Shkruar nga Skender Jashari*)
Amanetin që na e lanë Rilindasit dhe Dëshmorët tonë të Paqes dhe të Luftës, që Shkollat tona t’i mbajmë jashtë kishave (greko-sllave) e xhamitë, duhet ta ndjekim edhe sot.
Shkollat Shqipe, janë Tempulli i Zotit për ne Shqipëtarët, prej të cilave erdhi Shpëtimi i Kombit tonë. Nuk ka asnjë vend në botë, që Lirinë, Përparimin-Zhvillimin, të Tashmen dhe të Ardhmen, që nuk e kanë ndërtu mbi Shkollë. Në këto dhjetë vitet e fundit, shihet tendenca më e zëruar, e dhunimit të Shkollave tona, nga ideologji primitive fetare, të kamufluar nën kërkesat gjoja për të drejta themelore të njeriut. Nuk ka qoftë një vend në Europë, që ka mësim feje islame, ka mësim për fetë apo për fenë krishtere!
Shembulli 1: më e mirë është Lugina e Preshevës, prej nga ne Shqipëtarët mund të marrim mësim. Serbia menjëherë pas Luftës së UÇPMB-së, krijoi në korikulë speciale, të planifikuar nga Shërbimi serkret serb, të emërtuar si “e drejta fetare”. Kjo lëndë u fut, si lëndë mësimore zgjedhore, por që praktikisht edhe me dhunë imponohej nga mësuesit e kësaj lënde! Lënda e tillë, mësonte për islamin vehabist, që lëvdonte terrorizmin islamik, xhihadin, lëvdonte terrorist konkret islamik (si Bin Ladenin), mirëpo zvogëlonte ndjenjën Kombëtare Shqipëtare, madje duke tentu që Shqipëtarët t’i identifikonin me përkatësi kombëtare turke, me flamur turk!
Shembulli 2: me mbirjen e “xhamive” klandestine (ilegale), kjo e bërë qëllimisht, që të hiqet përgjegjësia nga prijësit fetarë (veprim ky i menduar paraprakisht). Xhamitë e tilla, sollën radikalizimin, ekstremizimin, rekrutimin dhe organizimin në grupe terroriste islamike! Rezultat i të cilave mund të shohim disa qindra terroristë monsturoz në Siri. Pos tyre
shohim edhe disa dhjetra terroristë islamikë edhe më shtazarakë, që kanë tentu ta rrezikojnë Sigurinë dhe Interesin e Kombit tonë, duke tentu a duke kry akte terroriste kundër vendit dhe kundër Aleatëve tonë (veçmas SHBA-së).
Universiteti i Prishtinës dhe Shkollat Shqipe, janë ndërtuar me gjakun dhe djersën e Popullit Shqipëtar! Universiteti i Prishtinës dhe Shkollat Shqipe, janë Simbol i ngritjes së Atdhedashurisë dhe Kauzës Politike Shqipëtare – ishin prijëse e Luftës për Liri dhe më meritore se çdo institucion tjetër, për të ngritur Identitetin Kombëtar Shqipëtar dhe për
të mbrojtur Interesin Kombëtar Shqipëtar. Universiteti i Prishtinës dhe Shkollat Shqipe janë larë me gjakun e mijëra Dëshmorëve të Luftës dhe Paqës. Fakulteti Juridik pjesë e Universitetit të Prishtinës, është i “gatuar”, i “mbjellur” për të ngritur Dijen, Shkencën e jo fetë dhe ideologjitë fetare!
Hoxha thotë se Universiteti i Prishtinës, e veçmas fakulteti juridik, ai filozofik dhe psikologjik: ”janë të gatuar, të mbjellur për të ngritur “Marksizmin, Kardelin, Marksin, Engelsin, e pastaj ateizmin, e që sipas neve në islam është barazi me ngrit kufrin dhe me ul islamin” thotë hoxha i dyshuar për terrorizëm islamik!
Deri kur ky hoxhë, do i manipulojë besimtarët Shqipëtarë, duke i indoktrinu, radikalizu, ekstremizu, në ideologji ekstreme islamike, e deri duke i nxitë, shtytë, rekrutu dhe organizu që të shkojnë edhe në luftrat e huaja si në Siri, madje edhe për të cilin tashmë rëndojnë edhe zyrtarisht këto akuza në aktakuzën e ngritur kundër tij.
Pos saj kjo aktakuzë përmbanë edhe të dhëna për lidhjen e këtij hoxhe (Shefqet Krasniqit) me Serbi, financimin nga Serbia dhe disa shtete tjera (organizata me burime të dyshimta)!
Institucionet e Sigurisë, kanë përgjegjësinë kryesore, që nuk i parandaluan këto veprimtari subverzive dhe diverzive të sponsorizuara nga qarqe sllavo-ruso-islamike! Por së paku tashmë, pasi përballemi me fenomenin, të bëhet prevenimi dhe luftimi adekuat.
Predikuesit e dhunës, terrorizmit, urrejtjes ndërfetare, propaganduesit e luftës xhihadiste, kryesit e akteve terroriste-subverzive dhe diverzive, fondeve të dyshimta dhe shpërlarjes së parave, krimit të organizuar, kontrabandimit, etj., të cilët disa dhjetra hoxhallarë tashmë përballen me këso akuza, duhet të marrin dënimin e merituar!
Më 21.10.2017
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin, komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.