Shenjtja Nënë e Hyjit!
Na ruaj një zemër
prej foshnje,
të pastër dhe të kulluar
si ujë burimi!
Na jep një zemër
të thjeshtë
që të mos ndalet
për të shijuar trishtimet e veta,
një zemër të madhe për t’u dhuruar,
që ka dhembshuri,
një zemër bujare,
që të mos harrojë asnjë të mirë
dhe të mos ruajë hidhërim
për asnjë të keqe!
Na jep një zemër
të ëmbël e të përvuajtur që të duajë
pa kërkuar dashuri në kthim,
një zemër të madhe dhe që mendon për të tjerët
e që asnjë mosmirënjohje
të mos të mund ta lodhë!
O Mari, Nënë e Hyjit,
na ço tek Jezusi!
Ti nxënëse e parë
e Birit Tënd,
na parapri në ecjen
e besimit
dhe na jep dorën
për t’u ringritur
kur të mëkatojmë!
Ti, E Papërlyera,
grua e thjeshtësisë,
shembull me zemër dhe mendje
të pastër për ne,
që adhuron vullnetin e shenjtë të Hyjit,
na mbështet në ecje,
thaji lotët tanë!
Na bëj që ta ndiejmë gëzimin
se jemi të lirë për Mbretërinë!
Nikolin Sh. Lëmezhi
Shkodër, më 12.12.2018