SHEKULLI NJËZET ME DJEM DHE BURRA ME VULLNET GUXIM VITALITET

0
980

Tregim nga libri “SEKRETE QË NUK I MBAJ PËR VETE”

Z. Edi Rama njëri nga djemtë e njohur me shumë vullnet guxim dhe vitalitet eposik viganik, piktor i talentuar dhe artist i kulturuar.
Dhe znj. Jolanda Gjoni njëra nga vajzat e njohura, por edhe shoqja ime kreshnike, guximtare, viganike. Besimtare e betuar katolike apostolike mendimtare vizionare teuratke eposike. Edhe Delije Marku vajzë fisnike shkodrane. Jolanda mirditore. Të dyja letrare artistike dhe redaktore shembullore mediatike.

SALI LEKA

Nga puna e madhe për letërsinë, kulturën, drejtësinë dhe demokracinë jam njohur me dymijë e dyqind djem dhe burra, vajza dhe gra shqiptare fisnike, teuratike besnike viganike dhe guximtare krenare.

Me këta djem dhe burra, vajza dhe gra shtatëdhjetë e dy ishin shokët edhe shoqet e mia besnike shembullore, viganesha eposike si fratesha të larta teuratike dhe më kanë ndihmuar dhe mbrojtur në çdo situatë kritike dhe më kanë larguar nga të ligat mizore.
Këtu po tregoj disa episode me fakte konkrete të vërteta se këta shokë dhe shoqe të admirueshme më kanë mbushur me tregime të mrekullueshme dhe kujtime të paharrueshme.

Shokët e betuar të shkrimtarit Sali Leka

Shoku im Asllan Ullini i bekuar si Asrafili i çmuar si floriri, i shkëlqyer si xhevahiri. Asllan Ullini, shoku im i betuar, i admiruar bashkë me 72 shokë dhe shoqe të tjera me kontribut të madh për letërsinë, artin, kulturën, harmoninë, humanizmin, drejtësinë dhe demokracinë.

Deri në vitin 2005 kam shkruar dhe kërkuar redaksive të gazetave dhe televizioneve debat publik letraro-artistik mediatik me vizion human dhe demokratik, por kërkesat e mia nuk i kanë botuar. Kërkesa të drejta me tregime të mrekullueshme, të dobishme për letërsinë, artin, kulturën, drejtësinë dhe demokracinë. Pa letersi dhe kulturë shembullore nuk ka ekonomi të zhvilluar madhështore, por ka vobekësi ekstreme, kaotike dhe mizore.

Shqipëria ka toka të pasura produktive, pjellore por produktet ushqimore i zhvillon njeriu dhe jo toka, i shumëfishon koka e mbushur me dituri por edhe i pakëson njeriu i paditur njorant. Njerëzit e paditur, injoranta të zgërdhecur u shtuan në kohën e diktaturës dhe shkretuan ekonominë e kombit shqiptar, vobeksuan kulturën dhe letërsinë.

Me shokun e betuar Asllan Ullini, burrë fisnik i admiruar, mendimtarë dhe filozof teuratik, guximtarë dhe kreshnik aderik kam shumë tregime të mrekullueshme me ngjarje të vërteta, të mahnitshme por do t´i rreshtoj në një tregim tjetër dhe këtu po theksoj: Me Asllan Ullinin u njoha në vitin 1985 me banim në Tiranë. Asllan Ullini më tha: Jam shumë i gëzuar Sali Leka që unë dhe ti, dy tiransa jemi dy shokë besnikë të betuar. Ti Sali je më i vogël se unë por do të duhemi si dy vëllezër barabar. Kurse unë Asllanit i fola, i tregova dhe iu betova: Do të dua si vëllai i madh, jeni burrë shembull dhe model, filozof i mençur, i ditur, i mësuar, i kulturuar me dy fakultete por edhe unë vëllai yt Saliu di diçka nga jeta dhe historia. Ti Asllan e quan veten tirans por fisi yt Ullini e ka origjinën nga fshati Kallmet i rrethit të Lezhës, janë shpëngulur dhe kanë ardhur në Tiranë përpara 350 vjetëve. Edhe fisi im i Lekajve banojmë në Tiranë por jemi të ardhur.

