Shenjtërimit të Nanë Terezes – poezi nga Gjin Musa

0
2863
Zekerija Idrizi - Bisedë shpirtërore me Shën Nënë Terezën

Shenjtërimit të Nanë Terezes

Bjen ky djell qe ndriçon globin
rrezet vijnë nga kupa e qiellit
ah ky djell i 4 shtatorit
sot po i ngrohe zemrat e kombit

Nga gjithe ketu kane ardhe
te krishterë dhe myslimanë
ardhe ne sofer te Vatikanit
ardhe kane t’gjith ne sheshin “Shën Pjeter”
Per me pa shejtin e ri.

Me u takue me Nana Trezen
Shpirti i saj sot ketu ka ardhe
Mbi Shën Pjeter po ban drite
Po i drejton lutje njerzimit,
te gjithe ne paqe dhe harmoni
duhet jemi ne kete jete.

Sot ka ardhe gjithe bota mare,
nga India e Kalkutes, nga Amerika e Australia
nga çdo cep i botes mbare
ku flitet gjuha shqipe
ku merguan shqiptaret nder vite
sot ne sofer te Vatikanit
flitet shqip, kendohet shqip
flamuri yne Kombetar, ka pushtue çdo rruge dhe cep
kendohet kanga e hillet vallja.

Ne xhamadan e ne kapuç te bardhe
thue s’ka mbetun kund Shqiptar
per pa ardhe sot ne Vatikan.

Nane “Tereza” te biem ne gjunje
Nane “Tereza” ç’emer na fale
Na dhe emer ne te gjithe boten
O Shenjtenesha e njerzimit
Bija e Shkupit te Shqiptarizmit
sote ketu ne Vatikan, ti u shenjtonove ne pavdekësi.

Te gjithe njerëzimi te mban ne zemer
ulen ne lutje sot per ty
O SHENJTENESHA E SHQIPTARIZMIT
NA E LESHO BEKIMIN TAND
TE KRISHTERË DHE MUSLIMANË
KEME NJI FE, KEMI NJI ZOT
KEMI SHENJT’NESHE NANE “TEREZE”
QE NA SHENDRIT RRUGET E JETES.

Gjin Musa, gazetar, Vatikan