Serbia fsheh krimin përmes Kosovës!

0
543
Skënder Karaçica

Kohë dhe njerëz

Qysh nëpër vite, Serbia fashiste problemet e vete dhe ngritjen e pushteteve e ka nisur përmes Kosovës.

Tash e dhjetë javë, Serbia është ngritur në këmbë dhe po kërkohet dorëheqja e Aleksandër Vuçiç dhe të regjimit të tij të dështuar për popullin serb, kështu thuhet në Beograd dhe në qytetet e Serbisë.

Protestat e popullit nuk kanë të ndalur, ndërsa A. Vuçiç në orën e turpit para botës dhe BE-së thekson se “shqiptarët dëshirojnë rrëzimin tim” (sic!), propagandë kjo e njohur antishqiptare, që, saherë është ndezur politika në Serbi, ata e kanë mashtruar popullin e vet se kjo “na vjen nga shqiptarët dhe nga Kosova”(sic!).

Sa turp! Sa denigruese! Sa antinjerëzore! Sa antidemokratike! Po kush i beson gënjeshtrës serbe dhe Beogradit, kur e kur popujt liridashës të Evropës dhe të miqësisë së përjetshme të Amerikës me popullin shqiptar në Ballkan, nuk do të binden kurrën e kurrës me trashëgimtarin e skenarëve të gjenocidit ndaj popujve jo serbë, të gënjeshtarit para Evropës, të A. Vuçiç që po mundohet të shpëtojë lëkurën e tij para popullit serb dhe para Serbisë fashiste…!

A. Vuçiç larg duart nga shqiptarët dhe nga Kosova!

Çikago, 10 shkurt 2019


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]