Asllan Ullini u gëzua dhe tha: Sa mirë e ditke o Sali Leka, o vëllai im i vogël, o historian i madh! O filozof i ditur teuratik, o besimtarë i betuar i kombit, i Atdheut, o trashëgimtari i Skënderbeut. Fisi im Ullini janë kallmetas, lezhjanë luftarakë, trima, guximtarë të Skënderbeut por u larguan nga Kallmeti se ishin të rrezikuar nga përndjekjet e otomanizmit si luftëtarë kreshnikë të Skënderbeut. Kombi shqiptar ka histori të madhe, shembullore por nuk ka historian me i shkruar, por jam i gëzuar se tani vëllain e vogël Sali Leka e kam historian të madh.

Kurse unë Asllan Ullinit i tregova: O vëllai im i madh, nuk jam historian por shkrimtarë për drejtësi, humanizëm dhe demokraci. E studioj historinë, dëgjoj dhe mësoj ngjarje të vërteta dhe i shkruaj këto tregime por nuk i botojnë se duan gënjeshtra dhe trillime. Nuk e duan të drejtën por duan të shtremburën, nuk e duan dritën por duan muzgun. Më kanë burgosur dhe duan përsëri të më burgosin.
Kurse Asllan Ullini më tha: Shkruaj Sali Leka, shkruaj! Mos u tremb, mos u frikëso! Ky sistem e ka emrin “Flaka e kuqe komuniste revolucionare“ por në fakt është sistem muzg i zi, katran, mjegull, skëterr në kërdi, tmerr, kaos, hata dhe batërdi mizore-barabre. Por këto masakra makabre, monstruoze i shohin, i dallojnë njerëzit e ditur, teuratista dhe njerëzit e mirë humanista.

Në vitin 1987 dy burra shpifësa të zgjebur bënin denoncime me gënjeshtra dhe trillime në hetuesinë e Tiranës kundër shkrimtarit teuratist dhe humanist Sali Leka. Njërin shpifës K. T Asllani e rrahu fort me hekurin që mbante fshehur në mëngën e palltos ndërsa shpifësi tjetër u shtri përtokë dhe i lëpinte këpucët Asllan Ullinit. Kreshniku Asllan i tha: Më ndyve këpucët me gjuhën tënde të qelbur o zgërdhec, tartabiq i shekullit të 20-të. Largohu tartabiq, skurrik, urith i ndyrë! Shporru dhe mos më dil përpara syve se të bëj vandak si batak.
Arif Tollja, lindi dhe u rrit në trevën e Lurës, tokë e lashtë historike, pellazgjike, me njerëz fisnikë që nga kohërat biblike. Lura e zhvilluar, e qytetëruar, me kisha dhe manastire, me kodra dhe male, klimatike, ndër të rrallat në krejt vendet ballkanike, por të veçantë ishin dhe janë njerëzit e saj sesa toka ku janë lindur dhe rritur.

Lura është perla mahnitëse e natyrës por për mua mahnitëse janë njerëzit e kësaj krahine, e vogël me sipërfaqe territoriale por e madhe, vitale për nga fisnikëria dhe tradita kombëtare shqiptare dhe besa eposike atdhetare e lurianëve besnikë dhe kreshnikë. Isha dhe jam shumë i gëzuar që nga Lura kisha dhe kam dy shokë të dalluar, të admiruar, Arif Tollja dhe Xheladin Tollja, arsimtarë dhe shkrimtarë. Xheladini nuk jeton por jetojnë gjaku i tij, fisi i tij, familja e tij por edhe veprat e tij të mira që ka bërë kur jetoi. Kurse Arifi jeton i gëzuar, me shëndet, me nuse, fëmijë, me vëllezër dhe motra. Për Arifin kam tregime por do ti rreshtoj në një shkrim tjetër. Arifi ishte dhe është shoku im i miri midis të mirëve, fisniku midis fisnikëve dhe kreshniku midis kreshnikëve. Sa i gëzuar jam që e takoj çdo ditë por dua ta takoj çdo orë. Shëngjergji, vendlindja ime është larg me vendlindjen e Arifit, Lura e lavdishme, heroike dhe historike, por sot unë dhe Arifi banojmë në Tiranë. Unë jam besimtarë dhe këto ngjarje i quaj “Koinçidenca hyjnore” por edhe në Lurë të banonte Arif Tollja, unë do të shkoja duke fluturuar ta takoja. Arif Tollja, i veçanti i të veçantëve meriton shumë por unë i tregoj mirënjohjen time se mirënjohja është shpërblim i çmuar.

