SFIDAT E JETËS TË INTELEKTUALIT ATDHETARIT TË PËRKUSHTUAR SHQIPTARO-AMERIKAN ABDYL ALI KOPRENCKA

3
2289

Abdyl Koprencka

Nga Qatip Mara

Në diasporën shqiptare në Nju Jork atdhetari përkushtuar me shpirt të lartë atdhedashurie,intelektuali talentuar Abdyl Ali Koprencka është integruar denjësisht me jetën amerikane.Në këtë foto që shoqëron shkrimin është në zyrën e tij që drejton agjensinë “SKRAPARI TRAVEL”, (Tickets – Insurance – Immigration Forms – Motor Vehicles – Translation – Welfare – Income – Tax – All Social Services.).
Performanca e tij cilësore dashamirëse për emigrantët e familjet e tyre në Nju Jork rrezaton kulturën e shpirtin e tij atdhedashës. Edhe pse ka lindur jashtë atdheut në Romë, Shqipërinë e mbartë me shumë dashuri në zemrën e tij atdhedashëse. Me shumë modesti, me thjeshtësi komunikon duke të respektuar me sinqertitet e dashuri atdhetare.Puna e tij me sjelljen shëmbullore e ka bërë shumë të njohur, të nderuar dhe shumë të kërkuar nga bashkatdhetarët emigrantë që me hallet e shumta larg atdheut gjejnë një “Shqipëri të vogël” në zyrën e tij në : 61-01B Catalpa Avenue Ridgewood Queens New York.

Në zyrë qëndron pak kohë sepse është çdo ditë në udhtim nëpër lagjet e Nju Jorkut dhe institucionet shtetërore për të zgjidhur kërkesat e emigrantve e familjeve të tyre. Ai është një dashamirës i veçantë që komunikon me shumë ngrohtësi dhe me shumë korrektësi sqaron zgjidhjet me ligjshmëri të kërkesave të shumta të emigrantëve.Edhe duke udhëtuar me makinën e tij do ta shikosh duke biseduar. Dhjetra telefonata nga familjet emigrante i kërkojnë të takohen për problemet e ndryshme që kanë. Isha në makinën e tij me tre emigrantë shqiptarë duke udhëtuar për në Manhattan. Me qetësinë që e karakterizon,me vemendjen tek timoni drejtimit të makinës altoparlanti telefonit në makinë i kërkonte biseda telefonike.I dëgjonte bashkëbiseduesit me shumë respekte dhe u planifikonte ditën e takimit.

Është i palodhur për të ndihmuar emigrantët duke shërbyer me korrektësi. Është integruar me jetën amerikane me punë të disiplinuar ,të përkushtuar. Vështirsitë i ka përballuar me vullnet të hekurt, me këmbëngulje ka realizuar standartet e jetës normale duke e sfiduar konkurencën amerikane me aftësi intelektuale të talentuara.

Në 5 qershor 1991 kishte mbritur me azil politik në tokën e bekuar amerikane duke u vendosur me banim në Nju Jork, ku prehet në përjetësi babai tij i dashur, mjeku Ali Xhelal Koprencka,me të cilin ishte ndarë në moshën e mitur kur ishte 2 vjeç nga arrestimi e burgosja e regjimit komunist. Djali u nda me gjallje me baban e tij të shtrenjtë.Ai nuk mundi ta takojë kurrë, por në murin e dhomës ku banonte në Shkodër shikonte foton që kishte dalë me baban në krahët e tij kur ishte 2 vjeç. Babai tij Ali Koprencka është i biri i firmëtarit të Shpalljes së Pavarësisë Xhelal Koprencka, përfaqësues i Skraparit dhe i Beratit, njëkohësisht antar i Këshillit Pleqësisë. Ishte njeriu besnik i Kryeministrit shqiptar Ismail Qemali, të cilin e caktoi me detyrë ushtarake si oficerë i lartë me akademi ushtarake pran ministrit të mbrojtjes Mehmet Pashë Dërralla, për të mbrojtur kujfijtë juglindorë. Detyrën e ngarkuar nga Qeveria e Vlorës për ndalimin e andartëve grek në territoret e Korçës, Kolonjës dhe Skraparit në vitet 1913-1914 e kishte kryer me sukses. Më 1918 mori pjesë në Kongresin e Durrësit., si delegat nga Skrapari. I ndjekur nga elementë antikombëtarë, Xhelal Koprëncka u vra pabesisht në vitin 1919.

Në vazhdimësi të atdhetarizmit të firmëtarit të Shpalljes së Pavarësisi djali tij Sami Xhelal Koprencka mori pjesë aktive me armë ne luftën e Vlorës më 1920. Duke lufuar në vijën e parë të frontit të luftës kundër ushtrisë pushtuese italiane,ishte plagosur. Ishte deputet në kohën e Fan Nolit dhe prefekt i Pogradecit në vitet 1925 deri 1928. Kundërshtoi pushtimin Italian në vitin 1939 dhe u internua në Vent Otene të Italisë.Me vendosjen e regjimit komunist kishte kritikuar regjimin duke shprehur revoltën me një memorandum kundër partisë komuniste që ishte shërbëtore e Jugosllavisë. E kishin dënuar me varje në litar,por me rishqyrtim e dënuan me 15 vjet burgim në burgun e Burrelit.Kontributi i familjes Xhelal Dalip Koprencka është krenari për krahinën e Skraparit dhe Shqipërisë,ku tre breza të familjes të firmëtarit të Pavarësisë Xhelal Koprencka kanë kontribuar për liri me standartet e demokracisë perëndimore,por janë burgosur,persekutuar egërsisht nga regjimi komunist.

Duke biseduar me intelektualin e talentuar,atdhetarin me ideale kombëtare demokratike Abdyl Ali Koprencka mëson fakte të ngjarjeve që të drithërojnë,të revoltojnë që njeriu i ditur në atdheun tonë të shumëvuajtur luftohet,burgoset,masakrohet,e pushkatohet nga shqiptarët duke u shërbyer me verbëri të huajve.Diktatura komuniste vazhdoi me ashpërsi të persektonte familjen e Sami Xhelal Koprencka, e cila jetonte në Shkodër. Djalin e tij që mbante emrin e firmëtarit të Shpalljes së Pavarësisë Xhelal Sami Koprencka e kishte burgosur disa herë dhe mizorisht është pushkatuar në vitin 1979 së bashku me Fadil Kokomanin dhe Vangjel Nezhon në Linz të Dajtit.

