Në analet e historisë
Nëpër vitet e vështira antishqiptare të regjimit fashist të Serbisë (1918-1941), në përmasën e “ligjeve” për kolonizimin e tokës shqiptare në Kosovë, regjimi doli haptas në Prizren në një takim me “vizitën” e ministrave të resorëve të kryeçetnikut Nikolla Pashiq, që, folën haptas me tonet antishqiptare dhe për zbrazjen e Kosovës nga “turqit e mbetur”(sic!) për popullin shqiptar, duke theksuar në pikë të ditës:
“Derisa ekziston Plisi i Bardhë i shqiptarëve në Kosovë, agrari në dritën e “ligjeve” të kolonizimit të tokës së shqiptarëve, do të vazhdojë pa kurrfarë mëshire”(sic!).[1]
_____________
[1] Marenglen Verli, Reforma agrare kolonizuese në Kosovë, Tiranë 1992, faqe 69.
Çikago, mars 2021
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]
Skendo,
Po te citoj: “Nëpër vitet e vështira antishqiptare të regjimit fashist të Serbisë (1918-1941)”
Edhe po te informoj se:
Vitet 1918-1941 kane qene shumë te veshtira… por vitet pas ketyre viteve 1945-1999 kane qene 100000000 here me te veshtira dhe me me shume viktima dhe perjashtime nga Kosova dhe nga trojet tjera Shqiptare te okupuara.
Ne vitet e Komunizmit te Tito jane vra 61 mije Shqiptar ne perioden e veshtire 1945-1948.
Ne vitet e veshtira te Titos jane perjashtuar per ne Turqi 215 mije SHQIPTAR.
Ndersa ne vitet e veshtira te komunizmit socialist te Serbise ne perioden 1990-1999 jane vra 14 mije Shqiptar dhe jane perjashtuar nga Kosova TE GJITHE SHQIPTART.
Prandaj po duket sipas teje se vitet 1918-1941 kane qene me te veshtira se ato 1945-1999… qe nuk eshte e vertete… sepse vitet me te veshtira kane qene 1945-1999.
Qaq.
Komentet janë mbyllur.