SHBA ndërpreu marrëdhëniet me OBSH-në, reagon Bashkimi Europian

0
499
SHBA-BE - flags

Bota30/05/20

Bashkimi Europian ka reaguar pas lajmeve se SHBA ka vendosur të ndërprejë marrëdhëniet me Organizatën Botërore të Shëndetësi.

BE i kërkoi Amerikës që ta rishikojë këtë vendim, pasi tani është koha për të forcuar bashkëpunimin global.

Në një kohë kur jemi përballë një kërcënimi global duhet të forcojmë bashkëpunimin për gjetjen e zgjedhjeve të përbashkëta. Aksione që dobësojnë arritjet ndërkombëtare duhet të shmangen”, shkruhet në deklaratën e përbashkët të drejtuesve më të lartë të Bashkimit Europian, Ursula Von Der Leyen dhe Josep Borrell.

Në këtë kontekst, ne i kërkojmë Shteteve të Bashkuara të rishikojnë vendimin e tyre”, vijon deklarata e BE, një ditë pasi presidenti Donald Trump shpalli vendimin, duke e akuzuar agjencinë e OKB se është një kukull e Kinës. /Opinion.al