Sharjet janë sjellje iracionale!

0
91
Skënder Mulliqi

Skënder MULLIQI

A është nga ndjenja e keqe, apo është bërë ves kur njeriu po thuaj shpesh rënkon dhe shanë? Mendohet së njeriu më së shumtu shanë kur është në zor, apo edhe shanë siq thuhet pa ia ba Zoti më borgj. Sharjët mund të klasifikohën në sharje më të buta të shprehemi ashtu, dhe në sharje të formës së dhunshme. Sharjet përdorën edhe në raste kur jemi në kacafytje më dikend, si mjet mbrojtës…

Sharjet janë formë e urrejtjës, janë formë e kërcënimet ndaj ndonjë kërcënimi që na bëhët. Ato e kan fuqinë e katarzisit, dhe mu për ate edhe ekzistojnë. Këto përdorën edhe në raste kur njeriu shpreh ndonjë paknaqësi apo edhe urrejtje ndaj ndonjë përsoni të caktuar. Sharjët po ashtu janë shfyrje të mllefit apo gjelozisë të shfaqur ndaj përsonaliteteve publike, për shkak të indeferencës apo edhe mungesës e të qenit edhe vetë përsonalitet publik.

Shpesh i ndëgjon njerëzit kur shajnë ”A bre nonën filonit, po qysh shkojë aq lartë në pushtet”. Kjo e shprehë mungësën e aftësisë për tu ngjitur në ndonjë post të lartë pushtetarë, apo edhe në poste të tjera që lidhën më jetën publike. Të thëmi të drejtën së sharjët janë hendikap, janë ves i njerëzve më moral të dobët, është fjalë e cila përdorët më së shumti nga bandat, hajnat dhe dilerat e ndryshem.

Ato nuk i bëjnë nder asnjë njeriu normal. Rrena dhe sharjët janë fjalë ofenduese, janë ritual i kanibalizmit dhe i nënqmimit për çdo qënje të gjallë. Fatkeqësisht në Kosovë janë bërë shumë të zakonshme dhe normale ! Sharjët shumë po përdorën në rrjete të ndryshme sociale. E kjo është shumë irituese dhe demoralizuese.

Sigurisht së sharjët dhe fjalët të tjera të ngjashme, janë të gerditshme, janë fjalë që lëndojnë trurin e shëndosh. Është shumë vështirë njeriu të gjënë mekanizma që të mbrohet nga sharjët. Se si duket vetë jeta është bërë terren i përshtatshëm i sharjëve dhe i fjalëve të tjera ofenduese… Sharjët janë sjellje iracionale…!