Nga Prof. Assoc. Dr. Pirro Prifti
Para se të flasim për një nga shënjtoret e rralla shqiptare të shek XV e cila për fat të keq nuk është futur në Kalendarin Ortodox Shqiptar si shënjtore, ndoshta për shkak të mos informimit të saktë për këtë Shënjtore të rrallë, është e arësyeshme të flasim së pari për familjen e saj të Fisit të lavdishëm të Aranitasve të cilët së bashku me Gergj Kastriotin-Skënderbeun luftuan kundër invazionit turk duke mbrojtur Krishtërimin dhe Atdheun për 25 vite rresht, por edhe pas vdekjes luftrat kundër turqve nuk rreshtën.
Pra nuk është vetëm Nënë Tereza Shënjtore shqiptare e krishterë. Ka dhe një shënjtore më të vjetër dhe po aq të fisme shqiptare: Shënjtorja Angjelina Araniti Komneni. Janë dy, ashtu si dy kokat e shqiponjës së flamurit.
Të dhëna nga familja e Aranitëve ne gjejmë shkurt dhe saktë nga `Foundation of Mediaval Genealogy` ne pjesen e 4 “Araniti“ të dhëna të përmbledhura nga Charles Caëley ( të përdirësuara në Mars 2009) por dhe nga autorë të tjerë.
Historia e kësaj familjeje fisnike shqiptare me gjak blu (sepse mbiemrin Komneni e kishte marrë se kishte një gjak me perandorët e Bizantit me te njëjtin mbiemër që rridhte që nga dinastía e Komnenëve- Aleixo I Comneno perandor 1081-1118,) është e mbushur me martesa të shumta si me fisnikët shiqptarë ashtu dhe me ata sllavë (sërbë) fisnikë por dhe italianë fisnikë sepse së pari martesat bëheshin sipas sërës por më e rëndësishmja ishtë se nëpërmjet martesave forcoheshin aleancat për të luftuar armiqtë dhe për të mbrojtur zotërimet.
Shënjtorja Angjelina Araniti bija e gjashtë e Gjergj Araniti u martua me një fisnik sërb djalin e Dhespotit të Sërbisë Gjergj Brankoviçit, një i verbuar nga turqit. Jeta e saj e mundimshme bëri që pas vdekjes së të shoqit, ajo tu bë me dëshirë murgeshë ortodokse në Manastir siç do ta spjegojmë më poshtë dhe i u përkushtua Zotit, Jezu Krishti dhe Shpirtit të Shënjtë: -pra Trinisë së Shënjtë.
Statuja e saj ne France (marre nga: perillos.comPa hyrë në debate pseudo-nacionaliste, shihet qartë se në Shqipëri pak është folur për të pikërisht sepse ajo u bë murgeshë në një Manastir hungarez që ishte i futur në zotërimet sërbe dhe sot tokat e Krushedolit i takojnë Sërbisë. Kjo nuk ka rëndësi se ku u fut murgeshë. Rëndësi ka se ajo i u kushtua Zotit, dhe dha gjithë pasurinë e saj kishës ortodokse dhe të varfërvë duke i ndihmuar. Njerzit e nderuan dhe e respektuan aq shumë sa Kisha Ortodokse Sërbe e bëri shënjtore. Bëri shenjtore një shqiptare, dhe shqiptarët nuk e kujtojnë. U bë shënjtorë e Ortodoksisë një shqiptare që para 500 vitesh, dhe asnjë shqiptar i krishterë nuk e kujton. Mendoj se kjo ndodh nga mos pasja e informacionit të duhur.
Një shënjtore shqiptare që nderohet në një vënd fqinj me të cilin dikur kemi luftuar së bashku në një koalicion kundër sundimit turk (kujtoni vitin1389 kur koalicioni ballkanik luftoi me shqiptarë, sërbë, grekë, bullgarë, hungarezë-kundër turqve në fushën e mëllenjave në Fushë-Kosovë) dhe tek ne sot, qofshin për arësye të mos-njohjes së historisë së fisnikëve shqiptarë, qoftë për probleme politike të sotme- nuk duhet nënvlerësuar e harruar.
Shënjtori është shënjtor si në vëndin ku ka bërë mirësi, ka dhënë ndihmë, ka vuajtur, i është lutur zotit Jezu Krisht qoftë në sërbisht , qoftë në shqip, s`ka rëndësi, rëndësi ka që Shënjtorja Angjelina Araniti i kushtoi jetën e saj Zotit Jesu Krisht, e kushtëyoi jetën duke u lutur në Kishën Ortodokse, i a kushtoi jetën të varfërve. Dhe të varfërit janë njëlloj kudo.
Sikundër thotë një i ditur: “Shënjtorin (ose Martiri) e njohin të gjithë, por vetëm ai e di se çka hequr nga vuajtjet e mundimet nëpërmjet martirizimit”.
