Shefi i CIA-s vizitë sekrete në Korenë e Veriut, takon Kim Jong-un

0
414
Mike Pompeo

Opinion.al

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo ka qenë kohët e fundit në Phenian për një takim të fshehte me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, sipas njoftimeve në mediat e huaja.

Takimi, që synonte përgatitjen e bisedimeve të drejtpërdrejta midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un u zhvillua gjatë fundjavës së Pashkëve, pohojnë zyrtarë që preferuan të mos identifikohen.

Më herët, Donald Trump e kishte lënë të kuptohej se SHBA kanë mbajtur bisedime të drejtpërdrejta në nivele të larta me Korenë e Veriut.

Në një takim të zgjeruar dypalësh, shefi i Shtëpisë së Bardhë tregoi se në përgatitje për samitin, “ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me Penianin në nivele jashtëzakonisht të larta, pa përmendur sidoqoftë në emrin liderin koreano-verio, Kim Jong-un. Presidenti tha vetëm se koreano-veriorët “na respektojnë, edhe ne sillemi me respekt ndaj tyre”.