Nga Revista Drini – 24 Prill 2019
Fahri Xharra
Serbët po e vjedhin edhe “Shotën”, jo Shote Gali cën se nuk e duan por vallen e “Shotës“. Ja edhe një arsye që Serbisë t’i shemben gënjeshtrat, duhet reaguar, sepse ata po propagojnë: “Nije “šota” šiptarska ( Vallja e “Shotes” nuk është shqiptare )“
Serbët shkruajnë: ”ŠOTA nije albanska reč, ni albanska pesma, to je čisto srpska pesma, Šotka i Šotan su srpski bračni par koji očekuje prinovu.” ( Shota nuk është fjalë shqipe e as këngë shqipe, kjo është këngë e pastër serbe. Shotka dhe Shotani tek serbet quhet çifti i ri bashkëshortor, që e pret lindjen e fëmiut të parë )
Më tej në burimet serbe lexojmë: “Të fillojmë nga emri. Emri “Shota” nuk ekziston në gjuhën shqipe dhe nuk e ka asnjë kuptim. Cili është ai popull normal, i cili e quan një valle të tij kombëtare, emri i së cilës në atë gjuhë nuk do të thotë gjë? Edhe nëse kjo është valle shqiptare (šiptarska igra), atëherë pse shqiptarët nuk e kanë asnjë valle tjetër kombëtare. Pse nuk ditën të bëjnë diçka tjetër të mrekullueshëm si vallen e Shotës? Ndoshta ka lindur ndonjë kompozitor tjetër që të bënë një “Shotë” të re?“
Me të vërtetë serbët janë shumë qesharak në arsyetimet e tyre, kur vjedhin historinë.
“Shqiptarët (Šiptari ) nuk kanë vargje të shkruara në gjuhën shqipe, që të krijojnë një vepër të tillë arti, si vallja “Shota”. Cili popull i bën këngët e tija kombëtare në një gjuhë tjetër, e cilat bile as që nuk ngjajnë ndër veti ?” – pyesin veten, serbët.
“Nisu, valjda, Šiptari pravili pesme na srpskom jeziku?” shkruajnë ata. ( Vallë, shqiptarët të bëjnë një këngë në gjuhën serbe? )
Burimet shqiptare: “Shota është një valle karakteristike e luajtur nga valltarët, me tërë energjinë dhe me ritëm të shpejtë, e cila zakonisht luhet nga dy valltarë, mashkull femër, (apo edhe në më shumë çifte), është valle që përshkohet me një ritëm mbresëlënës që zgjon emocionet si nga lëvizjet e shpejta ritmike, që nuk është mjaft karakteristikë e valleve shqiptare, por në këtë valle kemi karakteristika të cilat mendojmë se kanë disa veçori, që paksa dallojnë nga vendi në vend.”
Vallja e Shotës ka qenë edhe në repertorin e Orkestrës Filharmonike të Beogradit, versioni i përpunuar nga kompozitori i njohur kroat, Josip Sllavenski, pastaj Rexho Mulliqi e të tjerë.”.
Ansambli “Shota”. Ky ansambël po thuajse në çdo shfaqje fillon me ekzekutimin dhe interpretimin e valles së “Shotës” vallja më karakteristike dhe më e njohur te të gjithë popujt e Ballkanit,
Duke parë se kjo valle është futur aq thellë në popull dhe duke qenë se nuk ka grup folkloristik që nuk e kishte pasur, dhe nuk e ka në mesin e këngëve e valleve për interpretim, publiku serb, duke mos pasur rrugë tjetër, ka filluar ta përvetësojë si valle të moçme të serbëve të Kosovës, duke u mbështetur në emrin e valles e cila sipas tyre i përket gjuhës serbe.
Histeria serbe vazhdon: “ Sikur të pyesnim të huajt , se e kujt është “Shota” ? Pergjegja kishte me qenë : e serbëve. Fjala “„šota” ( sipas serbëve ) në folmen e serbëve te Kosovës (žargonu kosmetskih Srba) do të thotë gruaja shtatezanë që i ngreh këmbët si “shota” .
Sipas tyre : “Kënga e “Shotës “ ka lindur në rrethin e Prizrenit , luhet në taktin 7/8 sikur ashtu këngët tjera serbe të Kosmetit : „Razgranala grana jorgovana”, „Cveto, kalušo”, „Baš mi je merak”
Edhe unë kisha dashur që të konsultohet këngëtari i Prizrenit ( shqiptar ortodoks) Jordan Nikoliqi i cili sipas serbëve paska qenë themelues i Ansamblit “Shota “ se e kujt është kënga dhe vallja “Shota”?
Ne serbëve iu themi : Fenomeni dhe tipologjia muzikore artistike e ritmike e kësaj valleje, e cila me lehtësi i ka përballuar kohës, duke u radhitur si valle emblemë, në mesin e valleve si “Vallja e shqipeve”, “Vallja e burrave” “Vallja e shpatave” dhe valle të tjera karakteristike, ka veçantitë dhe veçoritë e veta në kohë dhe hapësirë, në sinkroni dhe diakroni. Fakti se kjo valle luhet dhe këndohet te të gjithë popujt e Ballkanit e më gjerë, jep për të kuptuar se kemi të bëjmë me një fenomen që nuk është vetëm muzikor, aq më pak i rastit, por sipas mendimit tim lidhet me traditën historike, me një apo disa personalitete të caktuara të historisë së rezistencës shqiptare, e cila i akordon traditës të pashkëputur të historisë sonë kombëtare, e njohur për kontributin madhor që ka thënë femra në jetën shoqërore, dokesore, në historinë e shtetit, të rezistencës dhe të luftërave çlirimtare. Në të gjitha luftërat tona çlirimtare prej kohës së Skënderbeut e deri te lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, femra ka luajtur rolin e vet historik, të pamohueshëm.
Ne serbëve iu themi, mos e rreni botën se edhe vallja “Shota“, si dhe hajnitë tjera që ia keni bërë këtij populli, me të futur Kosova në Unesko do të iu dalin në shesh. Po i kuptoj të mjerët se ndoshta përfundimisht e vërteta shqiptare e Kosovës në mënyrë të dokumentuar do të del në shesh.
Unë po e vazhdoj shkrimin tim me karakteristikat e popullit tonë e në këtë rast të grave historike shqiptare: “Po ta krahasojmë këtë fenomen me rolin e femrave te popujt e tjerë, sidomos te popujt ballkanikë, vërehet pa dyshim se roli i femrës shqiptarë në luftë dhe në rezistencë, që nga koha ilire, fuqimisht ka qenë më i shprehur, sesa roli i femrës bullgare, serbe, rumune, kroate e të tjerë.
Vetëm në kohën antike, femra ka lënë emër të paharrueshëm dhe të pakrahasueshëm. Femrat e njohura të asaj kohe, sipas Homerit dhe dramaturgëve grekë janë: Helena, Andromaka, Elektra, Penelopa, Antigona, Medea e shumë të tjera. Kurse në luftërat e Greqisë kundër Turqisë njihet vetëm një femër, Laskarina Bubulina, e cila ishte me origjinë suljote, arvanitase.“
Pra, puplat apo pendlat e rrenave serbe duhet të bijnë për tokë, vërtetë ato mbanin nxehtë por ishin të huajat.
Fahri Xharra, Gjakovë