Shenjtori Arbër Mihal Trivoli, që u “kryqëzua” për të vërtetën (Pj. I)

0
1342
Mihal Trivoli

Nga: Fatbardha Demi

Xhelozia që më ka pushtuar për të Vërtetën nuk më lë të qetë, që gënjeshtra të mos ketë mundësi të shihet para së vërtetës dhe errësira të mos mburret para dritës.
Mihal Trivoli

Rastësisht, në një program televiziv të RTSh mbi Europën (maj 2019) një specialist nga Namibia (Afrikë) i kishte paraqitur kërkesë Muzeut historik W. Humboldt në Berlin për kthimin e 20 mijë objekteve të marra padrejtësisht gjatë periudhës koloniale (1884 – 1919) nga Gjermania. Kërkesa bazohej tek e drejta ligjore e zotërimit të « pronës historike » e popullit dhe shtetit namibian, për faktin se marrja e tyre ishte berë në rrugë të paligjshme.

Natyrshëm fillova të mendohem se: Çfarë i është marrë nga « PRONA historike » Kombit tonë ? Përfundimi ishte tronditës

– Pothuajse gjithëshka !

Në këtë grabitje përfshiheshin : Faktet shkencore që lidhen me origjinën, gjuhën, simbolet, etno-kulturën, besimin, mitollogjinë, figurat e shquara, objektet arkeologjike dhe ndërtimore etj. e deri tek periudha të tëra para-historike e të lashtësisë si dhe  ngjarjet e mëvonshme të popullit tonë si psh lufta çlirimtare dhe formimi i shtetit hellen më 1821.

Kjo « sëmundje » është shumë e përhapur sidomos në studimet sllave dhe greke. Për shëmbull, murgun ortodoks Jan Kukuzeli i lindur (1270) në një familje arbërore të Durrësit, i shënjtëruar për veprimtarinë e tij si kompozitor dhe hartues i notave të hymneve ortodokse, nga studiues të vëndeve të ndryshme ballkanike paraqitet me origjinë bullgare, serbe, greke apo rumune , ndonëse origjina arbërore mund të dëshmohet lehtësisht edhe sot.

Fatkeqësisht, kjo grabitje e paligjshme vijon edhe para syve tanë duke e çvlerësuar rolin e `faktit shkencor` dhe `të vertetës` në shkencën historike moderne në Shqipëri dhe në Botë.

Ky shkrim i kushtohet njerës prej këtyre « pronave  historike» të periudhës mesjetare të Kombit Arbër .

Shekulli i 15-të ka shënuar ngjarjen më të rëndësishme në Historinë e mesjetës europiane të emërtuar RILINDJE. Nga figurat madhore të kësaj periudhe, njihet me origjinë  arbërore vetëm Gjergj Kastriot Skenderbeu (1405-1468) . Por këtë « fat » nuk e pati një tjetër arbër i famshëm -Gjergj Xhemisto Pletone (1355-1452 ) nga Morea e Peloponezit (Gadishulli Ilirik) i cili i përcolli elitës italiane arritjet më të shquara të botës pellazge : në shkencë, filozofi, drejtimin e shtetit, zhvillimin ekonomik, mbrojtjes dhe rëndësisë vendimtare të qeverisjes nga njerëz të ditur, fakt që Europa e vuri në zbatim mbasi ju pre koka (1793) çiftit mbretëror të Francës (Marie Antoinette-Louis XVI-të) në shekullin e 18-të.

Po në këtë shekull , një tjetër misionar arbër i Çamërisë (Epir) Mihal Trivoli (1475-1556), turbulloi ujrat e ndënjura të mesjetës së popujve sllav, duke ju sjellë frymën e re të qytetërimit perëndimor . Të tre këta eruditë dhe veprimtarë nuk ishin arbërit e vetëm, por ishin më të shquarit e  shekullit të 15-të, që i përkisnin popullsisë së stërlashtë dhe me qytetërim të zhvilluar në Gadishullin Ilirik.

  1. Gjergj Kastriot Skenderbeu (1405-1468 ) 2.Gjergj Xhemisto Pletone (Giorgio Gemisto Pletone,1355 – 1452) 3. Mihal Trivoli ( 1475-1556)

Mihal Trivoli nga Arta e Çamerisë (Epir)

Ishte merita e studiuesit Kolec Traboini, që u mundësua të njihej nga shqipetarët veprimtaria e tij qytetëruese tek popujt sllavë. (Shenjtori Maxim Greku ose Mihal Trivoli Artioti. Gazeta “Koha jonë” nr.120, 3maj 2004 f21)

Deri në vitin 1943 jeta e tij e plotë ishte e panjohur për studiuesit sepse ishte e ndarë në dy pjesë të palidhura me njera tjetrën, ajo e Perëndimit dhe e Lindjes europiane .

Në Perëndim njihej me emrin Mihal Trivoli, një nga të përkushtuarit e besimit ortodoks në manastirin Vatoped (Atos). Ndërsa për Lindjen njihej si Maksim Greku, një murg i ardhur nga mali i shenjtë Atos dhe kishte shërbyer në Rusi deri sa vdiq (1556) duke lënë pas një trashëgimi të gjërë si teolog fetar, shkrimtar dhe ishte përkthyesi më prodhimtar i të gjitha kohërave me 365 shkrimet e tij. (1)

Vetëm pas afro katër shekujsh, në vitin 1943 studiuesi rus I. Denisov (И. Денисов) zbuloi provat se Maksim Greku ishte murgu Maksim i manastirit të Vatopedit (Hellade) i lindur me emrin Mihal Trivoli nga Arta e Epirit të famshëm, të quajtur më vonë Shqipëri , siç na e pohon studiuesi arbëresh Nikoll Ketta në veprën e tij « Tesoro di Notizie su de´ Macedoni »  ( 1777) (2) .

Ky zbulim u arrit pas një pune shumëvjeçare analizuese dhe krahasuese të veprave të tij në arkivat e Francës, Italisë dhe Greqisë (3) 

Kërkimi i vonuar shekullor për murgun Mihal nga ana e rusëve, mbi materialet e të cilëve jam mbështetur gjatë studimit tim, sigurisht ka edhe arësye të tjera, siç do ta vërejmë gjatë shkrimit.

Studiuesi  Çudinov, në shkrimin e tij « Komente për emrin Maksim-ilian» përpiqet të zbulojë origjinën etnike të Mihalit : « … emri europerëndimor Maksim-ilian dhe emri rus Maksim Greku duket se janë e njejta gjë, meqënëse « Ilian » që është në fakt « Elin » (hellen-shën im) do të thotë « Grek ».

Grekët i emërtonin `ellinë` ose `elinë`. Edhe në biografinë e Vasilit të III-të ,  (carit Rus, 1479-1533) për Mihalin janë përdorur emrat Maksim Grek dhe Maksim-Ilian » (4) Të njejtin pohim e lexojmë edhe në Fjalorin e Bruzen de la Martiniere (Le Grand dictionnaire géographique et critique, 1739), ku shkruhet :

« Sipas shkruesve latinë, Hellen është sinonim i emrit Grek ». (5)

Kjo lajthitje nga padituria e latinëve të lashtë, vijon të mbisundojë në të gjitha botimet studimore të botës megjithesë sipas Robert de Anzhely (Enigma) emri “grek” u përdor vetëm pas pavarsisë (1821).

“Me përjashtim të shqipfolësve ose të ardhurve nga shqipfolësit, që janë pasardhës të vërtetë të grekëve të lashtë (ata që sot i quajmë « grekët e lashtë »-shën im) të gjithë janë të racave të ndryshme dhe nuk kanë asnjë lidhje me helenët e lashtë ». (6)

Për barazimin “Hellen=Grek”, në shkencën historike botërore nuk ka asnjë fakt shkencor !

E përsëris gjithëmonë këtë pohim me qëllim që , siç thotë një shprehje çame “ të dëgjojë edhe veshi i të shurdhërit”. Në të kundërt , sipas studiuesit Mehmet Elezi “ Një shkencë e pa bazuar në fakte, nuk është shkencë por politike”. (7)

Si rrjedhojë e këtij barazimi antishkencor i vendosur dhunshëm tek periudha e Lashtësisë dhe veprat e  shkruesve antikë (që botohen sot), zë fill përvetësimi më i madh i “pronës historike” të Shqipetaro-Arbërve.  Por le t´i kthehemi temës sonë.

Jeta drejt lirisë dhe dritës së Perëndimit

Pas pushtimit të Kostandinopojës nga fiset turko-mongole të udhëhequra nga Mehmeti II (1453 )  familja Trivoli gjeti strehë në ishullin e Korfuzit.  Gjatë jetës së tij në atdhe Mihali u pajis me një kulturë të gjerë nga prindërit që ishin njerëz të lexuar dhe nga xhaxhai i tij Dhimitri, i cili zotëronte një bibliotekë të pasur ku nuk mungonin emrat e Platonit, Aristotelit, Plotinos, etj. Mihali i formuar tashmë me arësimin e nevojshëm , pas pamundësisë për të punuar  në Korfuz dhe duke kërkuar një shkollimin më të përparuar të kohës, në vitin 1492  u largua drejt Gadishullit italik.