Le të shohim më mirë historinë e një familjeje fisnike shqiptare me gjak blu nga e cila është Shënjtorja Angjelina Araniti Komneni, për të treguar që Familjet e mëdha shqiptare të asaj kohe luftuan dhe i u përkushtuan Zotit me luftën e tyre duke mbrojtur dy kollonat më të rëndësishme mbi të cilat ndërtohet një komb: Fe-ja dhe Atdheu. Këtë e dëshmon dhe titullin e nderit që i dhanë Gjergj Kastriotit-Skënderbeu: `Atlet i Krishtit`, sepse mbrojti Atdhuen dhe Krishtërimin.
E nëse nga fisi i Kastriotëtve u dallua Skënderbeu që mbrojti Krishtërimin me Shpatë, Angjelina Araniti Komneni nga fisi me gjak blu i Aranitëve mbrojti Krishtërimin me Shpirt,duke i u përkushtuar lutjes, ndihmës, përkushtimit e duke ruajtur kështu gjallë fenë e bukur, fenë e ëmbël, fenë e zemrës/ Krishtërimin Ortodoks.
I
Kjo familje fisnike shqiptare me gjak blu kishte zotërimet nga Vlora (Valona) në perëndim , kufizohej ne liqenin e Ohrit në lindje dhe përfshinte në veri lindje Krahinën e Mokrës.Origjina e Fisit të Aranitëve është jo shumë e qartë por dihet që i pari i Aranitëve ishte: Komnen (Comen) Araniti, që kishte për nënë – vajzën e Nikola Sakatit që ishte `Lord of Sendir`. Komnen Araniti pati katër fëmijë (të dhënat e familjes Aranit janë marre nga rregjistrat e Familjes Muzaka):
1. Gjergj Araniti Komneni(i famshmi që realizoi koalicionin me Gjergj Kastriot-Skënderbeu dhe i dha njërën nga vajzat Donikën për grua),
2. Vëllai i dytë, Vlladen Golem Araniti Zoti i Biaska dhe i Cermenikes, u martua me Angjelina Kastrioti ( është kjo që disa historianë e ngatërrojnë me Angjelina Aranitin Shënjtoren e famshme shqiptare) te bijen e Gjon Kastrioti dhe Vojsava Tripalda.
Angjelina ishte martuar me Vladen Golem Aranititin. Ajo kishte një djalë që njihej me emrin Muzaku i Angjelinës. Muzaku i Angjelinës mbante edhe një emër tjetër, (që vinte nga i ati), Golem Arianiti. Muzaka i Angjelinës, sipas Barletit, ishte “një burrë i pashoq për mjeshtëritë e luftës”. Ky pati një fat të keq. Ai u kap rob nga Ballaban pasha dhe u rop i gjallë nga sulltani.
3. Vëllai i tretë Komnen (Comen) Araniti. Nuk dite gje tjetër përveçse është martuar më Vojsavën bijën e …?
4. Një motër që nuk i dihet emri por që u bë gruaja e parë e Pal Dukagjinit, dhe një motor të dytë me nënë tjetër Vojsava (Gojasava) Komneni (Comeni) që nuk dihet se si ka shkuar jeta e saj.
Gjergj Araniti një nga bashkëkohësit, bashkëluftëtarëtm, dhe vjehri i i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, pati nëntë fëmijë më gruan e parë Maria Muzaka (martesa para 1444) bija e Andrea Muzaka-s dhe Ana Zenebishi (Zenevesi), dhe me gruan e tij të dytë me emrin Pietrina Franko (vejusha e Sarmazzo të Korfuzit e bija e Baronit Oliver Franko të Taurizanos), pati katër fëmijë (martesa e dytë duhet të jetë bërë para 1449). Në një dokument martesor të martesës së parë të asaj kohe thuhet se:`.. Gjergj Araniti ishte Zoti (ose Signor ose Princ) i Cermenikes, Mokres dhe i Spatarit (Shpatit)..`.
Me martesën e parë pati këto fëmijë sipas rradhës së lindjes:
1. Andronika (Donika) Araniti (lindur?- vdekur pas 1500), martuar me Heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
2. Vojsava Araniti (ose Gojsava, lindur?-vdekur para korrikut 1469) e cila u martua Zotin Ivan (Giovanni) Cernojeviç, Zoteruesin e Malit të Zi dhe të Zeta-s që ishte i biri i Stefan Cernojeviç dhe i Mara Kastriotit (lindur?-vdekur korrik 1490) motra e Skënderbeut.
3. Thoma Araniti (lindur?-vdekur 11korrik 1489), nuk ka të dhëna të tjera por ka qënë Protonotar i Papës (protonotar –njëri nga 12 klerikët e Papës të cilët janë noterë dhe bëjnë dorëshkrime autentike).
