Serbia islamizoi dhe osmanizoi Luginën e Preshevës edhe gjatë kohës së pushtimit Osman!

0
451

Shkruar nga Skender Jashari*)

Lugina e Preshevës, përjetoi fatin e zi, në shumë ngjarje historike, sidomos për faktin e pozitës së saj gjeostrategjike! Ndodhja e saj në pjesën kyçe të Luginës-koridorit që lidh Moravën me Vardarin, rrugë kjo e njohur që në antikitet, bëri që të ketë fatin të shohë dhe vuaj shumë ekspedita, pushtime të mbretërive e perandorive të ndryshme.

Kalvari i tmerrshëm i Kombit Shqipëtar, të Luginës së Preshevës, gjegjësisht të komunës së Preshevës dhe komunës së Bujanovcit, në ndeshje me Perandorinë Osmane, daton që në fillet e pushtimit të saj! Sepse këtë koridor kjo perandori tentoi që në fillim ta islamizonte, turqizonte e pastaj edhe osmanizonte apo së paku ta siguronte ushtarakisht( kjo duke bë që terrori dhe gjenocidi të jenë evident që në fillim të pushtimit)!

Me rastin e rënijes së Konstantinopojës, maj 1453 dhe vendosjes së patriarkëve pro-osman, në Patrikanën e Stambollit, gjenocidi kundër Kombit Shqipëtar vazhdoi nga dy segmente: nga Perandoria Osmane e cila ndihmohej edhe nga Patrikana e Stambollit( pra osmanët dhe ortodoksët sllav dhe grek bashkëvepronin, kundër Shqipëtarëve)! Shqipëtarët shikoheshin si elementi i vetëm i rrezikshëmi ndaj Perandorisë Osmane dhe ndaj Partikanës së Stambollit( pra ortodoksizmit sllavo-grek njëkohësisht)!

Karadaku i Preshevës, emërtim ky i ardhur nga pushtuesit osman, është treguesi më i mirë i rëndësisë që kishin këto male për Shqipëtarët e kësaj ane! Perandoria osmane pushtoi rrafshinën e Luginës së Preshevës, por kurrë nuk arriti t’i pushtoj Malet e Zeza( Karadakun). Falë këtyre Maleve, Shqipëtarët e kësaj ane arritën t’i shmangeshin çdo pushtuesi, njejtë edhe atij Osman. Perandoria Osmane filloi islamizimin e Luginës së Preshevës, fillimisht përmes ofiqeve, ofertave, benefiteve, sa që fshati Rahovicë, si pika më gjeostrategjike e komunës së Preshevës, më së shumti pati 6 familje islame( që nuk ishin Shqipëtare)! Mirëpo shkaku i dështimit të 1689-ës, me rastin e Kryengritjes Ballkanike kundër Perandorisë Osmane, të udhëhequr nga Imzot Pjetër Bogdani, e të ndihmuar edhe nga Perandoria Austriake, filloi islamizimi i dhunshëm i Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës!

Por në fund, dhuna për islamizim është shtuar edhe më shumë nga viti 1836, e veçmas pas 1895 deri 1912, e pastaj do vazhdoj edhe nën pushtimin e Mbretërisë Serbe. Rrjedhimisht as kjo dhunë e Perandorisë Osmane nuk arriti ta tjetërsoj përbërjen fetare të Shqipëtarëve të kësaj ane, sepse Malësia mbeti e pandryshuar, kurse rrafshi pësoi ndryshimin! Madje edhe gojdhanat e përcjellura brez pas brezi, tregojnë që Malësia e Luginës së Preshevës, ishte shumica jomuslimane, kurse një pjesë ishte kriptokatolik, kurse për fat të keq, pas vitit 1912 nën pushtimin e Mbretërisë Serbe do kryhet islamizimi më i madh( kryesisht i katolikëve)!

Perandoria osmane gjatë periudhës pas viteve 1850, e veçmas gjatë viteve 1877-1912, maksimalisht është ndihmuar në osmanizimin e Shqipëtarëve, e fillimisht në islamizimin e tyre, nga popët serbë, hoxhallarët serbë dhe rus( që flisnin gjuhën shqipe, turke), si dhe nga hoxhallarët shqipëtar! Derisa të kujtojmë elaboratet shoveniste antishqipëtare, që i filloi zyrtari rus, që i’u dhuruan dhe i instruktuan sllavët e ballkanit dhe i evoluan edhe më tej edhe serbët dhe grekët, si Naçertaninë dhe Megali Idenë! Serbia dhe Greqia ndihmuan madje dhe kryen islamizimin dhe osmanizimin e Shqipëtarëve në rajonet që synonin t’i gllabëronin. Kështu ngjau edhe me Luginën e Preshevës, në të cilën Serbia edhe gjatë pushtimit Osman, ndikoi dhe ndihmoi Perandorinë Osmane, që t’i islamizonte Shqipëtarët, si fazë e parë drejt shkombëtarizimit, e pasuar pastaj me ndërrim të identitetit kombëtar, pra në osman, turq, boshnjak, musliman serb etj!