Kishte kohë që qytetet e bregut perëndimor të Adriatikut ishin përfituesit kryesore të shfrytëzimit të rrugëve drejt Lindjes. Shkëmbimet tregëtare me Lindjen dhe Afrikën Veriore sollën përfitime të medha monetare për tregëtarët italianë, të cilat u perdorën për zhvillimin e bujqësisë, prodhimet e artizanatit dhe veprimtarinë minerale, duke  e bërë Gadishullin një nga zonat më të zhvilluara të Europës. Elita tregëtare, e cila shpesh ishte edhe zotëruese e bankave (si familja Mediçi në Firencë) ndihmoi shume në zhvillimin e jetës kulturore dhe artistike të vendit, por duke i dhënë përparsi përhapjes së shkollimit. Në rast se në fillim të viteve 1500, në kontinentin europian ishin hapur 58 universitete, 21 prej tyre ndodheshin në Itali, ndërkohë që në Francë ishin hapur 4 dhe Angli 2. (8)

Metoda e punës në këto universitete ishte e ndryshme nga ajo e shkollave të vjetra mesjetare. Programi mësimor hartohej lirisht nga profesorët të cilët, duke shfrytëzuar ndihmën e studentëve, përgatisnin libra praktikë mësimorë. (9)

Mihali ka qënë një student dhe punonjës shëtitës, metodë e njohur në ato kohë. Në Padova, Bolonja, Milano, Ferrara dhe qytete të tjera, ai ndjek leksionet dhe shoqërohet me emigrantë të shquar arbër të strehuar në Itali si Kostandin dhe Jani Laskari, Giovanni Bessarione etj.

Një rol të rëndësishëm në jetën e tij profesionale dhe formimin e botkuptimit të tij, kanë luajtur sidomos tre figura të shquara të Rilindjes italiane. Aldo Manucio (Aldo Manuzio1449-1515) ishte tipograf novator dhe botues i klasikëve (Ovidit, Platonit ,Aristotelit etj) dhe veprave të humanistëve të kohës.(10) Mihali mësoi prej tij mjeshtërinë e redaktimit, përdorimit të referimeve dhe punën me dorëshkrimet. Ndërsa humanisti Anxhelo Policiano (Angelo Poliziano1454-1494) ishte poet, dramaturg, mjeshtër në gjuhësi dhe sidomos në lëmin e përkthimeve ku, jo rrallë herë mbante qëndrime kritike bazuar në njohuritë e tij të shumta dhe zotërimin e gjuhës latinine dhe të greqishtes së vjetër.

Në universitet ai jepte mësime për mjeshtërinë e përkthimit dhe të gjuhësisë. (11)

Shkruhet se Mihal Trivoli fliste lirshëm krahas gjuhës gjermane, latinisht, frëngjisht, italisht dhe ishte i interesuar për shkenca të ndryshme , besimin dhe mjekësinë. (12)

Njohja me Giovanni  Piko de Mirandelo (1463-1494) pati një rëndësi të veçantë në formimin e “ botkuptimit të zgjeruar ” të Mihalit, që nënkuptonte pranimin e këndvështrimeve të ndryshme. Në idetë e tij, Giovanni Piko bazohej tek filozofi i përqafuar nga Rilindja italiane – Platoni, por ruante një respekt të thellë për Aristotelin mbi të cilin mbështetej Kisha. Në veprat e tij ay shfrytëzonte si dijet e Hermetizmit të Thotit pellazg, ashtu edhe ato të Kabbales hebraike, metodë që i kundërvihej dogmatizmit të Kishës kristiane. (13)

Ndoshta ishte ndikimi i Giovanni Pikos , mik i ngushtë i murgut domenikan Savonarola (Girolamo Savonarola, 1452-1498) dhe i “botkuptimit të zgjeruar” të tij, që edhe Mihali të bëhej ndjekësi i përkushtuar i murgut asket, armikut të ideve humaniste.

Ndërkohë Rilindja italiane po përjetonte kulmet e saj në artin e pikturës dhe skulpturës me veprat e Leonardo da Vinçit, Botiçelit, Mikelangelos, Donatelos, etj. Ishte fryma e re e përhapur nga artistët, studiuesit e shkencave, zbulimi i Kontinenteve të reja dhe shpikja e shtypshkronjës (1455), që ngjalli në këtë epokë një ndjenjë të fortë për ta gëzuar jetën. Në një nga letrat e ruajtura nga Mihali lexojmë

“ Miku im mos u dëshpëro, mos harro ta shfrytëzosh jetën duke kujtuar fjalën e njeriut të mënçur : Jetoje pranverën sepse shumë shpejt gjithshka do të vyshket”.(14)

Fisi Trivoli i përkiste fisnikërisë së lartë, e afërt me dinastinë e Paleologëve dhe sidomos faktit, që një nga paraardhësit e Mihalit ka qenë Patriark i Kostandinopolit . (15). Pikërisht në këtë ajër “të lirisë” ku e ngriti periudha e Humanizmit shoqërinë mesjetare, predikimet e zjarrta të murgut Savonarola apo tradita familiare i dhanë fund jetës laike të Mihalit. Siç vë në dukje studiuesi arbëresh Nikoll Keta, për familjet më fisnike të etnisë arbërore, dy punësimet më të zgjedhura për fëmijët e tyre ishin shërbimi si « njeriu i Zotit » apo në ushtri : « Tek ne, ata më me autoritet që synojnë të jenë në krye të familjeve tona përgjithësisht bëhen priftërinj ». (16)

Tashmë në moshë të pjekur ai zgjodhi  të bëhej murg për t´i shërbyer “shpëtimit të shpirtit të njeriut”, sipas shëmbullit të Krishtit, larg mirqënjes materiale dhe kënaqësive fizike. Megjithatë, veprimtaria e mëvonëshme tregoi se, idetë e epokës rilindase nuk u braktisën asnjëherë duke e afruar figurën e tij më shumë me anti-kristianin arbër Gjergj Xhemisto Pletonen se sa me fanatikun katolik Savonarola.

Dënimi me vdekje i Savonarolës, korupsioni dhe çthurja që përfshiu Kishën katolike nën Papën Aleksandri VI-të (Borxhia) dhe lufta 11 vjeçare me mbretërinë franceze (1494-1559)  i dha fund paqes së Gadishullit dhe qëndrimit të Mihal Trivolit në Itali. Në vitin 1505 ai kthehet në atdhe i vendosur për t´ia kushtuar jetën studimeve teollogjike në manastirin e Vatopedit (mali i shenjtë Atos).

  1. Kapiteli i mermertë (shk.X) në manastirin e Vatopedit në malin e shenjtë Atos. Lulja brënda rrethit është simbol pellazg i Zotit dhe Shqiponja  simbol kultik i besimit Hënor i Dodonës.  2. Manastiri Vatoped

Sipas traditës së murgjërve ai mori emrin Maksim, shenjtorit i dy kishave kristiane (katolike dhe ortodokse) – Maksim Predikuesit (580-662) . Aty Maksimi (Mihali) pati mundësinë t´i thellonte dijet e tij teologjike në një bibliotekë të pasur me dorëshkrime, vepra arti dhe relike të murgjëve shënjtorë. Mali i Atosit ka qenë vëndqëndrimi i preferuar i filozofëve të lashtë dhe mbi rënojat e banesave të tyre, në shk.10 murgjit kristian ndërtuan manastiret e para. (17)

Nismat ushtarake të Perandorit Kostandin (v.324) që vijuan deri në kohën e Justinianit (v.556) për shkatërimin e tempujve, veprave të artit dhe djegien e librave të bibliotekave, sollën zhdukjen e një pjese të rëndësishme të kulturës parakristiane. Megjithatë, Mihali gjatë 10 viteve pati mundësi të shfrytëzonte bibliotekat e manastireve të cilat ishin më të pasura me libra hellene (mbi besimin, mitologjinë , shkencorë dhe filozofikë), se sa ato të qyteteve dhe universiteteve europiane.(18)

Mali i shenjtë Atos ka shërbyer si “qëndra” e përpunimit të teologjisë ortodokse dhe e edukimit të elitës priftërore për Perandoninë romake të Lindjes.

Kisha ortodokse duke qenë kundërshtare shekullore e Kishës katolike të latinëve,  sulltanët e trajtuan si aleatin e tyre kundër Perëndimit duke i bërë favore. Nëse sipas zakoneve islame ndalohej ndertimi i objekteve të kultit kristian, Atosi e gëzonte me ferman këtë të drejtë. (19) Izolimi i lidhjeve të Gadishullit Ilirik me Perendimin pas pushtimit turk, Kisha ortodokse  e shfrytëzoi për t´i tërhequr në vathën e saj mbretëritë e Europës lindore dhe jug- lindore, së bashku me popujt e tyre “të pafe” si ata arbër, bullgar, serb, vllah dhe rusë.

Rruga pa kthim drejt Lindjes

Sundimi mbi dy shekullor i tartarëve-mongol mbi Rusinë kishte ndikuar në mungesën e kulturës besimtare dhe sidomos të frymës kundërshtuese për ndreqjen e formave të gabuara që ndiqeshin në ritualet kishtare. (20)

Në vitin 1515, Vasili III (1479-1533), princi (князь) rus i Moskës i kërkon Igumenit të Atosit t´i dërgonin “ përkohësisht një përkthyes të librave të shenjtë”. Si përgjigje carit i propozojnë  murgun Maksim “mjeshtër të shkrimeve të shenjta dhe i aftë në trajtimin e çdo libri kishëtar dhe helen (libra jo kristian-shën im)”. (21)Vetëm pas tri vitesh, Maksimi së bashku me dërgatën e murgjërve të Atosit mbritën në oborrin e princit rus. Shumë shpejt ay tërhoqi vëmendjen e rrethit të oborrit të cilët vinin në qelinë e tij (dhomë e murgjve-shën im) për të dëgjuar shpjegimet mbi tema të vështira filozofike të librave të shenjtë ku kishte fjalë të filozofisë të papërkthyera saktë ose të vendosur në gjuhë të huaj.