Djali vogël i firmëtarit të Shpalljes së Pavarësisë është Ali Xhelal Koprencka, i cili kishte lindur në 14 janar 1913 në fshatin Koprenckë të Skraparit.Ai pothuaj për pak ditë ishte moshatarë me Shpalljen e Pavarësisë. Në moshën 6 vjeçare mbeti jetim,sepse babai tij Xhelal Koprencka u vra pabesisht në momentet kur drejtonte njësitë e armatosura për të mbrojtur Korçën nga andartët grekë. Pasi kishte mbaruar shkollën fillore në vendlindje djaloshi Ali Xhelal Koprencka kishte vazhduar studimet në Liceun e Korcës, të cilin e kishte përfunduar me rezultate të larta duke fituar të drejtën e studimit për mjekësi në universitetin e Bolonjës. Në universitetin e Bolonjës kishte shkëlqyer dhe në vitin 1939 ishte diplomuar doktor në Medicine. Kishte filluar punën në Romë. Në vitin 1940 ishte martuar dhe me familjen e tij banonte në një apartament në rrugën “Veneto” në Romë. Në familjen e re kishte ardhur edhe dita e gëzimit familjar, në 16 mars 1943 ishin lumturuar me belbëzimet e para të lindjes të fëmijës së parë,të djalit Avdyl Ali Koprencka. Mjeku Ali Xhelal Koprencka i kishte vendosur emrin Abdyl, në kujtim të xhaxhait të tij Abdyl Dalip Koprencka,që ishte një veprimtarë aktiv i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare,antarë i komitetit të fshehtë “Për Lirinë e Shqipërisë” 1905 ,bashkë me vëllezërit e tij ishte përfshirë në luftën për Shpalljen e Pavarësisë.Ishte autori kryesor i hapjes dhe drejtimit të shkollave shqipe më 1908 në Çorovodë,Koprenckë dhe Gostënckë. Ishte marrë drejpërdrejtë me ngritjen dhe funksionimin e klubit patriotik “Pellazg”. Ishte delegate i Skraparit në kongresin arsimor në Elbasan në 1909.Kishte kontribuar financiarisht për ngritjen e Shkollës famemadhe Normales së Elbasanit.
Ishte angazhuar në mbarëvajtjen e punëve të Qeverisë së Vlorës dhe kishte kryer detyra të ndryshme.Kishte vdekur në vitin 1920 në Zvicër duke u kuruar në spital nga sëmundja.

Djali mjekut Ali Xhelal Koprencka. Abdyli i ri Koprencka lindi në stinën e bukur të pranverës natyrore,por vazhdonte me ashpërsi dimri Lufës së Dytë Botërore.Në familjen Ali Xhelal Koprencka që banonte në Romë,në vitin e parë të jetës të djalit Abdyl Ali Koprencka ishte krijuar pasiguria e jetës nga bombardimet Anglo Amerikane ku sirenat e alarmit të herë pas herëshme e detyronin të strehohej në rifugot e posaçme.Duke e ndjerë të pasigurtë qëndrimin e familjes në Romë,mjeku Ali Koprencka e largoi familjen përkohsisht në Tiranë.Edhe vitin e parë të ditëlindjes së djalit familja Ali Xhelal Koprencka e kishte festuar në banesën e rrugës “Fortuzi” Tiranë. Mjeku Ali Xhelal Koprencka punonte si mjek në Spitalin Civil të Tiranës. Ishte shumë altruist . Shpesh merrte inisiativa dhe shkonte në komandën gjermane për të nxjerrë nga duart e tyre shqiptar të arrestuar.Ishte nacionalist me bindje demokratike për një shqipëri etnike me pavarësi e liri me standartet euro-atlantike. Ishte antikomunist,kritikonte dhe demaskonte PKSH si shërbëtore sllave, e cila ishte krijuar nga dy emisarët jugosllav Miladin Popoviç e Dushan Mugosha. Ai kishte përkrahur Marrveshjen e Mukjes, e cila bashkonte të gjithë popullin shqiptar. Ai kishte dënuar prishjen e marrveshjes së Mukjes ,duke demaskuar maskat e PKSH si shërbëtore vasale e Jugosllavisë.Në nëndor 1944,me uzurpimin e pushtetit nga komunistët vazhdoi lufta e egër kundër demokratëve që enderronin një Shqipëri demokratike perëndimore. Mjeku Ali Xhelal Koprencka u konsiderua si bashkëpuntor i gjermanëve dhe arrestohet,dërgohet në burgun e Burrelit.

Duke i kërkuar informacion për baban ,djali tij Abdyl Ali Koprencka tregon :
“Babai im Ali Xhelal Koprencka pas kaloi nji muaj në burgun e Burrelit arriti të dalë. Nuhati rrezikun e mortjes së kuqe dhe vendosi të largohet nga Shqipëria. Me ndihmën e Doktor Locit merr një raportë që duhet të operonte gjurin në Itali mbasi në Shqipëri ishte e pamundur. Me ndihmën e shokëve arriti të nxjerrë pasaportën. Në ato kohëra çalonte vazhdimisht dhe për tu theksuar ishte se mbante një bastun që deri shumë kohë mbrapa ishte ruajtur në shtëpinë e hallës time Zengjine në Tiranë. Në qershorin e vitit 1945 hipi në aeroplan për në Romë. Ishte aeroplani i fundit që shërbente si urë lidhëse, në ato kohëra, midis Shqipërisë dhe botës Përëndimore. Në momentin final po kërkohej nga spiunat e sigurimit. Duke ngjitur shkallët e aeroplanit pati kurajon të flaki bastunin. Aeroplani filloi të ecte në pistën e aeroportit të vogël të Laprakës dhe agjentët e sigurimit kërkuan ta ndalonin. Aeroplani ishte i shoqërisë Italiane dhe nuk ju bind urdhërave të agjenturës kuqe. Aeroplani fluturoi dhe im atë nuk u kthye më në vëndin e tij të cilin e dëshëroi gjithë jetën.

