Nga Binak MAXHARRAJ
– PZAP ketyre sherrbudalleve ju tha ndaluni, s’ka manipulim e as rinumrim vote!
Nuk thote populli kot, kur i mbyturi mundohet me u kape edhe per kashte. PDK po mundohet me u kape per kashte, duke kerkuar rinumrimin e votave ne tere Kosoven. Diçka te tille as sherrbudalla nuk e kerkon. Ne çfare gjendje jane ra keta te PDK as kashta nuk i mban, bile as ajo kashta e madhe e Brazilit, sepse per 15 vjet ne pushtet jane maje, jane trashe per se tepremi, ju ka ardhe koha te latohen pak, te krasiten, te qirohen bash si lisat e malit. Opozita ju bane mire, krejt mvaret se ku do ta kaloni kohen ne opozite. Por ngutuni kaloni sa me shpejte ne opozitë, bile shpenzoni diçka nga ato milionat e vjedhur dhe te plaçkitur nga populli, sa nuk ka ardhe zerzelja e re dhe ua merr te gjitha.
Por nuk e kame te qarte sepse edhe LDK hyri bashkë me PDK te sherrbudallet, duke kerkuar rinumrimin e te gjitha votave ne krejt Republiken, apo ndoshta edhe kjo eshte nje marreveshje e mshefet, per te shpetuar “mikun e madh” me fytyre, se ndoshta me numrimin e votave del diçka “pas dore”. Por çka i shtyu keta te LDK që ta ndermarrin nje hap te ketillë? Ne zgjedhje nuk dolen keq, e zune vendin e dyte bash si ne tabelen e sportit, dhe prap te pakenaqur. Keta te LDK bash hiç nuk jane falenderues. Po a e dine keta zezditat e LDK, se poqese i kishin qite ne fushat edhe te nominuar per kryeministra si Lutfi Hazirin, Agim Veliun besa edhe Isa Mustafen, LDK do te kishte pesuar katastrofe, bile as vendin e tretë ndosha nuk e kishte zene. Dihet sepse. Por kete edhe keta e hetuan me kohe, se nuk jane te aftë që t’i dalin para ortekut dhe uraganit te quajtur Albin Kurti, i cili gjate fushtes fshinte çdo gje qe gjente perpara. Mu per kete arsye keta “maçokët” e LDK per me e shpetu fytyren e vet, e zgjodhen Vjosa Osmanin personin qe dikur e perbuzeshin, dhe bile per pak qe nuk e paten lene jashte partije.
Erdhi Vjosa Osmani jo me hater nga kuqaloshat e LDK, por pak si me zor per te shpetu fytyren nga marrja elektorale. Dhe, Vjosa Osmani iu pervesh punes dhe me plote fuqinë e mençurin e saj dhe me nje ekip solid te te rinjesh e beri te pamunduren, ia zbardhi fytyren LDK duke e nxjerr ne vendin e dyte si nje sukse solid te LDK qe nga viti 2004, kur zgjedhjet i fitonte Presidenti Ibrahim Rugova. Eshte shume e paqarte se pse LDK po i bane naze kesaj fitorje solide. Ajo LDK duhet te kthjellet dhe te shoh me sy kritik situaten pas zgjedhjeve dhe te baje koalicion me LVV, sepse dosido qe te jete vetem gjysma e LVV vlen me shume se sa krejte PDK se ne çfare gjendje te mjerueshme ka rene. E kane per detyre qe sa me shpejte ta formojne qeverinë pa hetizim, sepse mandatin e kane te dhanun nga populli.
Por doli nje parti, e cila nuk u korit, e cila nuk kerkoi numrimin e votave dhe te futet ne vallen e sherrbudalleve. Kjo eshte partia AAK e Ramush Harajdinajt, i cili tha bash si burrat e Dugagjinit, se une nuk kerkoj rinumrin te votes, e pranoj rezulatatin, anipse gruaja e tij Anita, ishte mpire e ba tape me vere te kuqe nga inati qe i shoqi nuk i doli mire ne zgjedhje.
Dhe ne fund kesaj radhe sovrani, pra votuesit ishin te pameshireshme ndaj disa partive te vogle si Nisma, AKR, PD, te cilat i qiti jashte lojes elektorale, sepse jemi djegë dhe e kemi hanger se nuk mbahet Qeveria me parti paterica, si psh. partia e Behgjet Pacollit, AKR me 4 deputet e ne fund pate mbete vetem me nje, i mbante 4 ministri bile me te rendesishmet, kurse Behxhet Pacolli u tregua nje nder ministra me te dobet ne historinë e pasluftes ne Kosove, jo qe nuk solli asnje njohje, por ia morren nja 15 çnjohje. Mu per kete ka ba mire sovrani, qe i preu me sakice keto parti, te cilat me shume e demtojne skenen politike.