Libri i parë që përktheu ka qenë Psalltri (1552), një nga librat më të vështirë të kristianizmit në mesjetë. Përkthimi i librave të shenjt apo të autorëve klasikë, nuk ishte i lehte edhe për murgjit e Atosit.  R. Jenkins (Bizanti dhe Bizantizmi) pohon se: «Talenti për spekullime në fushën e mendimit dhe të filozofisë mbijetoi gjatë disa shekujve ndërmjet helenistëve. Filozofët greko-romakë , neo-platonikët dhe Etërit e kishës ruajtën shumë nga finesa por pak nga origjinaliteti i mendimtarëve klasik…» (22) Falë njohurive të shumta në fushën fetare dhe laike, Mihali jo vetëm shpjegonte kuptimin që kishin fjalët në gjuhën latine apo greke, por kërkonte për to një emertim në sllavisht.

Në fillim të shk.16-të Maksimi përfundoi studimin «Trajtimi i emrave sipas alfabetit» (Тол­ко­ва­ние име­нам по ал­фа­ви­ту)  duke ndikuar në zhvillimin e shkencës gjuhësore në Rusi dhe të hartimit të fjalorëve. (23)

« Gramatika është fillimi dhe fundi i çdo shkence … » – Mihal Trivoli (24)

Ai përpiloi dy punime “Mbi gramatikën” dhe “Dobia e gramatikës”. Sipas tij “Ai që nuk është i përgatitur mjaftueshëm në gramatikë, poezi, retorikë dhe filozofi, nuk do të mund të kuptojë drejt dhe me vërtetsi atë që është e shkruar (në librat e shenjtë-shën im) dhe as ti përkthejë në një gjuhë tjetër”(25) Ai vendosi të përdorte në shkrim parimin e gjuhës arbërore : çdo tingulli t´i përkiste një gërmë dhe mbi bazën e të folurës popullore të shkruhej gjuha artificiale e kishës ruse .

Bisedat dhe shkrimet e Mihalit dilnin jashte kufijve fetarë, duke shfrytëzuar edhe tematika nga “Suda”, Enciklopedia me e rëndësishme në jetën kulturore të Perandorisë së Lindjes së shk.X. Këto njohuri të gjithanëshme (gjuhësore, filozofike, historike, kulturore, administrative,etj.) ishin “si uji në shkretëtirë” për shoqërinë akoma mesjetare të mbretërisë moskovite e cila kishte nisur rrugën për krijimin e Perandorisë Ruse dhe i nevojiteshin sidomos ligjet. Ato u huazuan nga ligjet e Kishës ortodokse, nëpërmjet murgut të Dardanisë –Sava II (Rastko Nemanji) (26).

Libri i parë i botuar në shtypshkonjat ruse ishte i epirotit Mihal Trivoli (27)  Biografi i tij M.Gromov (Громов М. Николаевич,Максим Грек) shprehet se Maksimi ishte filozof në kuptimin e gjerë të fjalës sikurse Tolstoi apo Dostojevski të cilët ndikuan në zhvillimin e mendimit rus  më shumë sesa shumë bashkë-kohës filozof profesionistë europian. (28) Kjo falë metodës popullarizuese që përdorte Mihali. Ndërsa Dhimiter Lihaçevi (Лихачев Д. С. ) e quante “Intelektuali i parë i Rusisë”(29)

Kjo veprimtari prej enciklopedisti të fushave të ndryshme i dha shumë autoritet dhe vlerësim, por gradualisht nxiti xhelozinë dhe kundërvënjen e këshilltarëve të princit dhe prelatëve të Kishës, së fundmi edhe të vetë Vasilit të III-të. Për këtë ndryshim 360 gradësh të qëndrimit ndaj tij, natyrisht nuk mund të fajsohet thjesht zilia, sepse ai ishte shumë i nevojshëm për oborrin moskovit dhe Kishën ruse dhe nuk do ta linin “t´iu shpëtonte nga dora”, por “fati” i tij:

1- U ndodh në një qytetrim (mjedis) shumë të ndryshëm nga ay ku kishte lindur e formuar, si dhe  ndikimi i ngjarjeve historike të Rusisë së shk.15-16.

2- Botkuptimi besimtar dhe karakteri i tij arbëror, i papranueshëm për shoqërinë moskovite të kohës.

Metodisti rus i dokumenteve historike – D.Lihaçev (Текстология. На материале русской литературы Х–ХVII веков) nënvizonte rëndësinë e veçantë për historianët, studimin e këtyre faktorëve (30) , por edhe për lexuesin, për të kuptuar veprimet e figurave historike për të cilat flitet.

Le të shikojmë se në çfarë kushtesh historike ndodhej vendi, ku në vitin 1518 shkeli këmba e Mihal Trivolit me emrin Maksim …

Fatbardha Demi, ([email protected])
28.08. 2019


SHËNJTORI  ARBËR  QË  U  « KRYQËZUA »  PËR TË VËRTETËN (Pj.II)

 « Pasuria e vetme e vërtetë është pasuria shpirtërore » 
Mihal Trivoli

Veprimtaria e Mihal Trivolit në Rusi s´dotë njihej në shumëllojshmërinë dhe rëndësinë e saj, po të mos ishin zbuluar rastësisht në vitin 1968 nga N.Pokrovski (Н. Н. Покровски ) dosjet e tij gjyqësore në  Altae të Siberisë. (1)

Ky zbulim ka një rëndësi të jashtëzakonshme sepse « krimet » e Mihalit, shpalosin jetën fetare dhe shoqërore të Rusisë së shk.15-16, si një kronikë e drejtpëdrejtë dhe e pandikuar nga ideollogjia e studiuesve modernë, siç vihet re zakonisht në librat historikë.  Në studimet e shumta ruse kushtuar Mihal Trivolit mungon kriteri i theksuar nga metodisti D.Lihaçev (Текстология. На материале русской литературы Х–ХVII веков) : mbi domosdoshmërinë  “e njohjes së mjedisit ” tek dokumentet historike.

Mosnjohja e botkuptimit të etnisë arbërore dhe filozofisë besimtare të saj ka venë në dyshim drejtësinë e disa qëndrimeve të tij (2) dhe justifikimin e “ferrit”që përjetoi (siç do ta shikojmë më poshtë).

Rusia e car Vasilit III-të

Ishte një vënd gjeografikisht afër Europës mesdhetare, por shumë larg frymës së Rilindjes që e kishte përfshirë atë. Vetëm në fund të shk.12, kur Sava II Nemanja në manastirin Pantelimon të Atosit morri përsipër t`i bashkonte “vathës” ortodokse të principatës së tij edhe vendet e Lindjes europiane, rusët u njohën me vëndet dhe popujt që ndodheshin në jug të Gadishullit Ilirik dhe me Kostandinopolin. (3)

Historia e principatës së dinastisë së Ryrikoviçëve të Moskovisë , siç quhej në mesjetën e herëshme, ka qenë një panoramë lufte, varësie dhe i pushtimeve reciproke me mbretëritë fqinje (Lituaneze, Hungareze, Krimesë, etj.) dhe me fiset aziatike (tartaro-bullgaro-mongole) që sulmonin nga Lindja dhe Juglindja . Mbreti mongol – Batu (1208–1255 гг.), politika e të cilit udhëhiqej nga amaneti i gjyshit të tij Çingis-Han për të vendosur « sundimin botëror të mongolëve », vijonte me sukses pushtimet drejt Perëndimit.(4) Këto fise nomadësh nuk njihnin asnjë mjeshtëri tjetër, si mjet pasurimi dhe sigurimi të materialit njerëzor (për ushtar dhe skllever), përveç luftës dhe rritjes së bagëtisë. Egërsia e jashtzakonshme në mjeshtrinë e parë u bë tipar përcaktues i tyre, sa në gojën e Arbërve për turko-mongolët, ka mbijetuar shprehja : “ku shkel turku nuk mbin bar”.

Zgjedha e fiseve mongole, aleancat me ta dhe vasaliteti ndaj trashëgimtarëve të Çingis-Hanit, ka shënuar pjesën më të rëndësishme të historisë së Rusisë mesjetare. Fiset tartaro-mongole u vendosën në tokat e braktisura duke mbushur hapësirën e një popullsie që ishte vrarë, kishte marrë arratinë, apo u përzien pjesërisht me popullsinë autoktone që kishte mbetur. Vëndësit ishin fiset e pellazgëve të lashtë.

Ky fakt dëshmohet nga objektet arkeologjike, simbolet e besimit të tyre hënor etj. që i huazuan edhe pushtuesit tartaro-mongol.

a- Amuletë me simbolin e besimit hënor të pellazgëve (Sellenizmit), Gochevo, Rusia e jugut, shk.11; b. Hëna dhe simboli i 3 fazave të saj (trinita kristiane) të varura më poshtë. shk.8;  c. Simboli i besimit hënor në vëthet nga Hellada (Eleusi) e shk.8 pK.  (5)

Në gjuhën ruse moderne, kanë mbijetuar fjalë, rrenjët e të cilave tregojnë origjinën pellazgo-arbërore të tyre (dërguar nga Përparim Demi):

dom – e ka origjinën nga fjala дым (tymi) e cila vjen nga TIM (dial.çam). Deri vonë në gjuhën e popullit shtëpitë numëroheshin sipas oxhakëve nga dilte tymi.

