të paraqitem modës, por dua t’ua theksojë publikisht se në të gjitha shkrimet tjera për ngjarje e zhvillime të tjera ka saktësi të mjaftueshme.
Pse ka ardhur Kosova në këtë gjendje, në analizën time po kufizohem vetëm në katër shtylla, për të ilustruar shpjegimin se shkatërrimet janë bërë me prapavijë për të rrënuar përpjekjet e shqiptarëve për liri dhe për ta ngulfatur angazhimin e SHBA-ve dhe aleatëve të sajë në vendet e Bashkimit Evropian, për ta demokratizuar Kosovën dhe rajonin.
Gazeta “RILINDJA”, një histori që nuk guxon të injorohet
Shkatërrimi i Gazetës “RILINDJA”, e cila ka nis botimin e saj në vitin 1945, ka qenë institucioni më i hershëm që ka sfiduar të gjitha kohërat e errëta, duke përgatitur atë brezin e artë intelektual i cili themeloi LDK-në, partinë e parë antikomuniste, në Kosovë dhe në mbarë Jugosllavinë. D.m.th. strukturat e sistemit komunist jugosllav, të mbështetur edhe nga hazard analfabet dhe përfaqësues Ndërkombëtare, iu hakmerren intelektualëve, traditës dhe historisë së Kosovës. Objekti i tjetërsua dhe askush nuk qau kokën për fatin e qindra punonjësve të cilët i përjashtoi nga shtëpia e tyre diktatura kriminale e Sllobodan Millosheviçit.
Gazeta “RILINDJA”, një traditë e gjatë për Kosovën
2. RADIOTELEVIZIONI I PRISHTINËS (RTP)
RTP ose Dritarja Informative e Kosovës
Institucioni tjetër që ishte bërë halë në sy bërë diktaturën serbe, pa dyshim ishte Radiotelevizioni i Prishtinës (RTP). Kjo shtëpi mediatike, në vend se të transformohej nga RTP në RTK, vendor e ndërkombëtar, miratuan vendimin e Serbisë për mbylljen e saj dhe mbi themelet e RTP-së themeluan RTK-në. Të gjithë intelektualët dhe punonjësit e këtij mediumi publik që nuk iu përulën koniunkturave të reja u lanë në rrugë, ata paguan bumerangun për angazhimin e tyre intelektual në shërbim të lirisë dhe kauzës kombëtare për orientimin e shqiptarëve drejt proceseve evro-amerikane.
3. UNIVERSITETI I KOSOVËS NË PRISHTINËS
Universiteti i Kosovës në Prishtinës, u akuzua për bastion i nacionalizmit shqiptarë
Të paktën që nga viti 1981, Universiteti i Kosovës në Prishtinës, është konsideruar si “Bastion i nacionalizmit shqiptarë”, kundër të cilit ishte vënë i tërë sistemi jugosllav e ai serb. Pushteti serb e mbylli duke ia degraduar vlerat edukativo arsimore Kosovës. Sistemi paralel i njohur “shtëpitë shkolla”, ishte vetëm imitim i shkollës për të mos u dorëzuar para skenarëve serb.
A sot universiteti nuk është në gjendje ku duhej të ishte për ta kryer misionin e shenjtë për të përgatitur kuadrat që sfidojnë krizat në Kosovë. Në vitet e para pas përfundimit të Luftës, aty u pajisen me diploma dhe grada akademike, duke u kthyer edhe si mësimdhënës një brez dhe një gjeneratë e cila nuk do të duhej të fokusoj në aspektet edukativo-arsimore pasi edhe vet e dinë se nuk janë ai kuadri që do të duhej ta kishte një universitet shtetëror siç ka nevojë Kosova.
4. QENDRA PËR INFORMIM E KOSOVËS (QIK)
Në vitet e nëntëdhjeta u themelua “Qendra për informim e Kosovës”, të cilën e themeloi Lidhja Demokratike e Kosovës, kurse Enver Maloku iu vra sa ishte drejtues i kësaj qendre. Për një kohë të shkurtër QIK u shndërrua në një Qendër të fuqishme mediatike duke ndikuar drejtpërdrejt në proceset e asaj kohe. Çuditërisht gjatë tërë asaj kohe është luftuar e shantazhuar, përveç nga serbet, edhe nga Qeveria e Kosovës në Ekzil që drejtonte binomi Bukoshi & Mustafa. Janë të njohura shantazhet financiare dhe sabotazhi i Isa Mustafës kundër QIK dhe Kosovës.
Çuditërisht në mandatin e Isa Mustafës, si drejtues i LDK-së, kjo qendër informative u shua tërësisht, madje askund në internet nuk e gjejmë as logon origjinale. Mbyllja e QIK, u bë pa zhurmë dhe pa potere, krejt në heshtje, pa shkruar e reaguar askush nga shqiptarët. Madje askush nga strukturat e LDK-së nuk ka reaguar dhe as Ambasadorët dhe përfaqësuesit e Misioneve Ndërkombëtare në Kosovë. Dhe padyshim suksesi i Isa Mustafës, kah i cili janë kthyer shpresat, jo vetëm të kosovarëve por për fat të keq edhe të disa Ambasadorëve dhe vendeve mike që po monitorojnë demokracinë arkaike në Kosovë!
Përfundim: Shkatërrimi i historisë së një populli është degradim i vlerave të tashmes dhe minim për të ardhmen e atij vendi, e këto institucione, tre sish të shkatërruara dhe njëri i degraduar në aspektin pedagogjik kanë prodhuar një klimë të padurueshme duke vrarë shpresën se në Kosovë do të bëhet mirë. Por si njohës i zhvillimeve politike në Kosovë, e ripërsërisë qëndrimin se problemet e brendshme në Kosovës janë të zgjidhshme, vetëm se duhet vullneti i Amerikës dhe aleatëve të saj nga vendet e BE-së, për ta bërë Kosovën të mirë dhe të dëshirueshme!…
Vijon…
St. Gallen, 1 shtator 2019.
*Sh. Dibrani, është autor i 25 librave të cilët kryesisht i trajtojnë zhvillimet politike në Kosovë. Ai prej më shumë se tre dekadash jeton dhe vepron në Zvicër.
[1] Shefqet Dibrani, “PRAPAVIJA E NJË ARRESTI”, gazeta “RILINDJA”, botimi për perëndim, e shtunë / 24.04.99, faqe 8.
O injorant i vitit 1982,
Ti ke mbete me trunin dhe filozofine e vitit 1992 kur ke ike si frikacak nga Kosova. E tash ky frikacak shet pallavra kinse po di diçka..c.c.c..cc..
Ti po e fakeson Ameriken qe Kosova po voton per hajna ne votime!!!
Baju more frikacak e mos shkruj qyfte po ha qyfte.
Hajt
Komentet janë mbyllur.