SHH “MEDVEGJA” NË ZVICËR VAZHDON TRADITËN TRIDHJETËVJEÇARE

0
693
SHH Medvegja, Zvicër

Shkruan Rrahman Hyseni

Më datën 09/01/2020 në Medvegjë Shoqata Humanitare “Medvegja” me seli në Fully të Zvicrës Kryetari, Zejnullah Namani dhe arkatari Sabit Abazi, ndan pako ushqimore për 13 familje në Medvegjë. Kryetari Zenullah Namani!

Për 30-vite asnjëherë nuk kurseu as mundin, as djersën dhe Falënderon të gjithë anëtarët, kontribuesit dhe donatorët e Shoqatës.

Dhe kanë vizituar dy familjet, në nevojë për dy shtëpi të cilat janë urgjente!

Edhe vitin që e lamë pas (2019) SHH”Medvegja”, e ka përmbyllur me aktivitete dhe humanitet sikur çdo vit tjetër. Orientim i këtij humaniteti ka qenë që për festat e fundvitit kjo shoqatë t’i gëzojë fëmijët, përkatësisht nxënësit e Komunës së Medvegjës me nga një pako, me rastin e festave të fundvitit për 72 nxënës.

Veprimtarinë e vazhduan me datën 10/10/10 në Durrës, Humaniteti dhe solidariteti burojn thellë nga shpirti dhe zemra e çdo Mërgimtari!

SHH “Medvegja” me seli në Fully të Zvicrës, edhe në Durrës, kanë shpërndar pako ushqimore dhe higjeno-sanitare për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Shpërndarjen e 32 pakove në 32 familje e bëri kryetari i SHHM, Zejnullah Namani dhe arkatari Sabit Abazi. Në gjitha familjet u njoftuan nga administratori (nënkryetar) i Njësisë Administrative Golem, Astrit Badalli dhe u shoqëruan në këto familje nga Shaban Karabaja punonjës i taksave.

Po ashtu në Njësinë Administrative Synej u njoftuan nga administratori Juljan Tatani dhe u shoqëruan në gjitha familjet nga Andi Elmadhi, inspektor ndërtimor.

Tan ditën i palodhur në shoqërim ishte Ardit Dulla, Arkitekt në Tiranë.

Vlen të thuhet (të përmendet) se një ditë më parë u ndan pako ushqimore për 13 familje edhe në Medvegjë.

Humaniteti dhe solidariteti është një vlerë që trashëgohet brez pas brezi, nga diaspora medvegjase flet edhe projekti, të cilin po e zhvillon SHHM që në ditët e para të vitit 2020 nga e cila janë ndarë e ndihmuar për 31 vite me radhë me miljona Euro si donacion për qillime humanitare.

Deri më tani, Shoqata Humanitare “Medvegja” me seli në Fully të Zvicrës ka ndarë e ndihmuar miljona Euro si donacion për qëllime humanitare.