страна (strana)- vënd. Rrenja e fjalës është AN (anë, krahinë psh nga ç´anë je?)
флаг (fllag) – flamuri, i cili  e ka origjinën nga Flamë-zjarr.
гора (gor-a) – e cila rrjedh nga GUR-i. Malet jane prej guri.
reka (reka) – lumi dmth ka + rrjedh (uji).
лес (les) – pylli. Vjen nga LIS. Në gjuhën shqipe “lis” emërtohen edhe shumë drurë të tjerë si psh dushku duke marrë kuptimin e një pylli me pemë.
куда (kuda) – ku ? Në shqip dhe rusisht pyet drejtimin.
берег (bereg) – breg i detit
я пью пить(pitj), -folje : me pi .
остров (ostrov) – ishull, ka prejardhje nga ISTRIA (is/as/asht + t (e) r) , e cila vjen nga STERE / e zezë (tokë e zezë). Ne italaisht TERRA. etj.

Në botimin e Institutit të etnologjisë dhe antropologjisë (Н.Н. Миклухо-Маклая РАН , Научное пособие «Татары», Москва «Наука» 2001 г) shkruhet se : “ Lidhjet martesore të tartarëve me vëndësit dhe etnitë e ndryshme, modifikuan pamjen fizike të popujve që i rrethonin dhe në radhë të parë atij rus, që përbën një realitet historik i sotëm dhe i ditëve të ardhëshme”. (6)

Sa për origjinën e popujve që u emërtuan sllavë edhe sot studiuesit nuk mund të përcaktojnë shkencërisht origjinën e emrave apo të etnisë së tyre, siç e pohon edhe Kostandin Jiriçek  duke folur për sllavët serbë (Historia e Serbëve, pj.I) : « Nuk ekziston asnjë `Codex diplomaticus` dhe asnjë ekstrat dokumentesh për historinë sërbe, asnjë `Fontes rerum serbicarum`, madje asnjë shkencë e burimeve apo një bibliografi historike …»  (7)

Shumica e studiuesve rusë pohojnë se zgjedha shekullore mongole “ ishte shkaku kryesor i prapambetjes së Rusisë nga vëndet Perëndimore ”. (8)

Kjo periudhë zgjati deri në fund të shk.16 , afro 250 vjet (9) duke ndikuar fuqimisht në gjuhën, (10) mënyrën e jetesës, administrimit dhe traditave të Rusisë. Mihali kritikonte përulësinë që tregonin  rusët duke imituar tartarët duke u sjellë si shëmbull qëndresën e hellenëve, pavarësisht sundimit të gjatë turk. (11) Vetë Vasili III i Moskës emërtohej sipas titullit të mongolëve Mbreti-Han (12)

Murgu Maksim vinte nga një vend që kishte njohur  kulmin e lulëzimit të qytetrimit mesjetar. Në Durrës, siç na dëshmon Jahja Draçolli, ishte hapur Universiteti i parë në Gadishullin Ilirik (1380).(13), ndërkohë që Universiteti i Torinos, që mbahet si më i lashti në Itali, u themelua në vitin 1404. (14)  Ciceroni e emërtonte Durrësin qytet të shkencës dhe të artit, ku të rinjtë romakë të familjeve fisnike u pajisën me dije. (15) Rektor i Universitetit ka qënë edhe Gjon Durrsaku i cili punoi si rektor i parë i Universitetit mesjetar të Zarës (1396). (Arbers between West and East during Middle Ages, Zagreb, 2008, Wikipedia) .(16)

Në Mistra të Moresë (Peloponez) fëmijët e elitës ndiqnin shkollën filozofike të Thotit pellazg të Egjiptit, të drejtuar nga Gjergj Xhemisto Pletone, i cili luftoi për reformimin e fesë katolike afro një shekull para “revolucionit” (1517) të gjermanit Martin Luteri. (17)

Qytetërimi arbëror i kohës së Mihal Trivolit përfshinte emra të shquar si Gjon Gazuli (1400 – 1465) (lat. Johannes Gasulus) me origjinë nga Shqipëria veriore (Mirdita, ose Zadrima e Shkodrës), prift dominikan dhe humanist. Veprimtaria e tij shtrihej në lëmin e astronomisë, matematikës, fizikës, filozofisë, diplomacisë, artit. Në tabelën kronologjike të Musantio-s, Gazulin e ndeshim ndër matematikanët më të mëdhej të shekullit XV. Teoria e tij e “yjësive qiellore”  do të udhëhiqte Kopernikun ( 1473-1543) në studimet mbi astronominë .  (18)

Pas pushtimit të Kostandinopolit, bashkë me popullsinë u larguan drejt Europës perëndimore gjuhëtarë, poetë, historianë, muzikantë, piktorë , arkitektë, shkencëtarë, politikanë dhe teologë arbër, që ndikuan në pasurimin e jetës shoqërore në “atdheun e ri”. Sot mbisundon mendimi se, filizat e Rilindjes europiane të Gadishullit italik kishin çelur më herët në Gadishullin Ilirik. (F.Demi “ Arberit e shek 15 që ndriçuan Europën”)

Niveli i zhvillimit shprehet veçanërisht me fondin themelor të gjuhës së popullit (para krijimit të gjuhëve standarte të shteteve). Mehmet Elezi (Gjuha shqipe në bunker ?, 2005, f24) e thekson rëndësinë e veçantë të këtij fakti në studimet gjuhësore dhe historike :

“Pasuria dhe zhvillimi i një gjuhe duken , ndër të tjera, te fjalët që shprehin nocione abstrakte e te caqet (emërtimet) kozmogonike, që lidhen me hapësirën dhe kohën. Ato flasin për shkallën e të menduarit abstrakt të një populli. ( …). Poashtu caqet (fjalë-shën im) nga jeta politike, administrative, juridike, ekonomike e kulturore dëshmojnë shkallën e qytetërimit gjatë qindravjeçarëve jo më pak se muret e kështjellave, shtatoret e amfiteatrot.

Gjuha shqipe është pabesueshmërisht e pasur me këto fjalë. Jo pak herë hahet edhe me gjuhët e vjetra…”

Ky nivel i lartë kulturor i trevave arbërore shpreh kushtet e favorshme që gëzonte bota shqipetare para pushtimit të fiseve turko-mongole. “Fill mbas të gjetunit” të shtypjes së librave (1454 me botimin e Biblës) nga J.Gutenberg,  pohon At Donat Kurti, që vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme e qytetërimit të shk.15, nisi punën shtypshkronja e Obotit në Shqipëri (1493), dmth vetëm 39 vite pas shpikjes së saj. (19)

U zgjata në këtë pikë për t´iu kundërvënë mendimit të disa studiuesve (fatkeqësisht edhe shqipetar) se popullsia e Kombit tonë “ka qenë e prapambetur, e ngujuar në male, e shkëputur nga vëndet e tjera europjane dhe e varfër”.  Faktet historike dëshmojnë se popullsia arbërore e shk.15 kishte një qytetërim të zhvilluar dhe ishte e pasur :  Historiani Lakonik (Laconico Calcondila 1423-1490) duke shkruar për pushtimin e qytetit të Koronës (Corone, Peloponez) pohon , se :

“ Muhameti II mbeti i habitur nga fati i pabesueshëm, kur i ra  në dorë pasuria e albanëve dhe helenëve të këtij vëndi të bekuar dhe i dërgoi lavde Zotit në qiell që kishte dashur papritmas ta gëzonte me mall të çmueshëm të çdo lloji dhe më i shumtë, krahasuar me qytetet e tjera të arbërve dhe të helenëve të Albanitisë pjellore… (Epirit dhe Gadishullit Ilirik-shën im) ”. (20)

Pavarsisht ndryshimit të madh të shoqërisë ruse nga ajo e vëndlindjes, murgu arbër ishte nisur  drejt Rusisë plot energji i frymëzuar nga misioni hyjnor “ të përhapte besimin e vërtetë kristian tek rusët” , por koha tregoi se rrota e “ fatit” të tij, nuk do të kthehej më kurrë drejt atdheut të tij .  Duket se Mihal e kishte parandjerë këtë rrezik …

Mbasi mbaroi përrkthimet e librave të shenjtë, në vitin 1522 Mihali i shkruan princit moskovit Vasilit III : “  Na lejo të largohemi në paqe dhe aty (kur të jenë në manastirin Vatoped të malit Atos-shen im), me gjith shpirt dhe zëmër të gëzuar do të  tregoj dhe lartësoj lavdinë dhe  pushtetin fisnik të mbretërimit tuaj. ” (21) Vasilit III-të e shpërblen murgun dhe dy shoqëruesit e tij me dhurata të çmueshme, por nuk e lejon të largohet. Edhe në ditët e fundit të jetës, Mihali i lutet Ivanit IV për të mbyllur sytë në vëndin e tij, por kërkesa mbetet pa përgjigjie. Sipas fjalëve që qarkullonin në oborrin mbretëror , shkaku ishte frika se : “Ai është i mënçur dhe ka parë të mirat dhe të ligat tek ne dhe kur të largohet, do t´i tregojë në vendin e tij” duke përhapur një nam të këq ndaj Rusisë. (22)

Disa studiues të tjerë mendojnë se pengimi i Mihalit ka qenë “për nevojat shtetërore”sepse “Të huajt e mënçur dhe me dhunti e kishin më të lehtë të hynin në Rusi se sa të dilnin prej saj”.(23) A ishte vallë zelli dhe dijet e Mihalit pengesa për t´u kthyer në atdhe ? Mendoj se ishte një arësye më madhore : Mihal Trivoli duke dashur ta drejtonte car Vasilin e III-të dhe djalin e tij në “udhën e Zotit” dhe të Rilindjes europiane, kishte guxuar t´iu vinte përpara “pasqyrën” e së VERTETËS  së regjimit të tyre të dhunshëm dhe prapambetjen e qytetërimit në Rusi.