Edhe në vitet 1850 e më pas, Serbia dërgoi njerëz të saj, që të agjitonin, propagandonin, diversiononin, spiunonin, organizonin grupe kriminale dhe luftarake në Trojet Shqipëtare. Kujto ardhjen e gjoja etnologeve, gjeografëve, linguistëve serb, pastaj popëve serbë, hoxhallarëve të Serbisë dhe Rusisë etj. Veprimet e tilla Serbia i kryente në sy të Perandorisë Osmane, e rrallë veprime të caktuara kryesisht armatosjen e serbëve të pakët lokal edhe fshehurazi!

Etnologët, gjeografët, linguistët etj, krijuan gjoja punime shkencore, hulumtime arkeologjike, mbledhje gojdhanash, topografike etj, mbi bazën e të cilave falsifikuan të vërtetën, për të kriju opinion dhe bindje kolektive për të drejtën gjoja legjitime të tyre, për ta “çliru” siç e quanin “Serbinë e Vjetër” nga pushtimi osman! Këtë ekspeditë e kryen tejet dendur edhe në pjesën e Luginës së Preshevës, me pëlqimin edhe të Perandorisë Osmane( të cilës i ndihmonin në islamizimin dhe osmanizimin e Shqipëtarëve, por edhe në shtypjen e kryengritjeve të shumëta Shqipëtare në vitet nga 1689 e këndej, e sidomos në mënyrë më të organizuar e bënin pas vitit 1845)!

Popët serbë, u vendosën në Kishat Katolike Shqipëtare (derisa asnjë banorë i etnisë serbe nuk kishte në komunë të Preshevës, ata do vendosen si kolonizatorë pas vitit 1912), p.sh: në Kishën e Artilevicës dhe në Manastirin e saj në fshatin Rahovicë( Manastiri do rrafshohet më vonë, kurse Kisha Katolike do shndërrohet në kishë ortodokse serbe më 1991/1992) dhe në shumicën e Kishave Katolike në shumicën e fshatrave të Malësisë së Karadakut janë shkatërruar( sot ekzistojnë themelet, toponimet etj)! Shqipëtarët e kësaj ane, lanë Kishat Katolike në mëshirë të askujt( kleri katolik nuk ekzistonte madje që nga 1689-afërsisht) shkaku i frikës nga Perandoria Osmane, e cila pas vitit 1836, filloi krijimin e kombit osman, ku përfshihej edhe osmanizimi i Shqipëtarëve! Ndërsa marrja e Kishave të tilla nga popët serb, ishte në interes të Perandorisë osmane në osmanizimin dhe islamizimin e Shqipëtarëve të kësaj treve! Popët serb i’u ofruan Nacionalistëve Shqipëtar të kësaj ane si aleat( në luftë kundër P. Osmane), ndihmë materiale dhe me armë në Luftën për Liri kundër Perandorisë Osmane!

Popët serbë, edhe varrezat katolike Shqipëtare i kthenin në varreza ortodokse serbe (me pëlqim edhe të Perandorisë Osmane!) apo së paku ato varreza i zhduknin, njejtë edhe Kishat Katolike dhe Manastiret që nuk arrinin t’i kthenin në ortodokse apo kishin kosto të lartë konvertimi, ose ishin në malësi ato i shkatërronin! Derisa Nacionalistët Shqipëtar të kësaj treve, ishin tërësisht anti-islamik, madje një pjesë e madhe e tyre ishin kriptokatolik! Popët serbë dhe lidhja e tyre me çetnikët serb, që i ofroheshin nacionalistëve Shqipëtar, si aleat, ata realisht merrnin informatat e besueshme në lidhje me Luftën dhe Kryengritjet Çlirimtare Shqipëtare kundër Perandorisë Osmane, i tradhëtonin tek Perandoria Osmane (sidomos në Betejat e Kryengritjeve të Lavdishme Shqipëtare), e disa edhe i vrisnin në tradhëti apo i burgosnin në Serbi! Perandoria Osmane në këtë periudhë kohore( por edhe prej 1689), kishte interes islamizimin dhe osmanizimin e Shqipëtarëve, sidomos të pjesëve strategjike, për të patur forca ushtarake vendore që do mbronin sovranitetin dhe integritetin territorial të saj!

