Nga Revista Drini – 27 Shkurt 2019
Shkruan: Fahri XHARRA
Kur e shikon foton e sipërme, mund të kuptosh se sa e paskrupullt është propaganda serbe antishqiptare. Edhe pushteti, edhe kisha ortodokse serbe edhe, edhe… çdo gjë është kundër shqiptare.
Martinoviqi i kryquar nga shqiptarët si Jezu Krishti, dhe shqiptarët “kriminelë “ të mbrojtur nga policët e Kosovës (1985).
Sa i çmon të “përvuajturit” e saj; asgjë nuk ia lë rastit. Nga çdo situatë, nga çdo ngjarje mundohet të gjejë dhe të përfitoj diçka. Janë krejtësisht të kundërt me ne. Ne nuk e pranojmë rrenën, e mohojmë, madje edhe të vërtetën, kurse serbët nga rrena krijojnë ngjarje, tragjedi; shkruajnë libra, kompozojnë himne, oda, ditirambe dhe mbesin përballë botës si “të përvuajturit” e Ballkanit. E bota iu zë besë! Dhe Europa e ndanë dhimbjen me ta; vajtojnë së bashku dhe vajtojnë e vajtojnë deri sa një rrenë e sajuar të ngulet në trurin e tyre dhe nuk harrohet kurrë. Serbët janë në gjendje për gjithçka, janë në gjendje edhe nxisin luftëra me një arsyetim të asaj gënjeshtre të krijuar nga vetë ata. E bota iu zë besë.
“Me Një Maj të vitit 1985, Gjorgje Martinoviq, një serb 56-vjeçar i Kosovës nga Gjilani, mbërriti në spitalin e qytetit me një shishe qelqi gjysmëlitërshe të thyer në rektumin e tij”, raportonte shtypi i kohës. Ai i fajësonte dy burra shqipfolës të cilët e sulmuan gjatë kohë sa ishte duke punuar në arën e tij dhe si pasojë e dhunës i mbeti shishja e qelqit e thyer në prapanicën e tij. Të mjerët shqiptarët se çka i priste filloi furtuna antishqiptare, për dy vjet e gjysmë ne s`mund të flinim, të ishim të qetë nga “derti” për prapanicën e Gjorgjit…
Ai u transferua menjëherë në Beograd për hulumtime dhe hetime te tjera. Rasti numër një në politikën antishqiptare të kohës të viteve 1985. Në duar e mori A.M.U dhe aty u arrit përfundimi që “nuk është rast që njeriu i bën vetes”. Mjekët më në zë, një nga çdo republikë e Federatës Jugosllave duhej të sjellin përfundimin që plagosjet trupore: “ishin nga një futje me dhunë të një shisheje 500 ml, nga ana e fundit më të gjerë në rektumin e tij”, edhe “që ishte e pamundur të bëhej nga vetë Martinoviqi.” Ekipi mjeko-ligjorë erdhi në përfundim: “që dhuna është ushtruar nga dy apo tre e më shumë dhunues.” Pa dyshim mendohej, shënjohej, aludohej në shqiptarë. Kush do jenë ata të mjerë që në atë kohë kur ndihej miza duke fluturuar, ta kryen këtë vepër aspak të mirë.
Zemrat e shprishura nacionaliste të pa skrupullta serbe, lajmin e dhanë më 4. Maj 1985, nga gazeta shtetërore Politika: Qytetari Gjorgje Martinoviq, i gjallë u ngul në hu në arën e tij (fshati Jaruga), dy kilometra larg Gjilanit. Këtë krim e bën terroristët shqiptar (shiptarski teroristi)( Politika).
Grupi i intelektualëve dhe gazetarëve i shkruan me të shpejtë shtypit vendas dhe atij të jashtëm një notë proteste të shkruar: “E vërteta e ngulur në hu”. Shkrimtari dhe Akademiku u Dobric Qosiç u angazhua në mënyrën e tij për këtë “krim”. Kuvendi Federativ diskutoi për “rastin Martinoviç” tetë herë. E ne në kohën e përmendur çka s`përjetonim.