Vasili i III (1479 – 1533) ishte djali i Ivanit III-të nga martesa me princeshën Sofia Paleolog (1455-1503), mbesa e Perandorit Kostandin Paleologut XI-të, kurse Ivani i IV (1530-1584) nipi i saj. Kjo martesë “gjeo-politike” dhe për interesa të Vatikanit, në vend të varësisë së Rusisë ndaj Kishës katolike solli forcimin e lidhjes me Kishën ortodokse të arbërve. Shqiponja e huazuar nga ruset prej Paleologëve dhe Kishës ortodokse, do të shërbente si simbol i së drejtës së “trashëgimisë”të Rusisë mbi zotërimet e Perandorisë romake të Lindjes (Bizantit), të zhdukur tashmë nga faqet e historisë europiane.(24)

  1. St. Basil of Caesarea and prince Vasili III of Russia. Icon 2. Ivani i IV mbasi vrau të birin. Pikturë e Ilia Repinit (1883) (25)

Kur Këshillit i malit të shenjtë Atos zgjodhi murgun epirot për misionin e tij apostolik në Rusi, nuk  u shkoi ndërmend se po dërgonin një “Promete” i cili do të përhapte dritën e Dijes më të përparuar të kohës së tij. Në librin e tij (Maksim Greku dhe Perëndimi) I.Denisovi e përcakton si “mesian e qytetërimit perëndimor” drita e të cilit nuk mundi ta zhdukë menjëherë mjegullën e Rusisë barbare, por që me vetmohim i shërbeu zgjimit të saj gradual nga gjumi mesjetar. (26)

Me mbretin por kundra tij 

Princat e dinastisë së Ryrikoviçëve, së cilës i përkiste edhe Vasili III-të, pretendonin se ridhnin nga Perandori romak August e për rrjedhojë u takonte titulli mbretëror i  “cesarit”.(27) Për botkuptimin besimtar të Mihalit “Mbreti nuk është gjë tjetër veçse shëmbëlltyra e gjallë dhe e dukshme e vet Mbretit Qiellor (Krijuesit-shën im)”. (28)

Të frymëzuar nga këto “fuqi hyjnore” Ryrikoviçët, sidomos Vasili III, nuk tuteshin para përdorimit të çdo mjeti për të siguruar pushtetin absolut në vend dhe hapësira tokësore jashtë principatës së tyre me anën e martesave, mashtrimit, parasë, burgosjes në manastire e deri tek vrasjet e të pabindurve, duke u rrëmbyer pasurinë. Për familjet fisnike të princave kundërshtarë zbatohej metoda e shkëmbimit të popullsisë duke i vendosur në rrethinat e Moskës, ndërsa  moskovitët në pronat e tyre. (29)

Sikurse në Lindje edhe në Perëndim të Europës, përdoreshin mjetet e sipërpërmëndura ku lufta për pasurim dhe pushtet nuk kursente as krerët e Kishës. Mihali e pranonte plotfuqishmërinë politike dhe administrative të Mbretit në dobi të forcimit të shtetit. Ai e frymëzonte me kurajo atë, në rastet e humbjeve në luftime dhe e mbulonte me lëvdata për  fitoret, sidomos ndaj mbretërve tartaro-mongol në jug apo rivalëve hungareze, austriakë, polakë e lituaneze në veri, por ishte kundra çdo veprimi skllavërues ekonomik apo të lirisë së njeriut.

Për Mihalin, Paqja ishte forma më e mirë e jetesës por e pranonte se Lufta ishte e domosdoshme  në “rastet pa rrugëdalje” me ndihmën e një ushtrie të fortë, të organizuar dhe të stërvitur për t´iu bërë ballë sulmeve barbare.(30)

Epiroti u përpoq ta pajiste mbretin e ardhshëm rus – Ivanin IV- me dije  duke i përkthyer shkrimet e Platonit , Aristotelit etj. si dhe mësimet e shënjtorëve kristianë.  Çdo njeri, sipas tij, e kërcënojnë tre mëkate, por për një mbret, më të dëmshme janë :  «Pasioni i pangopësisë (që e çon njeriun në nivelin e një kafshe),  për lavdi dhe pasurinë. (…). Mëkati më i rrezikshëm i cili është burim i të tjerave dhe prek të gjithë shpirtin njerëzor ështe « etja për pasurim » : pangopsia për të grumbulluar për veten me çdo mënyrë flori, argjend dhe gur të çmuar nëpërmjet vjedhjes, padrejtësisë , zhvatjes dhe shpifjes … » (31)

Mbreti – shprehet Mihali – duhet të ketë këshilltarë të ditur dhe dashamirës ndërkohë që «këshillat e dëmshme, bisedat me njerëzit e liq e vrasin njeriun ».

Por  Ivani IV ndoqi traditën familiare. Nga jetëshkrimi i tij, na tërheq « mësimi » i një murgu të mbyllur në manastir për «mashtrim dhe zëmergurtësi» i cili gjatë një takimi me mbretin e ri e këshillon : « Në rast se do të duash të sundosh, mos mbaj pranë vetes asnjë njeri më të mençur se vetja, në këtë mënyrë do të bëhesh mbret i fortë dhe do t´i kesh të gjithë në duart e tua. » (32)  Cari rus e quajti atë « babain e vet shpirtëror ».

Ivani IV u bë sundimtari më i egër që njohu mesjeta ruse e shekullit 15-16 duke fituar në popull një emër të ri – « Ivani i Tmershëm ». Fantazitë e tij në dënimin e njerëzve nuk njihnin kufij dhe synonin të ishin sa më të dhimshme.  Kur dipllomati I.Viskovatin u shpreh se dënimi me vdekje i  bojarëve ishte shumë i rëndë, mbreti urdhëroi t´ia ripnin së gjalli lekurën. (33).

Zakonisht ky dënim përdorej nga sulltanët turko-mongol për të ulur zemërimin e tyre, siç ndodhi me komandantin e shquar të Skëndërbeut – Mojsi Golemin dhe luftëtarët e tjerë arbër.

Mihali mundohej të zbuste shpirtin e mbretit dhe të vartësve të tij, duke u vënë në dukje shkrimet e shenjta, se « zemërimi shtazarak » duhet  zëvëndësuar me dashurinë njerëzore.(34) Por sjellja çnjerëzore, karakteristike e fiseve mongole gjatë sundimit të tyre 250 vjeçar të  Europës Lindore, çuditërisht, nga disa akademikë (В. О. Ключевский, Г. В. ВернадскийП. Н. Савицкий etj.) pranohet si e dobishme sepse shërbeu si “shkollë”, ku shteti rus formoi karakterin e tij dhe  u skalit “metoda” e mbretërimit të carëve moskovitë. (35)

Një nga këto “metoda” të mbretërimit të Ivanit IV ishte forcimi i regjimit të bujkrobërisë. Në Rusinë mesjetare kishte forma të ndryshme të skllavërimit të fshatarëve, që përbënin shumicën e popullsisë : Me anën e humbjes së pronësisë mbi tokën dhe humbjes së lirisë së njeriut. Gjatë kohës së qëndrimit të Mihalit, fitimi i lirisë mund të blihej nga bujkrobi, por kjo ishte një mundësi aq e paarritëshme sa fshatari praktikisht mbetej skllav i përjetshëm i padronit të tij. Vetëm reforma borgjeze (1861) i dha fund këtij robërimi të njeriut në Rusi. (36)

Shëmbullin e drejtimit të mbretit e ndiqnin qeveritarët e tij, të cilët duke sajuar krime apo zbatuar çdo lloj padrejtësie ndaj popullsisë , nganjëherë edhe kundër bashkësive të tëra të qytetit apo fshatit, synonin grabitjen e pasurisë së tyre. (37)

Mund të merret me mënd trauma që përjetoi Mihal Trivoli kur e kuptoi se ku e kishte çuar « fati », por ishte i ndërgjegjshëm se kjo gjëndje rregullohej vetëm me zbatimin e ligjeve si ato të Justinianit, me të cilat udhëhiqeshin vëndet e krishtera perëndimore. Të njejtën këshillë u jepte Gjergj Xhemisto Pletone perandorëve Paleologë, duke theksuar se mbreti i rrethuar nga keshilltarë të mire, merr vendime më të mira duke patur një Kushtetutë me ligje të drejta.(38)

Përputhja e mendimeve të filozofëve të shquar të shk.15, Pletones dhe Mihal Trivolit, bazohej tek humanizmi, fryma demokratike dhe tradita historike : « Epirotet nuk pranonin despotizmin e mbretërve – pohon albanologu arbëresh Nikoll Ketta – për epirotët dhe albanët, mbi çdo autoritet njihej ay i të vjetërve të fisit ». (39)

Në ligjet e Kanunit të Lek Dukagjinit, të po këtij shekulli, të gjithë njerëzit janë të barabartë para ligjit, pavarësisht nëse është njeri i thjeshtë apo princ i plotfuqishëm i vendit dhe vendimet e sundimtarit ishin nën mbikqyrjen e Pleqësisë të zgjedhur nga populli :

– Kanuni i Malevet të Shqypnis nuk e veçon nierin prej nierit. ”Shpirt per shpirt , se duken e fale Zoti ”. (Libri i tetë, Ndera, Kry i shtatëmbdhetët, §593. )

– Edhe pse Plak a Krye , a i derës së Giomarkut, pengun do t´a lshojë në dorë të Pleqvet e të Vogjlis , po bani kush vaj mbë´të. (Libri i njimbdhetët, Kanuni i pleqnis, Nye i njiqindekaterdheteparë, Tagri e detyra e pleqvet, §1014). (40)

Studiuesit vërejnë se mbi ligjet e lashta të arbërve (Kanunin) u mbështet Perandori Justinian kur ndërtoi ligjet e veta dhe Kisha ortodokse e Perandorisë romake të Lindjes (bizantine).

