APOLOGJETËT E ISA MUSTAFËS (6)
Përpjekja për të mbrojtur me çdo kusht dështimin e Isa Mustafës, duke i atribuuar atij merita të paqena është apologji, ndërsa ata që mbrojnë këtë mendim janë apologjet.
Shkruan: Shefqet DIBRANI
Padyshim se lufta e nënokes është bërë shkatërrimtare për proceset e brendshme të LDK-së të cilat udhëhiqen nga Isa Mustafa. Këto struktura kanë detyrë të shantazhojnë, kërcënojnë, shpifin e trillojnë kundër secilit që guxon të kritikon veprimet e prapështa dhe shumë të dëmshme të Isa Mustafës dhe klanit politik që ka kapur LDK-në. Këto struktura mirë të organizuara, mund të të bëjnë tradhtar e udbash, brenda pak minutave, mund të linçojnë dhe ta bëjnë jetën ferr. Madje këtë e deklarojnë publikisht pa pasur frikë se kjo çështje është vepër e kulluar penale.
Njëri nga këto skuadra, që thotë se jam profesionist në çështje sigurie, padyshim është Fadil Kajtazi, i cili është rreshtuar pas politikave të dështuara të Isa Mustafës. Ai sikur nuk e kuptuaka se institucionet e Kosovës, jo rrallë janë udhëhequr edhe nga pushtuesit, por edhe struktura komunistësh, kundër të cilëve kanë qenë qytetarët e Kosovës. Ndonëse çdo herë, në çdo sistem dhe në çdo periudhë ka pasur të tillë që e kanë mbrojtur me përkushtim ato mënyra udhëheqëse, ashtu siç e mbron Fadil Kajtazi dështimin komplet të Isa Mustafës. Por çka është e papranueshme dhe madje anakronike, përpjekja e tij për ta kritikuar Bujar Bukoshin në njërën anë, kurse në anën tjetër mbrojtja që ia bënë Isa Mustafës i cili është produkt i asaj atmosfere, e bënë Fadil Kajtazin, person me standarde të dyfishta i cili nuk i ka as njohurit elementare mbi rrjedhën e proceseve politike, ose ka rënë pre e lakmive dhe interesave që mund t’ia ketë afruar Isa Mustafa.
E keqja ma e madhe është se Fadil Kajtazi, nuk është i sinqertë, përkatësisht manipulon opinionin, kurse përpjekja e tij për t’u treguar i famshëm, i bënë thirrje publike Prokurorit të Shtetit që të merret edhe me të, prandaj po shkojmë radhazi me fakte.
Fadil Kajtazin e njohë që nga vitet e nëntëdhjeta, kur ishte azilant në Zvicër. Unë as atëherë e as sot nuk e kam kërkuar Fadil Kajtazin, as kam kërkuar kurrë ndihmën e tij, as këshillat e tij, dhe asnjëherë në jetën time nuk kam pasur nevojë për të. Por e di se qysh atëherë kam redaktuar disa shkrime në fushën me të cilën merrej ai. Të jemi të qartë se nuk kam ndërhyrë në konceptin e shkrimit pasi ka qenë një fushë në të cilën unë as nuk kam pasur njohuri dhe as interesim, por ka qen fjala për aspekte gjuhësore, në strukturimin e fjalisë dhe në konceptin e temës për natyrën e gazetës. E di se ato shkrime janë botuar në të përditshmet e asaj kohe.
Pastaj e di se ka pasur diçka që nuk shpjegohet, por kurrë në jetën time nuk i kam kërkuar ndonjë lloj ndihme a këshille, sikurse nuk ka ndodhur të ha dreka e të pijë kafe nga Fadili, për të pasur ai arsye për t’u çjerrë publikisht. E kundërta ka mundur të ndodh!…
Në shtatorin e vitit të shkuar, në restorantit “Rings”, në Prishtinë na është afruar Fadil Kajtazi, në kohën kur ndeja me një grup miqsh të politikës dhe gazetarisë. Edhe pse i kemi bërë disa foto nga ai takim, ato nuk janë publikuar me kërkesën e njërit prej gazetarëve që ishte prezent.
Pas dy-tre ditësh, e kam takuar edhe në Banja e Kllokotit, por as aty Fadil Kajtazi nuk ka paguar, kafe e ruana zot të kem ngrënë diçka në llogarinë e tij, prandaj nuk është njerëzore të mashtrohet opinioni me gjëra primitive dhe të pasakta. He nejse, Fadil kajtazi këtë e bënë për konsum publik, ashtu siç e implikon rastin familjar ky oficer për çështje sigurie?!
Në kritikat për politikat e dështuara të Isa Mustafës, në të cilat asnjëherë nuk e kam përmendur Fadil Kajtazin, madje as FG të LDK-së, ky lloj apologjeti i Isa Mustafës, del publikisht në mbrojtje të Isa Mustafës, duke u përpjekur të zhvendos çështje e kritikës nga Isa Mustafa në provokimet e ulëta të një ”oficeri për çështje sigurie” i cili kishte menduar se do ta zhvendoste vëmendjen nga një çështje madhore në tema periferike që mendja e tij i kishte thënë se do ta shpëtonte Isa Mustafën.
