Shefqet Dibrani, vlerë kombëtare në fushën e letërsisë dhe publicistikës shqiptare

0
1711

Shkruan: Florim Zeqa, 22.08.2017

Vendlindja nderon autorin

Në mbrënjen e së dielës së 13 gushtit 2017, Restorant-Pizzeria “Grand Punto” në Gërdoc të Llapit ishte pikë-takimi i dashamirëve të fjalës së shkruar shqipe.

Me iniciativën e disa aktivistëve të fshatit Gërdoc, nën udhëheqjen e z. Fetah Ademi (Prof. i Historisë) u organizua mbremje letrare me moton; Takim me shkrimtarin Shefqet Dibrani, i cili eshte nga ky fshat por që ma shumë se 30 vjet jeton e punon ne Zvicër.
Tubimin letrar e hapi Prof. Fetah Ademi, i cili pas përshendetjes dhe falenderimit për pjesmarrje të pranishmëve në këtë aktivitet, foli edhe për motivet e këtij organizimi, në nderim të bashkatdhetarit dhe bashkfshatarit të tyre, shkrimtarit të përmasave kombëtare Shefqet Dibrani.

Më pas e mbesa e autorit, studentja e dalluar Ormira Dibrani lexoi një shënim të biografisë letrare, bibliografisë si dhe një kronologji të veprimtarisë letrare e politike te autorit.

Autori Shefqet Dibrani në paraqitjen e tij, fillimisht i përshendeti një nga një të gjithë mysafirët e nderit, familjarët dhe bashkfshatërt e tij, për të vazhduar me një modesti të rrallë rrëfimet nga rrugëtimi i tij i gjatë, duke filluar nga mosha e fëmijërisë, shkollimit dhe studimeve universitare e deri tek krijimtaria e bujshme letrare dhe veprimtaria e gjatë atdhetare dhe politike.

Sikurse herave të tjera, edhe në këtë rast u shfaq modestia, sinqeriteti dhe madhështia e autorit Shefqet Dibrani, i cili të gjitha sukseset e tij i ndërlidh me miqët dhe shokët në mërgim, që ishin suporti më i madh moral në përballje me sfidat e kohës nëpër të cilat kaloj.

Vlerësime të larta për autorin

Në fjalën e tij përshendetëse publicisti Florim Zeqa nga Klina i cili jeton dhe vepron në Itali, theksoi se ky është një aktivitet i veqant për një personalitet të rrallë të krijimtarisë dhe publicistikës shqiptare. Është privilegj për familjen e madhe Dibrani, për fshatin Gërdoc dhe për të gjithë ne, që sot nderojmë krijimtarinë dhe veprimtarinë e pasur të Shefqet Dibranit. 19 veprat e tij janë një thesar i çmuar për popullin tonë. Kur këtyre u shtohen edhe mbi 6 mijë shkrime autoriale dhe mijëra prononcime nëpër gazetat shqiptare në përiudha të ndryshme kohore si dhe prezenca e tij në mbi 150 libra shkencor, atëherë lirisht mund të themi se Shefqet Dibrani është vlerë e çmuar kombëtare e fushës së letërsisë dhe publicistikës shqiptare.

Jo vetëm kaq, është veprimtaria atdhetare dhe politike ajo që e pasuron akoma më shumë bagazhin intelektual të Shefqet Dibranit, e filluar në demonstratat e vitit 1981 e deri me 10 prill 2015, kur zgjidhet në mënyrë legjitime kryetar i Degës së LDK-së për Zvicër.
Takimin e përshendetën Bejzat Avdiu nga Bujanovci, poeti i njohur nga Peja, Agim Desku, Prof.Dr. Shpejtim Bulliqi, Gjokë M. Gjoka, Mulla Idriz Bilalli dhe Prof. Sadik Rrahmani i cili një kohë të gjatë ka jetuar dhe bashkëvepruar me autorin Shefqet Dibrani në St. Gallen të Zvicrës.

Nga të gjithë të pranishmit që muaren fjalën në këtë aktivitet u çmua lartë puna e pandalshme krijuese dhe intelektuale, veprimtaria e pandërprerë atdhetare në funksion të shtetformimit dhe shtetndertimit të Republikës së Kosovës.

Enkas në takimin me shkrimtarin Shefqet Dibrani, nga Bujanovci kishin ardhur Prof. Bejzad Avdiu, Mr. Sevdail Hyseni, Halim Hasani, të gjithë autor librash të shoqëruar nga Fatmir Asllani si dhe aktori i ri i kësaj ane Kushtrim Asllani.

Poashtu nga Klina kishte ardhur edhe Gjokë M. Gjoka bashkë me bashkshortën Selvirën të cilët jetojnë e punojnë bashkë me autorin në St. Gallen të Zvicrës.

Kishin ardhur edhe juristi Ruzhdi Basha nga Kamenica dhe Prof. Sadik Rrustemi, të cilët një kohë të gjatë kanë jetuar dhe bashkëvepruar me autorin në Zvicer, por që prej vitesh janë riatdhesuar në Kosovë.

Për të nderuar autorin kishte ardhur poetja e njohur Sevdije Rexhepi nga Gjilani e cila jeton në Prishtinë, gazetarja e re llapjane Vale Statovci dhe z. Vlorë Gashi nga Prishtina (menaxhere dhe pronare biznesi).

Këtë takim me prezencën e tij e nderoi mulla Idriz Bilalli, Imam në Podujevë, emër ky i njohuri nga debatet televizive me qendrimin kritikues ndaj ekstremizmave fetar në Kosovë. Vlenë për të theksuar se Mulla Idriz Bilalli është me origjinë nga fshati Gërdoc, nga lagja Govori.

Në këtë aktivitet kulturor mori pjesë edhe veprimtari i shquar nga Gjermania z.Fadil Islami, aktualisht sekretar i përgjithshëm i PDU-së, i ardhur për pushime ne Kosovë. Se bashku me të ishte edhe z. Ahmet Kodra, miq dhe të njohur të autorit. Poashtu në numër të madh pjesmarrës të këtij aktiviteti ishin familjarët dhe bashkfshatar të autorit Shefqet Dibrani.

Prezenca e konsiderueshme e grave, nënave dhe motrave shqiptare, nxënese të shkollave të mesme dhe studente të dalluara në universitetet tona i dhanë shije emancipuese dhe pamje impresionuese aktivitetit të bukur kulturor në Gërdoc.

Në përfundim të këtij aktiviteti kulturor, shkrimtari Shefqet Dibrani të gjithë pjesmarrësve u dhuroj gratis vëllime prej 19 librave të tij autorial.

Edhe pse gjatë tubimit në Restorant-Pizzeria “Grand Punto”, tavolinat ishin të mbushura me plot ushqime dhe pije freskuese, pas tubimit autori shtroi një koktej të pasur me lloj-lloj pijesh, përderisa ndeja vazhdoi deri në orët e vona në Restorantin “CURRI” në fshatin Lluzhan, të cilin e udhëheqin vëllezrit e futbollistit Debatik Curri, lojtar i kombëtares shqiptare.

Nuk ka çmim që paguan punën e krijuesit, janë lexuesit ata që i ngrisin vlerën dhe çmimin, i japin dritë dhe shpirtë veprave dhe shkrimeve shumë dimensionale të Shefqet Dibranit.