Serbia flet me gjuhën e gjenocidit të Milosheviqit!

0
346
Millosheviq dhe vajzat kosovare me prindër të vrarë

Korniza diplomatike

Letra e presidentit të Amerikës, Joe Biden, për presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në Beograd, tregon qartë se administrata amerikane në Washington ka projekt të qartë diplomatik ndaj të ardhmes së shtetit të Kosovës dhe, relacionet e njohjes së ndërsjellë në mes të dyja shteteve Serbi-Kosovë.

Në tërë katrahurën që ka projektuatr tash e dy shekuj për shfarosje der në shkallën e gjenocidit të Serbisë ndaj popullit shqipar dhe Kosovës, nuk kanë të ndalur edhe sot në kohën, kur e kur, Ballkani ka marrë rrugën e paqes dhe larg gjakderdhjes në mes popujve të këtij rajoni të trazuar përmes kurdisjes së skenarëve të njohur të historisë nga Serbija.

Duke e komentuar letrën e presidentit amerikan Biden për presidentin e Serbisë, ish diplomati dhe bashkëpunëtori i ngushtë i kryekriminelit dhe projektuesit të gjenocidit ndaj popullit shqiptar dhe Kosovës (Slobodan Millosheviq), përmes komentimit të Vladislav Jovanoviq në Beograd, shkon aq larg në shpalimin e projektit të Serbisë kundër shqiptarëve dhe për (vajtimin e miteve të gënjshtrës ndaj Kosovës), saqë përmbajtën e letrës nga Washingtoni e bëri gati për të hedhur në kantën e berllagut(!).

Duhet të përmendim nga analet e diplomacisë se, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, ku në rend të ditës ishte çështja e Kosovës, ish diplomati amerikan Richard Holbrook ia mbeshteti fytyrës diplomatit të Serbisë, Vladisalv Jovanoviq, i cili para tryezës së organizatës botërore (OKB-së) gënjente me diskursin e tij të shëmtuar të “diplomacisë serbe” (sic!) për çështjen e planifikimit të shfarosjes së shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës.

Amerika tash e një shekull e ka bërë të qartë projektin diplomatik, për çështjen shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan dhe çështjen e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës!

Çikago, shkurt të motit 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]