Mosmirënjohja për shokun, për të njohurin është mëkati më i dënuar se kam edhe të tjerë të njohur që më kanë dal pseudo të njohur. Sipas ndarjes administrative Lura quhet e Dibrës por veçoria e saj është e dallueshme nga Dibra, por janë ngjitur, fqinje. Edhe nga Dibra kisha dhe kam dy shokë të dalluar, të admiruar Skender Luca dhe Ismail Rama, nga dy krahina Shumbati dhe Reç Dardha.
Duke punuar nëpër 7 rrethe të Shqipërisë se më kishin ndaluar të mos punoj dhe të mos banoj në asnjë qytet të Shqipërisë.
Me 6 dhjetor 1983 më punësuan dhe më sistemuan në Institutin e Lartë Bujqësor Tiranë. Ky eveniment ishte gëzim i madh për mua, për shokët dhe shoqet e mia.

Aty u njoha me 750 pedagogë dhe student. Janë vitet e rinisë, jam njohur me shumë djem dhe burra, vajza dhe gra. Duke qënë njeri publik kam patur edhe telashe dhe pengesa dhe të rrezikshme por i kalova, i përballova edhe në burgosje dhe përsekutime të egra. Kështu u përballa në hetuesi dhe në gjygje me gjashtë akuza mizoriste edhe për akte terroriste dhe për formimin e një grupi të rrezikshëm armiqësor kundra partisë dhe socializmit, komunizmit dhe marksizmit fitimtarë madhështorë. Më takoi për dy akuza të më gjykonte gjyqtari Mustafa Saraçi, edhe ky nga Reçi i Dibrës. Edhe këto ngjarje i quaj “konçidenca të bekuara hyjnore”. Ismail Rama, operativ i sigurimit nga Reçi, çdo ditë çdo natë me hetuesit D. L dhe N G të palodhur, të papërtuar për zbërthimin e akuzave kishin shpërthyer tre mina në çisternen e naftës.

Kishin shkruar parrulla kundër Enver Hoxhës në vende publike. Për shpërthimin e tre minave u akuzua dhe u arrestua Haxhi Sulika, vëllai i shokut tim Haxhi Sulika. Edhe kur nisën torturat e Haxhiut dhe të miat. Unë u akuzova si kryetari dhe drejtuesi i stërvitur i këtyre akteve terroriste. Shoku im Ramazan Shkalla që unë e quaja vëllai më i madh se ishte para meje në moshë, hetuesit i tha: Nëse dënohet shkrimtari dhe poeti Sali Leka si kryetar i grupit armiqësor mua më quani nënkryetar dhe aq vite burg sa do të bëj Saliu do të bëj edhe unë, Ramazan Shkalla, shoku besnik i Saliut se edhe Saliu është shoku im besnik.

Hetuesi i tha: Mos u mbaj si trim i madh Ramazan Shkalla! Se edhe ty do të prangosim, do të mbyllim në burg dhe do ta shohim trimërinë tënde. Ramazani i tha: Më prangosni shoku hetues. Jam me shkrimtarin Sali Leka. Edhe pushkatimin e pranoj bashkë me poetin dhe letrarin Sali Leka, liriku dhe eposiku historik. Hetuesi i tha: Çdo qeveri e kap lepurin me qerre por qeverisë sonë, me në krye partinë dhe shokun Enver, i vjen vetë lepuri në qerre, ashtu si ke ardhur ti Ramazan Shkalla. Kurse 14 njerëz me shpifje dhe trillime kishin mbushur dosjen Sali Leka na ka instruktuar me folur, me shkruar kundër partisë dhe komunizmit. Ka formuar grupe sabotazhi të rrezikshme për socializmin.

Në fakt unë i këshilloja shkrimtarët, gazetarët dhe intelektualët që njhija, edhe kolegët të shkruanin për krimet dhe padrejtësitë makabre që bëheshin në dëm të jetës së popullit, i rraskapitur, i drobitur, i varfëruar por redaksitë e gazetave këshillat e mia të drejta, të dobishme i quanin mësime dhe veprime kundër partisë dhe komunizmit. Mbas pushkatimit të Abdyl Këllëzit dhe Koço Theodhosit, dy specialist të aftësuar dhe të betuar për zhvillimin dhe progresin e Shqipërisë, ekonomia, bujqësia dhe industria u shkretuan.