Grupet kriminale dhe terroriste të çetnikëve serb( që vepronin si organizime kulturore, fetare dhe sportive me leje të Perandorisë Osmane), bredhnin lirshëm edhe nëpër Luginë të Preshevës, në drejtim të Shkupit, duke organizu celula terroriste serbe, duke bë propagandë për vëllazërimin Shqipëtaro-serb, propagandë që Serbia do i ndihmoj Shqipëtarët të çlirohen nga Perandoria Osmane, madje edhe duke iu shitur apo pak sish duke i dhuruar armë etj! Po ashtu serbët e tillë dhe popët serbë, ishin në interes edhe të Perandorisë Osmane, të cilët i ndihmonin ushtrisë osmane në mposhtjen e Kryengritjeve dhe thyerjen e Betejave Emblematike Shqipëtare( si p.sh: disa kryengritje në mes viteve 1800-1880, Betejën e Grykës së Kaçanikut, Betejën e Caralevës, Betejën e Slivovës) etj.

Ndërsa hoxhallarë të Serbisë dhe Rusisë, vepronin edhe në korridorin që lidh Moravën me Vardarin( pra edhe në Luginë të Preshevës), edhe pse tashmë Perandoria Osmane kishte krijuar disa familje lojale ndaj saj, prej nga prodhonte hoxhallarë, që i shërbenin interesave të kësaj perandorie! Shqipëtarët e Luginës së Preshevës, familjet e hoxhallarëve të kësaj ane, deri në vitin 1912, i njihnin si familje bashkëpuntorësh të Perandorisë Osmane, kurse po këto familje, e po këta hoxhallarë, pas pushtimit nga Mbretëria Serbe, u njohën si bashkëpunëtore të pushtuesit serb, e që kryenin rrol të njejtë në shkombëtarizimin e Shqipëtarëve dhe në islamizimin dhe osmanizimin-turqizimin e tyre. Kurse hoxhallarë serbë dhe rus( agjent të shërbimeve të tyre), në Luginë të Preshevës, erdhën më në numër( kryesisht ishin në lëvizje), me ardhjen e Mbretërisë Serbe( edhe pse kohëve të fundit, shihen tendenca të fshehjes së tyre)!

Mos të harrohet, që të gjithë hoxhallarët në kohën e pushtimit të Perandorisë Osmane, në Luginë të Preshevës( që ishin disa të tillë dhe që Shqipëtarët nuk pranonin të bëheshin hoxhallarë, sepse identifikoheshin si spiun, bashkëpunëtorë të Perandorisë Osmane pra si tradhtar të Kombit tonë), ishin njerëz që i shërbenin kësaj perandorie! Madje rrol kryesor në shkombëtarizimin e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, kanë patur hoxhallarët e tillë, i islamizuan i osmanizuan, por edhe i afruan me “kryqin e shkive duke i largu nga Kryqi Katolik”( ende dëgjon Shqipëtar në Luginë të Preshevës, që tregojnë që janë më të afërt me Serbët, sesa me ne Shqipëtarët katolik)! Madje këta luajtën rrolin e penguesit kryesorë në Luftën për Liri të Shqipëtarëve nga Perandoria Osmane, po ashtu ishin mbështetësit kryesor të Perandorisë Osmane në mallkimin dhe ndalimin e Gjuhës Shqipe dhe Shkollave Shqipe!

Kombin Shqipëtar në Luginë të Preshevës e mbronin vetëm Nacionalistët Shqipëtar, madje shumica absolute e tyre ishin të pashkolluar, kjo bëri që edhe lajthimet, miopia, gabime nga padijenia të jenë evidente! Nacionalistët e tillë duke qenë në luftë me Perandorinë Osmane, kryesisht armatoseshin duke blerë armë nga Serbia( sepse realisht nuk kishte mundësi alternative të armatosjes), kjo bëri që disa nga nacionalistët e tillë, të krijonin besim në serbët! Por që për fat të keq, shumica e këtyre pak nacionalistëve që i besuan serbëve, ose u tradhëtuan, ose u vranë, ose burgosën ngë Serbia, para fillimit të pushtimit serb të kësaj treve!

Andaj Pushtimin Osman më saktë bashkësundimi Osmano-Ortodoks (sllavo-grek) për më shumë se 5 shekuj, realisht për Shqipëtarët ishte një pushtim dhe gjenocid që e kryenin Osmanët së bashku me Patrikanën e Stambollit( pra me ortodoksët sllavo-grek). Kurse me rastin e forcimit të Rusisë, pas 1715 e më pas, i mundësoi që ortodoksët sllavo-grek të kalonin nën tutelën e Carizmit Rus njëkohësisht edhe nën tutelën e Perandorisë Osmane (kujtojmë rastet e ndryshme, kur Serbia, Bullgaria etj kalonin herë në krah të Rusisë e herë në krah të Perandorisë Osmane)!

Më: 25.06.2018

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake
.