U kthye ne Romë apartamentin e gjeti të pa prekur. Nëna ime thoshte aty lashë tërë pajën ikëm për nji kohë të shkurtër për tu kthyer përsëri. Duke më mbajtur në krahë ditën që u larguam nga Roma ime amë psherëntinte dhe fliste me vehte: ” A thua do ti shof përsëri këto magazina? “. Im atë filloi nji jetë të re. I revoltuar nga situata në Shqipëri filloi të shkruaj nëpër gazetat Italiane dhe të tregoj se çfarë po ndodhë në Shqipëri.Shumë studentave u përshkroi realitetin Shqiptar të asaj periudhe obskurantiste. Rasti Sabiha Kasimatit e cila nuk e ndëgjoi u kthye në Shqipëri. U pushkatua pa gjygj dhe u hodh në një gropë bashkë me shumë intelektuale të tjerë në urën e Brashit Tiranë në vitin 1951. Së bashku me të edhe xhaxhai i gruas time Zyhdi Herri. Mbas vitit nëntëdhjetë këta intelektuale u rivarrosën dhe u dekuruan. Ekzekutimi dhe hedhja në një gropë të përbashkët u bë pa gjyqë vetëm me firmat e kriminelëve dhe antishqiptarëve.

Im atë, Ali Koprencka shpesh mori inisiativë për të shkuar në portin e Barit të Italisë duke u bërë thirrje studentëve Shqiptar mos të kthehen në atdhe. Shqipëria ra nën influencën sllave dhe kriminelët në fuqi po vendosnin urinë dhe terrorin e kuq të pa parë në historinë e Shqipërisë. I huaji na trajtoi më mirë na dha kufijtë që na takojnë dhe i mbrojti ata kufij si të ishin të tyre. Ndërsa ne shqiptarët i shitëm kufijtë dhe popullin shqiptar jashtë kufijëve natyral shekullor. Ideologjia e kuqe një teori plotësisht utopiste dhe e pa realizuar praktikisht solli shkatërrimin total. Lufta e klasave, e mirë njohur me teorinë përça e sundo e ktheu Shqipërinë në një kasaphanë të vërtetë. Vëllai kundër vëllait. baba kundër djalit,burri kundër gruas. Familja u prish. Embrioni Shqiptar shkatërohet totalisht. Njeriu u kthy në kafshë dhe kafsha në njeri. Mbi të gjitha u shkatërua dhe u tradhëtua Historia. Pra u eleminua indentiteti origjinal dhe gjithçka Shqiptare. Kjo plotëson interesat dhe popujve të ardhur në Ballkan.

Mbas vitit 1947 babai im shkoi në Turqi, u vendos në Instambul.,themeloi gazeten “BESA”..Më 16 Dhjetor 1956 erdhi në USA. U vendos fillimisht në Detroit. Filloi punën në uzinat automobilistike.Filloi të na ndihmoi ne të gjithëve pa përjashtim. I dërgonte të gjithëve motra, vëllezër, nipa mbesa pa dallim.. Më vonë spostohet në New York ku dhe diplomohet nga Universitety i New Yorkut (NYU) për medicinë. I jepet mundësia për të ushtruar profesionin e mjekut në USA.Gjatë gjithë periudhës qëndrimit në Sh.B.A punoi për atdheun dhe familjen. Në testamentet dhe amendamentet e tij shkruante: ” Të më fali atdheu dhe familja që nuk mund ti ndihmoj më.” Ishte antari i “Komitetit Shqipërija e Lirë.Foli disa herë në “Zërin e Amerikës”. Shkroi disa momerandume në Kombet e Bashkura për të drejtat e njeriut për popullin shqiptar Kosovar nga armiqtë tanë të përbetuar sllav.

Ishte pioneri i parë që ngriti opinionin botëror për çështjen Kosovare dhe organizoi fizikisht dhe materjalisht shumë mitingje si ne NY, Washington dhe gjetkë. Me punën e tij të pa lodhur u hodhën bazat e një Kosove të lirë dhe të pamvarur. Vdekja nuk e la të shifte veprën e tij të realizuar. Fatkeqësisht vepra ndërmjet shqiptarëve dhe Shqiptarizmit humbet. Ne nuk dimë të ruajmë njerëzit dhe historine tonë. Prandaj edhe punët tona i kemi kaq mirë.Jetoi dhe punoi në Nassau County ne NY. Atje kishte rezidencën dhe punonte në një Spital afër shtëpisë. Vizitonte shqiptarët me një çmim të ulët dhe kush i vinte për vizitë ditë shtune nuk i merrte asnjë pare. Ishte shumë popullor dhe i papërtushëm, ngrihesh shpesh herë në mesnatë dhe ishte në gadishmëri të ploë për tu shërbyer shqiptarëve kudo që ishin. Këto të dhëna i kam nga shqiptarët që kam takuar ne NY mbasi mbrita këtu më pesë qershor njimijë e nëndëqind e nëntë dhjetë e një.Po ti hedhish një sy testamentit tij mallëngjehesh dhe atje kupton atdhedashurinë dhe dashurinë për familjen e tij. Në testament la shuma të konsiderushme për Ballin Kombëtar, krijoi fonde dhe la financa për organizatën e “Kosovës” “Çamëria” organizata Amerikano Shqiptare,për Teqja Bektashiane.,Kisha ortodokse e Jamaikes. Kjo e fundit u ngritë dhe u themelua me ndihmën e tij personale. E ëma Z. Artur Lionilit më tha konkretisht se pa ndihmën e babait tuaj kjo kishë nuk do ishte ngritur.La fonde të posaçme për xhaminë shqiptare të Brooklinit.Ju la shumë pare miqve dhe dashamirësve të tij që nuk po ju përmënd emrat. Më e rendësishme është se i la të gjithë farefesit motra,vëllezër, kunatës, nipave dhe mbesave te tij.