Në shkrimet e tij Mihali përshkruan organizimin e jetesës së  murgjëve të Helladës mbi bazën e Kodit ligjor (Nomokanon), një përshtatje e  filozofisë dhe përvojës mijëravjeçare të Kombit të tij (Kanunit) me kristianizmin, që hera-herës në shkrimet studimore emërtohen si « kristianizimi i hellenizmit ». (41)

Kjo periudhë e përshtatjes së filozofisë dhe ligjeve pellazge me parimet e Perandorive diktatoriale ishte e gjatë dhe e vështirë : U desh një lufte shekullore dhe forca mbinjerëzore duke e çliruar hellenizmin (besimin e pellazgo-arbërve. F.Demi “Sellenizmi…f.11) nga rrënjët e tij natyrore, etnike dhe kufizimet kulturore, para se hellenizmi të arrinte formën universale të “së vërtetës” kristiane.(42)

Me Kishën por kundra saj

M.Nikoleviç pohon se «Duke parë shkrimet e shumta të murgut Maksim, habitemi me shumanëshmërinë e talenteve të tij : ai është gjuhëtar, historian, poet, orator, filozof, teolog, por talenti më i fuqishëm ndër ato që zotëronte ishte ai i KRITIKËS », (43) të cilat sipas Pr.Ikonikovës (Иконникова – Максим Грек ,Киев,1866 ), shquhen për thellësinë e trajtimit, guximin dhe drejtësinë e tyre.(44)

Vetëm mbas katër shekujve të vdekjes së Mihal Trivolit, analiza e thellë dhe përgjithsuese që i kishte bërë shoqërisë në Rusi u vlerësua prej studiuesve rusë si një shërbim i çmuar ndaj vendit të tyre.

Në periudhën e mesjetës Kisha ishte (mund të shprehemi) si « qeveri e njësuar » me pushtetin e Mbretit. Një shëmbull të këtij bashkëpunimi të Kishës ortodokse na e përcjell Edith Durham (Brenga e Ballkanasve, v.2000 ) : «Mbas pushtimit turk, Sulltani çështjen e fesë ja kaloi Patriarkanës greke në Stamboll, ndërsa detyrën e taksambledhësit e shiti për çmimin më të lartë që ju afrua. Shuma të mëdha qenë paguar dhe këto nxireshin prej tagrambledhësve kishtarë nga turmat e mjera, të cilët dridheshin nga këta tagrambledhës më shumë se sa nga Turqia ». (45)

Sikurse shteti dhe feudalët, Kishat dhe manastiret ruse zotëronin prona mbi tokën dhe fshatrat duke i shfrytëzuar pa mëshirë familjet bujkrobe.  Në një botim të v.1903 (Богословский вестник,1903, Т. 1. № 1. ) autori shprehet se « …manastiret tona të asaj kohe (shk15,16 shën. im) ishin feudalë në kuptimin e plotë të fjalës dhe pronarët më të pasur ». (46)

Shkrimet e Mihalit lidhur me të metat e shërbenjësve dhe të Institucioneve fetare në Rusi, krahasuar me mësimet biblike që zbatoheshin në Perëndim, nga bashkëkohësit akuzoheshin, se “ Ishin të udhëhequra nga zemërimi dhe se Maksimi kishte patur vetëm një synim : Me çdo kusht të shante manastiret ruse, për rrjedhojë, gjykimet dhe baltosja e veprimtarisë së murgjëve rusë janë të qëllimshme dhe nuk duhen marrë parasysh”. (47)

Si trashëgimi e Lashtësisë, “kritika” ndaj Shtetit dhe veprimtarisë së institucioneve besimtare në Perandorinë e Paleologëve në Helladë, trajtohej si detyrë e elitës së manastireve. Ajo nuk shikohej si një veprimtari keqdashëse, por si një mjet i rëndësishëm që hap rrugën për të ecur drejt përparimit dhe suksesit. Një shëmbull të ngjashëm na sjell shkrimi i  bashkëkohësit të famshëm – Gjergj Xhemisto Pletones (Memoriale a Manuele) – i cili i vinte në dukje perandorit, se Kisha ishte bërë një pushtet paralel me shtetin që rrëmben heshtazi jo vetëm një pjesë të rëndësishme nga taksat, por edhe të dhurimeve, duke u bërë një kancer që duhet shkulur. (48)

Ky fakt dëshmon nivelin e lartë të demokracisë në botkuptimin e Arbërve. Shqipetarët , vë në dukje Nikoll Ketta, i ruajnë me përkushtim traditat e atdheut të tyre të lashtë. (49)

Filozofi epirot e shikonte “të keqen” tek moskuptimi i misionit nga “barinjtë e Zotit ” (murgjit), të cilët duke mos zbatuar rregullisht lutjet dhe me jetën që bënin në manastir, nuk afronin shëmbullin që duhej ndjekur. « Një murg i vërtetë – predikonte Mihali – është ai : që vepron, jo vetëm me fjalët e Biblës por edhe me vepra duke shprehur dashurine e tij ndaj atyre që ka pranë, ai që është human, bujar,i dhëmshur ndaj të varfërve dhe ftakeqëve. Të hysh në manastir vetëm për t´u arratisur prej fatkeqësive të jetës është pranimi i pafuqisë, frikës dhe dobësisë tënde ; Arratiset ai që trëmbet, që nuk gjen forca tek vetja ta luftojë dhe ta mund të keqen ; arratisja pa u përballur nuk e zhduk të keqen por e forcon. Detyra e çdo të krishteri të vërtetë e rrjedhimisht edhe i murgut është të luftojë me të. (50)

A e dinte Mihal Trivoli se duke shkruar dhe folur në një mjedis që nuk e pranonte kritikën dhe ndryshimin « po luante me zjarrin » ?

(vijon më poshtë)

Fatbardha Demi, ([email protected])
28.08.2019


SHËNJTORI  ARBËR  QË  U  « KRYQËZUA »  PËR TË VËRTETËN (Pj. III)

«Për ta shkatëruar gënjeshtrën po sakrifikohem, me zjarrin e zhelozisë për të  vërtetën po digjem. »   Mihal Trivoli

Në vitin 1525 u fol shumë në oborrin moskovit për zhdukjen e papritur të dijetarit hellen. Një nga zërat që qarkullonin ishte se « Patriarku i Kostandinopolit me kërkesë të Vasilit III, kishte dërguar një murg me emrin Maksimilian i cili me mënçuri do ndreqte librat dhe rregullat që lidheshin me fenë. Maksimiliani e kreu këtë punë, por duke vënë re shkarje të rënda (në qeverisje-shën im), iu drejtua personalisht mbretit duke e quajtur si personifikim të eretikut meqënëse nuk ndiqte gjurmët e ligjeve romake apo atyre hellene. (…)

Ai (Mihali) nuk u pa më dhe sipas mendimit të përgjithshëm, atë e mbytën » . (1)

E vërteta e Mihalit

Në fakt mund ta quaje « të vdekur » meqënëse u gjykua për « krime » kundër dy forcave kryesore të Rusisë – Shtetit dhe Kishës. Për të kuptuar ndikimin e madh që ushtronte Kisha, G. Nikolaeviç në librin e tij (Maksim Greku) na sqaron, se në Rusinë e shk. 15-16: « Feja ishte një sistem gjyqsor, doktrinë politike, formuese e moralit dhe e filozofisë (botkuptimit të popullsisë -shën im). Ajo ishte sinteza e të gjitha ndërtimeve që ngriheshin mbi themelin e shoqërisë feudale ». (2)

Për rrjedhojë, si Shteti edhe Kisha e fajsuan Mihalin për qëndrimin e tij kundër sistemit të bujkrobërisë, por seicili nisur nga qëllimet politike dhe fitimprurëse të veta.