Mbas burgosjes së Todi Lubonjës dhe Fadil Paçramit, televizioni i Tiranës propogandonte gënjeshtra dhe trillime të rëndomta: “Shqipëria po marshon me lavdi të madhe në brigjet e Adriatikut, duke mbajtur lart drapërin dhe çekanin e marksizëm-leninizmit revolucionar, madhështor dhe fitimitar. Në fakt Shqipëria po u gremiste në ingranazhet e skëterrimit mizorist. U burgosën u masakruan njerëzit e mirë fisnikë të admiruar, mendimtarë vizionarë të kulturuar.

Unë i kërkova hetuesit, lironi nga biruca e skëterrit Haxhi Sulikën, se nuk ka kryer akte mizoriste. Hetuesi më tha: kundër teje i pandehuri Sali Leka rëndojnë gjashtë akuza: Akuza e parë: U ke shkruar shoqeve, vajzave dhe grave të tjera bëni dashuri të lirë si në vendet borgjeze kapitaliste.

Akuza e dytë: Bashkë me grupin terrorist keni djegur magazinën e mallrave dhe komisioni i verifikimit ka firmosur proçerverbalin më katërqind e pesë dhjetë mijë lekë sabotim ekonomik kundër socializmit.

Kurse unë firmosa: Magazina e mallrave e djegur shkrumb, kishte brenda mallra me vleftë monetare shtatëqind e pesëdhjetë mijë lekë.
Bashkë me orenditë u dogj edhe pallto ime me trembëdhjetë mijë lekë dy rroga mujore. Janë dëshmitarë dy shokë të mi Novruz Agushi dhe Mujo Mustafai, por mos i burgosni se burgun e tyre e vuaj unë.

Si kështu i pandehur më tha hetuesi. Si e rëndoni veten? Si i shtoni jetës tënde vite burgu? Unë e pyeta, si e keni emrin? Maksi e kam më tha hetuesi. Do të quaj Toraksi Dakoli i thashë unë. Toraksi Dakoli janë dy fjalë të lashta Arbnore Pellazgjike, dhe në shqipen e sotme thuhen: Burr i fortë vital viganik eposik strateg aderik, i drejtë besnik kreshnik. Ashtu si ti jam edhe unë hetues Maksi Toraksi Dakoli, por kam biografi të bardhë nacionaliste dhe nuk më kanë dipllomuar për jurist juridik.

Duroni deri në vitin 2002 hetues Maksi Toraksi Dakoli, kur unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka, të dipllomohem për jurist juridik dhe do të jemi bashkë dy kolegë strategë vital viganik.
Bashkë të dy, mendimtarë vizionarë, të drejtë guximtarë, besnikë kreshnikë, do të hetojmë dhe do të zbulojmë tërë maskarejtë reziluck skurrikë, tërë keqbërësit anarshistë kaotikë, tërë langaruckit zuzaristë, tërë shtrembaluckit mizoristë, tërë gënjeshtaruckit sharlatanistë, tërë shpifësit dhe intrigantët obskurantistsë monstruozistë.

Të nderuar gazetarë mendimtarë, vizionarë, që botoni tregime të vërteta nga koha e skëterrit komunist enverist ramizist, në tregimet në vijim kemi akoma episode me hetues Maksi Toraksi Dakoli, por sot theksoj:
Bajram Islami, Zenel Sulika, Ramazan Shkalla dhe Nezir Beqiri janë 4 nga 72 shokët dhe shoqet e mia besnike eposike. Zeneli dhe Neziri nuk jetojnë por jetojnë djemtë, vajzat, nipërit dhe mbesat e tyre. Jeton shoku im i betuar Bajram Islami, intelektual dhe specialist i arsimuar, i kulturuar, njeri fisnik i admiruar, jeton dhe gëzon me djemtë, vajzat, nipërit dhe mbesat.

Djemtë e Bajramit, shembull dhe model Saiti, Fatmiri, Agimi, Bujari me kontribut për demokracinë dhe Shqipërinë. Jetojnë djemtë e Ramazan Shkallës, Islami, Rizai, Banushi, Zeneli të dalluar, të mirëkuptuar me çdo njeri. Jetojnë djemtë e Nezir Beqirit, Spahiu, Veseli, Haxhiu, djemtë mendimtarë, humanista dhe demokratë të provuar si babai i tyre Neziri, burri fisnik dhe filozof i kulturuar teuratik. Jeton dhe djali i shokut jetik, besnik, kreshnik Zenel Sulika, Spahiu fisnik i nderuar. 72 shokët dhe shoqet e mia meritojnë 72 libra me tregime të mrekullueshme, të dobishme dhe unë do ti shkruaj por në këtë tregim po theksoj: Në kohën e diktaturës unë kam shkruar tregime për shokët dhe shoqet e mia por censuristat e zgërdhecur nuk i botuan me ligësi dhe egërsi, sidomos tregimet për shoqet e mia i urrenin me tmerr dhe mua më thonin: Nuk botohen tregime personale të shkrimtarëve me shoqet e tyre.