Që në fillim kur e dërguan “të mjerin Martinoviq” në Beograd dhe u hesht për katër ditë për rastin e tij, në AMU të Beogradit ishte vërtetuar që “plagët ishin shkaktuar nga vetë Martinoviqi në tentim për vetë masturbim. Prokurori publik kishte shënuar se në një përfundim me shkrim, se ishte rast i vetëkënaqsimit me shishe të birrës”
Me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës 2008, shkrimtarja serbe Svetlana Velmar-Jankoviç paska pas shkruar në një artikull autorial se “rasti” Marinoviq “i para tridhjetë vjetëve i kishte hapur të gjitha rastet e ardhshme të vuajtjeve dhe mjerimeve” të Serbëve. Popi Atanasije Jeftiçi paska pas shkruar; “se ky njeri i mjerë… një fotografi e gjallë e vuajtjeve dhe e zhbërjes së serbëve të Kosovës që nga koha e okupimit nazist 1941”
“I përvuajturi i Kosmetit (Kosovës dhe Metohisë)” s`ka të harruar, ai rikujtua edhe pas 15 vjetëve, kur ai vdiq nga vdekja natyrale në vitin 2000. “Shiptarski teroristi e ngulën në hu Gjorgje Martinoviqin” shkruhej përsëri në atë rast.
Pra rasti Martinoviq, sot mund të thuhet se ishte xixa nismëtare për shumëçka ndodhi më tutje në Kosovë dhe Jugosllavi, sipas tyre ” Gjorgje Martinoviq u bë simbol i së keqes, që Serbët duheshin pa tjetër ta duronin në Jugosllavi”!. Serbia ishte vendi i vetëm në botë që mund të fillonte edhe luftërat për shkak të një autopederi. Tmerr i njerëzimit.
Terrori serb mbi shqiptarët e Kosovës nuk ndalej. Vetëm pas dy vitesh “Pas deklaratës të cilën e dha në vitin 1987, televizionit të Lublanës, Ministri i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë së asaj kohe, slloveni Stane Dollanc mediat nuk shkruanin më për “martirin” e Serbisë: Sa i përket rastit të Gjorgje Martinoviqit, është ndërprerë çdo hetim i mëtutjeshëm, gjykim nuk do të ketë sepse organet e mija të kriminalistikës e kanë vërtetuar që ai është vetë lënduar. Pastaj ai me në qeshje ironike shtoi: Më vjen keq që Gjorgje Martinoviqi, samuraji serb e ka kryer mbi vetveten një akt harakiri. Kjo deklaratë është ende në fuqi”, shkruanin gazetat e 1987-ës.”
Propaganda serbe “rastin Martinoviq” e shfrytëzoi si pretekst të heqjes së autonomisë se Kosovës dhe luftërave më tutjetjeshme. Analizat mjekësore në Lublanë, pas 5 ekspertizash të ndryshme në botë dhe Jugosllavi, vërtetuan që Gjorgje Martinoviqi, ishte lëshuar në akt vetë-homoseksual që të vetëkënaqej, por “puna nuk i vajti siç e deshi”.
Kjo ishte Serbia e viteve 1985-1987. Kjo ishte Serbia, po ashtu e njëjtë deri në vitin 1999. Po e njëjta Serbi është edhe sot! Martinoviçi së shpejti edhe ndoshta do të shpallët i shenjt.
M`u sollën ndërmend vitet 80-të në Kosovë.
Fahri Xharra, 30.04.14
Gjakovë
Shikoni se si e përshkruejnë gazetat serbe, shpifjen më të fëlliqur serbe ndaj shqiptarëve:
Djorde Martinovic became a symbol of the human rights abuses committed against Kosovo Serbs. He became a “martyr” for Kosovo Serb Christians. In a painting by Miodrag Popovic, 1 Maj. 1985, Martinovic was shown being crucified like Jesus Christ by Albanian Muslim separatists. His case became symbolic of a perceived sense of Serbian Christian “martyrdom” in Kosovo. Wouldn’t you be outraged and angry if someone shoved a bottle up the ass of an American? In other words, this horrific attack came to symbolize Serbian grievances and a sense of victimization in Kosovo.
For this reason, the story needed to be quashed. It had to be made to appear like it was all made up. Fearing a backlash, the Yugoslav government and the US and the Western media colluded in manipulating and censoring and falsifying the incident. What followed was a massive cover-up by the Communist Yugoslav government. On May 4, 1985, the Martinovic case appeared in the Yugoslav Communist political publication “Politika”. The headline read: “A civilian employee of the JNA in Gnjilane, Djordje Martinovic, attacked and injured on a stake on May 1 on his own land Jaruga, two kilometers from Gnjilane. This crime was committed by Albanian terrorists”
Referencat që ende gjallojnë në internet për rastin Martinoviq
(http://dengalnaserben.weebly.com/history-1950-to-1989/category/1985%20kosovo%20martinovic)
https://en.wikipedia.org/wiki/%C4%90or%C4%91e_Martinovi%C4%87_incident
http://www.novosti.rs/vesti/naslovna/reportaze/aktuelno.293.html:547287-Potomci-Djordja-Martinovica-Nas-deda-je-simbol-srpskog-stradanja
http://www.aftonbladet.se/nyheter/20areftermuren/article12095343.ab