SHBA ishte aty, superfuqi edhe pa ne…

0
724

Zeqë R. Tolaj

SHBA-ja ka qene superfuqi edhe kur ne nuk ishim fare ne radarin e dynjase. Ne kohen kur nuk na kishte aleate ne, fitoi luften e pare boterore, fitoi luften e dyte boterore, fitoi luften e ftohte kunder perandorise sovjetike, fitoi garen hapesinore, kur ne ende po perpeliteshim me luften e madhe kunder analfabetizmit. SHBA-te zbarkuan ne Hene, ne kohen kur UP-ja ende nuk ishte themeluar, kur as qe ekzistonim si problem rojonal e leje me global. SHBA-te na u gjenden ne ditet me te veshtira, ne koherat me te keqija per shqiptaret dhe Kosoven. Ne kohen kur ekzistenca jone ishte ne pikepyetje.

E tash degjoni!

Ju keni luftu!
Sa per luften e juaj, Serbia i ka ndjek mbi 1 milion shqiptare nga Kosova, i ka vra 12 000 te tjere, i ka maltretu mbi 200 000 te tjere, i ka dhunu mbi 20 000 femra! Ju thoni se e keni mbrojtë popullaten civile. A mudeni me me tregu: Ke e keni mbrojte? 20 000 femra te dhunara, 12 000 te vrare, e mbi 1 milion te shperngulun.

Ju jeni mundu! Jeni mundu shume!

E per qe ju jeni mundu, krejt populli ju ka repsektu, edhe ju ka nderu, po aq shume ju ka nderu sa qe e ka tepru edhe ju keni fillu me mendu se eshte e vertete krejt ajo çka thuhet per juve, edhe krejt ajo çka thoni ju per vete. Tash ju i besoni rrenes tuaj. Por ju nuk e keni çliru Kosoven, ju kane genjy servilet, spiunet dhe bijte e spiuneve qe deshironin te kishin te njejtin tretman sikur ne kohen e Millosheviqit, ju kane genjy ata qe ju mbushen gushen me pare. Ju e dini mire fort se nuk e keni çliru Kosoven. Edhe shyqyr qe nuk e keni çliru ju Kosoven!!!

Ju shkoni neper oda, neper oda ku hani, pini, krekoseni, e ndjeni veten superior sepse aty ka njerez hallexhinj qe per nje vend pune per djalin, vajzen, nipin ose mbesen ju servilosen. E ju therrasin GJENERAL!!! E ju mendoni se jeni aq te rendesishem, aq te suksesshem, sepse jeni GJENERAL!!! E kush eshte gjenerali Paton, Montgomery, Eisenhauer, e plot e plot te tjere krah jush? Ahhh, me falni! Ju nuk i njihni keta, sepse nuk keni lexu kurre. Ne fakt, ju keni shume problem me leximin. Leximi eshte ofendim per ju.

Ju jeni te pafytyre, jeni te poshter, jeni llaskuca, jeni te pashkolle (anipse keni marre diploma), jeni fukarenj ne shpirt, ju krejt çka doni eshte bolleku material sepse kurre nuk keni dijte çka eshte me pas ne sofer, se kurre nuk keni dijte çka eshte puna, keni dijte vetem me u ende sikur zagaret, po me punu jo. Ju nuk dini te ngopeni! Ju jeni sikur kafsha ne jonxhe, qe ha derisa te ngordhe.

Dërgoi për publikim, Edonis Selca, gazetar