Serbët nuk kanë besë, janë grabitqarë

0
138
Rusi - Kosova vendin e parë

Shkruan Fahri Xharra

“Marko Gjuriq-i, shef i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i ka përmendur dy asete të Kosovës – Ujmanin dhe Trafostacionin në Valaç, në debatin e brendshëm politik rreth vendimit të Rrjetit Europian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë (ENTSO –E) për t’ia njohur Kosovës kufinjët energjetik. Me 20 Prill, në ENTSO-E është votuar marrëveshjen e re e Kyçjes së KOSTT-i dhe ENTSO – E. Përmes kësaj marrëveshje është arritur pavarësia energjetike, pasi tashmë Kosovës ju kanë njohur kufinjët energjetik. Gjuriq ka thënë se vendimi i ENTSO-E ishte një “betejë”, por ai ka thënë se Serbia do t’i arrijë qëllimet e veta në Kosovë. – shkruan Marcel Leka

Serbia po harron që përveç kufijve gjeografik dhe politik janë njohur edhe kufijtë e saj energjetik ( Nuk e kuptoj pse kaq vonë ! ) dhe faktikisht ata duhen në shohin flamurin e Kosovës i cili jo pa qëllim valon me hartën gjeografike dhe politike të saj dhe të binden që Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur botërisht. Prandaj, boll mo !

Europa ende shpreson që Serbia do i harron ëndrrat e saja pro ruse, dhe duke investuar në Serbi dhe shpesh duke ia vurë shqelmin Kosovës, mendon që atë ta bën pro-europiane. Kjo kurrë nuk do të ndodhë.

T’ia rikujtoj Europës dhe disa shqiptarëve që Austro-Hungaria e bëri shtet, ia krijoi uniformën ushtarake të cilën nuk e kishte kurrë, ajo ia dha edhe kapuçin nacional “shajkaqen”, sepse nuk ishin asgjë që të shihen si komb, i mësoj shkrim lexim, i shkolloi, iu dha shtypshkronja, derdhen miliona në flori më mëkëmbjen e saj, por Serbia mbeti e tillë e pabesë dhe në fund u bë shkaktare për shkatërrimin e Perandorisë së saj duke ia vrarë edhe Perandorin Franc Ferdinandin në Sarajevë me 24 Qershor 1014. Ja pabesia e saj !
Kush mendon për miqësi me serbët e ka të kotë , ata janë të pa besë dhe grabitqarë.

Zotit Vuçiq duhet t`ia rikujtojmë që nëse edhe ai fshatari shqiptar , i cili jeton rreth termocentraleve të Kosovës e thithë dhe helmohet nga tymi dhe pluhuri i qymyrit e paguan rrymën e hargjuar, atëherë pse serbët në Veri që kanë vrarë e prerë në luftë e fundit mos të e paguajnë ? Kaluan njëzet vjet që Kosovës i ka kushtuar mbi 400 milion euro, serbët i ngrohin edhe shtallat e lopëve me rrymë dhe ende nuk e paguajnë . Kjo nuk ka logjikë as ekonomike e as “bashkëjeteseje.”

Në aksionin e fundit të Policisë së Kosovës në Veri, qëllimi i së cilit ishte vetëm ndërprerja e kontrabandës së mallrave nga Serbia në Kosovë, Ti Zoti Vuçiq e alarmove botën, pa e treguar të vërtetën por duke manipuluar me aksionin.

Ti, Vuçiq në Pozharvc deklarove: “Ata do të kërkojnë arsye për tarifimin e energjisë elektrike në veri. Ata do të përpiqen ta përdorin atë në një moment për të arritur disa qëllime të tjera politike që nuk kanë të bëjnë me energjinë”. Mos i shtrembëro gjërat !

Prandaj, si duket i erdhi fundi: çka është e Kosovës, është Kosovës !

Përshëndetje nga Gjakova.
Fahri Xharra, 07.11.21


Vuçiq i lutet Prishtinës të mos e “pushtojë” nënstacionin e Valaçit në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot se Prishtina po zgjedh siç tha ai “nëse dhe kur do ta pushtojë nënstacionin e Valaçit” dhe se i lutet që të mos e bëjnë këtë.

Për paralajmërimin e tij të mëhershëm se më 6 nëntor autoritetet e Prishtinës mund të pushtojnë veriun e Kosovës dhe ta marrin Valaçin, Vuçiq ka shpjeguar sot se ka thënë se nga 6 nëntori, kjo mund të ndodhë për shkak të qëndrimit ndaj KOSTT-it.

“Ata do të kërkojnë arsye për tarifimin e energjisë elektrike në veri. Ata do të përpiqen ta përdorin atë në një moment për të arritur disa qëllime të tjera politike që nuk kanë të bëjnë me energjinë”, tha Vuçiq në Pozharevc, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.
Ai po ashtu ka theksuar se “ata zgjedhin se kur dhe nëse do ta bëjnë”.
“I lutem të mos e bëjnë këtë”.

Vuçiq tha se është në rregull që opozita ta mbështesë Kurtin.
“Fakti që opozita mbështet Kurtin është mirë, por lloji i sulmit ndaj serbëve se ata janë kriminelë, tregon se sa pak duhet për të poshtëruar veten dhe për të lajkatur dikë jashtë vendit”.