Kurse unë u thoja: Janë shqiptarë, mendimtarë, guximtarë, eposikë dhe filozofë jetikë teuratikë.
Shqipëria kishte dhe ka vajza dhe gra mendimtare, intelektuale, me etikë dhe kulturë të lartë por asgjë nuk shkruhet, as nuk tregohet për këto vajza dhe gra mendimtare, intelektuale, me etikë dhe kulturë të lartë.

Asgjë nuk shkruhet, as nuk tregohet për këto vajza dhe gra me kontribut të çmuar atdhetarë, kombëtar në çdo sektor jetik, historik. Çdo vit botohen libra me përkthime dhe tregime për shkrimtarë, intelektualë dhe filozofë të Europës dhe të botës, me reklamë pompoze mediatike televizive. Kombi shqiptar kishte dhe ka shkrimtarë, intelektualë dhe filozofë mendimtarë me përmasa botërore por veprat e tyre artistike, filozofike dhe historike nuk përkthehen në gjuhët ballkanike, europiane, skandinave, as ameriko-latine.

Kemi mbi 20 vjet që importojmë letërsi, art, kulturë, sociologji dhe filozofi nga bota dhe nuk eksportojmë për kombet e botës letërsi, kulturë, sociologji dhe filozofi shembullore, kombëtare shqiptare. Në kohën e diktaturës kur më arrestuan hetuesi më kontrolloi trupin për armë zjarri dhe fishekë po unë e kisha mbushur gjoksin me libra me tregime të mrekullueshme, të dobishme dhe me poezi brilante, të mahnitshme, eposike dhe filozofike.

Hetuesi më tha: Sa shumë libra shkruan Sali Leka edhe për shokët dhe shoqet e tua, rasti i rrallë në historinë e letërsisë botërore por nuk i botojnë tregimet e tua të vërteta.

Kurse unë hetuesit i tregova: Artin, kulturën dhe letërsinë i dua më shumë sesa duan prifti dhe hoxha kishën dhe xhaminë, drejtësinë, humanizmin dhe demokracinë i dua shumë, ashtu si i duan ëngjëjt perëndinë. Jam shkrimtar vital i papërtuar dhe besimtarë hyjnor i betuar.
Shkrimet nuk i ndaloj, letërsinë nuk e braktis, besimin fetar nuk e mohoj edhe sikur të më varin në litarë.

Hetuesi më tha: Sali Leka, shkrimtarë, intelektual dhe specialist i kualifikuartë ka bërë partia dhe shoku Enver. Unë hetuesit ju përgjigja: Shkrimtarë voluminoz, intelektual i kulturuar, specialist i aftësuar dhe besimtar i betuar, fisnik, humanist i admiruar më ka bërë kombi dhe Shqipëria, treva e vendlindjes Tomadheja pellazgjike arbanike, Selba, Darsheni dhe Shengjergji apostolik historik me djem dhe burra, vajza dhe gra mendimtare, guximtare dhe filozofe humaniste teuratiste.

Me shumë admirim për njerëzit e ditur intelektual dhe shkrimtarë të talentuar, fisnikë, humanista të kulturuar. Me shumë kujtim dhe nderim për shokët që nuk jetojnë Asllan Ullini, Zenel Sulika, Ramazan Shkalla, Nezir Beqiri, Mustafa Meresula, Qamil Meresula, Banush Beqiri, Ali Hasani, dy vëllezërit Sadik dhe Qamil Hidri, dy burra guximtarë, besnikë dhe mendimtarë eposikë, Sali Doka dhe shokë të tjerë.

Me kryeshokët Boris Koja, Dhimiter Fullani, Marash Uci, Filip Preli, Aleksander Xhorxhi.

SHKRIMTARI SALI LEKA
Cel: 068 38 55 304
Tiranë, maj 2018