4. Kyrana (Qerana ose Qyrana )Araniti, u martua me Gjergj Dukagjini (lindur?-vdekur pas 25 qershorit 1462, sot mbiemrër i njohur shqiptar) dhe pati i dy fëmijë.
5. Manastiri në Krushedol ku gjënden eshtrat e Shënjtores shqiptare Angjelina Araniti5. Elena Araniti u martua dhe kjo me Gjergj Dukagjinin (lindur?-vdekur para1462); pati disa fëmijë-të gjithë u konvertuan në myslimanë.
6. Despina Araniti u martua me Tanush Dukagjinin me të cilin pati një djalë dhe një vajzë me emrin Teodora e cila gjithashtu pati dy djem: zotin Blasio dhe Jacobo.
7. Angjelina Araniti (lindur?-vdekur me 1516 në Krushedol), shëntorja për të cilën bëhet fjalë. Angjelina u martua me zotin Stefan, djalin e zotit Gjergj Despotit të Serbisë (sipas dorëshkrimit të Masarelit që gjëndet në Vatikan). Edhe Teodor Spandounes e konfirmon kur thotë në shënimet e tij që `…Agjelina, bija e Golemo (të madhit ose Gjergj ndodhta) Aranitit u martua ë Shkodër 1461 me Stefan Brankoviç djalin e Gjergj Brankoviç, Despotit të Sërbisë dhe të Irena Kantakuzenit (vdekur me 1476).
8. Comita (Komita) Araniti (lindur?/vdekur mr 1461). U martua me zotin Colco Basichi (ose Z. Gojko Stres Balsha lindur?-vdekur pas 1478) Zotin e Misisë, me të cilin ajo pati një djalë dhe një vajzë.
9. Katerina Araniti u martua me z. Nicolo Boccali-Zoti i Moresë dhe pati dy vajza, e para u martua tre herë: me Andre Spani (Shpani) dhe pastaj me Nikola Bochalis Baroni I Moresë dhe së treti me Merkur Bua-Shpata Zoti I Viano dhe Cerveterit Merkur Bua njihet si nga trimat që e pajtuan disa herë për të luftuar kundër armiqve të tyre , shumë nga Orborret mbretërore të asaj kohe me tepër Franca dhe Italia).
Gjergj Araniti me gruan e tij të dytë pati katër fëmijë:
1. Konstandin Araniti Komneni (1456- vdekur 8 maj1530 ne Montefiore) quhej dhe Princi i Maqedonisë dhe Zoti i Fanit. U martua me Franceska Paleologu dhe pati 7 femije.
2. Marija Araniti (lindur?-vdekur1474). U martua me Giupo Bartolomeo. Adoptoi djalin e Papa Sixtus IV zZoti I Cerveteri dhe I Vianos.
3. Teodora (nuk dihet data e lindjes dhe e vdekjes) . U martua me nje shqiptar ne Venedik nuk I dihet emri.
4. Komnen Araniti (nuk i dihet lindja), por është vrarë më 1486.
II
Shënjtorja Angjelina Aranitit bija e gjashtë nga nëntë bijat e Gjergj Aranitit të famshëm; nuk i dihet ditelindja, por dihet që ka lindur në rrethin e Elbasanit dhe ka vdekur ne Krushedol (Krushedoli, ka qënë pjesë e Hungarisë së atëhershme) më 1516. Ka jetuar në kohën e luftrav e që bëri Gjergj Kastrioti –Skënderbeu. Motra e saj Andronika (Donika) bija e parë e Gjergj Arantit (1404-1461 vdekur në Leçe të Italisë), u martua me Heroin tonë kombëtar në Ardenicë.
Martesa e saj me djalin e Despotit të Sërbisë Gjergj Brankoviç, u bë më 1461 në Shkodër. Njohja e saj me Stefanin e verbër djalin e Despotit të Sërbisë ndodhi më 1459 në kohën kur Despoti I Serbisë së bashku me djalin e tij u strehua tek I jati I Angjelinës Gjergj Araniti për shkak të ndjekjes që I bënë turqit pas rënies së Smederevës. Aty u dashuruan. Stefan Brankoviçi(1417-Beograd- 9 Oct1476 in Friulia) u verbua nga Sulltani turk pasi sipas Sulltanit i jati i Stefanit shkeli kushtet.
Stefan Brankoviçi u zu rob ne Amaseia ne Azine e vogel dhe u verbua nga Sulltani me 8 maj 1441. Stefani Brankoviçi nuk u prit thjeshte si mik ne oborrin e Princit Gjergj Aranitit, ai u trajtua si nje pjesetar i familjes. Dhe nuk eshte per tu cuditur qe Stefani dhe Angjelina u dashuruan me njeri-tjetrin. Me bekimin e prinderve ata u martuan ne kishe. Pas disa vitesh, cifti u bekua me dy djem: Gjergjin (Maksim) dhe Joanin. Kur djemte u rriten, Shen Stefani dhe familja e tij u detyruan qe te largohen ne Itali per te shpetuar.
