Serbia bën “diplomaci” kundër Kosovës me Lëvizjen e Mosinkuadrimit…(!)

0
607
Ivica Daçiq

Lëvizja e Mosinkuadrimit, që ishte “rruga e tretë” për Jugosllavinë e Titos, që tashmë ka shkuar në harresën historike, Serbia e ka gjetur edhe këtë shteg në “diplomaci” kundër shtetndërtimit dhe të njohjeve nga vendet e Afrikës prej nga me propagandën e logjistikës së njohur tash e një shekull, po e tregon fytyrën e vet fashiste e vrastare kudër popullit shqiptar në hapësirën e vet etnike në Kosovë.

Këtyre ditëve në Beograd qarqet e njohura diplomatike nën dirigjimin e Ivica Daçiç, pionerit të kryekriminelit Millosheviq, po merret me “Mosinkuadrimin”(!), që si dihet kjo lëvizja politiko-diplomatike e krijuar nga boshti i njohur Tito-Nehru-Naser veçse ka vdekur dhe ka shkuar në harresën historike këso kohe, kur e kur, në BE dhe në botë kanë nisur proceset e reja univesale të demokracisë dhe, së këndejmi në Ballkan tashti janë krijuar realitete të reja me pavarësinë e ish-shteteve të përbërjes së ish-Jugosllavisë dhe pavarësia e Kosovës shtet demokratik dhe sovran.

Në këtë rrjedhë, Serbia me tërë fuqinë e brishtë të saj i ka tejkaluar disa rregulla të njohura të sovranitetit të një vendi siç është Kosova, ndonëse në vitin 1999 me ndërhyrjen e faktorit relevantë ndërkombëtar BE-SHBA, populli shqiptar u çlirua nga pushtimi shekullor i Serbisë dhe shpalli pavarësinë dhe, në fund të shekullit të kaluar shqiptarët dhe serbët u ndanë njëherë e përgjithmonë nga Serbia që asnjëherë nuk e njohën si shtet të vetin.

Futja në lojë të “Lëvizjes së Mosinkuadrimit” para botës së lirë dhe demokratike dhe të synimeve të BE-së për çështjen e integrimit të popujve të Ballkanit, diplomacia e gënjeshtrës serbe po i shemb për toke këto vlera dhe po luan lojën e djallit në dy ardhina: Ditën me plot gojën “demokfraci” dhe për BE dhe natën po bënë istikamet diplomatike kundër pavarësisë dhe të njohjeve të vendeve nga Afrika, ku në këtë pjesë të botës “Mosinkuadrimi” dhe emri i Jugosllavisë dhe i Titos ende përkujtohen me njëfarë “nostalgjie” e orkestruar nga qarqet e njohura antishqiptare dhe të Kosovës në Beograd.

Para opinionit të gjerë botërorë dhe fuqive të vendosjes në Bruksel dhe Uashington, diplomacia e Kosovës nuk duhet të qëndroj në periferi të propagandës së përditshme të Serbisë, madje duke krijuar “diplomaci” me kohën e “Mosinkuadrimit”, që ka vdekur bashkë me ish-Jugosllavinë e Titos, prej nga Serbia po u bënë thirrje publike në emër të kësaj “rruge të tretë”, që vendet sovrane nga Afrika të shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së njohjeve për Kosovën dhe kështu të krijojnë problemin pa presedan kundër sovranitetit të Kosovës dhe të drejtës së saj ndërkombëtare për njohjen diplomatike e shtetërore të vendeve të botës dhe në Afrikën e largët.

Diplomacia e shtetit të Kosovës, përkitazi me skenarët pa presedanë të Serbisë që pajada po lufton me çdo mjet politik e diplomatik, për të shembur dhe për të vënë para aktit skandaloz të tërheqjes së njohjeve, të dalë me një notë demarshi kundër diplomacisë serbe në Beograd dhe për të vazhduar dialogu Prishtinë-Beograd të merret si kusht ndalimi i fushatës kundër Kosovës që po e kordinon me mjeshtri pioneri i Milloshevqit, kryediplomati Ivica Daçiç.

I bëhet thirrje institucioneve të BE-së dhe Uashingtonit zyrtar që të ndalojnë fushatën antishqiptare dhe ndaj Kosovës që po e instrumentalizon me skenarët e njohur të Serbisë që nga vitet 1844-1999.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]