Serbia fashiste dhe fati i keq i Kosovës

0
465
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Historia jonë është e dhëmbshme dhe krenare. Këtë histori pushtetarët e përjetuan në menyrë groteske. Nuk ndryshuan në logjikë, në veprime, dhe as në programet politike?!Kjo është e pa kuptueshme, kur dihet së Kosova doli nga okupimi. Ne fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar fillojë shpërberja më dhunë e Jugosllavisë së Titos. Lufta solli shumë viktima të pafajshme, shumë dëme të luftës dhe shumë ikje të popullatës nga vatrat shekullore. Serbia përmes Millosheviqit dhe paramilitarëve të ndryshem, shkaktoi gjenocid në Bosnje dhe në Kosovë. Masakrat dhe largimin masovik të shqiptarëve e inspiruan intelektualët dhe Kisha Ortodokse Serbe.

Inspiruesit shpirtëror të gjenocidit serbë mbi shqiptarët, edhe sot e kan të njetin qendrim kunder shqiptarëve. Pushteti, as intelektualët, dhe as predikuesit fetar serbe, nuk bënë një kërkim falje të vetme. Të gjithë kan mbetur më logjikë të njejtë, nuk kemi reformim të pushtetit dhe as të popullit serbë. Serbinë po e drejtojnë forcat e ërrëta të Sheshelit si protagonistë të qetnikizmit. 21 vite pas përfundimit të luftës, serbët e Vuqiqit nuk po heqen dorë nga territorët shqiptare!

Nuk është e logjikshme së si Serbia po faktorizohet politikisht në rajon nga Evropa, pas gjithë atyre dëmeve që na sollën në tokën tonë. Evropa e dinë së serbet ishin pushtues të territorëve tona e asgjë më shumë. Na detyruan të hym ne bisedime të ndërsjella jo për rregullimin e fqinjësisë por, në negociata për rregullimin të mbrendshem të Kosovës, edhe pse jemi shtet sovran dhe i pavaruar që nga vitin 2008! Po jetojmë gjithmonë në kushte të provokimit nga politikat raciste serbe. Gjithnjë po jetojmë në kujtimet për martirët dhe dëshmorët që na sollën lirinë.

Po jetojmë me kujtimet e hidhura të largimet tonë masovik nga soldateska kriminale serbe nga Kosova. Po na kujtohen kolonat e gjata të grave më beba në krahë duke e lëshuar vendëlindijet e tyre, më fytyra të ngrysuara, e më buzëqeshje të humbura. Edhe tash më ndihmen tonë së nuk punuam mirë, serbët nuk po heqin dorë për pushtimet e reja të tokave shqiptare. Dhe, shumë edhe kan arritur të na përqajnë, që është rast i pa shëmbullt! Ende na kujtohet mitingu barbarë në Gazimestan i vitit 1989, që solli tragjedinë tonë.

Kaluan këto 30 vite nga kriza dhe lufta, e Serbia nuk është larguar nga logjika ultranacionaliste. Kjo është e vërteta, kjo është skena e kaluar dhe skena e tashme e këtij shteti keqbërës dhe gjenocidial. Nese atëherë na detyrojë Serbia nën tytat e automatikve të largohemi me traktorë dhe makina, si statista të lodhur të ndonjë skene filmi, sot po shohim ikje klandestine, ikje nga realiteti i jetës së keqe, që e krijojë kjo klasë e pa përgjegjshme politike. Kemi një skenë politike më të përqarë së kurrë më parë.

Kemi logjikë provincialiste të udhëheqjës më organet tona të shtetit?! Po luhet loja e keqe karshi popullit dhe shtetit. Po mbretëron jo ligjshmeria?! Ata që janë ngjitur në pushtet, ju kanë ërrësuar sytë dhe mendja për pushtet dhe para! Këta po ngjajnë në aktorët e pa përshtatshëm që po vdesin ngadalë në skenë. Idiotizëm i llojit është së viktimë e këtyre njerëzve, po bëhëmi të gjithë?! Sikur veq Zoti na ka mbetur që ti ndajë vuajtjet dhe hallet më ne!

Është tmeruese kur për tragjedinë tonë në luftë më Serbinë, flasin ata që janë bërë protagonistë të “tragjedisë” tonë në paqe. Republika po na rrezikohet nga mbrenda, po ashtu edhe nga jashtë…?! Eh, more popull në kënd kë mbetur me të vajtuar?! Ne ata që në kurrizin tënd u pasuruan… Vështirë i ke punët, o popull: ti po bie viktimë, e ata po i kënaqën egot, në fatin tënd të keq!…