Lajmi i ekzekutimit të nipit tij Xheladin Koprencka i ri, më 29 Maj 1979 e tronditi shumë dhe krijoi deluzion të jashtëzakonëshëm larg në mërgim, ku shpresat për tu kthyer në atdhe po shuheshin dita ditës. Kishte pritir me gëzim zgjedhjen e Papa Pavli VI duke u shprehur se dita e lirisë nuk është e largët,” KY PAPË DO NDRYSHOJ BOTËN”.Pas vrasjes së kryeminnitrit Mehmet Shehu ishte shprehur: ” TANi NUK ËSHTË E LARGËT DITA QË DO SHKOJMË NË SHQIPËRI”. Lotët i shkuan çurkë. Sa herë që përmendeshe Shqipëria derdhte lotë. Në shtëpinë e tij, në dhomën e pritjes pranë pianos në krahun e djathtë ndodhesh një pikturë e bërë në Romë në vitin 1947. Kjo ishte nxjerrë nga një fotografi e imja në studion Kallfa në Tiranë kur unë isha dy vjeç. Njerëzit që e vizitonin, i çonte para kësaj pikture dhe ju thoshte se kjo asht fytyra e tim biri. Pastaj si zakonisht lotët i rridhnin nëpër faqet e pa thara nga vazhdimsia e këtij prodhimi të vazhdushëm nostalgjik për atdheun për familjen.

I këshillonte dashamirësit dhe shokët për mbajtjen e shëndetit. Shkruante receta të posaçme për rregjimin e ushqimit dhe rregjimin ditor. Menun për të mbajtur një shëndet të plotë dhe jetë të gjatë e shpërndante si pamflet nëpër shqiptarët. Një nga këto më ra në dorë edhe mua. Iku me shpresë se do kthehesh shpejt. Propoganda renacake e Anglisë nëpërmjet Radio Londrës i dha shpresë se do kthehet shumë shpejt. Ndoshta edhe dy vjet. I premtoi nënës time se kuqot e Tiranës nuk do rrijnë më gjatë. Do largohem për dy vjet. Nuk do ju lë. Jeta është e pa drejtë dhe shpesh Satani momentalisht fiton dhe Shqipëria e lindur ndër shekuj hyri për dyzet e tetë vjet në zonën e errësirës plotë. Me gjithë përpjekjet e mëdha që u bënë ,por spontane për tu bashkuar me familjen i dështuan dhe nga mërzitja arriti të pinte deri në tre paketa cigare në ditë ,të cilat ja shkatëruan mushkëritë.

Ndëroi jetë nga një sëmundje e rëndë më 16 Korrik 1983 në spitalin ku punonte në moshën shtatëdhjetvjeçare. Një nga dëshirat e fundit ishte që në ceremoninë e varrimit të merrnin pjesë prifti Katolik, orthodos, hoxha. Babai Rexhepi i Detroitit. Rreth varrit tij i donte fetë dhe Shqiptarizmin e bashkuar. Prehet në varrezat Frankliff Cemetery ne Hartsdale NY me shumë shqiptarë të tjerë pranë, që deshiruan dhe luftuan për një Shqipëri Demokratike të lirë me standarte përëndimore. Me një Shqipëri jashtë influencës sllave të pavarur, të pastruar nga kriminelët e kuq dhe pinjollëve të tyre antishqiptar. Pranë tij ndodhen udheheqësit i Ballit Kombëtar Mit-hat Frashëri, Profesor Luan Gashi, Profesor Zef Pali, Telat Karagjozi, Lufto Toto, Ruzhdi Daca nga Bahçallëku i Shkodrës, Hasan Çapani dhe te tjerë Shqiptarë dhe patriotë të çështjes Shqiptare. Im atë , Atdheun e desh më tepër se vetvehten kështu është shkruar në të vetmin epitaf mbi varrin e tij vendosur ne Hartsdale, White Plains, NY.”

Duke e dëgjuar me emocione bisedën e intelektualit, atdhetarit të përkushtuar Abdyl Ali Koprencka i kërkova të më tregonte për sfidat që kishte përballuar nga lufta e klasave pas largimit të babait të tij të dashur.Në 45 vjet të diktaturës komuniste kalvari vuajtjeve e persekutimeve ishte i vazhdushëm. Kur ende nuk kishte mbushur katër vjeç ishte konfiksuar shtëpia në rrugën Fortuzi.Me nënën e tij strehohet tek tezja e tij Rasika,por shpejtë i largojnë nga Tirana dhe ishin vendosur me banim në Durrës.Kishte nisur mësimet në klasën e parë fillore,por me trishtim dëgjonte sharjet,ofendimet me shprehjet përbuzëse të falangave komuniste: – ”Tregëtarë, bejlerë na keni pirë gjakun”. Kur shkonte rrugës për në shkollë apo kthehej nga shkolla nxënësin Abdyl Koprencka e gjuanin me gurë duke i thërritur “Fashist”. Kjo urrejtje e verbër klasore primitive komuniste e shoqëroi nga klasa e parë fillore deri në semestrin e parë të klasës së gjashtë. Me dhimbjen e jetimit me baba gjallë,por që nuk e shihte me sy,duronte përbuzjet e luftës së mallkuar të klasave. Në vitin 1955 kur kishte mbushur moshën 12 vjeç ishin shpërngulur nga Durrësi.Kishin shkuar me banim në Shkodër, të cilën ish nxënësi shkodran Abdyl Koprencka e cilëson: “Një Botë tjetër”. Me respekte e mirënjohje për Shkodrën e shkodranët më tregoi: “ Erdhëm në Shkodër,fukarrallëku nuk u hoq por persekutimi momentalisht nuk ishte si në Durrës. Vuajtëm nëpër hotele sa gjetëm një gjysëm karakatinë në lagjen Ndocaj. Jetonim midis njerëzve të mirë dhe antikomunistë. Jo si në Durrës midis spiunëve të sigurimit të ardhur nga jugu me krenarinë e një horri.”