Angjelina ka ndenjur një farë kohe në Itali por u largua nga Italia me djemte e saj ne vitin 1486, duke ndaluar me pare ne Serbi per te varrosur ne vendlindje trupin e paprishur te Shen Stefanit.Atje ajo i kishte bartur edhe eshtrat e të shoqit, Stefanit.
Pas vdekjes së të shoqit, Stefanit (1471), Angjelina tashmë vejushë, me familjen e saj vendoset në Srem, ku mbreti hungarez, Mateja, ia jep në pronësi qytetin dhe pasurinë e Kupinovës.
Duke pare se nuk ishte me ne gjendje ti ndihte te gjitha manastireve, ajo iu drejtua me nje apel prekes Princit te madh, Vasil i II-te i Moskes. Ajo shkruajti: ” Pushteti tone po i vjen fundi, ndersa tendi sa vjen e rritet. Prandaj edhe te marresh persiper detyren tone per tu perkujdesur edhe ndihmuar Kishat edhe manastiret e shenjta, te ngrejtura prej te pareve tuaj te pershpirtshem edhe te mite.”
Me burimet e dhuruara prej Princit Vasil, Shen. Angjelina ndertoi Lavren e Krushedol, ku tek ky i fundit u varrosen me vone edhe eshtrat e saj te paprishura, se bashku me ato te te shoqit te saj Stefanit edhe te dy bijve te saj Maksimit(Gergj) edhe Princit Joan.
Angjelina Araniti pas vdekjes së të shoqit ndërtoi aty një manastir dhe sipas nje doreshkrimi qe gjendet ne Vatikan te shkruajtur nga Massareli ajo u be Murgeshe ne Krushedol ku ndihmoi te varferit, me mission si bamirëse dhe religioze, dhe vdiq po aty si murgeshe.
Gjate kohes se pushtimit turk, serbet iu drejtuan me lutje qe te liroheshin nga sulmuesit e tyre. Madje edhe jobesimtare jane sheruar prej saj, edhe u mrekulluan per madheshtine e Beses se krishtere.
Biri i saj, Gjergji, kishte refuzuar titullin e dhespotit, që ia kishte ofruar mbreti hungarez Matejë, Korvini, për t’ia lënë vëllait të vogël Joanit, i cili vdiq pak më vonë. Pastaj, Gjergji (i biri) bëhet kallogjer dhe e ndërron emrin në Maksim.
Më 1716, kur turqit u vunë zjarrin këtyre kishave dhe manastireve, murgeshat arritën ta shpëtojnë vetëm një pjesë të eshtrave të Shën-Angjelinës – dorën e majtë, që sot e kësaj dite ruhet në kivotin e kishës së Manastirit të Krushedoll-it (sot pjesë e Serbisë) .
Të dy motrat janë dy nga nëntë bijat e Gjergj Aranitit vjehrit të Skënderbeut dhe zotërues i Shqipërisë së jugut pjesë të Epirit dhe të Arbërisë së atëhershme nga Vlora e deri ne Moker perfshi dhe Çermeniken dhe Shpatin (signor de Cerminica et de Mochino e de Spatennia), dhe kampion i luftës kundër turqve.
Në Beograd gjëndet edhe një rrugë që mban emrin e Angjelina Araniti.
Literatura.
1. Fine, J. V. A. (1994) The Late Medieval Balkans, A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest (Ann Arbour, University of Michigan Press), p. 51, 157-164, 185,235-249, 320-415, 534-561,595-598.
2. Hopf, C. (1873) Chroniques gréco-romanes inédites ou peu connues (Berlin), Breve memoria de li discendenti de nostra casa Musachi, p. 270-340.
3. Massarelli, A. Dell’Imperadori Constantinopolitani Vat. Lat. 12127 f. 349v-353. [MB]
4. Charles Cawley’s Medieval Lands (update 14mars-2009); Copyrights©Charles Cawley’s anf FMG 2006-2009
6. Albanians in Belgrade *free wikipedia-2007.
7. Lidhjet familjare të kastriotëve dhe Mamica; Prof. as. dr. Luan Malltezi- Revista UNIVERS, Viti 2006, Nr.VIII.
8. Theodore Spandounes (Spandugnino), De la origine deli Imperatori Ottomani, Sathas, C. N. (ed.) (1890) Documents inédits relatifs à l’histoire de la Grèce au moyen âge, IX (Paris), p. 158.
9. ”Massarelli manuscript” because it was found in the papers of Angelo Massarelli (1510 – 1566).