Shëmbulli i Rumanisë

0
904
Skënder Mulliqi

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Se si duhet të protestohet dhe për çka të protestohet po e tregojnë protestat masive ne Rumani. Vala e protestave e ka përfshirë gjithë vendin. Nuk është hera e parë që protestohet aq masovikisht kur vjen ne pyetje lufta kunder korrupcionit dhe kur cenohen seriozisht proceset demokratike. Protesta e Bukureshtit kishte tubuar mbi 500 mijë njerëz.Protestë shumë masovike pa dyshim kunder nje qeverie dy mujore në pushtet. Rumania është bërë shëmbulli më i mirë së si mbrohen vlerat kombëtare dhe civilizuese të një shteti. Ishte rrëzuar nga froni shumëvjeçarë edhe diktatori, Çaushesku…

Ne protestën e Bukureshtetit mori pjesë edhe presidenti i Rumanisë, Klaus Johanis i cili deklaroi së po e “shfrytëzon në këtë mënyrë të drejtën e vet kushtetuese dhe demokratike”. Ne rrugëtimin e saj 25 vjeqar pos komunist, Rumania dhe populli rumunë po luftojnë kunder mbeturinave komuniste. Gjatë kësaj periudhe ky shtet pati shumë batica dhe zbatica, situata të rrezikshme që vendi të rreshqas në kaos, por megjithate mbijetoi. Në Rumani po protestohet kryesisht për dy çështje të cilat qeveria e re rumune nuk i kishte bërë hesap mire. E para, çështja ka të bejë më ndryshimin e ligjit për amnestimin e qeveritarëve nga aferat e korrupcionit, dhe e dyta, çështja për të cilat aq masovikisht është ngritur populli rumunë të protestojë është cenimi serioz i demokracisë. Në Rumani po ndodhë një zgjim tjetër i madh kombëtar.

E mora shëmbullin e Rumanisë, sepse edhe problemet më të cilat po përballët Kosova tash e një kohë të gjatë janë të natyrës identike. Shëmbulli i Rumanisë do të duhej shumë të na shërben edhe në shqiptarëve më këto qeveri të stërmbytura në krim të organizuar dhe në korrupcion. A ka gjë më demokratike së kur edhe një president i vendit u bashkohet protestuesve të shumtë? Sigurisht një shembull i mirë për çdo shtet demokratik në botë. Të protestohet kunder ligjit, i cili i amniston politikanët e rangut të lartë është diqka madhore dhe demokratike. Në Kosovë veq që nuk u përseritë ndonjë luftë, së nuk mbeti gjë mangu nga ndodhitë e pa mira të cilat po na përcjellin gjatë këtyre viteve në liri. Gjatë Qeverisë Thaqi 1 dhe Thaqi 2 vendi ra buzë greminës politike dhe sociale.

Qeveritë e tij ishin të mbytura në afera të krimit dhe të korrupcionit dhe askush nuk dha as dorëheqje morale. Madje, pas proceseve gjyqësore më të cilat u ballafaquan, ata u kthyen ne vendet e tyre të punës!!! Disa nga njerëzit e ish kryeministrit u larguan pa therrë në këmb nga Kosova që mos të përballen më organe të drejtësisë. Njerëzit nën hetime, dhe njerëzit nën llupën e gjyqësorit ende janë kryetar komunash. Ky shtet është mos Zot me keq. ”Berllogun” qeveritarë Hashim Thaçi e nbarti në prehër, Isa Mustafës të LDK-së, pas koalicionit më të pa natyrshem që mund të shikojmë. Ky koalicion erdhë në shprehje tek pas 6 muajve të mbetjës së vendit pa qeveri.

PDK e gjeti për aleat LDK-në e etur për poste e pushtet, e të cilët i harruarn krejt vrasjët e njerëzve të vet. Pas një krize qeveritare vendi u zhyt në kriz të thellë institucionale. Pamë protesta të organizuara nga opozita më shumë arsye në kuvend më gazë lotësjellës dhe në kryeqytet, por që kurrë nuk u bë e ditur saktësisht pse u ndalën kur edhe pak duhej më duket mua, që kjo qeveri e denigruar të shkonte në bërllogun e historisë. Po na mungon të gjithëve vetëdijësimi për shtet dhe për komb. Na duhet shumë shëmbulli i Rumanisë, që të kuptojmë së qka është shteti dhe çka duhet bërë për shtetndërtim dhe mirëqenje. Ardhmeria e shtetit nuk lihët në duar të hoshtaplerëve politike.

Nuk lihet në duar shteti të atyre të cilët po abuzojnë agë e terrë më te. Nuk lejohet në dorë shteti dhe as pushteti gardës së vjeter të tipit komunist, të cilët nuk durojnë njerëzit e aftë për shkak të konkurrencës dhe hajnive të cilat i kanë qitë në dyzen. Gjenerata e re rumune e ka kuptuar rolin e vet në shoqëri. Mu për atë edhe janë ngritur në protesta paqësore kundër pa drejtësive në kurrizin e tyre. E kan kuptuar së demokracia dhe e ardhmja e tyre është në rrezik, sikurse që janë vu në rrezik interesat e rinisë kosovare.

Kreativiteti politikë po i mungon rinisë sonë në krahasim më rininë rumune, të cilët kan zgjëdhur formen më demokratike të demontrimit dhe shfaqjës së pa kënaqësisë qytetare për çështje të caktuara politike. Edhe Kosovës i duhet rruga për ndryshime pozitive, për ndryshe nuk i kemi punet mirë. I kemi të gjitha mundësit demokratike që kjo kastë e përlloqur politike më në fund të largohet nga pushteti. Proceset në një vend mund të stopohen por kurrë të ndalohen… Këtë po e dëshmojnë më së miri edhe ngjarjët e fundit në Rumani…