Si shihet atdheu nga larg
Serbia për këto dyqind vjet ka lëvizur tërë gurët e (politikës), për të shfarosur deri në substancë popullin shqiptar dhe tokën jallane të Kosovës! Boshti me Rusinë e vuan në tavolinën e diplomacive të mëdha ndërkombëtare termin antishqiptar “Shqipëria e Madhe”(sic!).
Atdheu i shqiptarëve nuk është as i madh e as i vogël, Shqipëria Etnike është toka e popullit shqiptar të ndarë nga padrejtësitë, tradhëtitë dhe komplotet e njohura historike për të mashtruar botën demokartike dhe qendrat e vendosjes për “fatin” e popullit shqiptar në Ballkan.
Si shkas për këtë paraqitje u bë deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili thoshte në krye të herës se “Jam kundër Shqipërisë së Madhe”(!).
Klasa politike (shqiptare) në Tiranën zyrtare duhet të bashkohen të ruajnë e të zhvillojnë “Shqipërinë e Vogël”, ndonëse në kohën që sapo kemi shkelur në shekullin e ri, populli shqiptar në hapësirën e vet etnike (ende) po e bën udhën e vet si popull më i varfër në Evropën e bashkuar të popujve të lirë me vlerat e demokracisë!
Shqipëria Etnike duhet të bëhet vertetë Shqipëria Etnike e popullit shqiptar dhe padrejtësitë historike duhet të shkojnë në “muzeun” e turpit që bënë qarqet e caktuara të boshtit pansllavistë në Beograd dhe Moskë.
Çikago, 20 maj 2018
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]