Gjyqi i Mihalit u zhvillua në kohën kur, për të kufizuar forcën ekonomike të Kishës në interes të shtetit dhe si pasojë e kundërshtimit të fortë të murgut nga Atosi, po diskutohej për rishikimin e ligjit lidhur me pronat e saj. Drejtuesit fetarë kishin frikë se shkrimet e Mihalit do të ndikonin në rënien e autoritetit të Kishës dhe do të zvogëloheshin pasuritë kishtare nga qeveria cariste. (3) Edhe Vasili III-të, mbështetja e të cilit ishte shtresa e feudalëve, mbronte me fanatizëm regjimin e bujkrobërisë. Për të hequr vëmëndjen nga problemi social i shfrytëzimit çnjerëzor të popullsisë, shteti shtroi si çështje kryesore të ditës se çfarë qëndrimi duhej mbajtur ndaj heretikëve hebrej : « Të dënoheshin me vdekje apo të mjaftohej me burgosjen apo dënime më lehtësuese?».(4)

Në gjyq akuza kryesore u përqëndrua tek veprimtaria e tij kundër skllavërimit të njeriut (bujkrobërisë). Rolin e prokurorit e luante mitropoliti i gjithë Rusisë – V. Danillo i cili nuk ia falte Mihalit kundërshtimin për t´i perkthyer librin (Historia e Kishës) e bizantinit Feodorit (Феодорита Киррского) i shk.5-të, i cili shtronte arësyet e domosdoshmërisë së pronave të manastirëve. Sipas Danillos, fakti që murgu kundërshtonte bujkrobërinë përbënte një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj car Vasilit III-të si një shfrytëzues i pashpirt, por edhe një fyerje e rëndë ndaj shënjtorëve dhe prelatëve të kishës ruse, që kishin zotëruar qytete, fshatra, toka dhe pasuri të shumta. (5)

Aty u paraqitën edhe « krime » të tjera si për tradhëti me turqit, erezi, shtrëmbërimi i qëllimshëm gjatë përkthimit të librave fetarë, etj. por verifikimi i dokumenteve gjyqësore nga studiuesit rusë tregoi se në gjyq dëshmitë ishin të sajuara për qëllime politike. Faji i vërtetë i murgut nga Çamëria ishte se : Kishte guxuar të përhapte ide të rrezikshme perëndimore (lirinë e njeriut, drejtësinë, respektimin e ligjit, etj.) duke zbuluar para rusëve mjerimin dhe prapambetjen e Rusisë mesjetare, krahasuar me vëndet perëndimore. Edhe në ditët e sotme është e vështirë të imagjinohet se si një njeri i vetëm, në periudhën më të errët të mesjetës europiane, të inkuzicionit dhe mbretërve gjaksorë, të gjejë kurajon  të drejtojë gishtin mbi shkaktarët e vërtetë : Shtetin dhe Kishën.

Dënimi që u mendua për Mihalin ishte shumë domethënës. Ai u burgos në qelitë e manastirit të Josifit (Иосифо-Волоколамский), mbrojtësit kryesor të pronave kishtare, i shoqëruar me letër-porosi të veçantë të metropolitit Danillos : « Të mbyllet në nje qeli ku të mos ndihet asnjë zë, të mos ketë mundësi të shkruajë, të flasë, të predikojë apo t´i shkruajë letër dikujt (…), kështu do të ketë mundësi të pendohet për marrezinë dhe eretizmin e vet. » (6) Mihalin e prangosur e torturonin nëpërmjet të ftohtit dhe urisë nga e cila shpesh rëzohej pa ndjenja në tokë. Atij ju ndalua të kryente ritin e lutjes, që sipas mësimeve të kishës i jep mundësi besimtarit “të bashkohet me Zotin nëpërmjet Krishtit” duke siguruar “shpëtimin e shpirtit dhe pavdeksinë”. (7)

Mbasi i lau duart me Mihalin, Mitropoliti Danillo vijoi t´i shërbejë me përkushtim Carit, por në v. 1535  pa me trishtim se si aleati i tij në pushtet i kufizoi të drejtat e manastireve «atyre u ndalohej të blinin dhe të hipotekonin tokat e bujqërve pa dijeninë dhe miratimin e qeverisë ». (8)  Në Rusi, sikurse edhe në Europën Perëndimore të shk.16, në duelin për pushtet midis Shtetit dhe Kishës, humbëse doli kjo e fundit.

Gjatë të dy gjyqeve (1525, 1531) të zhvilluara kundër tij, Mihali nuk i pranoi akuzat e ngritura, përveç pasaktësirave që mund të kishin ndodhur gjatë përkthimit të librave të shenjtë, të cilat ishin pasojë e rrugës së ndjekur gjatë përkthimit dhe gjendjes në të cilën ndodhesh në kohën e tij gjuha e sllavëve dhe ajo ruse në veçanti.

Asnjëri nuk e kupton priftin kur lexon Biblën

Kështu i shkruante mbretit të Anglisë Eduardit VI kapiteni i anijes, Riçard Çensler (Ричард Ченслер) gjatë vizitës në Moskë (1553) . “ Kur priftërinjtë lexojnë, çuditërisht, asnjëri nuk mund t´i kuptojë ata dhe askush nuk i dëgjon; ndërkohë që bëhet leximi, njerëzit rrinë duke folur me njeri-tjetrin dhe kur prifti kryen shërbesën nuk përqëndrohen, por gagarisin si një kope rosash…” (9)

Në një botim mbi librat dhe shkrimet kishtare në Rusinë e shk.16 , përcaktohet si periudha e mungesës së mendimit shkencor dhe të njohurive besimtare. Leximi bëhej mekanikisht, pa e kuptuar atë që ishte shkruar, si rrjedhojë e mungesës së mësuesve dhe shkollave. Si pasojë,  “Rregullat fetare devijonin drejt së keqes dhe egoizmit, trajtonin thelbin e dogmës përsëmbrapthi ; midis popullit qarkullonin bindje të gënjeshtërta, përfshirë këtu edhe shtresat e mesme e të larta, shërbenjësit shpirtërorë dhe murgjit ”.(10)

Duke qënë të paarsimuar njerëzit ishin të bindur se librat e shenjtë nuk duheshin të ndryshoheshin. “ Gjuha ruse –sipas një lexuesi të asaj kohe – ishte krijuar nga Zoti, kurse librat kishtare ruse ishin shkruar nga njerëzit e shenjtë, prandaj jo vetëm nuk mund të prekeshin për tu ndrequr, por ishte edhe mëkat”. (11) Siç duket, takimet e murgjeve rusë me murgun e Atosit, Sava II, i cili ishte edhe përkthyes e kishte bindur Vasilin III se “librat e shenjtë në Rusi kishin pjesë eretike ”, pra duheshin t´iu afroheshin librave të ortodoksëve në greqisht.(12) Kjo ishte edhe arësyeja që e shtyu carin të thërriste një njeri të ditur për ta kryer këtë punë.

Mbasi ishte ushtruar në zanatin e redaktimit dhe të përkthimeve në Itali , Mihali i kishte përsosur aftësinë e tij gjatë dhjetë vitëve të kaluara në manastirin e Atosit, por në Rusi puna ishte krejt ndryshe. Ai përkthente nga greqishtja kishtare në gjuhën latine të kishës romake, ndihmësit e tij rusë e përkthenin nga latinishtja në gjuhën sllave të kishës. (13) Pra bëhej fjalë për tre gjuhë artificiale, ku gjuha e fundit nuk zotëronte as gramatikën e saj dhe përkthyesit rusë nuk kishin përgatitje teollogjike të fesë ortodokse dhe të besimit kristian në përgjithësi. Se sa me saktësi e kishin kuptuar dhe përkthyer ndihmësat e tij tekstet e shenjta, për këtë Mihali nuk mund “ të vinte dorën në zjarr ”, fakt që e pranoi me ndershmëri edhe para Danillos dhe gjyqtarëve të tjerë.

Siç u permend në pj.1, ai shkroi më vonë dy libra për gramatikën e gjuhës ruse si dhe shkrime ku theksonte se “mungesa e përgatitjes së thelluar gjuhësore dhe filozofike, jo vetëm pengon për të kuptuar drejt gjuhën e nënës, por nuk të lejon të bësh një përkthim cilësor”.(14)  Materialet e Mihalit mbi temën e gjuhësisë shërbyen si tekste mësimore në shekujt vijues dhe shënuan zanafillën e shkencës gjuhësore ruse mbi bazën e debatit dhe kritikës. Për të vlerësuar punën titanike të murgut arbër në fushën e zhvillimit të qytetërimit në Rusi dhe veçanërisht në shkencën e përkthimeve dhe filozofisë ruse, duhet të njihet …

Historia e përkthimeve të librave të shenjtë në “sllavishtjen kishtare”.

Për gjuhën e parë të shkrimeve të shenjta të shk 9-11 të fiseve sllave, nga gjuhëtarët pranohet “gjuha e lashtë bullgare” dhe si sinonim të saj përdorin emërtimin  “sllavishtja e lashtë” ose “sllavishtja kishtare”.(15)

Emërtimi “sllavishtja e lashtë” është futur në përdorim nga A.X.Vostokovi (А. Х. Востоков) në vitin 1820 dhe përdoret sot nga shkenca ruse.(16)  Paralelizmi i dy gjuhëve mbështetej tek fakti se gjuha e lashtë bullgare  kishte shumë veçori të përbashkëta me një prej dialekteve bullgare (të sllavëve të jugut) sidomos në morfologji, ku bëhet aluzion për gjuhën e maqedonasve të vjetër, e mbiquajtur “dialekt”. (17)

Zef Krispi (Xhuzepe Krispi , Memoria sulla lingua albanese, Palermo, 1831) pohon se në Maqedoni nuk është folur një “dialekt” por  “Një gjuhë, gjurmë të qarta të së cilës kanë mbetur në të folurën e sotme të Shqipërisë ”. (18) Pra fiset bullgare të lashtësisë dhe maqedonasit autoktonë flisnin gjuhë të ndryshme.

