Popujt tjerë për ne
Në Florida të SHBA-së isha për pushime. Tampa është një nga vendet më të bukura turistike pranë detit amerikan. Aty kishin ardhur me qindra pushues amerikanë nga të gjitha vendet e këtij shteti mik të shqiptarëve.
Në takimet e shpeshta me amerikanë, ata me pyesnin se nga jam dhe prej cilit vend kam ardhur në Amerikë. Unë u thosha se jam nga Çikago dhe atdheu im është Kosova dhe Shqipëria, ata e dinin se ku janë këto dy vende dhe populli shqiptarë në këtë pjesë të Evropës.
Për debatet tona, unë në shenjë respekti dhe të krenarisë kombëtare u flisja për Shën Nëna Terezë e cila ishte shqiptare e popullit dhe të gjakut tim..! Ata dinin shumë për Bijën e Madhe të Kombit Shqiptarë dhe shpirtin e humanistes e njohur nga popujt e botës në shekullin e kaluar.
Më thuaj për kryeqytetin e Shqipërisë, me thotë një i moshuar amerikanë. Unë ia tregoi edhe pak gjeografinë dhe historinë kombëtare shqiptare, Tiranën dhe Prishtinën, të dyja kryeqytetet e të dyja shteteve tona !
Shën Nëna Terezë është pasaporta kombëtare shqiptare!
Çikago, prill 2021
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]