SHBA bazë ushtarake në Shqipëri? Xhaçka: S’ka asnjë plan të afërt. SHBA e shqetësuar për ndikimin rus

0
443

TemA

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’, të gazetarit Denis Minga, në Report Tv.

Ministrja Xhaçka deklaroi se nuk ka plan të afërt për vendosjen e një baze ushtarake të SHBA në Shqipëri.
Nderkohe ministrja e Mbrojtjes ka nenvizuar se SHBA dhe Aleanca jane te shqetesuara per ndikimin rus.

Takimi me sekretarin amerikan, çfarë propozimesh i bëtë?
SHBA është partner i besueshëm, luan rol të rëndësishëm në stabilitetin në rajon, promotor i politikës së dyerve të hapura të NATO.

Shqipëria në vitet e fundit ka treguar, përmes operacioneve dhe misioneve, përmes të qenurit pjesë e aleancës, rritjes së buxhetit, që aktualisht është 1.2 dhe do vazhdojë të rritet deri më 2024, se është sot aleati më i besueshëm në NATO.

Propozimi im ishte se Shqipëria të ishte vend aleat, bazë ushtarake, gjurmë e aleancës, që do të ishte përfaqësuese në gjithë rajonin.

A kemi ne mundësi?
Mundësi ka, janë të shumta.

Përgjigja e Mattis?
Ai tregoi mbështetjen e tij për një vend si Shqipëria, që pavarësisht përmasave gjeografike, ka qenë kontribuues shumë i madh për aleancës. Angazhimet tona operacionale krahasuar me popullsinë tonë mbeten ndër më të lartat në aleancë.

A ka plan të afërt për të vendosur një bazë të SHBA në Shqipëri?
Jo, nuk ka asnjë plan të afërt, ishte vetëm një propozim i bërë nga unë, për të treguar rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit.

Modernizimi i FA …
Modernizimi i ushtrisë është sfidë, por edhe domosdoshmëri. Kemi arritur që këto dy vitet e fundit buxheti për mbrojtjen të ketë parë rritjen e parashikuar.

Sot jemi në kushtet kur mund të themi se kemi zëvendësuar gjithë armatimin e vjetër kinez dhe po pajisemi me armatimin më modern me standardet e NATO, mjete të blinduar të standardit më të mirë, edhe policinë ushtarake me mjete të blinduara.

A mund të blejmë avionë luftarakë nga SHBA?
Është shpejt për të folur për këtë.

Nuk është pjesë e strategjisë, është e panevojshme kjo flotë?
Ka një logjikë edhe zhvillimi i FA, do ishte mirë të kishim më shumë anije dhe avionë, automatikë, por mundësitë që kemi na detyrojnë të shtrijmë këmbët, aq sa i kemi.

Në bashkëpunim me aleatët tanë kemi deklaruar objektivat tanë afatshkurtër dhe afatmesëm për të modernizuar FA. Pastaj, investojmë bashkarisht për të arritur këto objektiva.

A ka shqetësim amerikan për ndikimin rus?
Pa diskutim që ka shqetësim amerikan dhe të Aleancës. Aleanca përballet st me një ambient sigurie ndryshe nga ai që ishte deri dje.
Ka kërcënime, nuk bëhet fjalë për Greqinë, por Rusinë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Vëmendja kryesore është tek ata.

Ne jemi shumë të mbrojtur, se jemi aleatë të NATO. Nuk diskutohet për kërcënim nominal, por për një situatë sigurie dhe për një rajon që destinacion duhet të ketë familjen amerikane.

Rekrutimet, a ka dëshirë për të qenë pjesë e ushtrisë?
Është pyetje shumë e rëndësishme dhe shqetësim që kam. Edhe ka edhe nuk ka interes. Sot trajtimi i ushtarakëve tanë nuk është ai që do duhet të ishte dhe që ne duam.

Një karrierë në ushtri, pavarësisht sakrificave, është ndër profesionet më të nderuar, që do të veshë me krenari këdo që e ushtron, por edhe familjen e tij. Është një profesion që të ofron shumë mundësi.