Kishte vazhduar shkollën 7 veçare duke u ndjerë i gëzuar midis nxënësve shkodran,të cilët e kishin shoqëruar me respekte e ngrohtësi njerëzore. Sapo kishte mbaruar klasën e shtatë ishte tronditur nga arrestimi i djalit të xhaxhait Xhelal Sami Koprencka,martiri demokracisë që është pushkatuar në vitin 1979. E kujton me dhimbje ditën e gjyqit, ku midis të tjerave thekson:
“Djali xhaxhait Xhelal Koprencka ishte shumë popullor dhe u bënte shumë ndere njerëzve. Në vitin 1956 arrestohet dhe dënohet me dhjet vjet burg. Akuza ishte tentativë për arratisje. Ishte vera e vitit 1956, unë isha me pantallona të shkurtëra. Gjyqi bëhej në shtëpinë e Rrojve e kthyer në gjykatë. Dera kryesore me dy kanatat ishte plotësisht e hapur dhe sa hyje në krahun e majtë ishte dhoma ku po zhvillohesh seanca gjyqësore. Xhelali ndodhej në një sektor të rrethuar me parmak druri. Dy policë ishin në këmbë jashtë parmakëve. Duart i kishte të zgjidhura nga prangat gjermane të cilat shtërngoheshin me vidë simbas dëshirës të xhelatit. Dëgjohej zëri i lartë i prokurorit. Akoma edhe sot mbas gjashtëdhjetë e një vjeteve e kam parasysh atë skenë. “I pandehur ju donit të tradhëtoni atdheun dhe të shkonit te xhaxhai juaj në SH.B.A etj etj” Xhelali kishte një zë të fortë dhe të mprehtë dhe ishte shumë i vendosur. Mohoi çdo gjë. Bëri gjashtë vjet burg. Kur doli nga burgu familja e tij ishte vendosur në një shtëpi tjetër pranë parkut të qytetit dhe pranë Institutit dy vjeçar. Si ndenji ca kohë pa punë filloi punën si puntor krahu në uzinën fermentimit të duhanit. Punën e kishte të lodhëshme. Transportonte dengjet e lidhura të fletëve të duhanit. Krahu i djathtë e mundonte shumë. Në fëmijëri kishte kaluar sëmundjen e melengjitit dhe krahu i djathtë nuk e kishte pjesën e muskulit. Me dorën e majtë çonte karrigen deri në tavan.

Kishte një forcë të jashtëzakonëshme dhe me sa kujtoj nuk ja thyente kush dot. Gjatë viteve 1962 deri 1965 kemi qënë shumë afër me njëri tjetrin. Nëpërmjet tij mësova për torturat dhe jetën nëpër burgjet e kohës inkuzicionit shqiptar. Sigurimi e ndiqte hap pas hapi dhe ai ndjente kënaqësi të veçantë. Në disa raste kam qenë dëshmitarë. Mundohej shpesh ti ngatëronte. Fshihej sa në një rrugë e rrugë tjetër. Isha ushtar dhe po më përcillte tek stacioni hekurudhor i Tiranës. Agjentët e sigurimit ishin mbrapa duke na ndjekur. Po më ndjekin më tha. Do shofësh çfarë do ti bëj. U ndamë. Ai filloi të vrapojë dhe ju drejtua drejt vagonave të mallrave. Kur u takova përsëri më tha se i bëra çorap. U mëshefa nëpër vagona dhe ju zhduka.Në Mars 1967 arrestohet përsëri dhe dënohet me njëzet vjet burg. U dënua disa herë duke qënë i burgosur. Dërgohet në Spaç dhe atje i shkruan diktatorit letër kur Shqipëria u divorcua nga Kina motër.. Me kurajo dhe vetmohim shkoi drejt vdekjes. Mbrojti të gjithë shokët nuk nxorri asnjë, gjithçka e mori përsipër vetë. E dënuan me vdekje. Proçesi zgjati nga 5 Maj deri 8 Maj 1979. U pushkatua bashkë me Fadil Kokomanin dhe Vangjel Nezhon . Eshtrat nuk i tregohen se ku janë megjithëse prokurori i tij ështët gjallë dhe e din mirë vëndin se ku janë. Në aktin final nuk pranoi ti lidheshin sytë dhe thirri: “RROFTË SHQIPËRIA. POSHTË KOMUNIZMI” Presidenti Nishani e dekoroi me medaljen e trimërisë të shkallës parë në dhjetor të vitit 2015.”.

Pasi kishte mbaruar shkollën 7 vjeçare ish nxënësi Abdyl Koprencka kishte nisur mësimet në gjimnazin e Shkodrës.Ishte miqësuar me gjimnazistët shkodranë dhe ecte shumë mirë me mësime. Kishte mbaruar gjimnazin me nota shumë të mira, por nuk ju dha e drejta e studimit për në shkollën e lartë.Me ndihmën e tezes së tij ishte regjistruar në Institutin Pedagogjik dy vjeçar në degën matematikë-fizikë,por për motive politike nuk i dhanë diplomë.Ishte caktuar mësues në lokalitetin Lek Bibaj Tropojë,në fshatin e largët Palc. Mes vështirësive të terrenit malor, pa rrugë automobilistike kishte ecur mbi 10 orë në këmbë nga Bajram Curri për në shkollën që bënte mësim. Pas katër muaj e kishin mobilizuar ushtarë në repartin e xhenjos të punës në tunelet e Elbasanit.Lufta e klasave e shoqëronte edhe në ushtri duke mos e paisur me armë zjarri,por me kazëm e lopatë për punë, duke punuar në sektorë të vështirë në periudhën 1965 -1967..Kishte treguar kujdes e vemendje për tu ruajtur nga aksidentet në tunele.Pasi kreu shërbimin e detyrushëm ushtarak nuk kishte dëshirë të punonte në arsim, ndoshta e ndjente se lufta e klasave do ta pengonte në ato vite të acarimit të luftës së klasave në frontin e brendshëm e të jashtëm.