Pastaj ai më nis një mesazh privat në të cilin më sugjeronte të merresha me këtë temë: “Aktivitetet e dyshimta të liderëve të VETËVENDOSJES me shërbimin e fshehtë serb – BIA”, prandaj i kam shkruar të mos e rëndojë kutin time postare me proçkat e shantazheve publike. Ndërsa debatin e plotë me Fadil Kajtazin, mund ta lexoni këtu: https://www.facebook.com/notes/shefqet-dibrani/debat-oficeri-i-zbulimit-sekret-fadil-kajtazi-merr-n%C3%AB-pyetje-shkrimtarin/10154000453027386.
E, nëse lexuesi i rëndomtë do t’i rikthehet shkrimit “Apologjetët e Isa Mustafës 5”, (teksti i plotë lexohet këtu: http://www.kosovapress.com/sq/opinione/shefqet-dibrani-200/apologjetet-e-isa-mustafes-5-lufta-e-nentokes-qe-e-pushtoi-ldk-ne-78976/), do të vëren se askund nuk e kam theksuar se Fadil Kajtazi është “shantazhues i LDK” ?!, por kam cituar diçka që ai vet e ka thënë. Ndonëse ai vet quhet oficer për çështje sigurie, nuk e kuptoj ku e ka hallin dhe frikën sa herë i përmendet emri për shantazhues, po nervozohet duke përsëritur budallëkaun e tij, citojë: “une i shanazhoi spiunet e UDB-se, dhe kete do te vazhdoj ta bej”, “une kete e kam pranuar publikisht dhe e pranoj prap se do ta bej nga se kjo kategori eshte kategoria me e urryer e popullit tone”, “Nga praktika (ata qe me njohin e dine) armiqve te mi jeten ja kam shendrruar ne ferr”, (nga profili i tij në FB).
Tash ia bëjë me dije Fadil Kajtazit se këto deklarata publike janë vepër e kulluar penale, sepse Fadil Kajtazi, nuk është gjykatës e as prokuror shteti, por edhe nëse do të ishte ky ferr do të duhej të kishte një procedurë tjetër, jo kështu me ekzekutime të vetëm një oficeri për çështje sigurie i cili ka disa herë e ka pohuar një gjë të tillë.
Vërtetë nëse ka prokuror shteti, nëse prokurori i EULEX, do t’i përcjell këto deklarata publike të një zyrtari për çështje sigurie, do të duhej të merr masa konkret për të parë se kë e paska shantazhuar, dhe kë e shantazhon Fadil Kajtazi, por veçmas kujt ia paska bërë jetën ferr?!
Këto deklarata janë vepër e kulluar penale sepse flitet për shkatërrim të jetëve njerëzore, ndërsa procedura e kategorizimit të tradhtarëve sipas kutit të Fadil Kajtazit, janë të dëmshme dhe të dënueshme. Për fat të keq, kjo akuzë do ta përfshijë edhe Shefqet Dibranin, autorin e shumë librave, ndonëse kategoria e tij dhe e disa maniakëve në rrjetet sociale, mohojnë kontributin e autorit. Edhe pse librat i kanë dy recensent, kanë nga një redaktor, shtëpinë botuese, pastaj janë mbi 50 kritikë letrarë që i kanë vlerësuar ata libra dhe janë diku mbi 150 autor të tjerë që i kanë përfshirë, kanë cituar ose janë bazuar në veprat e Sh. Dibranit, ndërsa përkrahësit e Isa Mustafës le më që iu bien fshesë këtyre librave, por s’kanë hall pse po bien ndesh me vlerësimet e ajkës së shkrimtarëve, kritikëve, profesorëve universitar dhe akademikëve të cilët janë pjesë e vlerësimit pozitiv të gjithë atij kontingjenti profesional.
Kjo nuk është lëvdatë, por është një ballafaqim faktik, andaj Fadil Kajtazi po shantazhin një letërsi të tërë. Ndërsa në akuzat bajate se në shkrimet e mia paskam fyer LDK-në, për hire të vërtetës do të ishte mirë të citojnë faqen dhe librin a gazetën ku paskam bërë gafe të tilla. Po ashtu duhet të flasin me fakte edhe për atributet tjera në shërbim të këtij a atij sektori antikombëtar, pse jo edhe të publikohen faktet dhe dokumentet, përndryshe po bëhen qesharak dhe të dyshimtë, madje po tregojnë se janë vet në shërbime të nëntokës, dhe se mision kanë për të shantazhuar personalitete që kanë guxim të ballafaqohen me probleme shumë të mëdha nëpër të cilat po kalon Kosova, veçmas LDK-ja.
Në fund e lus përkrahësin e Isa Mustafës, përkatësisht apologjetin Fadil Kajtazi, të heq dorë nga kjo aventurë e cila atij do t’i hakmerret më së shumti. Të thotë të vërtetën dhe të mos ua nxijë jetën qytetarëve sepse është vepër penale!
St. Gallen, 14 korrik 2016.