Shkarkimi i ambasadores Alma Lama nga Hashim Thaçi, rrëzon propagandën e bashkimit kombëtar

0
409

StartNews.al, 24 shkurt 2019

Politikanët në të dyja anët e kufirit që ndan shqiptarët, i ka përdorur qytetarët e dy vendeve në kontekstin dhe qëllimin e qartë të arritjeve e qëllimeve të tyre personale, klanore brenda hapësirës shqiptare ose jo, duke qenë në urdhërata e lobeve të ndryshme ndërkombëtare për interesa.

Shumë propagandë është derdhur live ekraneve të televizioneve në Kosovë dhe Shqipëri për idenë të bashkëpunimit e bashkimit, e në fakt e gjitha kjo vetëm për konsum mediatik, pasi gjithçka ka përfunduar në dreka e darka si dhe ndarje pazaresh mes liderësh si rasti Rama-Thaçi pa harruar Vuçic, ku ne tepsinë e tyre është dhe ndarja e Kosovës.

Paturpësia shihet madje në mbledhjen e përbashkëta të dy qeverise sikur puna na kish mbetur këtu që po nuk e bënë mbledhjet e përbashkët nuk arrihen rezultate. Pra duhet të puthen e përqafohen që qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë të kenë bashkëpunim sa më të lirshëm në të gjitha fushat mes vetes!

Një turrë zyrtarësh mes dy vendeve i sheh me shkresa në duar ku na firmosen marrëveshje pa fund, madhe dhe të ripërsëritura e në fakt asnjëherë nuk gjejnë zbatim.

Një sondazh i publikuar në Prishtinë konstaton se 48% e shqiptarëve të Kosovës nuk duan bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, përfundim ky i Institutit Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA), i cili publikoi raportin “Zëri i Popullit rreth finales së madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. “Pjesa që ishte pro bashkimit ishte 43%, edhe pse duhet thënë se pyetja ishte e lidhur edhe në lidhje me marrëveshjen e përfolur mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk përjashtohet mundësia që një rezultat kaq i lartë refuzues të vijë si pasojë e kundërshtimit të politikës së presidentit të Kosovës i cili ka hedhur në treg tezën e shkëmbimit të territoreve. Sido që të jetë, është hera e parë që në Kosovë ka një shumicë që nuk është pro bashkimit me Shqipërinë, një ëndërr e kahmotshme e shqiptarëve të Kosovës”-shkruan “Zëri” në Kosovë!.

Por herë-herë në fakt këto zëra kanë qarkulluar në të dy shtetet me shqiptarë, e kjo e lidhur ngushte më situatën sociale dhe ekonomike në të cilën gjenden sot shqiptarët në trojet e tyre, ku përgjegjës për këtë situatë është absolutisht klasa politike në Tiranë më Ramën e Thaçi në Kosovë, tek të cilët shfaqet dukshëm bajraktarizmi në drejtim.

Pakënaqësia në Kosovë për Tiranën zyrtare është e dukshme dhe në fakt dhe e bazuar. Pritshmëria që ka Prishtina është e madhe nën shtetit ëmë, nëse mund ta quajmë kështu

Kur nuk po shfaqet një marrëdhënie preferenciale mes dy vendeve të ndara nga kufiri, zbatimi i marrëveshjeve që firmosin, krijimi i sa më shumë lehtësirave është obligim për Bajraktarët që janë në drejtim. Është detyrë e tyre ta lënë mënjanë propagandën e të zbresin më këmbë në tokë për të bërë sa më shpejt një bashkim ekonomik dhe njerëzor e më pas të shihet kur do të vijë dhe ku bashkimi i madh, nën BE, apo bashkë! Rënia e barrierave do të ishte realbashkim dhe jo vënia e taksës së rrugës së Kombit!

E kur teorikisht, në kuadër të shpëlarjes së trurit bajraktarëve iu duket sikur i kanë zgjidhur të gjitha, kanë zbritur në terren për të marrë në drejtim shtetas nga të dyja vendet, por më një kontrast në dukje. Edi Rama në Tiranë na shet sikur i hapen zorrët e barkut për të përfaqësuar shqiptarët e Kosovës në qeverisje, e në fakt kjo ndodh vetëm e vetëm sepse sipas mediave dhe informacioneve në terren ata përfaqësojnë një lobim të caktuar shqiptarë dhe jo, por jo se kryeministrit Rama i intereson shumë kjo çështje. I merr pa eksperiencë dhe i vë në drejtim të vendit.

E ndërsa Shqipëria vëmë një ministër të Jashtëm për tekat e Ramës, Hashim Thaçi hidhet në kundrasulm duke larguar ambasadoren e Kosovës në Itali, Alma Lama pa asnjë motivacion!.

Kjo është e turpshme ku ke parasysh faktin se ambasadorja Lama (ndryshe nga dy zyrtarët e lartë shqiptarë nga Kosova që janë ministra), një qytetare e Shqipërisë e cila pas studimeve në Tiranë është martuar dhe ka krijuar familjen në Kosovë dhe prej vitesh jep kontributin e saj pikërisht aty!.

Pra, Alma Lama është në të drejtën e saj të bëj karrierë duke qenë se nuk është shtetase e Kosovës Partime, por Prishtina zyrtare po sillet çuditshëm me një shqiptare nga Shqipëria e integruar prej vitesh plotësisht në shoqërinë kosovare si dhe në diplomaci që po e përfaqëson Kosovën më së miri. Më i turpshëm është fakti që të fryrë nga segmente të politikës së ditës në Prishtinë, ka reagime të çuditshme politike kundër ambasadores të porositura në mediat vendase dhe rrjetet sociale. Rasti, Lama tregoi që klasa politike e ka për propagandë bashkimin kombëtar dhe se në këtë rast ambasadores i mjafton thjesht fakti që është martuar me një shqiptar nga Kosova (pra i mjafton një bashkim), për të tjera na vendosin bajraktarët!.

Nga e çfarë po shohim në tërësi, si në veçanti në rastin konkret të shkarkimit të ambasadores Alma Lama pa asnjë motivacion nga Presidenti Hashim Thaci, retorika e bashkimit e përdoruar edhe pse ka qenë e pabesueshme deri më tani fal sjelljes së politikanëve në drejtim, ajo tashmë thuajse po rrëzohet fatkeqësisht. Do zoti që një klasë tjetër politike në drejtim ti dal zot fatit të shqiptarëve e cila po rrezikohet dukshëm nga Rama-Thaci-Vucic! Redaksionale
/ Startnews