Në botimin  “Biblioteca Nazionale Centrale Firence Thesaurus“ lexojmë se : Gjuha e Bullgarisë e përdorur në shk.9  i përkiste familjes gjuhësore turke. (19)  Afrimi i dy gjuhëve (asaj sllave dhe bullgare-shën im) u bë gradualisht ndër shekuj, me zëvëndësimin e fjalëve turke me ato të sllavëve, që solli në gjuhën bullgare ndryshime si psh. të strukturës së saj morfologjike, etj. (20)  E gjithë ngatëresa që bëhet në fushën e gjuhësisë për shkrimin e popujve sllavë, ka si qëllim për ta pajisur “sllavishten kishtare ” me një datëlindje sa më të lashtë (21) dhe shtrëmbërimin e historisë së vërtetë të alfabetit gllagollik dhe kirillik (shk9) të vëllezërve nga Selaniku i Iperisë (Epirit).

    

  1. Shkrimi “gllagollik” me gërma të rumbullakosura 2. Shën Jeronimi duke lexuar (22)

Alfabeti “gllagollik”i përdorur  nga Kirili, sipas studiuesve rusë , mbahej si “një formë e fshehtësisë” ( dmth që i përkiste natyrës hyjnore të Krijuesit – shën im) dhe nuk ishte i përhapur. (23) Burimet ruse shkruajnë se dokumentet e mbritura deri më sot me alfabet “gllagollik” shërbyen për shkrimet e sllavëve të perëndimit (në shek. 9 të Moravisë) (foto 1. lart), forma e gërmave ndryshonte nga ajo e hellenëve. Qëllimi, sipas studiuesve ishte të lehtësohej përhapja e alfabetit sllav në vëndet katolike. (24)

Në vitin 1538 Guillaume e quajti “Alphabetum Hieronymianum seu Dalmaticum, aut Illiricum” (25), duke dëshmuar se alfabeti ishte i Shën Jeronimit të Ilirisë . Por mbas dështimit të misionit (të vëllezërve arbër që Vatikani të pranonte gjuhën e shkruar të mbretërisë bullgare -shën im), u desh të përdoreshin gërmat hellene (të kishës ortodokse-shën im), që u emërtuan “kirilica” duke i shtuar 10 gërma për tingujt e veçantë të shqiptimit të fjalëve. (26)

Shën Kirili dhe Metodi në Romë për të marrë aprovimin e Vatikanit për alfabetin e tyre. Afresk i kishës së nxënësit ilir të Kirilit – Klementit të Ohrit në Romë.

Nga sa më sipër, kuptojmë se vëllezërit arbër nuk kishin “shpikur” alfabete të reja, por kishin huazuar, nga perëndimi katolik alfabetin e Shën Jeronimit (të emërtuar nga studiuesit “gllagollik”) dhe alfabetin hellen për shkrimet e ortodoksëve bullgarë të Moravisë ( “kirilik”) të Shën Klementi të Ohrit i cili u përdor në vëndet sllave dhe Rusi.

Për ta sqaruar “shpikjen” e Kirilit të ndjekur edhe nga nxënësi i tij, do sjell rastin e këngëtares Fatma Zyberi e cila e ngriti në këmbë publikun turk, kur këndoi në gjuhën e tyre një këngë popullore. Ajo i mësoi mekanikisht fjalët turke duke i lexuar të shkruara me gërmat shqipe. Këtë “të fshehtë” na e zbulon vetë emërtimi “Гла­го­л – и­ца” (gllagoll-ica) që në rusishten mesjetare do të thotë “fjalë”, pra tingujt e gërmave hellene ju përshtatën tingujve të gjuhës së popujve sllavë. Metoda e “përshtatjes” së alfabeteve, nga njeri popull tek tjetri, ka qënë një dukuri e njohur që në parahistori dhe Kirili me nxënësit e tij ndoqën të njejtën rrugë.

Dihet se edhe për gjuhën shqipe, para Kongresit të Manastirit (1908), janë përdorur alfabete të ndryshme.

Në shk.14 Kisha ruse vijonte të përdorte kryesisht librat në gjuhën kishtare të Perandorisë bullgare. (27)  Arësyeja, sipas materialeve që lexojmë, mund të ishte fakti, se “ banorët që jetonin në  Rusinë europiane  janë pasardhës të fiseve bullgare të Vollgës që ishin vendosur aty gjatë pushtimeve tartaro-mongole në shk.13 dhe duke u trazuar me vëndësit autokton morën emrin “Rus”. (28) Më saktësisht, duke u bazuar në faktet historike duhet thënë se, në këtë “trazim” kanë patur gisht edhe “stërgjyshërit” e  bullgarëve të Vollgës dhe të turqve të shk.14-15, fiset e herëshme mongole si hunët, gotët, ostrogotët etj.

Këto dukuri historike sqarojnë edhe afrinë gjuhësore dhe etnike të fiseve “ sllave”. Pikërisht ky unitet gjuhësor i sllavëve të shk.9 , pohojnë studiuesit (А. Мейе,  Н. С. Трубецкого  dhe Н. Н. Дурново, etj.) bëri të mundur ruajtjen e strukturës së përgjithshme të “sllavishtes së lashtë” (bullgarishtes kishtare) të periudhës së vonë. (29)

Ky “historik” i përmbledhur me dy fjalë, dëshmon se përse shkrimet e shenjta në Rusi duheshin ripërpunuar, sepse jo vetëm teksti i librave të shenjtë të sllavishtes kishtare (bullgarishtes kishtare) kishte mangësira në paraqitjen e dogmës kristiane, por edhe vetë gjuha e rusëve (sikurse edhe e popujve të tjerë sllavë) nuk kishte arritur zhvillimin e saj leksikor edhe atë gramatikor. Kjo prapambetje, për arësyet historike të sipërpërmëndura, në fakt përfshinte të gjithë jetën e Rusisë mesjetare ku rolin kryesor e luante mungesa e shkollave dhe e shkencës gjuhësore e filozofisë. Studiuesit modernë rus pohojnë se “ Një periudhë e re në zhvillimin e përkthimit (shk.16) si një veprimtari kritike dhe përpunimit të teksteve ruse letrare mbi bazën e normave gramatikore, lidhet me emrin e Maksim Grekut”. (30)

Mihal Trivoli nga Çamëria me shkrimet e tij, preku çdo qelizë të  mjedisit rus duke  mundësuar zbatimin në shekujt pasues të “projektit” të “Rusisë europiane”. Idetë e tij patën një ndikim të rëndësishëm në teollogjinë dhe reformën kishtare, në shkencat gjuhësore, filozofike dhe shoqërore të Rusisë së shk.16, por edhe të Europës perëndimore.

Për ironi të fatit, sikurse Prometeu i cili u dënua për të njejtin “faj” edhe Mihali përjetoi tortura çnjerëzore në malet e Siberisë. Me gjithëse në moshë të thyer, çdo mëngjes i jepte vetes kurajo duke i hedhur sytë mbi vargjet e shkruara me qymyr : “ Mos u ligështo dhe mos vajto o shpirti im, se po vuan pa të drejtë nga ata , prej të cilëve duhej të prisje veç të mira, sepse ti i ushqeve në trapezën shpirtërore…” (31)

Ai u nda nga jeta në vitin 1556 dhe u varros në malet e Siberisë jugore. Me gjith kërkimet për të zbuluar eshtrat e “intelektualit të parë” dhe luftëtarit të paepur të “Rusisë europiane”, varri i tij nuk u gjet kurrë. Sarkofagu i gurtë qëndron bosh (fig.1poshtë) dhe mbi kapak është pikturuar  ikona e Mihal Trivolit.

Mos ishte vallë kjo një hakmarrje “post mortum” për shpërblimin “promete-jan” në Rusi apo një “mrekulli” hyjnore për tu prehur në  Atdhe ?

  1. Sarkofagu i Mihal Trivolit në Kishën Троице-Сергиевой Skulptura e tij në grupin e monumentit të ngritur në qytetin Novgorod, 1862. (32)

Si përfundim : Mihal Trivoli i përket “PRONËS HISTORIKE” të Kombit Arbër, siç e pohonte edhe vetë me krenari. I rrethuar prej miqve apo në letrat e tij të më vonshme, Mihali u  pohonte se i përkiste popullit nga rridhnin “Dorët” spartanë apo “Ipeborealët” parahistorikë të Dardanisë ,(33) pa harruar të përmëndte edhe vëndlindjen e tij – Artën e Iperisë (Epirit).

Zoti e ka bekuar Kombin Arbër duke e pajisur me një «pronë historike » jashtzakonisht të pasur me emra dhe ngjarje, që luajtën rol të rëndësishëm në zhvillimin e qytetërimit të tyre dhe të popujve të tjerë të Botës. Kjo « PASURI » (shpesh e tjetërsuar nga padituria apo për qëllime të tjera), u shërben brezave pasardhës, vetëm kur skalitet në botimet studimore dhe shkollore të shqipetarëve dhe të botës shkencore të popujve të tjerë, siç veproi në shkrimet e tij Mihal Trivoli, pa u friguar prej « ferrit » të dy Pushteteve.

Fatbardha Demi, [email protected]
28.08.2019