Kishte kërkuar punë në zyrat e punës për të punuar në ndërmarrjet e qytetit Shkodër,si në uzinën e telave, por ja kishin mohuar të drejtën për të punuar në uzinën e telave,duke argumentuar se babai është arratisur dhe lufton kundër pushtetit popullor.. Kryetari Komitetit Bilal Parruca e kishte akuzuar “ për parazit të shoqërisë Socialiste” se punë ka vetëm në fermën bujqësore”. Me ndihmën e një shokut të tij Qemal Tabaku nga Elbasani kishte filluar punë në Drejtorinë e Ujrave ,por spiunët e kishin raportuar dhe e kishin larguar duke e dërguar punëtorë krahu në zallin e Kirit, ku kishte punuar deri 1970 dhe me ndihmën e tezes së tij kishte filluar punë si gjeometër në Hidroçentralin Vau Dejës. Duke kujtuar kohën e punës në hidrocentral, theksoi me respekte ndihmën e dhënë nga drejtori hidrocentralit Emin Musliu dhe në vazhdim tregoi se e kishin ndihmuar edhe shefat e e kuadrit si Musa Pulti dhe mbi të gjitha Xhemal Elezi, i cili e kishte shpëtuar nga burgu. Në hidroçentral ishte krijuar mundësia të vazhdonte shkollën e natës në degën Mekanike. Kishte fituar diplomën Teknik Mekanik i Mesëm. Në qershor të vitit 1972 e kishte thirrur kuadri Xhemal Elezi dhe drejtori i kantjerit për të vazhduar shkollën e lartë në degën e Inxhinjerisë së Ndërtimit.Nuk kishte pranuar se lufta e klasave ishte ashpërsuar. Në hidrocenral me profesion kishte filluar mekanik në kompresorat e kantierit. Me ndihmën e sekretarit Partisë Ndue Gjoni në shtatorin e vitit 1973 kishte nisur studimet e larta në filalin e Inxhenerisë, por lufta e klasave në 16 mars 1975 e kishte përjashtuar nga shkolla e lartë.

Duke qëndruar optimist për jetën në luftë vazhdushme klasore kishte vazhduar punën si puntor krahu në kantjerin e mbrojtjes civile, dhe me ndihmën e Xhemal Elezit kishte kaluar hekur thyes saldator. Edhe këtu e goditi thika e luftës së klasave duke i thënë se ishte element i pa përshtatshëm në këtë kantjer. Xhemal Elezi e kishte transferuar në kantierin e prodhimit të ndermarrjes ndërtimit të N.Sh.N Shkodër si saldator. Në këtë ndërmarrje kishte punuar midis të burgosurve politikë dhe ordiner. Në Shkurt të vitit 1976 ishte pushuar nga puna pa arsye.

Vazhdonte të punonte natën duke e bërë rrugën në këmbë sepse nuk kishte automjet.. Distanca ishte që nga Perashi deri tek uzina e fermentimit duhanit. Atje ishte vendosur kantjeri prodhimit ku saldonte hekurat për bunkerët që montoheshin në Malsi. Me ndihmën e drejtorit grumbullimit Xhemal Selimi në mars 1976 kishte filluar punën si mekanik në këtë ndërmarje. Kishte punuar në Bërdicë deri në vitin 1989. Në vazhdim kishte punuar në fabrikën e makaronave deri ditën që ishte larguar nga Shqipëria më 14 nëntor 1990.

Duke përballuar sfidat me diktaturën komuniste atdhetari Abdyl Ali Koprencka mbijetoi dhe kishte krijuar familje në vitin 1980 në Shkodër me bashkshorten Vivan Herri,me të cilën ka lindur ,rritur e arsimuar tre fëmijë.dy vajza e një djalë, të cilët vitet e para të fëmijërisë i kaluan në qytetin e bukur të Shkodrës me banorë human e të dashur..Familja Abyl Koprencka në 14 maj 1981 kishte pritur me gëzim lindjen e fëmijës së parë. Vajza Nevila Abdyl Koprencka kishte lumturuar prindërit me belbëzimet e embla fëminore.Në 15 janar 1983 kishte lindur vajza Belma,e cila së bashku me motrën Nevila kishin zbukuruar mjedisin e shtëpisë në Lagjen Ndocaj.Kishin filluar të ecnin të gëzuara në rrugën e Uruçëve duke u rrethuar me dashamirësinë e banorëve shkodran, të cilët janë qytetarë me koncepte demokratike perëndimore,sepse Shkodra me shekuj ka qenë porta e kulturës europiane-perëndimore,një vitrinë e qytetërimit perëndimor
Familja Avdul Ali Koprencka kishte përjetuar me shumë dhimbje ditët e fundit të jetës të mjekut Ali Xhelal Koprencka në javën e dytë të korrikut 1983,i cili shpresonte të shkonte në Shkodër të takonte,djalin e tij,mbesat e tij Nevila e Belma, por sëmundja e rëndë i kishte ndërprerë jetën në 16 korrik 1983.

Ishte hidhërim i shumëfishtë me lotë pikëlluese,të shkaktuara jo nga Zoti,por nga murtaja komuniste që i ndau njerëzit për së gjalli. Djali tij Abdyl Koprencka i rritur jetim në rrebeshet e luftës së klasave ishte hidhëruar me helmin e përhershëm që nuk ishte pran babait të shtrenjtë kur kishte mbyllur sytë përjetsisht jashtë atdheut që e kishte dashur më shumë se vetveten. Në largësi pa u parë me sy djali tij Abdyl Koprencka kishte imagjinuar me hidhërim cermoninë mortore të babait të shtrenjtë.Një vdekje e trishtë që të copëton e djegë shpirtin, por shpirti mjekut atdhetar Ali Xhela Koprencka jetoj në pavdekësi.Ali është larguar vetëm fizikisht.Nuk mundet të vdesin ata që e shndërrojnë jetën në dritë lirie. Mjeku Ali Xhelal Koprencka prodhoi vlera morale demokratike.Nuk mundet të vdesë mjeku Ali Koprencka,ai që e përjetësoj veten me veprën e tij humane e me dashurinë e përjetshme për atdhueun.Ai mbeti i pavdekshëm në zemrëm e të birit Abdyl Koprencka,të zemrave të fisit Koprencka dhe të gjithë nacionalistëve të ndershëm që duan një Shqipëri demokratike me standartet euro-atlantike.

