Serbia në dy frontet “politike” për Kosovën

0
616

E kohës

Lufta vrastare deri në sfarosje (gjenocid) të Serbisë ndaj popujve joserb dhe shqiptarëve në Kosovë, tashti ka hyrë në një “doktrinë” të re politike e diplomatike për të “pushtuar”.

Kosovën edhe në planin ekonomik!

Tërë aparati shetërorë i Beogradit në frontin e parë po lufton për denigrimin e popullit shqiptar dhe të Kosovës, përmes propagandës shekullore si thoshte Fan Noli për njerëzit “me bisht” (sic!) dhe, kundërshtimi i udhës së shetndërtimit të Kosovës në relacionet ndërkombëtare.

Përditë propagandë anti-shqiptare!

Faktori ndërkombëtar BE-OKB-SHBA do të ishte imediate që të ndalin doktrinën antishqiptare të njohur të Serbisë karshi Kosovës dhe mos të pengohej shtetndërtimi dhe rrugëtimi i saj në integrimet në institucionet ndërkombëtare.

Propaganda që bënë Serbia tek shtetit që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe tërheqja e njohjeve është sulm i rëndë i “doktrinës” për gjoja se vendi i Sllobodan Milloshevqit dhe “klasa e re” poltike serbe në Beograd, paskeshin heqë “dorë” nga e kaluara dhe tashti janë nisur paksa më të “moderuar” për paqen dhe më të moderuar me A. Vuçiç dhe I. Daçiç në relacionet me botën dhe BE-në(!).

A.Vuçiç bënë thirrje që kompanitë e biznesit të vijnë në Kosovës me “kapitalin” e tyre ekonomik për të investuar, ndonëse tash e dy shekuj Serbia kishte në plan të parë pasuritë e mëdha të Kosovës dhe jo “mbrojtjen” e kishës ortodokse serbe(sipas të dhënave të Akad. Mark Krasniqi).

Serbia asgjë nuk ka ndryshuar në raport më realitetin e ri të pavarësisë së Kosovës!

Për kohën shteti i Kosovës duhet të frymojë në shtegun e ri demokratik dhe të kërkojë nga e drejta ndërkombëtare që Serbia larg duart nga Kosova, ndonëse në vitin 1999 të gjitha udhëkryqet dhe skenarët e saj shekullor kanë shkuar në muzeumin historik të turpit para botës së lirë e demokratike!

Populli shqiptar dhe Kosova është pjesë e Evropës. Tashti rruga e tyre nuk kalon më nëpër Beograd, mbase këtë e di mirë A. Vuçiç dhe I. Daçiç që po bëjnë “betejën” në shumë fronte kundër shtetit të ri të Kosovës.

Çikago, 3 prill 2018


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]