Serbia përmes filmit “Dhuratë nga Jasenovci” po i fsheh krimet e gjenocidit në Kosovë

0
393
Filmi "Dhuratë nga Jasenovci"

Çikago: Kultura dhe propaganda serbe

Serbia ka nis skenarët e propagandës së njohur përmes kulturës dhe segmenteve tjera për të fshehur krimet e gjenocidit ndaj popujve (jo)serb në ish-Jugosllavi dhe sidomos ndaj shqiptarëve dhe Kosovës gjatë viteve 1990-1999.

Ndonëse pandemia Covid-19 dhe dimri i ftohtë në Çikago deri në -13 gradë, Serbia përmes filmit “Dhuratë nga Jasenovci”, ka nisë propagandën për të hedh dritë për gjoja se, gjatë Luftës së Dytë Botërore në kampin e njohur “Jasenovc” të Kroacisë, ustashët paskëshin bërë krime ndaj popullit serb dhe, për faktin e kësaj propagande në shiritin e filmit, ata u masakruan përmes skenarëve të njohur të fashizimit (kroat-ustashët,-nënvizimi im), duke aluduar në njëfarë “Holakausti” për popullin serb, ndonëse për “historinë” e këtij kampi qysh nga vitet 1945, historianët kroatë dhe serbë nuk janë pajtuar me “tezat akademike serbe”, për gjenocid të popullit kroat ndaj serbëve në Jasenovc.

Premiera e filmit “Dhuratë nga Jasenovci” po shfaqet në kinematë në qendrën Lendmark në Çikago dhe sipas të dhënave të Slavica Petroviç, drejtoreshë e festivalit të filmit në këtë qytet amerikan, filmin e kanë pritur me interesim shikuesit dhe artdashësit tjerë me lot në sy, ndonëse ky film tregon historinë e popullit serb nën tytat e ustashëve kroatë, që, edhe sot ata kanë urrejtjen e madhe ndaj popullit tonë dhe Serbisë, tha për botën e lajmit.

Po në këtë vijë ishte edhe kanditati për “Oskar”, regjisori serb Predrag Gage Antomijeviç, i cili nuk kurseu fjalët për të hedh dritë në orën e “krimeve holokaust” ndaj popullit serb, sepse ky dhe të tjerët harrojnë se gjatë Luftës së Dytë Botërore, regjimi serb dhe ushtria “nacional-çlirimtare” i vrau dhe i dogji për së gjalli popujt (jo)serb dhe shqiptarët në tokën e djegur të Kosovës (1998-1999).

Festivali i filmit serb në Çikago dhe kultura e propagandës nga Beogradi, ka për qëllim të fshehë krimet e veta të organizuara gjatë Luftës së Dytë Botëore si dhe në luftërat e fundit për shkatërrimin e godinës së ish-Jugosllavisë, kur regjimi i Serbisë ishte i pari që ia vuri zjarrin e vekjes së kësaj krijese të formuar më 1918, që shqiparët asnjëherë nuk e konsideruan për shtet të vetin.

Për popullin amerikanë dhe qytetin e Çikagos është në kujtesë koha vrastare dhe shfarosëse deri në gjencid të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe Kosovës në kohën e kryekriminelit Slobodan Millosheviç, ndonëse për katrahurat e kohës, shqiptarët e diasporës në Amerikë u bënë një zë i fuqishëm para Kongresit dhe Senatit në Washington për të shpëtuar Kosovën para asgjësimit shafarosës deri në shkallë të gjenocidit në shekullin e kaluar dhe ëndrra shqiptare për liri dhe pavarësi u bë realiotet i shekullit.

Për fund vlen të theksojmë se filmi “Dhuratë nga Jasenovci”, që po hedh propagandë në Çikago dhe në nëntë shtete tjera të Amerikës, nuk do të çojë deri në fund misionin “kulturor” të Beogradit, ndonëse regjimi pati bërë një “Jasenovc” të vërtetë ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, këtë e ka në kujtesë populli mik amerikan.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]