Tri përgjigje për:
1. Prof. Eshref Ymerit
2. Prof. Vedat Shehu
3. Z. Aurel Desareti
1. Letra e parë:
I nderuar profesorë Eshref Ymeri,
Faleminderit për konsideratën, po më shumë për përgjigjet dërguar në këtë grup! E them pa modesti, aq sa më gëzuan këto letra tuajat, po aq më vunë në siklet sepse nuk jam mësuar të kem mbështetje të kësaj natyre!
Çfarë të ju them profesor Eshrefi, vetëm urojë që zoti të të bekojë me mirësi!
Po ju përgjigjem vetëm në këtë shqetësim tuajin: “Nuk e kam idenë se si mund të dilet nga kjo gjendje tragjike“
Edhe unë ndaj me Juve të njëjtin shqetësim të cilin ju e shprehni në letër. Megjithatë mendoj se kjo mund të bëhej sikur, sikur të krijonim një Vetting, jo vetëm në drejtësi por kudo. Në atë ekip, përveç miqve nga Gjermania, Anglia, Zvicra (për shkak të dendësisë së shqiptarëve në këtë vend), dhe në krye të ekipit ta kishim një Amerikan, gjendje mund të evitohej kollaj.
E kam menduar gjatë dhe ka vite bëjë përpjekje për të takuar zyrtar amerikan në Prishtine por pa sukses. Ka rrezik që struktura të titizmit kanë shtrembëruar biografitë duke i vënë një mjegull tërë diplomacisë Amerikane dhe të tjerëve në Kosovë. (Kam hulumtuar me vite, jo këto shkrimet publike, por pa sukses), do të thotë nuk jam zhgënjyer, por jam në kërkim të mundësive!
Të fala nga Shefqet Dibrani!
2. Letra e dytë:
I nderuar Profesor Vedat Shehu,
Të faleminderit për plotësimin e mendimit rreth “titistit”, koncepte të cilat qëndrojnë në këtë mentalitet që ka pushtuar Kosovën dhe hapësirën shqiptare në përgjithësi.
Titistët në Kosovë, të cilët i kam apostrofuar janë një shtresë sentimentale e Vetëqeverisjes Socialiste në Jugosllavi. E duke pas ende nostalgji për atë sistem, dhe duke i ruajtur disa lidhje të hershme, në Kosovë janë treguar të suksesshëm.
Në anën tjetër, Titistët shqiptarë, bashkë me disa Organizata të ekstremit fetare të ndikuara nga Lindja e Afërt, në Kosovë janë duke zhvilluar një luftë të pastër Antiamerikane, gjë që është tepër shqetësuese!
Të fala mik i nderuar!
Sh. Dibrani
3. Letra e tretë:
I dashur mik Aurel Dasareti,
Anektoda juaj na bëri të qeshemi, sepse përmes saj ke prekur thelbin e këtij bashdyzimi sllave në mendjen dhe udhëheqjen e Kosovës. Ju jam shumë mirënjohës!
Të fala nga Zvicra
Shefqet Dibrani
Përshëndetje z. Shefqet, përshëndetje bashkëkombës të respektuar!
Ka njerëz që në shtëpia private, veçanërisht në ferma, mbajnë qen.
Kuptohet, për t`u kujdesur – si rojtar të pronës. Kështu bënim edhe ne. Kur isha i vogël, edhe ne kishim një të tillë në fermën tonë. Dhe, ai qen bir qeni, me sa duket sillej mirë ndaj meje.
Megjithatë, një ditë më sulmoi papritmas. Fatmirësisht për mua kisha një shkop thane në dorë, dhe kur u afrua të më kafshonte, e godita sa më fortë që munda. Iki duke lehur nga dhimbja, dhe nuk e pamë më kurrë. Më vonë kuptova se familja ime nga mosdija, por ama me fajin e vet, kishte blerë një këlysh/ qen bastard/ kopil, që nuk e mbron por mundësisht dëmton pronarin.
Dola prej teme, por nejse, s`ka gjë. Një qen i përzier shpesh quhet edhe qen kopil, ose rrugaç. Zakonisht është një kryqëzim i rastësishëm midis dy ose më shumë racave të ndryshme të qenve, por mund të jetë gjithashtu qen i rregullt projektues, i krijuar si rezultat i një fenomeni të modës.
Ditën (natën) e mirë dhe respekt për ju.
Aurel Dasareti
I dashur dhe i nderuar Profesor Eshrefi,
E vlerësoj përforcimin që i bëni figurës së titistit të përcaktuar në mënyrë koncize nga Zoti Shefqet Dibrani.
Unë e ndjej veten të obliguar t’a përcaktoj Titistit si ligësi vazhduese mentalitetit narcisist të shprehur nga bolshevizmi absolut:
1. I Leninit i shprehur kundër Martovit të etiketuar menshevik;
2. I Stalinit kundër të cilësuarve menshevikë dhe trockistë, përfshirë Titon;
3. I Titos si zbatues origjinal i bolshevizmit rus në kushtet e Jugosllavisë.
Me këtë kuptim timin Titisti është mbartës i mentalitetit bolshevik në kushtet e shpërbërjes, dekompozimit të Jugosllavisë dhe njëkohësisht të falimentimit të bolshevizmit titist. Pra, sipas idesë time Ligësia Titiste i është bashkangjitur ligësive të tjera, ndoshta të harrua, që për Shqiptarët e Kosovës kanë qenë edhe më asgjësuese!
Me konsideratë të lartë
Vedat Shehu
I nderuar zoti Shefqet,
Ju përshëndes dhe ju shtrëngoj dorën për pyetjet që shtroni rreth figurës së titistit. Jam plotësisht në një mendje me ju. Por problemi është se populli shqiptar, qoftë në atdheun amë, qoftë në Kosovë (së cilës i duhet kthyer me domosdo emri i saj tradicional me taban kombëtar – Dardania), nuk ka aftësi vetorganizuese për t’u çuar masivisht më këmbë, për t’u treguar vendin titistëve, kudo që janë, dhe të nxjerrë në krye politikanë me ndërgjegje të lartë kombëtare.
Për fatkeqësinë tonë kombëtare, inteligjencia, e cila duhej të ishte në pararojë të organizimit të popullit për të hequr qafe titistët e të gjitha ngjyrave, ka rënë në një gjumë të thellë letargjik, kurse populli sikur është ambientuar me të keqen, me varfërinë dhe me poshtërimin që i bën klasa politike. Nuk e kam idenë se si mund të dilet nga kjo gjendje tragjike. Dyshoj se ndërgjegjja kombëtare e popullit shqiptar është në shuarje e sipër dhe ky dyshim më brengos tmerrësisht.
Përqafime miqësore.
Eshref Ymeri
San Francisko, Kaliforni
27 janar 2020