Shfaroseni fundamentalizmin islamik përpara se me u shfaros kombi shqiptar

0
434
Aurel Dasareti - ngre shqipen

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Një numër i konsiderueshëm hoxhallarësh antikombëtarë, keqpërdorues të fesë (spiun të shërbimeve të huaja), ua kanë ngatërruar rrugën besimtarëve të verbër duke i dërguar në errësirën e skëterrës, ndërsa me paratë e tyre ata vetë jetojnë pranë buzëqeshjeve të tokës. Duhet një veprim i Perëndisë për t’i ndëshkuar, duke i shkëputur nga gëzimet e shfrenuara dhe rrokullisur në ferr, prej të cilit mund të dalin vetëm duke iu ngjitur pambarim një të përpjete të pafund.

* * *

Të “vërtetat” që në realitet janë shtypëse, mund të asgjësohen vetëm nëse bëhen të njohura.

Në çastin kur viktimat shumëvjeçare të këtyre dallaveraxhinjve e mësojnë “të vërtetën”, fillon tragjedia e tyre: nga dëshpërimi i humbjes së kohës, jetës private dhe mirëqenies familjare në ndjekje të iluzioneve, të cilat ua shërbyen pseudo-hoxhallarët e papërgjegjshëm hipokritë.

Feja e tepruar është opiumi për propagandën e shfrenuar të “besimtarëve” me ndërgjegjen dhe mendjen e turbulluar.

Patjetër ta luftojmë “Lëvizjen fetare totalitare islamike – antikombëtare”, që kërkon kontroll të plotë mbi jetën njerëzore ilire-shqiptare, si në nivelin shpirtëror ashtu edhe në atë material. Dhe, dikton atë që njerëzit duhet të mendojnë, atë që njerëzit duhet të thuan, hanë dhe veshin, si dhe legjitimojnë përdorimin e dhunës kundër të menduarit ndryshe. Për ISIS luftuan disa qindra të ri shqipfolës të inkriminuar (akuzuar për krime ndaj njerëzimit), kamikaz me shpëlarje truri, të indoktrinuar nga hoxhallarë kësisoj (nuk dua të emëroj disa dhjetëra prej tyre, i njihni më mirë se unë), qëllimi i të cilëve nuk është feja, por përmes keqpërdorimit të saj të na shkatërrojnë nga brenda. Dorë e zgjatur e armiqve shekullorë.

(Indoktrinimi, do të thotë të përpiqesh të ndryshosh qëndrimet dhe perceptimet e një personi përmes ndikimit negativ sistematik).

Duhet të luftojmë për një Shqipëri, Kosovë (dhe trojet tjera nën pushtim) pluraliste, laike dhe demokratike me barazinë, lirinë e fesë, lirinë e shprehjes, mirëqenien, si rrugë të përhershme.

Patjetër t’i mbrojmë vlerat tona, sidomos gjuhën, që të mos tjetërsohemi, asimilohemi, shpërbehemi.

Është e rrezikshme të duam të jemi si të gjithë të tjerët, sidomos kur imitojmë jo-vlerat e tyre. Kozmopolit, një qenie njerëzore që fantazon se është një qytetar botëror, duke harruar kombin të cilit i përket.

Është e panatyrshme, kundër ligjeve të Perëndisë, sepse në të gjitha pyjet dhe në kopshtet e tokës, Ai nuk ka krijuar një gjeth të tillë që është njësoj si një tjetër.

* * *

Njerëzit mendjemëdhenj që besojnë se mund të shpjegojnë gjithçka, i vendosin gjërat në një sistem të cilin e kanë hartuar vetë, për t’iu përshtatur nevojave të tyre për dobësimin e ankthit për jetën, ankthit të vdekjes dhe urinë e ekzistencës së përjetshme.

Një jetë pa shkëlqim. Jetojmë për të ardhmen e përsëritshme. Kur do të bëhet më mirë? »Kur t`i ndreqim punët», «më vonë», «nesër», «kur të na lejon BE-ja», «kur të vdesim».

Shqiptari nesër e pret të nesërmen!
Gjithçka ka dal jashtë kontrollit sepse përsëri bëhet ajo që është. Dhe, më së fundi arrin te vdekja të cilën askush nuk e “njihte”.