Pas tre vjet të hidhërimit të largimit nga jeta të babait,Abdyl Koprencka priti me emocione lumturie lindjen djalit të tij. Në 3 shtator 1986 ,pak muaj pas vdekjes së diktatorit komunist që ishte persekutori i mjekut Ali Xhelal Koprencka,Zoti solli rilindjen e mjekut Ali Koprencka me lindjen e nipit të tij Ali Abdyl Koprencka. Me krenari për babain e tij të shtrenjtë,Abdyl Koprencka i kishte vendosur djalit të tij emrin Ali Koprencka i Dytë,në përkujtim të babait të tij.ashtu si kishte vepruar xhaxhai tij Sami Xhelal Koprencka që kishte i vendosur djalit të tij emrin Xhelal Koprencka i Dytë.Janë dy trashëgimtarë të firmëtarit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë të Xhelal Dalip Koprencka, por që kishin fate të ndryshme. Xhelal Koprencka i dytë jetoj në diktaturën komuniste dhe flijoji jetën për atdheun, për liri e demokraci perëndimore,duke hyrë në altarin e martirëve të lirisë.Ai mbeti në pavdekësi si symbol i guximit e trimërisë shqiptare. E pushkatuan në mënyrë mizore dhe pak ditë më vonë i kishin ekspozuar fotot e trupit të tij me plumba në kampin e Spaçit.

Ali Koprencka i Dytë lindi në vitet e ngordhjes së diktaturës komuniste dhe në moshën katër vjeç u largua nga vendlindja duke lulëzuar në vendin e bekuar të Lirisë,të sigurisë,USA,që është Dielli Demokracisë në Botë.Kishte kryer me rezultate të larta ciklet e asimit parauniversitar.

Kishte vazhduar kolegjin Psikologji-Kriminalistikë. Sot punon FINANCIAL ADVISER në First Investiment Bank në Time Square Manhattan.
Vajzat që mësuan gjuhën shqipe në shkollën fillore Shkodër,kanë kryer me suksese universitetin dhe janë integruar me aftësi intelektuale në ekonominë amerikane. Megjithëse në Shkodër ishin në moshë të vogël dhe nuk e kuptonin luftën e klasave,por e kishin ndjerë diskriminimin e mësuesve e drejtuesve të shkollës. Ishin nxënëse të shkëlqyera,por asnjëherë nuk i kishin lavdëruar.Ato ruajnë kujtime me dashuri për Shkodrën e shokët e shkollës.

Duke vazhduar bisedën me intelektualin,atdhetarin Abdyl Koprencka më tregoi për pengesat e vëshirësitë e ardhjes në Amerikë me azil politik. Kishte drejtuar kërkesë për azil politik në ambasadën amerikanë në Romë,në qytetin ku kishte lindur në 16 mars 1943. Ma familjen e tre fëmijët ishte strehuar tek të afërmit e tij.Më 28 dhjetor 1990 ishte pranuar kërkesa për azlil politik në USA. Procedurat do të zgjasnin deri në qershor 1991. Gjatë kësaj kohe kishte punuar në punëra të ndryshme. Më 5 qershor 1991 kishte udhëtuar me familjen drejt vendit të lirisë. Më 29 korrik ishte vendosur me banim në Nju Jork.Me vullnet të hekurt kishte nisur të punonte për tu integuar me punë me ekonominë e tregut amerikan. Kishte kapërxyer vështirësi burokratike për të përfituar pjesë të testamentit të babait të tij, për të cilat thekson:

“- Babai im në testament pasurinë ja la të birit ose fisit të tij. Kushti kryesor i trashëgimit ishte i biri, nipi ose mbesa duheshin të ishin me dokumenta të rregullta amerikane ose duhej të pritej të ndërrohej qeveria komuniste e Tiranës. Kjo pengoi shumë Komisionaren e Tiranës për të rrëmbyer mundin dhe djersën e tij në mërgim. Rrjeti i spiunazhit të kuq ishte shumë i organizuar këtu në New York dhe ata bënin ligjin për të gjitha problemet që kishin Shqiptarët e asj periudhe. Për tu pëmëndur këtu është se kur erdhi Sali Berisha për herë të parë në New York u mblodhën po ai rrjetë merimangash që i kishin shërbyer me vetmohim klikës të Tiranës. Shtoj se kur erdhëm këtu dhe kudo që shkuam nuk gjetëm asnji ndihmë dhe asnji përkrahje. Kombi Shqiptar komplet i pa organizuar dhe me komente se ne duhet të ktheheshim në Shqipëri, se këtu është rreziku i drogës për fëmijët e shumë gjepura të këtij lloji. Nji pjesë e këtyre angjentëve ju pre burimi ku sigurisht financoheshin nga kuqalashët e Tiranës. Populli Shqiptar vuante nën thundrën e kuqe dhe diskutonte bukën e gojës,këtu agjentura antipopullore merrte rrogë të rregullt plus punërave që kishin në Amerikë. Klika antishqiptare e pro Sllave e Tiranës ishte në gjendje dhe ja arriti qëllimit që me agjentët e saj që kalonin kufirin shqiptar gjoja si të pa kënaqur të shkatëroi Ballin Kombetar, Legalitetin dhe Grupin Indipendent. Koha bëri të sajën.

Të vjetrit ndronin jetë, të porsa ardhurit vinin si anti komunistë për të mbrojtur komunizmin dhe hordhitë e tyre antishqiptare. Këta elementë mbillnin përçarjen e cila ishte shumë e kollajt, se ne na ka përçarë vetë natyra e jonë. Një fakt konkret asht se një pjesë e pasurisë e babait tim fluturoi dhe u shpërdorua nga njerëzit që e rrethonin dhe që ai i deshi dhe i mbajti afër. Vila që kishte u hodh në hava me gjithë materjalet shumë të vlefshme brënda saj. Im atë arriti deri ku arriti, vdekja ja prehu krahët dhe vazhduesit e tij nuk e respektuan përkundrazi treguan mos kënaqësi për dëshirën e tij të fundit. Ne Shqiptarët jemi xheloz për njëri tjetrin dhe nuk e lëmë individualin të zhvillohet dhe të punoj në mënyrë që ti shërbej vehtes, familjes dhe atddheut. Këto karakteristika negative kanë shfrytëzuar armiqtë shekullorë sllavo grekët që ne arritëm aty ku kemi arritur. Fatkeqësi Kombëtare!. Fatkeqësi akoma më e madhe se ne nuk po dimë të dalim nga bataku ku kemi rënë.Vetë shqiptarët në mërgim nuk gjetën formulën e bashkimit. Pika themelore e mundësisë për të rrëzuar klikën terroriste të Tiranës. U pushkatuan, u hodhën në një gropë të lidhur me një tel me gjëmba legalisti, ballisti, indiependenti. Shqiptarët kakarisnin nëpër klubet e Romës, Parisit, Londrës se do rrëzonin komunizmin shqiptar. Gjepura.

