SHKARKIMI I VELIUT I PRITUR

1
378
Agim Veliu

Binak Maxharraj

Tash po shihet se pse LDK ngulte këmbë për më e marrë Ministrin e mbrendshme duke e derguan Veliun në këtë ministri, pikë së pari për të ruajtur rehatinë në atë ministri më plotë skandale dhe afera, më vjedhje të madhe të deshmive në Prishtinë, Pejë dhe se fundit në Veri të Kosovës, vjedhja apo kidnapimi nënshtetasve turq dhe deportimi më dhunë në Turqi dhe shumë afera tjera e skandale të eprorve të saj. Ky njeri është derguar qellimisht nga Isa Mustafa, anipse është pjesë e qëverisë po e luanë lojën e djallit më Pronto mafinë. LDK si partner i koalicionit qeveritar, po e luan më shumë rolin e opozitës se sa të bashkëqeverisjes më LVV.

Dhe këtë më se miri e tregojnë rastet se derisa në shumë ministri tjera kanë filluar pelcitjet në shkapjen e shtetit nga PANI duke anuluar shumë vendime të paligjeshme, njëriu më mustaqe të vogla, Agim Veliu as qe mendon por edhe as që e ka guximin të ndryshoi diçka, bash si paraardhësi i tij Skendër Hyseni, i cilli qe sa kohë ndejti në këtë ministri as vrikë më gojë nuk bëri. Kjo tregon më se miri se “duhet mbajtë duart larg nga kjo ninistri” dhe mos shpurdhët se ku më dijtë se çka delë.

Agim Veliu ishte njeriu i paduhur në këtë ministri vitale për shtetin, kjo më se miri po e tregon mosbashkëpunimin më kryeministrin, i cili gjuan kungja në drejtim të tij. A ka gjë më keqe se kjo, kur i tërë aparati shtetror ballafaqohet më menaxhimin e situatës me corona-virusin, ky burri i botës jepë alarmin shqetesues për popullatën se rastet me virus po rriten nga ora në orë, gjë e pavërtetë.

Duke i parë këto dredhi të ministrit (ndoshta edhe me aminin e LDK) dhe mungësën totale për menaxhimin e kësaj ministrie, kryeministri Albin Kurti mori vendim për shkakimin e tij, të cilin vendim të qelluar duhet përkrahë. Vallë, duke i parë të gjitha ato ndëskamca midis LVV dhe LDK gjatë qeverisjes se”përbashkët”, shtrohet pyetja a mos është edhe kjo sjellje e Agim Veliut në drejtim të rreximit të qeverisë Kurti, për ta kthyer përseri në pushtet PANI-n, ndaj se ciles Mustafa, Haziri dhe Veliu gëzojnë simpati? Do të deshiroja qe të mos jetë kështu.

Ererat drejtë rreximit të qeverisë nga ana e LDK më shmigimët edhe të panistëve si duket kanë nisë të fryejn.

Por, është vetëm një njeri ambasadori amerikan Philpe Kosnett, i cili mund t’i ndalë këto erëra dhe qellime të pista për rrezimin e qeverisë, i cili hiq më larg se dje e përgezoi qeverinë Kurti për përformancë të duhur në menaxhimin e shtetit, duke i shpartalluar të gjitha këqëpërdorimet, që i janë bë shtetit për vite më radhë.

1 KOMENT

Komentet janë mbyllur.