Kjo sepse nuk ekziston përvoja e vdekjes. Njerëzit i kuptojnë vetëm ato çfarë është jetuar dhe eksperimentuar.

Megjithatë, një numër i konsiderueshëm i hoxhallarëve-priftërinjve mendjemëdhenj, jo vetëm në shtëpitë e Zotit por kudo që munden, e teprojnë kur predikojnë jetën pas vdekjes, sepse ua “shpjegojnë” besimtarëve në “detaje” çështjet e kësaj natyre. Përkundër faktit të pakontestueshëm se njerëzit e gjallë e kanë të pamundur të flasin për përvojën e vdekjes së dikujt tjetër. Mund të mbështeten vetëm në spekulime.

E drejta për të predikuar fenë nuk duhet të keqpërdoret. Askush nuk ia gjen rrugën e zgjidhjes këtij misteri të natyrës, “jetën pas vdekjes”, që do të mbetet i panjohur dhe i pashpjegueshëm. Prandaj mos e teproni me “shpjegimin” e sendeve që nuk i keni përjetuar personalisht dhe pothuajse aspak nuk i dini.

* * *

Ndaloni hixhabin e fëmijëve. Problem serioz: Indoktrinimi i vajzave të vogla në disa xhamia dhe disa rrethe familjare, që përveç tjerash detyrohen të mbulohen (maskohen) me hixhab. Këto vogëlushe përpara se me filluar ta shijojnë jetën, fillojnë t`i trishtohen vdekjes. Duhet të flasim hapur në emër të fëmijëve të vegjël që i nënshtrohen detyrimit. Liria fetare nuk duhet t’i shkel të drejtat e fëmijëve në një demokraci. Por a jemi ne vend demokratik?

Në vendet laike në Lindjen e Mesme, hixhabi i fëmijëve u zhduk shumë kohë më parë. Megjithatë, me ngritjen e islamizmit, kjo jo-kulturë është ringjallur, dhe përmes hoxhallarëve tanë të “shkolluar” atje ka ardhur edhe te ne.

* * *

Është e qartë se në trojet tona, por edhe në diasporën shqiptare, fenomeni i hixhabit arabik (por jo vetëm) përhapet si zjarri i egër. Shumë femra shqiptare e kanë përqafuar këtë modë, me sa duket të detyruara nga burrat e tyre “moralistë”. Kam parë disa nga këto personalisht, në diasporë. Disa prej tyre të mbuluara tërësisht (me niqab).

* * *

Besimtarë të fesë myslimane! Nëse u kushtoni shumë rëndësi predikimeve të hoxhallarëve të hutuar (fatmirësisht janë në pakicë), nuk ia vlen të jetosh. Rrjedhimisht, duhet t’i japësh fund jetës. Varet vetëm prej teje a ke hesap të sakatohesh dhe vetëvritesh për hir të ideve dhe iluzioneve të kota të ndonjë imami me çrregullime mendore që punon për shpërbërjen e Kombit Shqiptar; që i porositur nga rus, serb, grek, turk etj., i kruhet prapanica të poshtëron edhe krye-heroin tonë me famë botërore Gjergj Kastrioti- Skënderbe. Këta faqezi synojnë të na lënë edhe pa trashëgim edhe pa histori, për t`i përforcuar propagandat (gënjeshtrat) e armiqve kinse paraardhësit tanë jetonin në Azi. Ashtu që Evropa të na rikthej atje.

* * *

Konfliktet e mëdha të kohës sonë do të ndodhin kryesisht midis civilizimeve.

Fundamentalizmi islamik i trojeve të shfaroset para se me u shfaros kombi shqiptar. Mos keqpërdorni fenë myslimane, mësoni nga historia e hidhur, ndryshe e njëjta Evropë do t`ua dhuroj armiqve tanë edhe ato toka të copëtuara që na kanë mbetur nga Kongresi i Berlinit (1878 ) dhe Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1912-1913).

* * *

Përforcojeni dhe mbajeni dashurinë ndaj atdheut (të ribashkuar) në zemrën tuaj. Një jetë pa dashuri ndaj vendit që të lindi, është si një kopsht pa diell ku lulet kanë vdekur.