Iluzione të humbura në hirin e atij populli të vuajtur dhe të pa shpresë. Njeriu u kthye në një kafshë dhe skllav modern ku ai lindi për ti shërbyer mjeteve primitive të punës. Gjithkund revolucionarizimi i mjeteve të punës duke i shërbyer shoqërisë e përparon atë. Në vëndin tonë të uzurpuar nga klika komuniste shërbëtore te Sllavët , u zbatu një absurditet imagjinar i pa kapshëm nga truri njerëzor. Dikur thoshnja me vehte dhe i lutesha Zotit. “Oh Zot le të vijë nji ditë ku të paktën të merret vesh çfarë ndodhi në këtë vënd. Dita erdhi por kush nuk na besoi?. Ironia e fatit!. Ky rruzull jeton në botën e çudirave. Nga liria e tepëruar në inkuzicjon dhe obskurantizëm mesjetar të pa parë. Për egoizmin e një njeriu skllavëri totale e mbuluar me një propangandë fallco të çfrenuar. Për egoizmin e një familje arrihet krimi më i madh, ndryshimi i Historisë të një kombi. U zhdukën familje,u zhdukën emra,u zhdukën vepra. Përse? Dhe Përse? Kjo pyetje ska përgjigje. Demoni hodhi farën dhe plehun e gjeti, nuk u lodh aspak për ta gjetur. Këta kriminelë shkatëruan kombin për të mbijetuar mbi këtë pleh që i prodhoi”.

Duke përfunduar bisedën me intelektualin e atdhetarin e përkushtuar Abdyl Ali Koprencka mësova shumë fakte të jetës së tij që mundet të shkruhet një monografi e Pemës gjenealogjike të firmëtarit të Shpalljes së Pavarësisë Xhelal Koprencnka,por në përfundim të këtij shkrimi dua të shprehë vlerësimet për karakterin e forte të intelektualit atdhetarë Abdyl Ali Koprencka, i cili me punë e vetëm me punë ka realizuar integrimin dinjitoz me jetën amerikane duke sfiduar çdo vëshirësi me optimizëm për jetën. Kishte punuar pa u lodhur nga çasti që preku token e bekuar amerikane,dhe si intektual me talentin e tij të komunikimit,me sjelljen korrekte,me moralin e lartë të atdhedashirsë kishte kërkuar të hapte një angjensi shërbimesh.

Në 15 janar 1998 kishte hapur zyrën angjensi udhëtimesh “SKRAPARI TRAVEL”,të cilën e administron për afër 20 vjet me shumë rregullsi ligjore duke u shërbyer të gjithë bashkatdhetarëve emigrantë në Nju Jork. Në vitin 1999 e kishin thirrur institucionet shtetërore amerikane si përkëthyes.Kishte qëndruar midis shqiptarëve me përkushtim duke i ndihmuar në kërkesat e tyre. Sot punon në tre punë.Punon 16 orë në ditët e shtuna e të djela në angjensinë e shërbimeve “SKRAPARI TRAVEL”. Mbas dite punon në New York Life Insurance Bulding,ku babai tij kishte investuar pjesën më të madhe financiare.Megjithëse ka mbingarkesë pune është i pa përtuar për të ndihmuar shqiptarët. Ai është zhgënjyer me grabitjen që i është bërë shtëpisë të tij në Shkodër në vitin e zi 1997. Disa hajdutë e kriminela e kanë pronësuar dhe kishin shkatërruar çdo gjë brenda shtëpisë. Ai vazhdon të jetë në procese gjyqësore, por atje ligji nuk funksionon.Ashtu si babai tij mjeku Ali Xhelal Koprencka që ishte simboli humanizmit dhe dashurisë për atdheun, edhe biri tij Abdyl Ali Koprencka është me zemër të gjërë, humane, atdhedashëse. Zemra e tij është Shkodra që krijoji familjen,duke e vlerësuar Shkodrën si krenari të kombit tonë, është Skrapari që është krenari e origjinës së tij,Tirana, Shqipëria, e mbi të gjitha ndjenja e Shqiptarizmit pa dallime fetare, krahinore, të bashkuar rreth përmendores të emrit të ndritur të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Qatip Mara
Nju Jork, 15 tetor 2017

3 KOMENTE

  1. Miladin Popovici dhe Dushan Mugosha ishin palestinezet e diktatorit Hoxha Tito e solli ne pushtet Hoxhen

  2. Abdyl Koprencka eshte horr i horrave, mashtrues dhe legen burre qe mashtron shqiptaret e pashprese. Abdyl Koprencka eshte me nam te keq ne Shkoder, si spiun dege qe ka shkaterruar familje ne Shkoder. I persekutuari i menderese se Qatip Maras eshte. Or njerez pa dinjitet, qe para se te shkruani nuk beni kerkime per subjektin qe shkruani. Po nuk ka njeri me te felliqur se Abdyl Koprencka. Dhe ti autor i kesaj çorbe idiote qe ke shkruar, or bythelepires, shko pastro halete e Amerikes se nuk vlen per gje tjeter. Abdyl Koprencka te zençin mallkimet e shume njerezve, qe ju ke prishur jeten, or i mallkuar. Tu shofte fara me soj e sorollop, e me gjithe ate familje shemtirash e te pangopur qe ke pjelle. Haraçin e gjithe atyre njereze qe ju ke hyre ne hak, e pagofsh ti bashke me ato shemtirat tende, or legen burre qe ndyn dheun.

Komentet janë mbyllur.