Serbëve, armiku më i madh iu është e vërteta…

0
535
Fahri Xharra me plis e shqipe

Shkruan: Fahri Xharra

Leo Freundlich
Leo Freundlich

Albanische Korrespondenz”,: “Dëshira e kësaj pune është të rrisim ndërgjegjën europiane për çështjen shqiptare.” Europa ishte e mbushur me propagandë antishqiptare ( pas viteve 1900 ), ne nuk kishim njeri tonin që të na mbrojë, por i revoltuar ai ngriti zërin e tij kundër asaj që ai e quajti “Golgotha Shqiptare”, dhe ai ishte hebreu i Vjenës, që ia bëri botës të njohur, mjerimin e shqiptarëve (1912-1914). “Unë e dënoj dhunën që ushtrohet padrejtësisht ndaj çdo populli. Ai që nuk bën kështu sot, të mos çuditet nëse nesër edhe ai vetë do të bëhet viktimë e një Golgothe tjetër” – thoshte shkrimtari hebre. Por ja që Serbia, gjithmonë e përkëdhelur…

Më 1913, u botua “Albanian Golgotha” dhe Leo ishte në mesin e ushtarëve të ushtrisë së Austro-Hungarisë në Shqipëri. Leo Freundlich, ishte gati apo më shumë dhe shumë më shumë se një shqipëtar. Mbreti Zog e emëroi në një shërbim (in whose service was friendly) vullnetarisht si Konsull i jashtëzakonshëm i Mbretërisë Shqiptare në Vjenë. Bënte punë të mëdha për Shqipërinë. Por ai ishte edhe “Shef i Mbretërisë për shtypin” e kohës së Ahmet Zogut.

Leo Freundlih, hebreu që protestoi kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913. Holokausti mbi shqiptarët – Serbët vranë 500 000 njerëz. Libri i tij “Akuza që ulërijnë” dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij hebraik. Masakrat që u ndërmorën nga serbët në trojet shqiptare. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtën e vitit 1912. Kopja e vetme e librit të Freundlih “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës, që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të mëdha të popullit shqiptar në Ballkan, është gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiuesja Safete Juka, me banim në Amerikë… Aq i dhënë ishte pas Shqipërisë sa që pasi komunistët e morën pushtetin, Leo Freundlich i shkroi miqësisht Ministrit Koçi Xoxe, që ai është i gatshëm të merr postin e konsullit në Vjenë.

Komunistët e refuzuan… (Kur këtë e kam pasë lexuar, nuk mund të kuptoja se pse? Por ja që koha e vërteton të vërtetën, me urdhrin e serbëve, është refuzuar… fxh.) Serbia, “macja që kërkon të bëhet luan”. Njëri ndër libra që hedh dritë mbi shpërnguljet masive të shqiptarëve është edhe libri historik i Leo Freundlich “Golgotha shqiptare”. Dëshmitare e krimeve të serbëve në vitin 1912-1913 ka qenë edhe Nënë Tereza, atëherë fëmijë. Ajo i pa me sytë e saj se si serbët ia helmuan të atin, ndërkohë që anëtarët e tjerë të familjes shpëtuan duke u arratisur në drejtim të Tiranës. (nga Fatmir Hasani)

Ja se çka shkruan sot shtypi serb për hebreun, mikun e shqiptarëve Leo Freundlich: “Leo Freundlich dhe rrënjët e progandës anti-serbe“ (Leo Freundlich and The Roots of Anti-Serbian Propaganda): “Leo Freundlich ishte racist dhe një anti-serb histerik. Rrënjët dhe origjina e paradigmës së propagandës anti-serbe janë që nga koha e Austro-Hungarisë para LPB (WWI) (Luftës së parë botërore). Ishte Austro-Hungaria ajo që e propagandoi gjoja se “Serbinë e Madhe” po përpiqet për “shfarosjen“ apo gjenocidin ndaj shqiptarëve…”. E shihni, që askush nuk guxonte të na dilte krah mbështetjeje, sepse serbët hidhëroheshin, sepse: ”Vetëm shqiptarët kanë mbetur në të njëjtën shkallë të prapambetjes, në të cilën ishin edhe para një mijë vjetëve…“ (Sveta Protiq).

O çfarë propagande ndezëse anti-serbe vinte nga publikimet e Austriakut Leo Freundlich (1875-1954)“, shkruajnë mediat serbe. “Merrni me mend, thonë ato e tërë propaganda ishte futur në binarët e titulluar Golgota Shqiptare: ”Shfarosja e popullit shqiptar” e botuar ne Vjenë në gjermanisht: Albaniens Golgotha: Anklageakten gegen die Vernichter des Albanervolkes. Gesammelt und herausgegeben von Leo Freundlich.

Një gjë është e qartë: serbëve, armiku më i madh iu është e vërteta. Ajo e rrezikon ekzistencën e tyre”. Kjo fjali është e mjaftueshme për ta kuptua se e gjithë historia e serbëve është e bazuar në rrena! Rrena të cilat disa shqiptarë i besojnë edhe sot, si të vërteta më të mëdha se ato shqiptare, se e kishin Serbinë autoritet… /AÇ

Ne e dijmë fort mire që Fuqitë e Mëdha, në vitin 1914 deshën që Princi Widi të njihet si lideri i parë i njohur ndërkomëtarisht i Shqipërisë, i cili përkrahej nga Austro-Hungaria. E dimë edhe këtë, që The New York Times raportonte (1913), që bile edhe ish kryetari i Amerikës, Theodore Roosevelt ishte në favor të një Mbreti të Shqipërisë.

Serbët shkruajnë nga mëria që ”Robert Elsie një propagandues dhe Avokat i Shqipërisë”, i cili paska pas shkruar: ”Leo Freundlich (1875-1954), ishte një publicist hebre, që jetonte në Vjenë dhe ishte i lindur nga një familje e shëndoshë hebreje në Bielitz-Biala”. Edhe ç’ka shkruan Robert Elsie, serbëve nuk iu pëlqen.

Serbët më tutje vazhdojnë si zakonisht të shpifin, të minimizojnë të vërtetën dhe të rrisin imagjinaten e tyre histerike antishqiptare. “Leo Freundlich (Frojndlih) ishte një biznesmen jo i moralshëm, opportunist, i cili donte të shfrytëzonte rastin për t’u vetpasuruar, duke e eksploruar Shqipërinë“… (Sa të dhimbshëm këta serbet, dhe sa po iu dhimbsemi ne !!!!) Shkrimet e tyre vazhdojnë: “Ishte një profiter i pafytyrë (Freundlichu, pra), i cili pa kurrëfarë kredencialesh e shkruante pamfletin e tij, ku e ngarkonte dhe i gjykonte krimet e kryera nga serbët tek barbarët e marrë, në Shiperi!

Qahen dhe vajtohen serbet se si ai me mjete shqiptare (para shqiptare) për interesa personale të një “hipokriti mediatik” e botonte gazeten “Albanische Korrespondenz”, dhe këtu i paska pasë botuar shpifjet e tij për serbët ndaj shqiptarëve. Por, ne si shqiptarë mos të harrojmë se dëshira e tij ishte të rriste ndërgjegjën e opinionit publik Europian ndaj çështjës shqiptare! Me të vërtetë serbët janë pa precedent, ja se si mundohen në çdo mënyrë të ulin vlerën e kombit shqiptar: “Propaganda raciste e Leo Freundlich-ut quhej “Albania’s Golgotha” (Golgotha Shqiptare), dhe që është një shembull i një nxitjetje raciste të urrejtjes etnike dhe fetare. Me ironi dhe absurditet (Freundlich fxh), ia mveshi “Gogothën“ e krishterë shqiptarëve, duke iu referuar kryqëzimit të Krishtit, ku shumica e tyre janë muslimanë…

E shihni miq të kombit, se si serbët i manipulojnë gjërat dhe, edhe sot e kësaj dite shkojnë shtegut të trasuar mbi 150 vjet, kundër nesh. Por, ne e kishim fatin që një Hebre i Austro-Hungarisë e ndizte zjarrin e dhembjes dhe simpatisë ndaj popullit shqiptar, aty ku para shihej zhbërja e një kombi të tërë. E dëshiroj një shkrim ndryshe për mikun e Shqipërisë, por ja që nuk po mundem pa e shtuar edhe ndonjë “shpifje” të tij për “gjëja se krimet serbe” mbi shqiptarë, (lexoni Golgoten Shqiptare). Edhe diçka me shumë rëndësi: Ç’është Korrespondenca Shqiptare? Që prej pranverës së vitit 1913 dhe deri në muajin gusht të vitit 1914, Leo Freundlich mblodhi ditë për ditë informacione për zhvillimet në Shqipëri dhe ua shpërndau këto “lajme të fundit” nga Ballkani instancave zyrtare, kryesisht ministrive dhe organeve të qeverisë austro-hungareze. Korrespondenca Shqiptare ishte, si të thuash, agjencia e parë telegrafike shqiptare.

Përveç artikujve të shtypit që grumbulloi, Freundlich ishte në kontakt me shumë figura në Shqipëri, si Ismail Qemal bej Vlora, Syrja bej Vlora, Dervish Hima dhe Fan Noli por edhe shumë të tjerë pa emër, dhe i botoi letrat dhe mesazhet e tyre në Korrespondencën Shqiptare. Në bazë të kontakteve të tij, Freundlich u bë zëdhënësi i çështjes shqiptare në Vjenë. Aq i dhënë ishte pas Shqipërisë saqë pasi komunistët e morën pushtetin, Leo Freundlich-u i shkroi miqësisht Ministrit Koçi Xoxe, që është i gatshëm të merr postin e konsullit në Vjenë në mënyrë vullnetare… Komunistët e refuzuan… (Kur këtë e kam pas lexuar, nuk mund të kuptoja se pse? Por ja që koha e vërteton të vërtetën, me urdhrin e serbëve, është refuzuar…).

Fahri Xharra, Gjakovë